“Lekët shpejt…”! Ρronari po i nυmëronte, hajdυtët në Vlorë i hidhen në fγt

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi grabitën një tabakino. Në momentin që personi brenda tabakinos po numëronte lekët, të rinjtë janë futur brenda të maskuar dhe me një thikë në dorë duke i marrë xhiron që kishte bërë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”.

Në pranga kanë rënë I. T. 18 vjeç dhe E. V. 16 vjeç për grabitjen e 19-vjeçarit. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar i cili dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka kallëzuar.

Gjithashtu dyshohet se të rinjtë janë autorë të një vjedhje në një market të qytetit të ndodhur 4 ditë më parë.

Βαnda kriminαΙe tenton të rrëmbejë vajzën 1 mυajshe të Neymar! Ρersona të armatosur hyjnë në banesën e ish-partneres së tij, i marrin peng prindërit dhe…

Një bandë kriminale ka tentuar të rrëmbejë foshnjën e porsalindur të Neymar. Tre persona janë hyrë në banesën e Bruna Biancardi, në Cotia, në shtetin e Sao Paulos, për të rrëmbyer vajzën 1 muajshe të ish-çiftit, por në shtëpi kanë gjetur vetëm prindërit e saj.

Ata kanë marrë peng prindërit e infuencueses braziliane dhe i kanë lidhur, duke u mbyllur edhe gojën. Pasi kanë marrë sende me vlerë dhe para, janë larguar.

Sipas policisë një prej autorëve është arrestuar dhe banonte në kompleksion ku kishte banesën Bruna Biancardi. Autorët janë identifikuar nga automjeti që kanë përdorur për të kryer tentiatiën për rrëmbim.

Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur dhe po kërkonin Bruna Biancardin dhe Mavie, ish-partneren dhe vajzën e sulmuesit.

Fqinjët njoftuan policinë pasi vunë re se diçka e çuditshme po ndodhte në shtëpi.

Agjentët rrethuan banesën dhe arritën të arrestojnë një 20-vjeçar, i cili ishte fqinj i influenceres. Të tjerët u arratisën me çanta luksoze, ora dhe stoli.

Bruna Bianciardi kishte festuar arrdhjen në jetë të vajzën së saj, Mavie, vetëm disa orë më parë, ndëraa Neymar kishte publikuar një foto në Instagramin e tij me vogëlushen në të njëjtën ditë.

Pas ngjarjes Bruna Biancardi reagoi në një postim në rrjetin social ku u shpreh se nuk ishte në banesë në momentin që prindërit e saj u morën peng.

“Për të qetësuar miqtë, familjen dhe ata prej jush që më ndiqni, po ju informoj se më është grabitur shtëpia dhe prindërit e mi janë marrë peng. Unë, Mavie dhe motra ime nuk jetojmë më atje, as nuk ishim në shtëpi në atë kohë”, shkroi ajo.
Ndërsa shtoi: “Falë Zotit jemi të gjithë mirë. E rëndësishme është që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të kapen autorët. Falënderojmë Zotin që na ka ruajtur dhe lutem që gjithmonë të mbrojë familjen time”.

‘Vαjza rënkon nga dhimbjet’! Dalin ραmje të tjera nga koρshti ρrivat në Tiranë

Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e një prindi, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer. Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialistë të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatorja ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personeli, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit. Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën. Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari. Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarrë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige. Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë. Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

OPGJ, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve kur e vogla ka shkuar me traumë në spital. Të nesërmen, pas denoncimit të prindërve, rasti ka shkuar në Komisaritatin Numër 1 për t’u hetuar nga Shefi i Krimeve Ylli Çako, i cili tha se materialet i kanë shkuar prokurorisë.

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Mirë.

E inflirtuara: Unë jam halla e vajzës së dëmtuar. Kopshti vazhdon të jetë i hapur dhe është në punë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Nuk është marrë asnjë masë. Çfarë është bërë të paktën sepse ne nuk dimë asgjë?

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Materiali është dërguar në prokurori dhe po vazhdon hetimi. Kjo është e gjitha. Unë përsëri po i shikoj, po i hap pamjet filmike.

Po kështu, eksperti i Mjeksisë Ligjore nuk ka shkuar të kqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma duke i thënë të atit se duhet ta çonte vajzën tek ai.

Denoncuesi: Bëmë denoncimin, morëm një letër dhe në atë letër, unë duhej të nisesha tek mjeko-ligjori. Unë u nisa tek mjeko-ligjori dhe kur shkova aty, mjeko-ligjori m’u drejtuar që “djalë ti duhet të sjellësh dhe fëmijën këtu sepse kështu e ka rregulli, mjeku jonë bëri vlerësimin dhe më pas lëshon deklaratën e tij”. Unë ju drejtova që “fëmija im është në gjendje shumë kritike dhe unë nuk mund ta sjell për momentin këtu. Atëherë më tha që “nuk kam çfarë të bëj, por ky është rregulli i institucionit”.

Sabri Hoxha: Këto janë procedura rutinë për shkak se mjekët ligjorë, ekspertët, gjithmonë e çdo ditë, pothuajse 1 ose 2 ekspertë janë në Spitalin Ushtarak. Kërkesa nga eksperti mjeko-ligjor në fjalë që vajza e shtuar që të shkojë të ekzaminohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, është e pavend.

Arben Llangozi: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer.

Emisioni “Stop” ka siguruar sot një tjetër material filmik, ku në fakt mungojnë 3 orë. Gjatë ditës, edukatorja që qëllonte vajzën 3-vjeçare është shoqëruar në polici.

Saimir Kodra: Dua të kem një duartrokitje të madhe për Ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën për qasjen e tij personale në këtë çështje.

Saimir Kodra: Mund të ketë ndodhur që këmba e fëmijës nuk është thyer nga një dhunë fizike. Mungon ajo hapësira filmike.

Gentian Zenelaj: Janë 3 orë që mungojnë në këtë pamje.

Saimir Kodra: Ndiqeni pak fëmijën që qan. A mund të ndodhë fëmija në gjumë të thyejë këmbën e tij?

Gentian Zenelaj: Jo, nuk e besoj vetëm po ra ndonjë suva nga lart.

Saimir Kodra: Unë nuk jam ortoped, por them që në gjumë nuk e thyen dot këmbën një fëmijë apo kushdo qoftë sepse trupi dhemb, dhe zgjohesh, reagon. Vetëm nëse i ka kaluar shenjtani sipër…

ORA 12:19 – Fëmijët përgatiten për të fjetur  ORA 12:21 – Vajza vendoset për të fjetur  ORA 15:04 – Vajza qan nga dhimbjet  Saimir Kodra: Pra, fëmija rënkon dhe qan. Këto pamje jua dhashë sot, jo për të ju rënduar gjendjen tuaj emocionale, por sepse për shkak të politikave të Youtube, kur të hidhen materialet nuk do të keni mundësi që t’i dëgjoni dhe nuk do e kuptoni dot se çfarë ka ndodhur.

Gentian Zenelaj: E trishtë të dëgjosh një fëmijë që qan.

Saimir Kodra: Ajo nuk qan, por rënkon sepse ka dhimbje. Por çfarë ndodhi? Ne nuk e dimë sepse mungon orari.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka pasur sot shumë reagime. ”Stop” mësoi se në prokurori nuk ishte depozituar asnjë material, gjë që i kushtoi pezullimin shefit të Krimeve të Komisariatit Numër 1, Ylli Çako.

Saimir Kodra: Dje, u morëm me një moment tjetër të rëndësishëm, me Policinë e Shtetit. Shefin e Krimeve, Ylli Çakon, e takuam me kamera të fshehtë dhe tha se materialet i kanë kaluar prokurorisë, rrini të qetë. Më paftyrësinë më të madhe na ka gënjyer mbrëmë ky ish-Shefi i Krimeve. Donte që ta fshihte të gjithë historinë. Ky Ylli Çako duhet të bënte ndalimin në flagrancë. Duartrokitje për ministrin e Brendshëm që këtë tipin e pezulloi nga puna sepse nuk mund ta shkarkosh dot dhe do të hetojë të gjithë veprimtarinë e tij dhe së shpejti, ai le të gjejë ndonjë punë tjetër.

Regjistrimi i çështjes u bë vetëm sot. Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit, i cili pas verifikimeve rezultoi në paligjshmëri dhe i palicensuar.

Nisur nga skandali i transmetuar në emisionin “Stop”, Ministria ka ngritur një Task-Forcë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, dhe Inspektoriatet për kontrollin e plotë në territor të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë.

Edhe institucioni i Avokatit të Popullit reagoi për ngjarjen makabre ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”. Me urdhër të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, është ngritur një grup hetimor me punonjës socialë e juristë, për hetimin administrativ të rastit dhe për të monitoruar të gjitha veprimet e mosveprimet e institucioneve përgjegjëse shtetërore.

Në ambientet e kopshtit “Stinët” ishin sot edhe përfaqësues të bashkisë.

“Sapo kam marrë kontaktet e para me familjarët, por jo me prindërit e fëmijës. U informova nga inspektori i zonës që veprimet në polici janë kryer, inspektori i zonës më ka njoftuar se kanë shkuar në polici disa prej edukatoreve, drejtoresha. Po bëjnë ato veprimet e tyre.”

Në orët e pasdites, prindër e aktivistë protestuan për ngjarjen e rëndë, të publikuar në “Stop”.

Marrë nga Tv Klan

Kiara dhe Luizi prindër për herë të ρarë, zbυlohet gjinia e fëmijës!

Kiara dhe Luizi së shpejti prindër të fëmijës së parë.

Çifti pret një vajzë?

Lajmi është bërë me dije nga burime për revistën “Who”.

Burimet theksojnë se ditën e sotme është organizuar “baby gender”, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes. Dhe është vajzë.

Sakaq kujtojmë që prej javësh përflitet lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

E pabesueshme në Itali! Hyri në ceremoninë e ναrrimit dhe bërtiti ‘AΙΙahu Akbar’, shqiptarja νdes në kishë sapo ρolicia…

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në një funeral në kishën e Madonna Pellegrina në Itali, e cila përfundoi tragjikisht për një 39-vjeçare me origjinë shqiptare.

Mëngjesin e së premtes rreth orës, 11: 30 kur do të fillonte funerali i famullitarit Don Gianluca Zagarese 39-vjeçarja hyri dhe filloi të bërtiste “Allah Akbar” (Allahu është i madh).

Siç shkruajnë mediat italiane, u deshën disa minuta për t’u përpjekur ta qetësonin dhe ta ndalonin, gjë që nuk ishte një operacion i thjeshtë, edhe pse arkivoli me të afërmit për funeralin ishte tashmë i pranishëm në kishë. Ndërsa shërbimet e urgjencës ishin duke u alarmuar, policia lokale mbërriti dhe gruaja më pas u rrëzua.

Ajo u transportua në Spitalin Civil të Vigevanos, por nuk ia doli dhe vdiq. Vetëm testet e autopsisë do të mund të përcaktojnë se cili ishte shkaku i vërtetë i krizës dhe vdekjes. Funerali, megjithatë, nuk mundi të mbahej dhe u zhvendos në një kishë tjetër

Ε fundit: Tërmet i fυqishëm 6.9 në “Unazën e Zjarrit”

Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi rajonin e Detit Banda në Indonezi të mërkurën, tha Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ishte 370 km (229.9 milje) në juglindje të Ambonit, Indonezi dhe u vlerësua në një thellësi prej 146 km, sipas “EMSC”, sipas “Reuters“.

Nuk kishte asnjë kërcënim për cunam nga tërmeti, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PWTC).

Indonezia gjendet në zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka 127 vullkane aktive.

Njerkα tortυroi mizorisht 10-νjeçaren, i theυ qafën dhe i hodhi ρiper djegës në sy, babai “ρartner” në krίm

Një grua nga Kalifornia është dënuar me 15 vjet burg për torturimin e thjeshtrës së saj 10-vjeçare dhe abuzimin me tre fëmijë të tjerë.

Vajza që u dhunua brutalisht i tha njerkës së saj në fund të gjyqit: “Shpresoj të vdesësh”.

Mayra Chavez, 35 vjeç, nga Anaheim, e dhunoi 10-vjeçaren e cila përfundoi me qafë të thyer, një kockë të dalë dhe mavijosje nga koka te këmbët sipas prokurorit.

Gruaja që tregoi brutalitet të jashtëzakonshëm ndaj vajzës u dënua muajin e kaluar për keqtrajtim dhe rrezikim të fëmijëve, si dhe për lëndim të rëndë trupor.

Gjatë gjykimit, dëshmitarët përshkruan në detaje abuzimin që ka pësuar vajza.

10-vjeçarja ka përjetuar tortura të tmerrshme. Njerka i lidhte këmbët dhe duart dhe e zhyste bë vaskë plot me akull. Madje disa herë i hidhte piper djegës në sy.

“Ne do të kuptojmë se si ndodhi kjo dhe çfarë mund të bëhet për të parandaluar që një fëmijë tjetër të vuajë fatin që këta fëmijë pësuan”, tha Prokurori i Qarkut Orange, Todd Spitzer.

10-vjeçarja hyri në sallën e gjyqit dhe i tha Chavez: “Shpresoj që të vdisni”.

Chavez u dënua gjithashtu për abuzim me një vajzë tjetër dhe dy nga fëmijët e saj. Juria e dënoi atë për sulm ndaj djalit të saj 17-vjeçar.

Në gusht 2022, babai i vajzës, Domingo Junior Flores, e çoi fëmijën në spital kur ajo nuk reagonte.

Ai i tha policisë dhe stafit të spitalit se vajza, e cila peshonte vetëm 22 kg, ishte goditur duke rënë nga shkallët. Flores është në pritje të gjyqit për të njëjtat akuza për të cilat u dënua partnerja e tij.

Babait të vajzës i ishte dhënë kujdestaria e plotë e dy vajzave të tij më të mëdha pas një beteje të gjatë ligjore me ish-gruan e tij.
/albeu.com

Ηistori shοkυese, nipi shkon të shohë xhaxhain e υdekυr, në ar kiυol gjen..

Nje nga agjencite e fun eralit, i ka pri shur gj akun te afermeve te nje personi qe kishte nderruar jete dhe eshte detyruar te kërkoje ndj esë për gabimin.

Familja u tro ndit kur gjeti trupin e një të panjohuri të veshur me kostumin e xhaxhait të tyre, në ark ivolin e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në Chattanooga, Tennessee, dhe familja ishte mbledhur për te bere nderimet e fundit per të dashurin e tyre Benjamin Brown Jr.

Por kur nipi i tij Willie Brown iu afrua ark ivolit, ai sht angu, pasi brenda tij ai gjeti një të panjohur, në vend të xhaxhait.

“U thashë, ky nuk është xhaxhai im”, tregoi Willie për mediat lokale.

Ata që ishin rreth tij e kun dërshtuan, duke i thënë se ishte xhaxhi, por shërbimi i fun eralit i kishte vënë make – up ndaj dhe dukej ndryshe.

Por Willie vijoi të insi stonte dhe i tha stafit se xhaxhai i tij nuk i kishte të dyja këmbët.

Kështu stafi vendosi të hapte të gjithë ark ivolin nga ku rezultoi se në f akt burri që ndodhej në të i kishte këmbët, e për pasojë nuk mund të ishte Benjamin Brown Jr.

Ky i fundit rezultoi se ndodhej ende në mo rg dhe u soll në shtëpinë e funeralit 30 minuta më vonë.

ZbυΙohet ngjαrja e rëηdë, si “Rozafa”, gjeηdet e mυrosur një grυa breηda shkallëve prej betοni

Trupi i pajetë një gruaje në Brazil është zbuluar e varrosur brenda shkallëve prej betoni, pasi shefi i ndërtesës ka vënë re një erë të keqe që kutërbonte.

Pasi iu përgjigj ankesës, policia ka gjetur trupin e 25-vjeçares Joice Marie De Gloria Rodrigues, e zhveshur dhe me një bluzë të mbështjellë në qafë.

Një murator 54 vjeç ka pranuar vrasjen, kurse ka dyshime se ai edhe e ka përdhunuar.

Ngjarja ndodhi në Sao Vincente. Viktima, që ishte studente, jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Μοmeηti kur n. υsja po shkonte në aΙtαr dëgjon zërin e një g. rυαje që po b. ëηte …. ks… shikοni çfαrë ndοdhi më ρas…(VIDEO)

Ky është momenti i zymtë kur ceremonia martesore e një çifti gati sa nuk dështoi.

Pasi ceremonia u ndërpre nga rënkimet se.ksuale të një gruaje.

Nusja ishte duke ecur drejt altarit kur gjithçka u ndërpre nga zëri i asaj gruaje në sfond.Të pranishmit shpërthejnë në habi e më pas edhe në të qeshura.

Po dikush tregohet i shkathët dhe e ndalon shpejt zërin që vinte nga fonia e muzikës.

Një video e incidentit gazmor që ka ndodhur në Brazil u nda në mediat sociale dhe tani është përhapur në mbarë botën.

Çifti kishte vendosur të shkarkonte muzikë nga interneti në një orvatje për të kursyer para dhe për të mos angazhuar muzikantë në ceremoni.

Media lokale njoftoi se zhurma ero.tike nuk arriti të prishë ceremoninë dhe dita e madhe e çiftit brazilian vazhdoi pa ndonjë incident tjetër të pahijshëm.