Bie bora e ραrë, zbαdhet Thethi

Temperaturat kanë pësuar ulje këto ditë, të cilat janë shoqëruar me reshje shiu dhe së fundmi edhe me borë në veri të vendit.

Në qarkun e Shkodrës bora e parë ka mbuluar rrugët, ku aksi rrugor Bogë-Theth u mbulua nga flokët e borës që nisën që prej orëve të para të mëngjesit.

Bora nuk ka shkaktuar asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

Ditet e fundit, mbare vendi eshte perballur me renie te temperaturave karakteristike per kete periudhe te vitit.

I ra ρema e ullirit sipër, νdes tragjikisht shqiptarί në Greqi: La pas tre fëmijë

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme, 11 nëntor, pasi u shtyp nga një pemë në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Sipas informacioneve të para, burri ka qenë duke prerë ullinj , kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Një zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për nxjerrjen e tij dhe një ambulancë e EKAV e ka marrë të vdekur.

45-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, prej dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi./Albeu.com

Nuk e mbαjti dot υrinën dhe e bëri jashtë fushe, ρezullohet futbollisti shqiptar

Nicolas Kalaja, futbollist shqiptar në Itali, është pezulluar, pasi nuk ka mbajtur dot urinën dhe ka urinuar pak metra jashtë fushe.

Ai luan me Offaneghese, skuadër që garon në kampionatin Eccellenza Lombarda.

Kalaja është ndëshkuar me karton të kuq, menjëherë, por nuk është lënë me kaq.

Shqiptari është pezulluar dy muaj. Ai pritet të rikthehet në fushë më datë 27 janar.

Offaneghese ka pranuar dënimin e futbollisti shqiptar duke thënë se “Klubi e cilëson sjelljen e futbollistit absolutisht të gabuar dhe mosrespektuese”.

“Shqiρtari vetëναret me çαrçaf brenda kamρit në Angli”

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ. “Një shqiptar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një prej kampeve nē Angli”- shkruan një qytetar, i cili ka vēllain po në atë kamp.

Sipas tij, shkak janë bërë kushtet e këqija dhe se shqiptari kishte ditë që kërkonte trajtim mjekësor, po s’i jepte askush.

“Nje shqiptar ka varur veten me ane te çarcafeve duke gjetur vdekjen pas shume ditesh qe kerkonte trajtim mjekesor per shkak the dhimbjeve ne stomak dhe oficeret nuk e kane marre ne konsiderate kerkesen e tij.” – shkruan qytetari.

Rrëfimi i plotë:

Mirmbrema! Po iu shkruaj per te raportuar disa ngjarje ne kampin UK’s Brook House immigration Removal Centre ky sot Nje shqiptar ka varur veten me ane te çarcafeve duke gjetur vdekjen pas shume ditesh qe kerkonte trajtim mjekesor per shkak the dhimbjeve ne stomak dhe oficeret nuk e kane marre ne konsiderate kerkesen e tij. Dhe para disa ditesh nje tjeter azil kerkues ka tentuar te vetvritet duke djegur krevatin e tij dhe te digjet per se gjalli. Sot po zhvillohet nje proteste ku azil kerkuesit pretendojne se mbahen pa te drejte dhe nuk iu plotesohen kushte bazike qe te ndihen te sigurte per jeten. Gjate kesaj proteste nje tjeter azilant ka kercenuar se do te vetvritet nqs nuk merret nje vendim ndaj tij ne baze te ligjit pasi ka disa muaj brenda dhe familja e femijet kane nevoje per dike qe tu siguroje te ardhura. Nqs e postoni, shqiptaret qe e shikojne kete postim qe mund te ndihmojne me me shume informacion ose qe kane mundesi ta raportojne kete gjete per me shume investigim!

Media gjermane: Ilirët ndër më të Ιαshtët e Europës, ndërtuan qγtetet e para 3 mijë vjet më ρarë

Me titullin “Shqipëria – vendi dhe njerëzit”, media bavareze ansbachplus.de, ka shkruar një tekst të shkurtër, por plot ditirambe ndaj vendit shqiptar.

Shkrimi i plotë:

“Shqipëria është një vend relativisht i panjohur, ndaj së cilës janë shpërndarë shumë paragjykime. Është një vend i pambaruar, ku në 1990 kaloi paqësisht nga diktatura në liri. Atëkohë vendi ishte ekonomikisht në tokë. Me këtë situatë, Shqipëria kërkoi një rrugë të qëndrojë në këmbë, pa ndonjë ndihmë të rëndësishme nga jashtë.

Është ndër vendet me historinë më të lashtë të Europës, pasi ilirët kanë ndërtuar qytetet e para prej vitit 1100 para erës sonë. Dhe shqiptarët janë një komb shumë mikpritës. Edhe nga kjo mund të mësohet shumë nga kombi që ndodhet në kufijtë e Ballkanit”. / epilogu.com/

“Është gjaΙΙë, haρeni derën”/ Momenti kur qγtetarët tentojnë të ndihmojnë shqiptarin që u qëΙΙua me αrmë në Ekuador (VIDEO)

Të tjera pamje kanë dalë nga vrasja e shqiptarit Arjan Rizaj në Ekuador. Në videot e publikuara nga mediat e huaja shihet edhe makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat.

Gjithashtu forca policia kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërsa qytetarë të shumtë thërrasin “është gjallë”, “hapeni derën”, ndërsa bëjnë thirrje që ta shpëtojnë.

53-vjeçari shihet i shtrirë në tokë, teksa qytetarët tentojnë të hapin derën e spitalit për ta futur brenda. Arjan Rizaj u ekzekutua me armë në Guayaquil të Ekuadorit.´

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 20:30.

FOTO/ Zvicër, ρolicët trόnditen: Një gjarρër mbi 2 metra në makinën e dy kosoνarëve

Gjatë një kontrolli të policisë zvicerane gjatë natës, patrulla e urgjencës ka mbetur të habitur. Në bagazhin e një makine kishte një piton tigër 2.5 metra të gjatë në një kuti polisteroli.

Skena e krimit në Oberwil: Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është mëngjesi i së enjtes, pak para orës 3 të natës, shkruan Zuger Zeitung.

Makina, e cila u pikas në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët.

Sipas policisë së Zug-ut, në makinë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.Policia ka kontrolluar automjetin. Një sasi e vogël lënde narkotike u gjet dhe një kuti e madhe e mbyllur në bagazh.

Brenda: Një gjarpër i madh. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshonte rreth 15 kilogramë.

Gjarpri është mirë
Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se zotërimi i tij kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.

Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u çua në vend të sigurt.Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy dokumente të rreme dhe tashmë 31-vjeçari do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Άhmet Zherka, shqiρtari që νrau rusin në Nju Jork se ia grisi fΙamυrin Kuq e Zi

Momenti kur trimi dhe atdhetari i madh Ahmet Zherka e ‘qëndisi’ me shtatë plumba në ballë shkelësin e pështirë të flamurit kombëtar, në ato ditë gushti të 1975 mu në zemrën e Nju Jorkut, ne Manhatanin magjik, nuk do të harrohen kurrë.

Ahmet Zherkën e kanë lindur Alpet shqiptare, aty ai u shoqërizua me shkreptimat gjëmëmëdha dhe rrufete tronditëse.

Në shtëpinë e te parëve të vet dëgjoi këngët e trimërisë dhe bujarisë. Veçanërsisht i kishte bërë përshtypje dhe e kendonte shpesh këngën për “trimin e trimave” Gjergj Elez Alinë; i ishin skalitur fort në mendje veçanërisht vargjet:

Pak pa mrrijtë, baloz, ti m’ke dredhue:

M’ke lypë motrën para se mejdanin;

M’ke lypë berret para se çobanin,

E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,

Se ne të parët nji kanu na kanë lanë:

Armët me dhanë përpara e mandej gjanë!

Pas burgosjes se të atit nga regjimi komunist në Shqipëri, familjarisht shpërngulet ne Ferizaj, në Kosovë. Pushtimi serb, ndjekja dhe persekupimi i shqiptarëve nga policia sekrete e Tito-Rankoviçit, shkelja e çdo te drejta njerëzore dhe kombëtare nga regjimi sllavo-komunist jugoslav, ngjallën tek i riu Ahmet Zherka ndjenjën e fuqishme të urrejtjes dhe nxiten veprimtari kundërshtimi “ndaj sllavëve të Karpateve”, siç i cilëson ata në shkrimet e veta, serbët pushtues. Ne shoqërinë e nxënësve te shkollës ai dallohej për guxim, deshirë të fortë për veprimtari konkrete ndaj policisë dhe oficerëve serbë. Një dite, ndersa luante futboll në nje fushë te vogël, degjon një britmë dhe zhurmë jo larg fushës, nuk ecën, por vërvitet drejt ngjarjes. Merr vesh se disa ushtarake serbë kishin nëpërkëmbur nje grua plakë shqiptare ne mënyrë vulgare; sulet ndaj tyre me grushta dhe shqelma, madje njerit prej tyre i shkul edhe një vesh.

Në Ferizaj, ai vihet nën ndjekjen e policisë dhe sherbimit sekret serb për aktivitetitn e vet antiserb, prandaj detyrohet te arratiset dhe të strehohet në disa të njohur te shqiptarët e Malit të Zi. Po edhe ketu nuk e ndërpret veprimtarinë atdhetare. Vazhdon të ndiqet nga policia serbo-malazeze, prandaj largohet për në Itali… Qëndron pak muaj në një kamp për emigrantët dhe në maj të vitit 1968 vendoset familjarisht ne Amerikë.

Në “Amerikën e bukur”, në vendin e demokracisë dhe të lirisë gjen shtratin e ngrohtë dhe më të mirë për jetesën dhe veprimtarinë atdhetare. Krahas punës së përditëshme, me orë edhe të zgjatura, që të mbante familjen, i kushtohet me te gjitha forcat e shpirtit dhe mendjes veprimtarisë atdhetare për Kosovën dhe Shqipërine. Mirrte pjesë në demonstrata, madje shpesh sillte edhe fëmijtë, se ahere, kujton ai, pak afroheshin në këto veprimtari. Bashkëpunon me kroatët kundër shtypjes dhe okupimit serbo-jugosllav. Po çdo ditë radhët me shqiptarë shtohesh më shumë.

Familja e Ahmet Zherkësh ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës pas LDB. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar. Ai kishte vrarë punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e vret. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të vrasjes.

Punonte, djersiste, shkruante dhe mirrte pjesë ne tubime atdhetarësh. Në qendrën e vet të punës kishte një ndarje ku xhvishte e vishte rrobat e punes, pushonte ose hante drekën. Aty mbante pak libra shqip, një fotografi të Skënderbeut dhe kishte varur një flamur kombëtar.

Ishin kohë të vështira dhe njeriu duhej te vetëmbrohej, tërhoqi derën e “zyrës” dhe u ngjit ne katin e dyte, ku kishte zyrën Smithi. Trokiti në derë dhe hyri. Smithi me nje buzëqeshje nervoze e pyeti pse kishte ardhur. Ahmet Zherka i tha me nje ton te qetë dhe qartë: ”Kam ardhur, zoti Smith, që të zbatoj vullnetin e popullit tim, të mbroj nderin e flamurin e përdhunuar nga ju…!” Ndërsa Smithi u përpoq të fitonte kohë, Ahmeti, si njeri qe vinte nga zona e barutit, nxori naganten dhe me nje saktesi të plotë i zbrazi në ballë dhe në krahorin e majtë 6 plumba atij shkelësi arogant të flamurit kombëtar shqiptar.

Doli në rrugë, u ul në një anë të saj dhe po pinte duahnin fundit në liri. Ndihej i qete, thelle në gjithë qenien e vet njerëzore, ndjente se ne rolin e ushtarit te thjeshte kishte plotësuar urdhërin e shenjte të Atdheut, te kombit vet.

Zgjati dorën para një mikrobusi të policisë. Ne fillim ata nuk po kuptonin gjë. Po kur dy oficere u afruan. Ahmet Zherka, me ate anglishten e ngadalshme u tha: ”Unë kam…” Pambaruar pjesen e dyte të foljes. E puthi në grykë naganten e tij, dhe ua zgjati ate me gryke nga vetvetja oficerëve të policisë, që u ngurtësua para tij. U zgjati të dyja duart për ta lidhur dhe, si e hypen ne furgonin e tyre, e shpune ne stacionin e policisë.

Më vonë në shënimet e vetë, oficeri i policise së Nju Jorkut, Skot M. shkruan se “Kam mbi 25 vjet ne shërbim… Kam pasur raste te ndryshme e tepër te vështira… Po ky rast është tepër i veçantë…”

U bënë hetimet e para dhe u mësua motivi i ngjarjes nga vete i ndaluari. Ai, Ahmet Zherka, kujton Skot M. përsëriste vazhdimisht 4 fjalë: ”Soldier, fatherland, order, flag”, që më vonë u deshifruan qarte “Jam një ushtar i theshtë i atdheut tim dhe zbatova urdhërin e tij, që të mbroj edhe me jetën nderin e kombin, flamurin kombëtar!”

Pas dite, vone, si kishin përfunduar hetimet e para, Ahmet Zherkës iu lejua te fliste në telefon me bashkëshorten e vet, Shpresën

– Ahmeti: Shpresa, si janë fëmijtë ?

– Ahmet, pse u vonove ? Kur do të vish ? Fëmijte të presin ! U dëgjua zëri plot ankth i Shpresës, që ende nuk dinte se çfarë kishte ndodhur.

– Jo, jo Shpresë nuk do të vijë … Ndofta …Kurrë …Kujdes fëmijtë!.

Dhe komunikimi telefonik ndërpreitet.

Lajmi u përhap brenda ditës në shqiptarët e Nju Jorkut. Miq, të njohur vraponin tek njeri-tjetrin, donin te dinin hollësi, kerkonin veprim.

U krijua një grup për të mbledhur fonde për gjyqin. Letra dhe telegrame iu drejtuan gjykatës së Nju Jorkut për lirim e me njehershëm të “njeriut të flamurit”.

Pas disa muajsh hetimi filloi proçesi i gjykimit. Atë dite, kujton nje dëshmimtar i ngjarjes, me dhjetra e dhjetra shqiptarë, me plisa të bardhë në kokë, mbushën oborrin e gjykatës. Kishte edhe pankarta të tilla: “Të lirohet menjëherë! Ahmet Zherka mbrojti nderin kombëtar! Rroftë flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare!”

Gjyqi ne fazën e parë e dënoi me disa vjet heqje lirie. Por për qëndrimin e tij shembullor në kohën e dënimit dhe për cilësite e larta morale dhe qytetëruese ne mjediset e ndalimit, ky ndalim u kthye në një dënim me punë korrektuese.

Ai u liriua pas pak kohe. U prit me nderim dhe u rrethua me respekt nga diaspora mbarë. Ai tashmë ishte bërë tribun i diasporës. Ahmet Zherka filloi të shkruante një faqe tjetër të re të veprimtarisë atdhetare. Shquhej në organizimin e demonstratave kundër pushtimit të egër serb në Kosovë, mirrte pjese me shkrime dhe debatonte për fatet e kombit të vet. Por kjo është një histori tjetër dhe e gjatë.

Erdhi i ri, por me zjarrin e dashurisë për çështen kombëtare dhe me përvojën e një veprimtarie e përpjekjeve kundër dhunës serbe ne Kosovë. Erdhi si ushtar i thjeshte, por në një veprimtari dhe punë të gjatë atdhetare dhe me shkrime, por edhe me guximin e Çerçiz Topullit. të Avni Rushtemit, të Vasil Laçit, atentatorit te mbretit shkurtabiq të Italisë, Viktor Emanuel i III, me aktin e vet te gushtiut 1975, e bën tribun të lëvizjes atdhetare në Diasporë.

I qetë, i heshtur si Alpet Shqiptare nga erdhi, i urtë dhe plot hijeshi në sjelljen e vet burrërrore, i thjeshtë dhe fjalë pak, por me shkreptima rrufesh në shikim e tij; ai nuk kërkoi as lavdi, as emër, as njohje, por ndërkaq Ahmet Zherka fitoi adhurimin, dashurinë dhe nderimin e gjithë shqiptarëve qe njohin e kudo që janë, ai meritoi emrin e bukur-simbol, “Njeriu i Flamurit.”/gazeta-shqip

A e dini se për çfarë shërben dollapi poshtë fυrrës? Zbυlojeni tani ρërgjigjen një herë e mirë

Shumica prej nesh në atë dollap kryesisht lëmë gjërat e nevojshme.

Siç janë letrat e kuzhinës, foliet, tepsitë dhe mjete të tilla të cilat në shumicën e rasteve nuk kemi vend ku t’i vendosim dhe zgjedhim t’i lëmë aty.

Por a i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen se çfarë shërben në të vërtetë ai dollap?!

Dollapi poshtë furrës elektrike, ndryshe quhet “dollap i nxehtë”, pasi shërben që të ruhet nxehtësia e ushqimit rreth 2 orë pasi që të jetë gati.

Ku shkοn me ρaηtaΙΙona kaq të shkυrtra? Shoferi i urbanit zbret 19-υ. jeçσren

Në shtete të tjera të botës, ka edhe qytetarë që nuk i tolerojnë veshjet ekstravagante të femrave.

Një rast aspak i zakontë ka ndodhur brenda një urbani në Malmo të Suedisë.

Shoferi i autobusit e ka nxjerrë jashtë një vajzë të re pasi kishte parë që ajo kishte dalë e veshur me pantallona shumë

të shkurtra.19-vjeç arja Amanda Hansson mbeti e turpëruar nga veprimi i shoferit.

E reja bëri edhe një postim në Facebook pas rastit, ku shkroi se ishte veshur në mënyrë etike duke marrë parasysh që temperatura ishte 27 gradë cel sius.

Ajo shkroi: Kam një pyetje, çfarë lloj s*kzizmi është ky? Asnjëherë në jetën time nuk jam ndjerë më e poshtëruar”.

Shoferi është pezulluar nga puna dhe pritet që në ditët në vazhdim të njihet me rezultatet e het imit.