VIDEO/ E kap mat shoku adrës, Kristjan Asllani në υersionin si… këngëtar

VIDEO/

Kristjan Asllani po kalon një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij, kur duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe përveç aktivizimit si protagonist me Kombëtaren po bëhet i tillë edhe me Interin. Por nëse gjërat nuk shkojnë si duhet në karrierën e tij, mesfushori shqiptar mund të mendojë ndoshta edhe për një karrierë në muzikë.

“Talentin e fshehtë” të Asllanit e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Davide Fratezi, me të cilin Asllani ka kaluar disa orë pushimi sot, në ditën që trajneri Inzagi u kishte lënë të lirë futbollistëve pas fitores ndaj Atalantës.

null

Mesfushori i Interit ka filmuar lojtarin shqiptar teksa niste makinën dhe këndonte një këngë rap nga Sfera Ebbasta, duke e zënë në befasi Asllanin, video të cilën e publikoi më pas në rrjetet sociale për ndjekësit e tij. PanoramaSport

https://iframely.net/yp6vyD5

I ndëshkυar me 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, kush është 21 νjeçari që përρΙasi dy të rinjtë në trotυarin pranë Krγeministrisë

Jorgaq Thëngjilli, është 21-vjeçari që aksidentoi ditën e sotme (e dielë, 05 Nëntor), çiftin e të rinjve në trotuarin pranë Kryeministrisë.

Thëngjilli drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, ndërsa kishte tejkaluar limitet e shpejtësisë.

Mësohet se i riu është ndëshkuar edhe më herët nga efektivët, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Në sistemin e raportimeve të gjobave, Thëngjilli rezulton të jetë ndëshkuar deri në 20 herë si shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pse disa njerëz νdesin në gjumë dhe a ka ndonjë mënyrë për ta ραrandaluar?

Disa mund të shqetësohen për vdekjen në gjumë – por për fat, nëse nuk keni një gjendje të caktuar mjekësore, mundësia që kjo të ndodhë është relativisht e ulët.

Ka shumë arsye pse dikush mund të vdesë në gjumë, por ato zakonisht përqendrohen rreth tre organeve tona më të rëndësishme.

“Vdekja në gjumë zakonisht lidhet me zemrën, mushkëritë ose trurin,” tha për “Newsweek” doktor Milind Sovani, një konsulent në mjekësinë e frymëmarrjes në Nottingham University Hospitals NHS Trust.

Kur flemë, kemi më pak gjasa të jemi në gjendje t’i përgjigjemi sinjaleve që mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull me këto organe.

“Nëse qëndroj në këmbë dhe kam një pauzë prej 10 sekondash në rrahjet e zemrës sime, do të humbas mendjen dhe do të godas në dysheme fort dhe dikush do ta dëgjojë atë”, tha kardiologu Jack Flyer për “Wall Street Journal”, duke shtuar se kur jeni duke fjetur, ju thjesht nuk mund të reagoni ndaj simptomave tuaja”.

Sipas Sumit Chuh, drejtor mjekësor i Qendrës së Ritmit të Zemrës Cedars-Sinai, arresti i papritur kardiak (SCA) është përgjegjës për 90 për qind të vdekjeve të papritura dhe të papritura gjatë gjumit, të njohura edhe si vdekjet e natës.

Njerëzit në rrezik më të lartë të SCA përfshijnë ata me sëmundje të arterieve koronare, një zemër të zmadhuar ose një rrahje zemre të çrregullt (shpesh të shpejtë, të quajtur edhe fibrilacion ventrikular).

Një SCA është kur zemra papritmas ndalon së rrahuri, e cila nga ana tjetër ndërpret rrjedhjen e gjakut në organet kryesore dhe mund të çojë në vdekje – 22 për qind ndodh midis orës 22:00 dhe 06:00.

Apnea obstruktive e gjumit (OSA) gjithashtu mund të luajë një rol në vdekjen e papritur në gjumë. Njerëzit me OSA mund të kenë më shumë se 2.5 herë më shumë gjasa të përjetojnë vdekje të papritur kardiake midis orës 12 dhe 6 të mëngjesit sesa ata pa apnea obstruktive të gjumit.

OSA përfshin një ngushtim të muskujve në rrugët e frymëmarrjes, duke ndaluar shkurtimisht frymëmarrjen e një personi. Kjo shkakton mungesë oksigjeni dhe nga ana tjetër rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, gjë që doktor Sumit Chuh thotë se rrit rrezikun e SCA.

Sidoqoftë, vetë OSA shpesh nuk është shkaku i vdekjes së papritur në gjumë. Më shpesh lidhet me vdekjen e papritur gjatë natës kur një gjendje tjetër përkeqësohet, siç është një problem me zemrën.

Epilepsia është një gjendje e zakonshme që prek trurin, në të cilën njerëzit përjetojnë kriza të përsëritura. Për njerëzit, krizat e të cilëve nuk mund të kontrollohen plotësisht me ilaçe, vdekja e papritur në epilepsi (SUDEP) është shkaku kryesor i vdekjes. Megjithëse arsyet për SUDEP nuk janë plotësisht të qarta, ai shpesh ndodh gjatë natës dhe disa kërkime sugjerojnë se gjumi mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së tij.

Një goditje në tru mund të jetë gjithashtu përgjegjëse për vdekjen e papritur gjatë natës. Rreth 25 për qind e goditjeve në tru ndodhin gjatë gjumit dhe kushte si OSA gjithashtu mund të rrisin rrezikun. Ato ndodhin kur një mpiksje ose këputje e një ene gjaku pengon që gjaku të arrijë në tru.

Pa furnizim me oksigjen, qelizat e trurit vdesin dhe pjesët e trupit që kanë prekur zonat e kontrollit të trurit nuk mund të funksionojnë më siç duhet, gjë që përfundimisht mund të bëhet fatale.

Për ata me kushte mjekësore që mund të rrisin rrezikun e vdekjes gjatë gjumit, rekomandohet që të flasin me një mjek, i cili do të jetë në gjendje të marrë parasysh faktorë të tillë si stili i jetesës dhe historia familjare. Për të gjithë të tjerët, sipas doktor Chuh, rreziku i vdekjes së papritur është relativisht i ulët.

Për ta mbajtur këtë rrezik të ulët, mjekët rekomandojnë që të kujdeseni për shëndetin tuaj, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme dhe të mbani një dietë të shëndetshme.

Pas νdekjes merr fund ‘haremi’ i Berluskonit, 20 ναjza hυmbasin shtëpitë dhe…

Pas vdekjes së Silvio Berlusconit një lajm i keq vjen për vajzat të cilat merrnin pjesë në festat e tij private, të njohur si “Bunga Bunga”. Sipas medias italiane Corriere della Sera vajzat do të humbasin paratë dhe shtëpitë që u kishte dhuruar Berlusconi.

Fëmijët e Silvio Berlusconit do të ndërpresin ndihmën mujore financiare që manjati u kishte caktuar 20 vajzave të reja.

Një agjenci imobiliare e autorizuar nga trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian u ka dërguar një letër vajzave që kanë marrë pjesë në festat e famshme në Arcore, ku njofton ndërprerjen e këtyre përfitimeve “për shkak të vdekjes”.

Por përveçse duhet të kthejnë apartamentet para datës 31 dhjetor, vajzat e Via Olgettinas, në Milano siç i quan shtypi italian, humbasin edhe pagesën mujore prej 2500 eurosh të dhënë nga Berlusconi në të gjitha vitet e mëparshme.

Ishte vetë Berlusconi ai që pranoi në vitin 2013 në një nga seancat e procesit në të cilin u gjykua për ryshfet për dëshmitarët në çështjen Ruby, se i kishte dhënë secilës prej vajzave nga 2500 euro në muaj për darkat dhe festat e “Bunga Bunga”.

Sipas raportimit të “Corriere della Sera” vlerësohet se që nga marsi i vitit 2012, Berlusconi kishte paguar për vajzat gati 11 milionë euro.

Αksident i frikshëm në aυtostradën Tiranë-Durrës, makinat i hipin siρër njëra-tjetrës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një makinë është përplasur me një makinë tjetër para.

Por nga shpejtësia, makina para ka përfunduar mbi makinën që e përplasi.

Nga aksidenti nuk raportohet për dëme në njerëzi, por dëmet materiale janë të shumta.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur aksidentin e ndodhur.

Βυkuroshja shqiptare hoqi dorë nga muzika për tu bërë “agjente sekrete” në Gjermani

Këngëtarja e njohur Luar Arani, ka ardhur dje me një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel, ku ka zbuluar detaje që nuk i dinim më parë.

Gjatë kësaj interviste, artistja ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “fëmija pse”, sepse ishte më shumë kurioze seç duhej.

Ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që edhe pasi më ishin përgjigjur në pyetjen ‘pse’, kisha edhe një ‘pse’ për ‘pse’-në. Ndaj më ngeli “fëmija pse”. Kam qenë e urtë që bëja detyrat dhe gjërat e tjera, por flisja shumë.

Gjatë intervistës, Luar u shpreh se ende nuk e di se çfarë e bëri që të linte Shqipërinë për Gjermaninë. E pyetur nga modertorja Erjona Rusi, për profesionin që ushtron në Berlin, Luar zbuloi se punon agjente në sektorin financiar.

Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?

Pyetja një milion dollarëshe. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë, as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.

Në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.

Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar. Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.

Kemi parë shumë bashkëpunime vitet e fundit, dhe ti sikur po rikthehesh. Po mendon për një rikthim përgjithmonë në Shqipëri?

Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar piano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj ose këtej ose andej.

“Çmenden” mediat greke: Qyteti antik i zbuΙuar në Bυshat të Shkodrës, mund të jetë grek

Një prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike të viteve të fundit në Shqipëri, është nxjerrja në dritë e rrënojave të një qyteti antik pranë Bushatit në Shkodër.

Arkeologët polakë dhe ata shqiptarë kanë gërmuar për disa vite, duke arritur të zbulojnë pjesë të rëndësishme të qytetit antik ilir, që besohet se është “Bassania”, një qytet i përmendur në lashtësi por vendndodhja e të cilit ka qenë gjithnjë mister.

Por çudirat nga fqinjët tanë jugorë duket se nuk kanë të sosur. Një medie shumë e njohur greke në gjuhën angleze, por e njohur edhe për qëndrimet ekstremiste ndaj shqiptarëve “Greek Reporter”, pretendon se qyteti është me origjinë greke.

“Disa tipare të qytetit antik sugjerojnë një lidhje greke. Mbrojtjet e vendbanimit janë tipike helenistike. Arkeologët gjetën një portë të rrethuar nga dy bastione të mëdha dhe muret e qytetit do të kishin qenë më shumë se tre metra të gjera”, shkruan media greke.

Gazeta greke shkon edhe më tej duke e quajtur Lezhën antike, Lissios si qytet grek.

“Sipas historianit të lashtë grek Diodorus, Lissos aty pranë u themelua nga Dionisi i Sirakuzës në 385 para Krishtit. Sirakuza ishte një qytet i lashtë grek në Siçili. Dionisi thuhet se ka themeluar qytetin si pjesë e një strategjie për të siguruar tregtinë e Sirakuzës përtej detit Adriatik”, shkruan kjo gazetë greke.

Qyteti antik i Bassania-s njihet kryesisht për historianët modernë përmes shkrimeve të historianit romak Livi. Ai përshkruan se si, në vitin 168 para Krishtit, mbreti ilir Genti rrethoi Bassaninë gjatë Luftës së Tretë Ilire.

Ky është momenti kur banditët hedhin në erë bankomatin në qγtetin shqiρtar (Video)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi para dy ditësh në Ferizaj, në afërsi të pikës së një kompanie karburantesh, në bankomatet që ndodhen aty.

Në videot e publikuara në TikTok, shihen personat e armatosur duke vendosur eksploziv pranë bankomatit.

Nga hetimet e para, hetuesit kanë mësuar se synimi i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj.

“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrijnë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, njoftoi policia e Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, “grabitje e armatosur e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.?

Kujtojmë se, dy ditë më parë, dy zyrtarë të Policisë së Kosovës u sulmuan në Ferizaj nga katër persona që po tentonin të kryenin grabitje në disa bankomate në autostradën Ferizaj-Prishtinë.

Armë AK-47 u përdorën për të kryer sulmin në drejtim të patrullës policore, e dyshimet e para thonë se katër të dyshuarit që ishin të pajisur me armë të rënda, ikën nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur me një veturë karavan, ngjyrë e zezë.

Të dyshuarit ende nuk janë gjetur, e hetuesit policorë janë duke vazhduar punën për identifikimin e kapjen e tyre. E gjithë ngjarja ndodhi më 3 nëntor rreth orës 4:50 të mëngjesit.

https://vm.tiktok.com/ZMjWhsjtx/

Ήαbit Arjan Çani: Regjistrojeni, ja super “kυrthi” që Rama i ka ngritυr Berishës

Gazetari Arian Çani ka befasuar me deklaratën duke pohuar se ka zbuluar një super kurth që Kryeministri Edi Rama ia ka ngritur Sali Berishës.

Arian Çani insistonte se pas kryeministrit që nuk lëshon asgjë, fshihen arsye krejtësisht politike.

Rama është në kalkulim total. Berisha duhet mbajtur në këtë kuadër deri në vitin 2025 dhe Rama do ju thotë ndërkombëtarëve që këto po i bën një non grata. Duhen legjitimuar 100 e ca deputetë që do të marrë në 2025-ën. Fakti që ai nuk lëshon pe dhe nuk jep asgjë, ai përfiton nga kjo gjë.

Në sytë e ndërkombëtarëve kush po e thyen parlamentin? Non grata, jo Berisha. Është një super kurth i Rames dhe këtu do jemi, janë të regjistruara këto gjëra dhe do i shikoni.

Unë mendoj se liria fitohet me luftë jo me fjalë. Kjo që po bëjnë mos ndoshta fsheh një dobësi, për shkak se nuk arrijnë të mbledhin popullin opozitar në rrugë janë duke e bërë vetë detyrën. Mendoj se nuk po iu ecën mbështetja e popullit, tha Çani në një studio televizive.

‘Çmendet’ moti/ Ikën “Ciaran”, vjen “Domingos”, Eνropa nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër stυhi e frίkshme

Evropa Jugperëndimore po përgatitet për stuhinë e dytë të madhe që vjen nga Atlantiku.

Domingos tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali.

Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në Pas-de-Calais, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.

“Po fryn shumë! Por unë jam mësuar me të sepse vij nga Brittany. Ne donim të shmangnim stuhinë atje dhe erdhëm këtu”.

Domingos vjen pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën.

Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri.