Orban: Nυk është e lehtë të jesh i krishterë në Euroρë

Gjatë një vizite zyrtare në Gjeorgji dhe bisedimeve me homologun e tij gjeorgjian Irakli Garibashvili në Tbilisi, kryeministri hungarez Viktor Orbán,

duke folur për pengesat me të cilat përballen të krishterët në Europë, tha se “nuk është e lehtë të jesh i krishterë në Europë”.

Feja ishte një temë e madhe gjatë vizitës së kryeministrit hungarez në Gjeorgji dhe dy kryeministrat së bashku me bashkëshortet e tyre vizituan një manastir ortodoks dhe vlerësuan mbështetjen e tyre ndaj vlerave të krishtera.

“Nuk është e lehtë të jesh i krishterë dhe të drejtosh një qeveri të krishterë në Europë,” tha Orban dhe shprehu shqetësimin se traditat e krishtera janë “të dënuara” nëse nuk mbrohen.

/abcnews.al

FSHF 4.5 miΙionë euro shρërblim për herόnjtë e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024, në stadiumin e tejmbushur të Tiranës, dy diitë më parë vendosën golat e Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73.

Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Për këtë sukses, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur të akordojë një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. 4.5 milionë euro janë akorduar nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët që do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.

Nga shuma e akorduar, 3.5 milionë euro do shkojnë për futbollistët, ndërsa 1 milionë euro janë për trajnerin Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur FSHF-ja vendos për një premio kaq të madhe për lojtarët, teksa diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2016, kur kuqezinjtë për herë të parë në histori shkuan në Europianin e Francës për fazën finale.

Βύrri νret me thikë grύαn , më pas i kërkon υαjzës që të njoftojë urgjencën

Një grua italiane 53 vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, nga i cili po ndahej, në shtëpinë e tyre në Cerreto d’Esi të Ankonas.

Mediat italiane raportojnë se pasi kreu vrasjen, autori i ka thënë së bijës së mitur, që ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, që të njoftonte urgjencën.

55 vjeçari Franco Panariello u arrestua për vrasje me dashje të rëndë. Prej muajsh ai ishte ndarë nga gruaja Concetta Marruocco që punonte si infermiere. Ai ka shkuar rreth orës 03:00 pranë banesës ku jetonte e ndjera duke e sulmuar. Fillimisht kanë debatuar, duke bërë që të zgjonin dhe të bijën në dhomën tjetër.

Më pas, ai e ka goditur me thikë të paktën 15 herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./abcnews.al

Ukrαίna pretendon se ka νrarë 287 mijë ushtarë rusë

Forcat mbrojtëse të Ukrainës eliminuan rreth 286,890 pushtues rusë midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 14 tetorit 2023.

Gjithashtu është bërë e ditur vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 970 ushtarë rusë, sipas raportimit të fundit të ushtrisë ukrainase.

Kjo e fundit ka deklaruar se deri më tani ka shkatërruar 4940 tanke të armikut, 9337 automjete luftarake të blinduara.

Deri më tani rusët kanë humbur në betejat me ukrainasit edhe 317 aeroplanë luftarakë, 316 helikopterë./abcnews.al

E RËNDË / Vαjza e re hidhet nga ραllati, ndërron jetë në νend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 para pak mintuash, ku një vajzë në moshë të re, rreth të 30-ve, është hedhur nga pallati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi zbardhjen e rrethanave.

Operatori Denis Simaku sjell edhe pamjet e para nga vendngjarja, nga ky pallat siç shihet në video, i cili ndodhet përballë pranë fushës ku po ndërtohet parku Vala.

Efektivët e policisë po mbledhin të dhëna dhe dëshmi nga të pranishmit, për të hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes.

Video Player

Po νjen nga Italia, Silvinjo thërret γllin e ri në kombëtare

Të martën Shqipëria do të ndeshjet në miqësore me Bullgarinë pas triumfit me Çekinë. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare Marvin Çunin.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.

Shifrat në Euro/ Sa fiton kombëtarja, trajneri dhe Ιojtarët nga kυσlifikimi?

Kombëtarja shqiptare e futbollit është shumë pranë kualifikimit në Euro2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Vetëm një pikë na ndan nga përsëritja e historisë.

Përpara janë edhe dy ndeshje me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Dhe sigurisht që suksesi nuk mund të mos shpërblehet. FSHF ka bërë gati premion.

FSHF pritet të akordojë një premio prej 4,5 milionë euro për këtë kualifikim. 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Sylvinho-n dhe stafin e tij.

Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “Euro2024”, pasi UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro.

Dedektivja shqiptare nuk kursehet: Këto υαjza të famshme të ekranit janë dαs.hnoret e ρolitikanëve

Dedektivja e tradhtive Shkënda Lili ka thënë gjithmonë në daljet e saj televizive se politikanët dhe biznesmenët janë ata që tradhtojnë më shumë.

Politikanët kur tradhtojnë në shumicën e rasteve zgjedhin ta bëjnë shkeljen e premtimit të kurorës me vajzat e famshme dhe më të bukura të ekranit.

E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour”, dedektivja private Shkënda Lili duke iu përgjigjur interesimit të moderatores Ester Bylyku, theksoi se përveç politikanëve, janë edhe personat e përfshirë në shtresat e larta ekonomike.

“Politikanët dhe shtresa e lartë ekonomike tradhtojnë sigurisht me gocat e ekranit. Me ato gocat e bukura që e mbajnë veten se janë dikushi, dhe jo me një gocë të thjeshtë. Të paktën kjo mua më rezulton”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

Dektivja zbuloi edhe një kuriozitet sa i përket arsyes se pse gratë e poltikanëve që edhe kur kapen në tradhti, nuk ndahen nga bashkëshortët e tyre.

“Në zyrën time janë të gjitha kategoritë që duan të bëjnë investigime, duke filluar nga njerëz të thjshtë dhe duke vazhduar tek këta që thatë ju (politikanët). Absolutisht që ka.Gruaja e një politikani nuk vjen për të ditur a e tradhton ai apo jo, se dua të ndahem nga ky person. Ajo kërkon të dijë për të mbuluar gjërat e saj, për pasuri e të tjerat, për t’i bërë “presion”, dhe jo për të shkuar në ndarje për të vuajtur”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

“E mësova nga Youtube, dua të bëhem një shkencëtαr”, 7-υjeçari kuksian flet shkëΙqγeshëm anglishten

Studion e “Zgjohu me MCN” e ka zbukuruar këtë mëngjes 7-vjeçari nga Kukësi Roan Ora i cili ka fituar zemrat e shqiptarëve me të folurën e tij të shkëlqyer të gjuhës angleze.

Ai ka treguar se e ka mësuar gjuhën që në moshën 2-vjeçare përmes Youtube kur e ëma i jepte telefonin për të parë. Roani ndër të tjera tregon se është i pasionuar edhe me kafshët dhe se kur të rritet dëshiron të bëhet në shkencëtar.

“E kam mësuar shumë mirë anglishten që kur isha i vogël 2 vjeç, kur mami më jepte telefonin për të parë dhe mendova se do ishte mirë të mësoja dhe diçka tjetër. E kam mësuar gjuhën angleze vetëm nga youtube, për Zotin vetëm nga aty më besoni.

E kam mësuar se çfarë flasin ata në youtube dhe i përsërisja pas tyre. Diçka tjetër më pëlqen shumë janë dhe kafshët, kryesisht dinozaurët të cilëve ua di të gjithëve emrat. Dëshiroj të jem një shkencëtar kur të rritem. Tani jam në klasë të dytë dhe lënda ime e preferuar është gjuha shqipe,”-tregoi Roani.

Vetëm Luizi e νizitoi, Arjani Konomi ironizon mikeshat e tij ‘VIP-e’: Shoqet e mia nuk erdhën kυrrë

Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshar e tij jo. Prandaj, opinionisti nuk i ka lënë pa përmendur. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka ‘vizituar’ opinionistin dhe ka kaluar qoftë edhe për një përshëndetje dhe kaq ka mjaftuar që Konomi të ‘ironizojë’, mikeshat e tij të cilat i quan ‘VIP-e’, duke thënë se Luizi erdhi ‘u interesua’, por ato asnjëherë.

Me kë i ka mbetur hatri? Olsa Muhametin? Arbanën…?