SυΙmuesi i Egnatias rrëzohet në tokë pa ndjenja, transportohet me ambυΙancë

Frikë e madhe për Dwamena-n, me sulmuesin e Egnatias që rrëzohet papritur në tokë.

Në minutën e 25-të lojës, Dwamena u rrëzua në fushë e blertë pa ndjenja duke sjellë frikë dhe ankth të lojtarët, stafet e dy ekipeve, por dhe të tifozëve.

Menjëherë, sulmuesi ka marrë ndihëm e mjekëve ndërsa në fushë u fut edhe ambulanca duke bërë që lojtari të transmetohet menjëherë drejtë spitalit për një kurim më të specializuar.

Kujtojmë që Dwamena ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën.

U dëmtυαn në çerdhe dhe kopsht, dy të mitur ρërfυndojnë në sρital, nisin hetimet

Policia e Tiranës, duke marrë shkas dhe nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një kopsht privat në kryeqytet, ka nisur hetimet për dy raste.

Mësohet se dy të mitur, një 4 vjeç, që frekuentonte kopshtin dhe një dy vjeçare, kanë përfunduar të dëmtuar në spital. Policia ka nisur hetimet.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftim.

Ήοdhi armën nga makina, “Shqiponja” i qeρet mbraρa dhe e shtrin në tokë(Video)

Enron Konomi 38-vjeç nga Vlora është arrestuar për armëmbajtje pa leje në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”,

për kapjen e personave të shpallur në kërkim, që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Vlonjati, sipas policisë e hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet efektivët, por u ndoq dhe u arrestua.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishekë në të.

https://youtu.be/AvFz4jBKUtc

Rrebeshe, stυhi e breshër, si parashikohet moti për fυndjavën! Nisin reshjet e dëborës, ja zonat që do zbαrdhen

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Reshjet raportohet se do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër.

Ndërkohë në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Ndërsa në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Njoftimi i Shërbimi Meterologjik Ushatrak:

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës ditën e Shtunë fiton shpejtësi 13-19m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Diel valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Rënia NUK NDALET/ Çfαrë po ndodh sot me monedhat e hυaja?

Sot, më 11 Nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.3 lekë dhe shitet me 98.5 lekë.

Euro blihet me 104 lekë dhe shitet 104.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 107.1 lekë, ndërsa në shitje me 108.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.3 lekë dhe shitet me 119.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.5 lekë, ndërsa në shitje me 72 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ραmje të rënda, momenti kur qγtetarët tentojnë të shρëtojnë shqiptarin që u qëΙΙua me αrmë në Ekυador: Është gjallë! Hapni derën. Foto e νiktimës

Këto janë pamjet e rënda, kur qytetarët tentojnë që të shpëtojnë Arjanit Rizaj pasi u qëllua me 9 plumba.

Në këto pamje, shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin që vjen një efektiv policie.

https://twitter.com/NotiViralesEc?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723028403702366428%7Ctwgr%5E9b471be4ba158dc4a4b71166bcbe8c80b2593c03%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpamje-te-renda-momenti-kur-qytetaret-tentojne-te-shpetojne-shqiptarin-qe-u-qellua-me-arme-ne-ekuador-eshte-gjalle-hapni-deren%2F

53-vjeçari shqiptar u qëllua me armë në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në makinë dhe po priste bashkëshorten e tij që të dilte nga spitali, ku kishte dërguar të atin për kontroll.

E shoqja e tij ka deklaruar si burri i saj ishte i papunë pasi ishte pa dokumentacione në këtë shtet, ndërsa me para e ndihmonte vëllai i tij që ndodhej në Kanada. Shqiptari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nuk dihen arsyet e atentatit.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 11 Nëntor 2023

Dashi

Duhet te jeni me tolerante dhe t’i jepni me shume rëndësi dialogut ne çift sot. Ne këtë mënyrë do largonit tensionin qe ka kohe qe ekziston ndërmjet jush dhe do ndiheni me te qete. Ata qe janë beqare do kalojnë një dite normale si gjithë te tjerat. Ne planin financiar nuk do ketë tronditje te mëdha kështu qe mund te bëni edhe ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Demi

Pritet qe dita e sotme te jete e vështirë për personat qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si duhet dhe do jeni shume kokëfortë. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona te pashkolluar, por qe flasin shume. Kujdes sepse nuk mund te kalohet jeta vetëm duke thënë fjale boshe. Ne planin financiar duhet te tregoheni ende vigjilente dhe te shpenzoni me maturi.

Binjaket

Do tregoheni me realiste gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do shkoje me se miri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mire edhe pse nuk do e takojnë personin e tyre te ëndrrave. Çdo gjë ndodh për një arsye, kështu qe bëni edhe pak durim. Ne planin financiar ekuilibri nuk do trazohet aspak. Mund te rrini te qete ne këtë sektor.

Gaforrja

Përveç disa keqkuptimeve te vogla qe do keni me partnerin, atmosfera ne lidhjen tuaj do jete e ngrohte dhe jo shume problematike. Me mirëkuptim dhe dashamirësi mund te kaloni çdo pengese. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme e te mbushur me emocione. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume strikte dhe te mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Luani

Do keni shume konflikte me partnerin tuaj sot dhe gjerat nuk do shkojnë aspak mire ndërmjet jush. Qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni me kujdes. Beqaret nga ana tjetër do jene me shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do vazhdoje te mbetet i njëjtë. Nuk priten as përmirësime, po as vështirësi.

Virgjeresha

Me ne fund dita e sotme do jete e mbushur me entuziazëm dhe harmoni për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do mendoni vetëm si te ndiheni sa me mire. Beqaret me siguri qe do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar do ketë përmirësime te ndjeshme te situatës. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzime me tepër sot.

Peshorja

Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga planetët gjate kësaj dite. Ne mbrëmje pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë një dite te qete dhe te bukur edhe pse do nuk do e gjejnë dashurinë. Financat do jene paksa me te qëndrueshme sesa kane qene dite me pare.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete si një ëndërr e bukur sot dhe ju do dëshironi qe ajo te mos mbaroje kurrë. Ndjesitë qe do përjetoni do jene te papërshkrueshme. Beqaret do kenë disa takime, por personat nuk do iu duken ne lartësinë e duhur për krijuar një lidhje. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur nëse nuk doni te keni probleme serioze.

Shigjetari

Fati do jete ne anën tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ne jetën ne çift. Komunikimi do vazhdoje te mbetet pika me e forte e lidhjes suaj. Beqaret ka shume gjasa te vendosin t’ia shprehin ndjenjat personit qe pëlqejnë prej kohesh dhe te marrin një përgjigje pozitive prej tij. Ne planin financiar situata do jete ashtu si ka qene. Nuk pritet asnjë surprize.

Bricjapi

Do mbani me shume përgjegjësi për ato qe thoni dhe për veprimet qe do bëni sot ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire dhe do behet pak me serioze. Beqaret do kenë shume fat ne dashuri dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do kenë disa vështirësi, por me pak maturi mund ta stabilizoni situatën.

Ujori

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bëni asnjë lëshim ndaj partnerin dhe debatet do jene pafund. Kujdes! Beqaret do jene te vendosur ta gjejnë atë qe kane ëndërruar dhe me pak mundim do ia dalin mbanë. Ne planin financiar mund te kryeni edhe ndonjë transaksion sepse situata do jete me e mire se kohet e fundit.

Peshqit

Ndjenjat tuaja për partnerin do jete aq te forta gjate kësaj dite saqë do jeni gati te merrni vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Beqaret duhet te mendohen mire para se te joshin dike sepse me vone mund te pendohen rende. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

Ishin nisυr për në Kosovë, fυtbollistët e Izraelit brαktisin autobusin pas sυΙmit me raketa (Video)

Duket se ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 sërish nuk do mund të luhet.

Skuadra mike ishten isur për në Prishtinë ditën e sotme, për takimin q do luhet në stadiumin “Fadil Vokri”, por gjatë rrugës janë detyruar ta ndërpresin udhëtimin.

Kjo pasi gjatë rrugës për në aeroportin e Tel Avivit kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin të gjithë nga mjeti i transportit dhe të fshihen në një vend paksa më të sigurt.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, futbollistët shihen teksa largohen me shpejtësi nga autobusi për të kaluar në anën tjetër të autostradës.

Izraeli është në luftë me gupin palestinez Hamasit, pas sulmeve të 7 tetorit, që bëri që kjo ndeshje të shtyhej fillimisht, pasi ishte planifikuar të luhej më 15 tetor. Në përpalljen e luajtur në Tel Aviv, më 25 mars, në kuadër të Grupit I, të eliminatorëve për Euro 2024, kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 me Izraeli.

Video Player

Tim ρed0fiΙin e “lënë këmbët” në mes të rrugës: Kërkon minorene për kënαqësi me 10 mijë lek, por kur e kapin “mat” ulet në tokë dhe … (Video)

Që nga nisja e emisionit ‘Piranjat’, jave pas jave, i është dhënë zë mbrojtjes nga dhuna dhe ngacmimet seksuale që vijnë nga rrjetet sociale. I kemi ndjekur me vëmendje të veçantë rastet, që janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen çdo ditë në platforma të ndryshme interneti. Shpesh herë me vajza minorene. Ky fakt ka sjellë një rritje të besimit ndaj ‘Piranjave’, e natyrshëm ka rritur edhe numrin e denoncimeve për këto forma perverse të ngacmimeve online.

Rasti i fundit është ai i një personi rreth të 40-tave, i cili ngacmon vajzat në rrjetet sociale, pavarësisht moshës që ato kanë. Ndryshe nga rastet e mëparshme, kur maniakë të tillë, nuk e fshehin aspak qëllimin që kanë ndaj vajzave, Timi ka një formulë krejt të ndryshme, atë të premtimit për martesë.

Dhe kjo do të ishte normale, nëse vajza nuk do të ishte nën moshë. Sepse, në realitet, ajo nuk i ka mbushur ende 16 vite. Biseda mes maniakut dhe minorenes, nis me pyetje e përgjigje normale, dhe me premtimin e tij se mund të mbeteshin vetëm shokë per shkak te diferencës që kanë në moshë. Por sidoqoftë, ai nuk nguronte ftojë vajzën për një kafe.

Se çfarë mund të kërkojë një 40 vjeçar në lokal, për një kafe me një vajzë pak më shumë se 15 vjeçare, këtë vetëm maniakët mund ta dinë. Prandaj ajo vendos të mos i përgjigjet interesimit të një personi, që për nga mosha mund të jetë babai i saj. Dy javë më vonë, maniaku nis t’i shkruajë sërish duke i sugjeruar vajzës që të fliste me prindërit e saj. Dhe këtu vajza, vendos të komunikojë me nënën e saj, e cila kontakton menjëherë redaksinë e ‘Piranjave’ duke u dhënë akses në instagramin e 15-vjeçares, nga ku gazetarët e infiltruar nisin bisedën me maniakun.

Në biseda maniaku shkruan se ka vetëm një fëmijë me ish-bashkëjetuesen, por gazetarët më parë kanë marrë të gjitha informacionet për të. Adresën, punën që bën, dhe familjen e tij të rregullt me grua dhe tre fëmijë.

Chat pas chati, ai nis të afrohet me vajzën, e cila tashmë është jashtë loje, dhe më pas i kërkon asaj që ta njohë nëpërmjet fotove apo videove. Ndërkohë e infiltruara e stafit të ‘Piranjave’ ia plotëson dëshirën.

Pasi ka parë fytyrën e vajzës, ai e kalon bisedën në një nivel tjetër tepër të ngrohtëëëë duke i nisur një foto të trupit të tij nga pasqyra e tualetit të shtëpisë ku jeton.

Por në fakt, ky ishte vetëm fillimi, sepse pas kësaj fotojë të parë, Timi e ul celularin më poshtë, duke dhuruar një set fotosh e videosh porno pa e patur aspak problem që përballë mendonte se kishte një vajzë ende pa mbushur 16 vite.

Kjo është vetëm një pjese e strategjisë së maniakut. Sepse ai ka edhe një tjetër plan. Kërkon ta bindë vajzën se do përfundojnë bashkë në martesë, pavarësisht se ajo është minorene. Dhe për të qenë me i besueshëm, përfshin edhe prindërit e tij të moshuar duke i nisur foto dhe video.

Por kur preket argumenti i një raporti të mundshëm intim, ai bëhet menjëherë konkret dhe zbulon qëllimin që i ka vënë vetes. Duke u thënë vajzës që unë sapo jam shtrirë dhe kam prekur me duar ‘shokun tënd’. Me këtë maniaku sapo ka demonstruar anën e tij më të errët prej perversi.

Pasi ka shfryrë epshin seksual në chat, maniaku nis të reflektojë. Jo për atë çfarë po i bën një të miture, por thjeshtë për frikën se mos bjerë në ndonjë grackë duke i thënë vajzës që kam frikë të të takoj, sepse janë disa emisione që bëjnë kamera të fshehta më maniakë dhe pedofila. Këto momente reflektimi tek maniaku, nuk janë një thirrje e ndërgjegjes, por thjeshtë demonstrim frike për çfarë mund t’i ndodhë.

Njëkohësisht ai e fton vajzën për takim, dhe takimi bëhet direkt të neseërmen. Maniakët sipas Timit janë mbi 50 vjeç. Të tjerët e kanë të justifikuar. Në momentin e uljes në kafe, vajza i tregon një të vërtetë që është e virgjër dhe që ende nuk i ka mbushur 16 vite, por për Timin si një vit apo 2 nuk janë problem, por vetëm ia shton bindjen se kjo vajze minorene është ajo e duhura për nuse. Pavarësisht se në moshë është me e vogël se djali i tij.

Pasi kanë mbyllur bisedën, Timi kërkon që ta shpërblejë vajzën për kënaqësinë që i dha, duke i ofruar 10 mije lekë të vjetra, dhe e infiltruara sigurisht që nuk ja merr.

Në momentin që Piranjat dalin zbuluar dhe të përballen me maniakun, ai largohet me nxitim. Por pas një ‘sprinti’ të shkurtër, Timin nuk e mbajnë më këmbët, prandaj ndalon dhe vendos të përballet me problemin që vetë e ka shkaktuar duke u justifikuar se ky ishte një kruth e, më pas nis të përgjërohet.

I zënë ngusht, dhe i frikësuar në kulm, maniaku kërkon falje gjatë gjithë kohes, duke premtuar se kjo gjë nuk do të ndodhë me asnjëherë.

https://www.instagram.com/_u/piranjatofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1f3ab986-7ffb-4edc-87d1-6b92d75fd61f&ig_mid=EAB48808-89FE-4EA0-BBA4-B8BDCEA6F08E

“Mes dy dαshυrish”, bυrrin apo të dαshυrin, cilin zgjodhi në fund Esmαja?

Me siguri të gjithë e keni parë ditët e fundit historinë e Esmasë, vajza që la burrin dhe fëmijët, për të ikur me të dashurin.

Telenovelë e vërtetë, pasi 25-vjeçarja, e martuar dhe me fëmijë ia kishte mbathur me të dashurin e ri, Gertin, me të cilin u fejua dhe bënë aheng.

Pak ditë më pas ajo u kthye te burri, të cilit i kërkonte që të ktheheshin.

Pas disa muajsh, ajo i lutej Gertit që ta merrte përsëri dhe ky i fundit iu drejtua emisionit “Piranjat”, me planin e tij për ta rrëmbyer të fejuarën e martuar.

Esmaja pretendonte se burri e dhunonte dhe nuk ishte e lumtur me të, ndërsa bashkëshorti i vërtetonte të kundërtën.

Në fund të emisionit Esmaja ia mbath me Gertin, duke mos e kthyer kokën pas për fëmijët dhe burrin.

Por pasi kaluan disa ditë, ajo shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.