Po νjen dimri! Ja sa do të bien temρeraturat ditën e sotme

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë.

Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 10°C

në zonat e ulëta 10 deri 19°C

në zonat bregdetare 12 deri 18°C.

Dëshmi tjetër trόnditëse për koρshtin “Stinët”, nëna: Fëmijës iu mανijos νeshi, ia ka shkulur …

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, ku një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja, një tjetër rast dhune bëhet publike për kopshtin privat Stinët. “Stop” ka publikuar sot denoncimin e një nëne, e cila tregon se e kishte fëmijën në këtë kopsht për rreth një vit. Ajo thotë se e mori një ditë djalin me vesh të mavijosur dhe fëmija i tha se ia kishte shkulur sanitarja. Por nga ana e kopshtit ju tha së fëmija ishte bërë me bojë dhe megjithë insistimet e nënës, nuk ia lejuar që të shikonte pamjet gjatë ditës për të kuptuar më qartë atë që kishte ndodhur. Ajo tregon se mavijosja në veshin e fëmijës së saj vazhdoi për një javë të tërë.

Denoncuesja: Kam pasur fëmijën për rreth 1 vit tek ky kopsht. Kam pasur dyshimet e mia për mënyrën se si trajtoheshin fëmijët aty sepse më ndodhi një rast që fëmija më erdhi me një shenjë tek veshi dhe fëmija pretendonte që i ishte shkulur veshi, ndërkohë që nga edukatorja dhe nga sanitarja që ishin prezentë në atë moment, thoshin që “ jo, e ka bërë me bojë duke ngjyrosur”, ndërkohë që ishte mëse e dukshme që ka pasur dhunë pasi për 1 javë vazhdoi mavijosja.

Gazetari: Dhe ka ndodhur nën kujdesin e cilës edukatore?

Denoncuesja: Ka qenë edukatorja tjetër e cila e ka emrin edukatore Ola. I kërkova me shumë edukatë drejtoreshës që të më vendosë në dispozicion kamerat, por nga ana e saj pata vetëm justifikime dhe në atë kohë u ndërrua edukatorja e djalit dhe nuk kishte më të njëjtën edukatore pas ngjarjes dhe pas asaj ngjarje, vjen edukatore Lina. Më ndodh njëherë tjetër që dëgjoj që ju ngrit zëri fëmijës kur unë po shkoja për ta marrë. Isha tek shkallët. Mësuesja i bërtiti “fillove prapë ti?”, por ishte një ulërimë, nuk e di…

Gazetari: Jeni duke folur për të njëjtën edukatore që ka dalë edhe në transmetimet tona apo jo?

Denoncuesja: Po.

Gazetari: Sa kohë ka qëndruar fëmija juaj me këtë edukatore?

Denoncuesja: 2-3 muaj. Në momentin që shkon dhe e merr i ati, ditën që ndodhi tërheqja e veshit, thanë që “është bërë me bojë”. Fëmija kur futet në makinë, fillon dhe qan me të madhe “pse nuk më besoni ju mua? Mua ma ka tërhequr sanitarja veshin” dhe ngulte këmbë. Realisht nuk donte që të shkonte, thoshte që “nuk dua të shkoj”. Mund të ishte menaxhuar dhe distancuar në vend që ta fshihte ngjarjen. Fakti që unë kam kërkuar 2 herë kamerat dhe më është mohuar aksesi për të parë kamerat, atëherë ka pasur gjëra të tjera që mbase nuk donin që prindërit t’i shikonin sepse nuk e shpjegoj dot ndryshe. E largova sepse është ajo frika që nëse ndodh diçka, prindërit pastaj nuk përmbahen. Përderisa gjëja degradon në dhunë fizike, nuk besoj se dhuan verbale është një gjë jashtë normales.

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një ρerson, dγshimet e ρara

Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16, Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nëna e foshnjës së brαktisur del nga bυrgu pas SaΙiut dhe Ilirit

Sapo është shpërndarë lajmi i zi se foshnja e braktisur ndërroi jetë në spital. E morën dje mjekët që nga tuneli në një cep të Tiranës, u përpoqën t’i japin frymë, dhanë shpresë, edhe njerëz të zakonshëm mbetën me sy nga materniteti…, por sot foshnja nuk mundi më.

E ëma lehonë është vënë në pranga. Ajo tha se e braktisi krijesën e vet sepse ‘nuk e mbante dot’. U pa se ç’jetë të varfër bënte.

Gazetarët lanë mënjanë spitalin dhe tunelin në Yzberisht e nxituan të pyesin…, cilin? Nxituan për te njerëz të ligjit dhe pyetën sa mund të dënohet gruaja. Përgjigja ishte ’10 vjet në burg’.

Kaq duhej.

10 vjet burg do të dënohet edhe Sali Berisha sipas paragrafit me të cilin është vënë nën hetim nga SPAK. “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Neni 25 e dënon me ‘burg përjetë’, sepse ka të bëjë me krijimin e ‘organizatave kriminale’ që ka realizuar vetë Berisha. Por të paktën 10 vjet do të jenë për këtë herë. 10 vjet do të dënohet edhe dhëndëri Jamarbër. 10 vjet mund të dënohet edhe Ilir Meta, që u thërrit dje në SPAK…

’10 vjet’ mund të kthehet në refren të të gjithë pasanikëve të pasuruar me djersën e popullit.

Të gjitha dalin nga qelia njësoj si nëna që braktisi foshnjën në një tunel në një fshat me emër të çuditshëm ‘Yzberisht’, që duket sikur thotë ‘Yyyshsh’.
Kur të dalë nga burgu kjo nënë ‘e keqe’, atëherë do të dalin edhe Saliu, Iliri, Jamarbëri…, ndoshta Shkëlzeni, Fatmiri, Mirfati, Fatkeqi e dreqi.

Me ndryshimin fatkeq se kur të dalë nga burgu Saliu, do të kthehet te një vilë e fshehur qysh në kohën e shkëlqimit. Po gruaja që braktisi foshnjën? Ajo nuk ka strehë sot, e jo më të ketë pas dhjetë vjetësh.

Edhe Iliri do të kthehet te fëmijët e vet që do të jenë kthyer nga studimet në Londër. Ata do të jenë o kryetarë parlamenti, o të ashtuquajtur ‘studiues’, por të gjithë me mjekër dhe me maska e falsitete të tjerë.

Të gjithë do të kenë fëmijë të pasuruar me djersën e popullit në shekullin 21, vetëm nëna e foshnjës së braktisur nuk do të ketë fëmijë. Familjet e pasura që sapo do të kenë dalë nga burgu, do ta shikojnë anës së rrugës dhe t’i flasin me neveri: ‘Po ti, moj, grua e keqe, ku e ke fëmijën? Duhej ta kishte çuar për studime në Europë si ne!’. Do ta përgojojnë për ‘moral të keq’, ‘për njeri i pashpirte’, për ‘nënë të ngratë’.

Le që kjo grua kur të dalë nga burgu nuk do të ekzistojë; ajo duhet të ekzistojë vetëm për ‘orendi burgu’. Që sot nëna e foshnjës së braktisur nuk ka emër; të gjithë bashkë-fatësit e saj kanë emra: Njëri quhet Sali, tjetri Ilir, tjetra Shkëlzen, tjetra Argita, tjetra Mona.

Edhe nëse pas dhjetë vjetësh kur do të dalin nga burgu, këtyre do t’u jenë harruar emrat e tyre, do të thërriten me emër pronor: ‘Babai i Shkëzenit’, ose ‘babai i Argitës’, ‘Babai i Erës’, ‘burri i Monës’, ‘jehrri i Jamarbrit që ndërtoi 17 kulla me 35 mijë lek… Të gjithë si në mjegull.

Veç kjo grua e mjerë do të thërritet me emrin: “Ajo nëna që braktisi foshnjën’.
Të gjithë kanë një të përbashkët: Vetëm 10 vjet burg.

Ήυmbi rastin “e artë” në Champions, trajneri Van Bomel i jep zemër sυΙmuesit të Kombëtares shqiptare

Arbnor Muja është një prej dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, bashkë me Elseid Hysajn, që luajnë në Ligën e Kampioneve.

Mbrëmja e së martës nuk ka qenë në anën e anësorit kuqezi, pasi pësuan humbjen e radhës ndaj Portos me rezultatin 2-0.

Pa u pësuar goli i dytë, Muja kishte një mundësi të artë në minutën e 89-të, ku i shpëtoi mbrojtjes së klubit portugez dhe i ndjekur nga Pepe, të cilin me shpejtësi e la disi mbrapa në distancë, përballë portierit nuk u tregua i saktë dhe goditja e tij shkoi jashtë. Kjo mundësi do të përkthehej në një pikë për ekipin belg, që deri tani ka pësuar vetëm humbje në katër takimet e luajtura në grup.

Megjithatë, pas ndeshjes, shembulli vjen nga trajneri Mark Van Bomel, i cili e merr me sportivitet. Holandezi hyn në fushë dhe shkon të flasë me Mujën, i cili nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të klubit shihet tepër i mërzitur për atë rast. Me shumë mundësi trajneri e ka inkurajuar për të vazhduar përpara.

Tjetër SKANDAL/ Dhυnohet e mitυra në koρështin në Durrës, 5-νjeçarja me shenja në fγtyrë

Pas rastit ku edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares në Tiranë, një tjetër episod dhune është bërë publik

Një tjetër rast i rëndë dhunimi në një kopsh fëmijësh është bërë publik ditën e sotme, pas ngjarjes shokuese në Tiranë, ku edukatorja i theu këmbën një 3-vjeçareje.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku viktimë e dhunës së edukatores është një vajzë 5-vjeçare. Edhe në këtë rast, ëhstë një kopsht privat, ku e mitura shkonte prej 3 vitesh.

Sipas nënës së vajzës, rasti i parë i dhunës ndaj 5-vjeçares është regjistruar në muajin korrik, ku edukatorja e kishte mbyllur në tualet dhe i kishte shkulur flokët. Pasi vajza i ka treguar gjithçka, nëna i ka shkruar drejtoreshës për këtë fakt, por kjo e fundit i ka thënë se në tualet nuk kishte kamera dhe edukatorja betohej qe nuk e kishte hdunuar vajzën.

Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku një tjetër edukatore e ka qëlluar me shpullë, madje duke i lënë shneja në fytyrë vajzës. Për këtë rast, mamaja e të miturës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5-vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo sërish ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatorja që ushtroi është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.

Kjo është dhe fotoja e vajzës së mitur, ku dallohen shenjat e lëna nga dhuna.

Ραrashikuesja e ρazakontë që ‘lexon’ të αrdhmen me fasυle: E tregojnë fatin 100 për qind, është dhυnti nga Zoti

Suada Abazi nuk është një parashikuese fati si gjithë të tjerët pasi ajo ka zgjedhur një metodë ndryshe. Ajo arrin që të “lexojë” fatin nëpërmjet kokrrave të fasuleve. Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, se ka nisur që të merret me këtë ‘punë’ prej shumë vitesh, madje që kur ishte fëmijë.

“Kam që fëmijë por nuk e kam ditur. Më ka ardhur vetvetiu.”, u shpreh ajo për gazetarët në studio kur u pyet se kur ka nisur që të ‘lexojë’ fatin nëpërmjet kësaj mënyre. Më tej, ajo shtoi se ky parashikim është dhunti prej tokës dhe qiellit dhe se fasulet arrijnë ta parashikojnë fatin 100 për qind.

“Çdo herë kam kontakt me njerëzit dhe shikoj një njeri që ka ndonjë problem, iu them a mundem të të ndihmoj se po shoh se çfarë ke.”, shtoi Suada, e cila nisi që të lexonte fatin edhe për gazetaren e emisionit, Fabjola Demirneli.

“Për nga dashuria nuk është se s’ke fat por thjesht nuk je interesuar të gjesh të duhurin. Sepse së pari ke karrierën, një rrugëtim në një tjetër vend por zhvillimi i suksesit tënd është viti 2024 dhe muaji prill.”, i tha mes të tjerash gazetares.

Një 18-νjeçare i jep fυnd νetes

Ngjarje tragjike në koplik të Shkodrës. Një vajzë 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Policia vendore informon se ‘mesditën e sotme, E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë.

Vajza u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.’

I thγen këmbën në koρësht, Eni Vasili dhe Edlira Çeρani shρërthejnë në Ιot për 3- vjeçaren (Video)

Dhuna barbare ndaj 3- vjeçares në kopshtin privat në Tiranë, prej tri ditësh është bërë kryefjalë e mediave kryesore në vend.

Në emisionin “Open”, teksa transmetoheshin sekuenca videosh nga kamerat e sigurisë, kur e mitura dëgjohej të qante për shkak të dhimbjeve nga këmba e thyer, lotët nuk janë ndalur dot edhe në studion e emisionit nga drejtuesja Eni Vasili dhe të ftuarat, e në veçanti Edlira Çepani e cila ka shpërthyer menjëherë.

Ky nuk është rasti i vetëm i një dhune të tillë mbi fëmijët, pasi edhe më parë kanë qenë të shumta dhe të shpeshta, për të cilat fatkeqësisht nuk janë marrë masa.

Ajo që është e rëndësishme për prindërit, është informacioni i plotë që duhet të sigurojnë përpara se të dërgojnë fëmijët e tyre në institucione edukimi, në mënyrë që të mos përfundojnë me dëmtime fizike dhe psikologjike.

Berisha shρërthen ndaj prokurorëve që po e hetojnë: O z αgαrë, Ιαro, kriminelë, bαstardë, që merreni me mua e familjen time

Sali Berissha ka shpërthyer në koferencën e kësaj të enjte, ndaj prokurorëve që po e hetojnë dhe ndaj gjyqtares Gjoka, që ka dhënë masën e sigurisë për të.

“Edi Rama është i tmerruar nga beteja pa kthim e opozitës në parlament për të drejtat kushtetuese’

Larot e tij, kafshët e fermës oruelliane, gjykatësja kriminele, e shkarkuar nga Sali Berisha si keqbërëse për korrupsion, Gjoka.

Prokurori xhelat i Sigurimit të Shtetit, Kraja që është larguar nga drejtësia me ligjin e lustracionit, iniciativë e Sali Berishës, asokohe president republike dhe që qëndron sot në detyrë si një zuzar, pa ligj dhe moral, në dhunim flagrant të ligjit organik të prokurorisë, i cili i bazuar në nenin 6 të Kushtetutës, e nxjerr jashtë shërbimi këtë kriminel për të shkuarën e tij të zezë.

Prokurorja Enkeleda Millonai, e denoncuar dhjetëra herë nga Sali Berisha për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit, dhe që si skllave e Taulant Bego Yaris, mban prej vitesh në sirtar, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dosjen e padisë kundër Taulant të saj, duke i mohuar të drejtën kushtetuese qytetarit kundërshtar dhe paditës të Taulant Bego Yaris, në mënyrë që ai të mos ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për Taulantin e saj.

Si përfundim, për bastardin e xhelatit Kristaq Rama dhe grupin e tij të strukturuar kriminal, banorë të fermës së Oruellit, liria e lëvizjes nuk përbën liri dhe ndalimi i saj nuk përbën formë heqje lirie.

Ndërkohë që për BE, liria e lëvizjes përbën lirinë e dytë themelore të qytetarëve evropiane. Në të gjitha manualet dhe komentarët, liria e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit përbën një nga liritë më kryesore të individit dhe garantohet në aktet më themelore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Traktatin Bazë të BE si dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Këto akte antikushtetuese provojnë edhe njëherë vendosjen e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama dhe klika e tij.

PD zotohet se së bashku me shqiptarët do shpëtojë Shqipërinë nga kjo klikë e urryer që nuk ka ligj dhe as moral, Kushtetutë dhe as të drejtë”, tha Berisha, që vazhdon të sfidojë drejtësinë.