Deρυteti Agron Shehaj Ιαrgohet nga PD: Partia duhej të ishte rithemeΙuar vërtet

Deputeti i PD, Agron Shehaj është shprehur se nuk është më pjesë e grupit parlamentar, pasi është përjashtuar më herët nga Gazment Bardhi.

Në emisionin “Opinion” Shehaj deklaroi dje se nuk është më pjesë as e PD. Ai thekson se partia duhet të rithemelohet vërtet me figura të reja intelektuale.

“Kjo nuk është alternativ. Asnjë nuk është alternativë tani, e Bashës jo e jo. Me Berishën Kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur.

Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtet i PD, të vinin figura të reja, intelektual të rinj. Duhet t’i jepnim një zgjidhje.

Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendi, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita njerëzit nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativ në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim. Në momentin që kam vendosur që të mos jem më pjesë e PD, nuk pres tani që të rinovohet. Duhen figura të reja”, deklaroi Shehaj.

“Tak! Tak! Tak! Derën e haρi ShkëΙzeni”, GJKKO tregon çfarë ndodhi pas mesnate në shtëρinë e familjes Berisha

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, theksohet se oficerët bënë disa përpjekje që ish-kryeministri Sali Berisha të njoftohej zyrtarisht për masën e dhënë nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.10.2023, caktoi ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në vendimin e GJKKO-së shpjegohet kalvari që kaluan oficerët e policisë gjyqësore për të njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha për masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Në datën 23.10.2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur pranë sekretarisë së kësaj Gjykate, njoftimin mbi zbatimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj të hetuarit Sali Berisha.

Në zbatim të vendimit si më sipër, më datë 21.10.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, kanë nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e tij, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj Berishës. Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar oficerët e policisë giyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe njëkohësisht janë ngarkuar që të kryejnë të gjitha veprimet në funksion të ekzekutimit të vendimit, të përpilonte procesverbalin përkatës, duke iu marrë dhe nënshkrimi personit nën hetim.

Sipas procesverbalit ” Për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendimin Nr. 112 Akti datë 20.10. 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin Sali Berisha”, datë 22.10.2023, është marrë informacioni nëpërmjet mediave se shtetasi Sali Berisha kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21.00 në selinë e Partisë Demokratike. Oficerët e policisë janë afruar afër këtij ambienti dhe kanë pritur mbarimin e konferencës për shtyp me qëllim kryerjen e ekzekutimit të vendimit.

Pasi përfundoi konferenca për shtyp, rreth orës 22.45 të datës 21.10.2023, kanë hyrë në ambientet e selisë dhe punonjësit të recepsionit i është kërkuar të njoftonte shtetasin Sali Berisha për t’i komunikuar një vendim. Në pritje e sipër, pasi nuk kanë marrë asnjë pergjigje, nga ana e punonjësit të recepsionit, janë ngjitur në katin e dytë, ku i kanë kërkuar personave që ishin të pranishëm, për t’i orientuar tek zyra e shtetasit Sali Berisha. Ata kanë takuar Akil Krajën, Drejtori i Kabinetit të Partisë Demokratike, ku këtij të fundit i kanë kërkuar që ta orientojë tek zyra e shtetasit Sali Berisha, për t’i komunikuar vendimin. Në pritje e sipër, është paraqitur shtetasi Ledio Nuraj, i cili është prezantuar si avokat dhe përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, të cilit i kanë kërkuar të njëjtën gjë njoftimin e shtetasit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin. Pas disa minutash, shtetasi Akil Kraja i ka komunikuar se duhet të ngjiteshin në katin e tretë dhe së bashku kanë shkuar tek zyra e shtetasit Flamur Noka, ku ishin të pranishëm Flamur Noka, Agron Kuliçi dhe Oerd Bylybashi. Këtyre të fundit u është kërkuar që të njoftonin shtetasin Sali Berisha.

Ky i fundit ishte brenda ambienteve të selisë Partisë Demokratike, por oficerët e policisë gjyqësore ishin në pamundësi të identifikonin zyrën ku ndodhej ai dhe kanë qëndruar pikërisht tek zyra e shtetasit Flamur Noka. Rreth orës 00.10, nga shtetasi Flamur Noka, i është komunikuar se nuk mund të qëndronin dot me në seli pasi nuk mund ta takonin shtetasin Sali Berisha, duke qenë se vendimi ishte ne shkelje te Kushtetutës dhe si i tillë nuk mund t’i komunikohej.

Më pas oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën zyrtare të Berishës. Në hollin e shkallëve, ishte vendosur një shërbim për ruajtjen e banesës së shtetasit Jamarbër Malltezi, me qëllim kryerjen e kontrollit të banesës në datën 22.10.2023. Shërbimi ndodhej në holl të katit të tetë pasi në të njëjtin kat ishte edhe adresa e shtetasit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Rreth orës 00.25 të datës 22.10.2023 janë njoftuar nga shërbimet e policisë që ishin të vendosura aty se shtetasi Sali Berisha kishte hyrë në banesën që ndodhej në katin e tete. Në këto momente ata jane afruar në ambientet e banesës se tij ku ai ndodhej dhe pasi janë ngjitur në katin e tetë, kanë trokitur në derën e banesës. Dera është hapur nga shtetasi Shkëlzen Berisha, i biri i shtetasit Sali Berisha, ku pasi iu shpjegua arsyeja e marrjes së kontaktit nga ana e tyre, u kërkua të njoftohej Sali Berisha për t’u njohur me vendimin gjyqësor dhe urdhrin e ekzekutimit të dërguar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka thënë se babai i tij nuk dëshironte të takohej me asnjë njeri dhe se orari ishte i papërshtatshëm, duke lënë si mundësi ardhjen e tyre të nesërmen në datën 22.10.2023. Në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar nga këto ambiente, për ta njoftuar në një moment të dytë.

Rreth orës 09:45, po të datës 22.10.2023, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në banesën ku jeton Berisha. Dera është hapur nga vajza e tij, shtetësja Argita Malltezi. Pasi u njoftua për arsyen e ardhjes, kjo e fundit ka thënë se babai i saj nuk jetonte në atë banesë, por banonte në katin e katërt të po këtij pallati.

Sipas orientimit të saj, ata kanë shkuar në banesë dhe i kanë rënë disa herë ziles por nuk ka dalë asnjë person. Të ndodhur në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar. Me gjithë përpjekjet e oficerëve të policisë gjyqësore për ekzekutimin e urdhrit të SPAK, nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i Berishës.

Nga ana e Prokurorisë, në kushtet kur i hetuari Sali Berisha refuzonte marrjen në dorëzim të vendimit, është urdhëruar oficeri i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme, për dokumentimin nëpërmjet procesverbaleve përkatëse, të faqeve online nga portale të ndryshme, ku njoftohet dijenia e të hetuarit Sali Berisha lidhur me masën e sigurimit të caktuar ndaj tij nga ana e gjykatës.

Gjykata ka bërë përpjekje edhe për njoftimin e Berishës për paraqitjen në seancën gjyqësore që do të zhvillohej në datën 24.10.2023. Sërish dera nuk u është hapur dhe ata e kanë futur njoftimin poshtë derës së banesës. Oficerët janë përpjekur të përmbushin detyrën e tyre duke shkuar në selinë e PD-së dhe në Kuvend, por njoftimi nuk është pranuar nga asnjë prej punonjësve që ishin aty. /Tch

Κëmbimi ναΙutor/ Çfarë po ndodh sot me euron dhe doΙΙarin?

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë.

Monedha evropiane euro do të blihet me 104.6 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë.

Ndërkohë franga zvicerane sot do blihet me 107.8 lekë dhe do shitet me 109.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 120 lekë dhe do shitet me 121.2 lekë.

EMRI/ Shoqërohet në ρolici edukatorja e koρshtit privat, dhυnoi barbarisht vogëΙushen 3-vjeçare

Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Shqiρtari hajdυt me sedër: Nuk e vodha shtëρinë e Messit se kam resρekt për të

Grabitjet në shtëpitë e të famshmëve janë kthyer në një “trend” të rrezikshëm në Spanjë.

Sergio Ramos dhe familja e tij ishin të fundit që përjetuan diçka të tillë, por ata nuk janë të vetmit.

Media e njohur spanjolle “AS” së fundmi ka publikuar rrëfimin e një hajduti shqiptar i cili ka përshkruar se si i ka kryer disa nga këto vjedhje.

Në intervistën e gazetarit Carlos Quílez, i cili i referohet shqiptarit si “Alberto” janë rrëfyer disa vjedhje në banesën e Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Johan Cruyff.

Ne e grabitëm Benzeman por ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam vjedhjen në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat nuk ishin joshëse.

Në vitin 2012, bandat shqiptare grabitën shtëpinë e Cruyff-it, megjithëse ata hynë në rezidencën e tij fillimisht pa e kuptuar se ishte e tija. Mirëpo, sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp. Ata arritën t’i vidhnin nga shtëpia e tij sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 20,000 euro (rreth 21,500 dollarë).

Kreu i bandës me shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati nga autoritetet, zbuloi gjithashtu se ai hodhi poshtë disa grabitje, madje duke përmendur një futbollist të veçantë, Lionel Messin, që nuk e kishte grabitur kurrë dhe nuk do ta bënte. Ai madje deklaroi se ai dhe hajdutë të tjerë kishin mundësi për ta bërë këtë.

Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Këtë herë munda dhe jam shumë krenar për këtë.

Ai gjithashtu pranoi se ata mund të kishin grabitur shtëpinë e prindërve të Messit.

Jo shumë kohë më parë, gati para një viti kishim në shënjestër shtëpinë e prindërve të Messit. Messi ishte në Paris në këtë moment. Shkova për ta parë sepse e njoh shumë mirë dhe e njoh shumë mirë zonën dhe nuk doja, për respekt për Messin, nuk e bëra sepse më intereson ai, pikë.

Shqiptari Alberto, thuhet se komandon më shumë se 100 njerëz që “varen prej tij ose kërkojnë lejen dhe informacionin e tij për të kryer disa vjedhje. Kjo është arsyeja pse ai ka njëfarë fuqie për të siguruar që grupet e tjera të mos kryejnë vjedhje specifike, përfshirë ato që përfshijnë Messin.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Martë 7 Nëntor 2023

Dashi

Ditë çuditshme për çiftet, kontradiktat mund të zemërojnë partnerin/en tuaj. Megjithatë, Marsi është i favorshëm në shenjën tuaj dhe ju ndihmon për të normalizuar marrëdhëniet. Njohje të reja për beqarët dhe aventura. Mundohuni të peshoni mirë fjalët me eprorët tuaj në punë. Mbani në vetvete reagimet impulsive.

Demi

Kjo e martë nuk do t’ju japë emocione të veçanta, por nga ana tjetër ju do të bëni gjithçka për të tërhequr vëmendjen e partnerit/es që në kohët e fundit duket e pakapshme. Beqarët do të bëjnë takime të reja, por jo interesante për t’u mbajtur mend. Promovimet dhe çmimet janë në horizont. Megjithatë, Mërkuri ju fton të shqyrtoni një zgjedhje ose një bashkëpunim.

Binjakët

Më shumë stabilitet për marrëdhëniet e lëkundura, sot është një ditë e mirë për të qetësuar tensionet dhe për të shijuar disa momente të mira në çift. Yjet favorizojnë takime interesante për zemrat e vetmuara. Ka shumë lajme në fushën profesionale, disa raste duhet të merren më seriozisht. Mos i delegoni punëtorëve atë që mund ta bëni vetë.

Gaforrja

Venusi në shenjë ju mundëson një ditë të bukur dhe të qetë. Harmoni perfekte nëse jeni në çift! Beqarët do e ndjejnë veten gati për të nisur aventura romantike. Sqaroni sferën tuaj profesionale, për të shmangur angazhimet e mbivendosura. Do të ketë goditje të papritura në punë, por edhe fat dhe para shtesë.

Luani

Kush ka një lidhje të gjatë sot do të mahnisë personin e tij/saj të dashur me një surprizë të pabesueshme. Ju nuk keni frikë nga ideja e angazhimit për jetën, jeni gati për ta bërë këtë! Yjet ndezin zjarrin edhe në zemrat e beqarëve që do të largojnë mërzinë me flirte të reja. Jepni ambicie bindëse në punë, ndiqni ato që ju japin perspektivë për të fituar.

Virgjëresha

Harmonia në çift do të shqetësohet nga prania e Marsit që do t’ju bëjë pak egoistë, por për fat të mirë dialogu dhe mirëkuptimi do të mbizotërojnë dhe do të rivendosin qetësinë. Bukuria do t’i bëjë të dallueshëm beqarët të cilët do t’i japin ndjeshmëri sensualitetit të tyre! Shmangni ritmet stresuese në punë dhe delegoni disa nga angazhimet tuaja tek dikush përgjegjës.

Peshorja

Sot çiftet do të kenë momente tensionesh, të provokuara mbi të gjitha nga diskutimet për arsye të kota, por në mbrëmje marrëdhënia do të rifitojë forcën e saj. Mërkuri intensifikon shanset e takimit për beqarët, të jenë të hapur ndaj ftesave dhe njohjeve të reja. Mos u stresoni për asgjë, edhe nëse keni të drejtë, duhet të siguroheni që puna të vazhdojë në një atmosferë të qetë dhe bashkëpunuese.

Akrepi

Ditë e madhe e mirëkuptimit për çiftet, në ajër ka edhe erë për bashkëjetesë për ata që janë në një marrëdhënie të gjatë, për të tjerët diçka më konkrete. Në këtë moment, shumica e shenjës gëzojnë kënaqësi të madhe! Beqarët do të jenë në gjendje të krijojnë miq të rinj, të rrisin kontaktet dhe të bëjnë takime befasuese! Periudhë e favorshme për ata që studiojnë dhe për ata që kërkojnë punën e tyre të parë, ata që tashmë kanë një punë do të synojnë më lartë.

Shigjetari

Sot ju do t’i jepni euforisë tuaj dhe entuziazmin me gjeste të vogla ndaj të dashurit/ës tuaj. Ndoshta kërkoni faljen për disa mungesa ndaj tij/saj Venusi ofron shumë mundësi për zemrat e vetmuara për të gjetur shpirtin binjak, përfitoni nga kjo! Urani sjell ndryshime pozitive në jetën tuaj profesionale.

Bricjapi

Një moment reflektimi do t’ju sjellë në vëmendje një mënyrë për të marrë në konsideratë marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nga ana tjetër, do të eksperimentojnë me takimet magjike dhe do të jenë në gjendje të habisin ata përreth tyre. Ju duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet e dëshiruara, dhe fatmirësisht nuk ju mungon energjia.

Ujori

Ata që janë në një marrëdhënie do e gjejnë veten duke menduar për dikë larg. Kthimi i mundshëm i atij zjarri të shuar është shumë pa shpresë, prandaj bëni kujdes. Momente gëzimi për shumë beqarë që mund të realizojnë takime të rëndësishme për dashurinë. Yjet do i keni në krah dhe do arrini të përfundoni me sukses projekte të reja.

Peshqit

Do keni ulje dhe ngritje në çift, por çdo herë do ju duhet të ringjallni zjarrin për të forcuar marrëdhëniet tuaja. Venusi siguron momente magjike. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos i besojnë sekretet e tyre çdokujt. Duke besuar intuitën tuaj dhe aftësitë tuaja do të jetë një bazë themelore për shmangien e gabimeve në punë.

SυΙmuesi i kombëtares shënon supergol në “Serie A” (Video)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Marvin Çuni ka shënuar golin e tij të parë në “Serie A”, dhe është një super-gol.

Goli i tij i ka dhënë avantazhin ekipit të Frosinones përballë Empolit, e konsideruar si derbi i shqiptarëve pasi në fushën e lojës dhe në stol ishin plotë 5 futbollistë me orgjinë nga Shqipëria.

Realizimi i Çunit ishte një kryevepër, me një assist nga Ibrahimovic, 17-vjeçari me origjinë shqiptare.

Çuni goditi me takë një top brenda zonës, ndërsa Etrit Berisha nuk arriti të ndalte topin që përfundoi në rrjetë.

https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1721600102748340459%7Ctwgr%5E492fbc5a40ceeffee9b973a9ab879c13870ff9cb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fsulmuesi-i-kombetares-shenon-supergol-ne-serie-a-video%2F&screen_name=elsufetyi58425

SkandαΙoze! Edυkatorja dhύnon barbarisht 3-vjeçaren në koρshtin ρrivat. E vogla dërgohet me këmbë të thγer në sρital (Video)

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.

Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”. U nisën në pediatric dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

Sabri Hoxha, ekspert mjekoligjor: Grafia është tregues i një thyerje të kofshës së majtë, të kockës femorale. Është një thyerje me zhvendosje, futet tek thyerjet e rënda e cila ka nevojë për ndërhyrje, por është në varësi se si e vlerësojnë mjekët specialistë në rastin konkret.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

“Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”

“Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”

“Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.”

“Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”

“Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.

Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.

Gazetari: Ndërkohë ishte edhe drejtoresha e kopshtit që ju kishte shoqëruar?

Denoncuesi: Po. Unë ju ktheva dhe e pyeta: Të lutem ku është vrarë se mua doktori më kërkon një informacion për ta mjekuar. Drejtoresha më kthehet që “kërkoj të hapen kamerat”, por nuk është vrarë asgjëkundi, por është pickuar, ndëkrohë pickim nuk kishte fare. Drejtoresha u kontaktua nga kopshti i saj privat, “ne i kapëm filmimet dhe vajza në orën 3 para se të merrnin në telefon ka qenë në gjumë dhe është ngritur nga krevati dhe sa është ngritur, nga forca e ngritjes, ka thyer këmbën”. Në atë moment, unë nga mërzia i thashë që “kjo nuk është një përgjigje që mua më nevojitet si prind dhe mjekut që të bëjë detyrën e tij me informacionet që ju japim ne si prindër”.

Gazetari: Ndërkohë një detaj që dua unë të ju pyes: Oficerët e Policisë Gjyqësore a ju pyetën tek Spitali i Traumës sepse është procedura kur kemi të tilla aksidente?

Denoncuesi: Unë ika para me vajzën, por një oficer i ishte drejtuar drejtoreshës, e cila i ishte përgjigjur që “jam njeriu i saj dhe jam duke i shoqëruar” dhe më tej kishte ardhur pas nesh. Oficeri e kishte lënë si rast familjar, ka ndodhur diçka dhe po sjellin fëmijën për ndërhyrje urgjence. Denoncimi u bë ditën e nesërme, datë 2 pasdite. Tek spitali dhe urgjenca, oficeri quhej Ergys Brahimaj.

Nga informacionet që emisioni “Stop” ka siguruar, kemi të bëjmë dhe me një shkelje të mjekëve të spitalit të Traumës të cilët nuk i janë drejtuar organeve kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi duhet të ishin drejtuar prokurorisë apo policisë.

Arben Llangozi, avokat: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer. Personeli mjekësor ka detyrimin ligjor të bëjë kallëzim për vepra penale të cilat i konstaton gjatë ushtrimit të detyrës së saj, por nuk e ka përmbushur spitali apo personat përgjegjës që janë marrë me këtë punë ose akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre./tvklan.al

Μiratohet ligji i ri! Nga 1 jαnari nuk mund të zhdogαnohen makinat më të νjetra se viti 2014

Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Veturat më të vjetra se 10 vite nuk lejohen të zhdoganohen në Kosovë, kësisoj Dogana e Kosovës ka bërë një rikujtim për qytetarët se automjetet më të vjetra se viti 2014, nuk do të mund të zhdoganohen nga janari, 2024.

Me ligjin për automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen.

“Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër), thuhet në nenin 44 të ligjit për automjete.

Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.

Ndryshe, shumë qytetarë kanë kundërshtuar ligjin që është në fuqi për automjete, ndërsa ekspertët vlerësojnë se importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet ka efekte negative.

Ka disa vite prej kur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka iniciuar plotësim-ndryshimin e ligjit për importin e veturave, ku kërkohet heqja e kufizimit të vjetërsisë, por që ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Sipas tij, ky ligj në Kosovë është krijuar me një standard të dyfishtë, derisa potencon se një gjë e tillë i duket e padrejtë, por që nuk po gjen pajtueshmëri të deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim.

“Këto kritere nuk janë as në Zvicër, as në Gjermani, as në vendet e Ballkanit që janë të anëtarësuara, që janë pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj mendoj që është e padrejtë dhe si e tillë kam kërkuar plotësim ndryshimin e ligjeve për automjete por fatkeqësisht nuk e kam gjetur pajtueshmërinë e deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim”.

Veturat më të vjetra se 10 vjet në Kosovë janë 80 për qind të amortizuara dhe se në këtë drejtim duhet të ketë një mbikëqyrje më të madhe nga organet shtetërore.

Kështu shprehet eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj duke shtuar se qytetari duhet të zgjedh ndërmjet veturës së re e me kosto të mirëmbajtjes më të lirë dhe asaj të vjetrës me çmim më të shtrenjtë.

“Automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vite konsiderohet si të amortizuar për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik. Ne e dimë se në Kosovë e kemi kontrollimin teknik periodik për automjetet zyrtare ose për ato që janë në shërbim për palën e tretë, si dhe kontrollimin e rregullt, sidomos e kemi kontrollimin e jashtëzakonshëm”.

Sipas tij, paralelisht me ndryshimin e Ligjit për Automjetet duhet të jetë edhe ndryshimi i Ligjit për Doganimin e Automjeteve.

“Paralelisht me ndryshimin e Ligjit për Automjetet duhet të jetë edhe ndryshimi i Ligjit për Doganimin e Automjeteve, për shkak se qytetarit duhet t’i ofrohet që përmes sistemit të lehtësimit të lehtësimit të doganave, duhet të ofrohet i njëjti çmim i 12-vjecarit me 6-vjecarin, ku në këtë formë atëherë do të kishim mundur ta ruajmë sigurinë në komunikacion, rifreskimin e veturave për një periudhë deri 5-vjeçare deri në 10-vjeçare, ku pastaj duhet të bëhet analizimi për futjen e ekotestit”.

Eksperti i komunikacionit thekson se procedurat aktuale të doganimit e kanë bërë të mundshme që të importohen veturat e vjetra.

Në vendin tonë mbetet në fuqi ligji me të cilin, një veturë mund të regjistrohet dhe të pajisjet me targat RKS, vetëm nëse është nga viti 2013-2023, konkretisht 10 vite më e vjetër nga viti ekzistues. Për një numër të madh të qytetarëve, regjistrimi i veturave të vitit 2013, është i pamundur.

Kjo për shkak se deri tek targat, më e lira do t’i kushtonte rreth 3500 euro, pa llogaritur blerjen e veturës në vendet evropiane dhe koston e importit deri në Kosovë. Në nenin 44 të Ligjit për automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

/Marrë nga Monitor

Ρυblikohet video/ Momenti kur shqiptari αrrestohet brenda ‘shtëρisë së bαrit’ në Angli

Arrestimi i një shqiptari në Britaninë e Madhe është kthyer në kryefjalë, pasi mediat publikuan ditën e sotme videon e këtij momenti.

20-vjeçari Marisol Bezati u arrestua një shtëpi bari në Peterborough, ku ai kudjesej për bimët e kanabisit. Në pamjet video, ai shihet sesi struket i trembur në divanin e tij teksa oficerët thërrasin ‘Policia!’ dhe hyjnë në dhomë.

Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe e prangosin, ndërsa ai u kërkon falje e shprehet se nuk di të flasë anglisht.

“Më vjen keq, më falni, nuk jam trafikant!”- thoptë ai.

Në video më pas tregohen bimët e kanabisit, që ndodhen në shumë nga dhomat e shtëpisë. Pas arrestimit, Bezat iëshët dënuar me 1 vit e gjysmë burg.