Bosët e mafias u mblodhën nga e gjithë Italia jugore në një nga dasmat më të mëdha mafioze të vendit. Ndërsa të ftuarit napolitan, kalabrezë dhe sicilianë hanin biftek dhe pinin birrë në pritjen luksoze 12-orëshe, por ata nuk e dinin se detektivët kishin përgjuar dhëndrin, siçilianin Gioacchino Amico.
Dasma e tij e vitit 2021 në Villa Di Lorenzo pranë Palermos mund të kishte qenë një bashkim i tre bosëve mafioz më të mëdhenj të Italisë dhe policia kuptoi se kishte zbuluar fillimet e një aleance bandash kriminale. Amico, 37 vjeç, ishte përgjuar nga detektivët që hetonin këtë pakt në lidhje me këtë marrëveshje, e cila ishte fokusuar në rritjen e kontrollit të krimit të organizuar në Milano, në veri të Italisë.
Dhëndri thuhet se u mburr se në dasmën e tij do të merrnin pjesë 200 persona. Por një hetues i tha The Times se dasmat mafioze nuk janë për miqësi, por për të forcuar marrëdhënie të rëndësishme. Amico është akuzuar si një lojtar kyç në aleancën kriminale, megjithëse nusja e tij, Federica Buccafusca, nuk dyshohet të jetë një figurë mafioze, sipas policisë.
Muajin e kaluar Amico u arrestua si pjesë e Operacionit Hydra, një hetim nga Karabinierët, forcat e policisë paraushtarake të Italisë, mbi planet e dyshuara të mafias për të shpenzuar paratë e drogës për kontrata publike dhe ndërtime në Milano.
Hetuesi tha: ‘Amico dyshohet se ishte një ndërlidhës midis Cosa Nostra-s dhe mafiozëve të tjerë në Milano, kështu që ai ishte vërtet i lumtur për martesën e tij, e cila legjitimoi rolin e tij qendror.
Të ftuarit në dasmë përfshinin Antonio ‘Avokati’ Messina, i cili tani është në burg falë lidhjeve të tij me Matteo Messina Denaro, ‘kumbari i fundit’ i Cosa Nostra-s, i cili kaloi 30 vjet në arrati për vrasjen e 50 personave, përfshirë një djalë i tretur në acid. Një herë ai mburrej se mund të mbushte një varrezë me njerëzit që kishte vrarë. Të ftuar të tjerë përfshinin Giuseppe ‘Ninni’ Fidanzati, që përfaqësonte interesat e biznesit të Cosa Nostra me bazë në Siçilinë në Milano, së bashku me Massimo Rosi, i cili dyshohet se ka lidhje me mafian ‘NDrangheta’ .
Gjithashtu mendohet se fiton para nga trafiku i paligjshëm i mbetjeve, shantazhet dhe huazimet, zakonisht duke u ofruar kredi bizneseve në vështirësi dhe më pas duke marrë gradualisht kontrollin e tyre. I pranishëm në dasmë ishte edhe Emanuele ‘Dollarino’ Gregorini, për të cilin hetuesit thonë se ka lidhje me klanin napolitan Senese.
U hodhën dyshime nëse familjet e ndryshme mafioze po krijonin një superaleancë pasi një gjykatës vendosi muajin e kaluar se numri i arrestimeve të planifikuara në kuadër të Operacionit gjithëpërfshirës Hidra duhet të reduktohej nga 154 në vetëm 11.
Këngëtari Altin Shira mbushet në lot teksa flet për bashkëshorten dhe fëmijët.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, surpriza e bashkëshortes e kapi në befasi artistin, saqë ka nisur të tregoi se si u njohën dhe për familjen që formuan.
Pjesë nga biseda:
Erjona: Sa vjeç ke qenë kur je dashuruar me bashkëshorten që ke sot?
Altin Shira: 22-vjeç. Edhe ajo është po në të njëjtën moshë me mua 22.
Erjona: Sa të rinj.
Altin Shira: Të rinj, por kur ta bën zemra bam…
Erjona: Po si ta bëri zemra ‘bam’, na i trego içik si u njohët.
Altin Shira: Të them të drejtën, kur unë isha ushtar prindrit e mi ndërruan shtëpi. Kur mbarova ushtrinë, sepse atëherë nuk na jepnin leje, shkoj në lagjen e vjetër për të takuar shokët me të cilët isha rritur dhe më pas nisem për tek shtëpia e re.
Shikoj, nuk njihja njeri aty. Eksplorova pak, nja 6-muaj vija vërdallë, rrija aty dhe shikoj Edën. Ajo ishte fqinje dhe thash ‘ahh moj komshije’.
Erjona: Po pse, kot janë bërë këngë për komshijet. Po hë, ishte dashuri me shikim të parë.
Altin Shira: Po po patjetër.
Erjona: Po për Edën? Ishte dashuri me shikim të parë apo u desh pak kohë që t’ia fitoje zemrën?
Altin Shira: Jo, u desh pak kohë që t’i fitoja zemrën.
Altin Shira: Vazhdoja unë, aty me orë të tëra. Kur e mora vesh më mbrapa, Eda dëgjonte Michael Jackson, as nuk i pëlqente këngët e mija fare.
Erjona: Po, pse çfarë i këndoje asaj?
Altin Shira: Unë në atë kohë këndoja këngë korçare, serenata. Por me kitarë ato shkonin bukur.
Erjona: Serenata korçare, hajde hajde…
Altin Shira: Po ajo korçare është.
Erjona: Po kur me zërin tënd dhe këngët e tua nuk ra në dashuri, si ja fitove zemrën atëhere? Apo ishte djal serioz?
Altin Shira: Jo. Si çdo familje shqiptare që ka ato traditat, rregullat e veta. Unë vërtet e shikoja dhe më pëlqente Eda, por punët i bëra me familjen.
Erjona: Pra i bëre gjërat serioze me familjen? Kërkove dorën?
Altin Shira: Po, fola me prindrit dhe u thash që më pëlqen kjo vajza, e kemi komshie këtu afër. Më thanë ‘ouu, sa shpejt e gjete’.
Altin Shira: Jam në rregull sepse as nuk qava, as…
Erjona: Po pse po të qash, çfarë? Ku ka më bukur sesa një burr që qan për gruan?
Altin Shira: Në një intervistë që kam dhënë diku tjetër, më ngacmojnë disa shokët e mi. Aty doli Eda për të më përshëndetur dhe të them të drejtën u preka. Mu mbushën sytë me lot. Sa kam hapur telefonin, filluan të më ngacmonin shokët: ‘Po ça burri je? Po ku qan burri për gruan?” Por është më se normale që çdo njeri të emocionohet si për fëmijët, edhe për gruan sepse tek e fundit familja është shpirti dhe zemra e çdo njeriu.
Erjona: Ndihesh me fat besoj që e ke për krah?
Altin Shira: Shumë me fat, kam një familje të mrekullueshme.
Ish-presidenti, Bamir Topi ka folur mbi çështjen e ngritjes së akuzave nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij, duke theksuar se duhet të lihet drejtësia të bëjë punën e saj.
Në vijim të kësaj ideje, Topi kujton se në 30 vite, politika ka pasur ndikim mbi drejtësinë, duke nënvizuar se me rastin e 21 janarit, atij iu bë gjyq politik nga Sali Berisha.
“Sigurisht është një ngjarje që e ka bërë publikun të shohë dhe të mendojë dhe të presin se çfarë do të ndodhë. Ka njerëz që janë kundërshtar të zt.Berisha. Pra kundërshtarë politik. Unë skam asnjë lloj ndjesie personale çfarë ka ndodhur. SPAK-u ka vepruar mbi një akt-akuzë që i ka ardhur nga një deputet i Partisë Socialiste. Është futur në procedurën e vet sikur e kërkon ligji dhe çështja është në fazën kur i drejtohet gjykatës. Nuk mund të futem në natyrën procedurale. Tani historia është pak më e gjatë.
Ne jemi mësuar që pushteti i drejtësisë të jetë nën kontrollin e politikës. Mënyra se si e ka pas përjashtuar Kushtetuta emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. E mbani mend se si i rrëzonte kandidaturat e Gjykatës së Lartë pesë përnjëherësh. Ka ardhur koha që pushtetet të ndahen. A ndahen qartësisht? Sigurisht që jo!
Unë duhet të kisha filluar burgimin e përjetshëm, që ma ka bërë ky zotëria në seancat parlamentare dhe në Komisionin Hetimor për ngjarjet e 21 janarit. Në momentin që jep verdiktin dhe thotë ti je kryetar i grushtit të shtetit, këtu mbaron historia pasi verdiktin e jep politika. E mbanin mend komisionin hetimor për 21 janarin? Mbaroi pa një raport përfundimtar. Edhe kjo shkelje e Kushtetutës”, theksoi Topi në News24.
Një 27-vjeçare në Itali është arrestuar nën akuzën e vrasjes së dyfishtë të foshnjave të saj 4 muajshe.
Sipas policisë e reja ka mbytur dy fëmijët e saj një djalë dhe një vajzë, një akt që ka shokuar dhe vet forcat e rendit.
Monia Bortolotti nga Pedrengo, provinca e Bergamos , u arrestua sot në bazë të një hetimi të hapur nga prokuroria e Bergamos, e cila po hetonte vdekjen e dy fëmijëve, thuhet në media.
Arrestimi i Monia Bortolottit sot, pas hapjes së një hetimi pas vdekjes, në tetor 2022, të foshnjës dy muajshe.
Në vitin 2021, foshnjat 4 muajshe vdiqën në rrethana të ngjashme.
Lajmin e vdekjes së tij e ka dhënë vëllai i moderatores, Endri Vejsiu, përmes një postimi në Facebook.
“Pusho i qetë shoku im më i mirë, të kam shpirt baba”, shkruan ai.
Nga Alketa ende nuk ka ndonjë reagim për humbjen e madhe, ndërsa shpesh ajo na ka informuar përmes Instastory-ve se babai i saj ka qenë duke u kuruar në Romë.
Ministri i Jashtëm kroat, Grlic-Ramadan përpiqet të puthë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Reagimet në mediat sociale janë të zemëruara.
Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ministri i Jashtëm kroat, përpiqet me sa duket të puthë ministren e Jashtme gjermane në gojë në foton e përbashkët. Ky rast ka shkaktuar zemërim në Kroaci: “Zemërim me Gordan Grlic-Ramadan dhe mirëkuptim për Annalena Baerbock”.
Mediat raportojnë për një “moment të turpshmëm” në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin. Aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Ramadan për mungesë respekti dhe “dështim”, e quajnë “të shëmtuar”, kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t’i ikë puthjes.
Rada Boric bëri fjalë për një “gjest tërësisht të papërshtatshëm” dhe një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti.
Në media shkruhet se ai nuk ka turpëruar veten, por shumë kroatë. Gazeta “Jutarnji List” shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë.
Ish-kryeministrja kroate shkroi në X “puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?”
Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë “në mënyrë njerëzore” ministren.
Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës pritet që shumë shpejt të zhvendosen. Policia rrugore në bashkëpunim dhe me ministrinë e brendshme janë në fazën e studimit për një terren të posaçëm ku do të vendosen të gjithë mjetet.
“Jemi në fazat e studimit, në fazat e përgatitjes për të marrë një terren relativisht të madh, sepse bëhet fjalë për 20 mijë metra katrorë, ku do të akomodohen e gjithë kjo kategori. Aty do të mblidhen jo vetëm mjetet e braktisura, por edhe mjetet të cilat janë prova materiale, por dhe mjetet të cilat kanë mungesa dokumentacioni”.
Specialisti i Qarkullimit Rrugor Gerhard Baka thotë se janë rreth 1 mijë automjete të evidentuara që ose janë prej muajsh në të njëjtin vend, ose pronarët kanë zgjedhur rrugën për të reklamuar shitjen.
“Nga studimi që ne kemi bërë, mund të themi që rreth 1 mijë makina mund të jenë të konsideruara të braktisura në të gjithë territorin e kryeqytetit. Në momentin që neve do të na krijohet hapësira dhe mundësitë për të filluar aplikimin e këtyre masave, atëherë veprohet në këtë mënyrë që i vihet njoftimi dhe brenda dy javësh zotëruesi ligjo i mjetit ka detyrimin ta spostojë mjetin nga ai ambient, në rast të kundërt do veprojmë ne me mjetet tona ngritëse”.
Kjo situatë ka agravuar ndër vite duke bërë që të zihen hapësirat publike, ndërsa një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në vitin 2014 ku pati rezultat. /OraNews
Historia që do t’ju tregojmë është ndoshta nga më të veçantat dhe më të çuditshmet, por aspak e panjohur në ambientin patriarkal të një pjese të mirë të periferisë.
Ajo flet për një çift, Gertin dhe Esmanë. Dy të rinjtë dashurohen prej dy vitesh dhe duan të bëhen bashke, por problemi është se… Esmaja, perveç Gertit, është edhe me dikë tjetër. E di, ngjan pak e ngatërruar kështu, por le të nisim historinë tonë.
Jam njohur me vajzën në Facebook, kemi folur mbi një vit, pastaj jemi takuar në Fier, u përshtatëm dhe vendosëm të dy, bëmë fejesën në janar, dhe nisem të jetojmë në shtepinë e prindërve te mi. Jetonim shumë mirë, ishim shumë të lumtur.
Pra një ceremoni në të cilen nuk mungonte asgjë, bazuar ne tradita dhe me shpenzime, siç e do zakoni.
Deri këtu gjithçka normale. Një çift i ri që janë njohur ne rrjetet sociale, njëlloj si mijëra të tjerë, e që më pas e kanë konkretizuar në një lidhje. Ndërsa sot janë dy persona larg njëri tjetrit, ajo ka kërkuar ndihmë e duke qarë çdo ditë, s’ka qenë dëshira e saj asnjëherë. Pra sipas Gertit, pas 7 muajsh jetese të lumtur si çift mes tij dhe Esmasë, prindërit e paskan martuar vajzën me dikë tjetër, në një fshat pranë Beratit, pa miratimin e saj.
Këtu jemi përpara një historie sa absurde, aq edhe te dhimbshme, të një çifti të ndarë në mënyrë brutale.
Për më tepër, kur me një tradite patriarkale, babai e marton vajzën me një tjetër, pavarësisht se ishte e fejuar me dikë tjetër.
Dhe kjo është e tmerrshme. Nese do të ishte e vërtetë. Sepse në fakt, Esmaja kishte qenë e martuar më përpara.
Tani, gjërat nuk qenkan ashtu si na i tha ne fillim.
Esmaja kishte një burrë. Bie në dashuri me Gertin, lë burrin dhe fejohet me të dashurin. Pas 7 muajsh bashkëjetese ajo dërgohet nga babai edhe njëherë në shtëpinë e burrit, duke e lënë Gertin të zhytur në dëshpërim.
Por sidoqoftë dashuria i ka këto kapriçio dhe ne duhet t’i bindemi. Për me tepër që sipas Gertit ka edhe diçka te tmerrshme në këtë histori.
Por kur thuhet mjaft është mjaft. Nuk mund te vazhdohet më kështu. Prandaj Gerti ka vendosur që njëlloj si ciganët, ta rrëmbejë ish-të fejuarën, e cila përpara tij kishte qenë gruaja e një tjetri.
Duket se ky i ri e ka thurur fare mirë gjithë planin e rrëmbimit. Dhe ne, pranojmë ta shoqërojmë në këtë aventurë, që duket se do të jetë e këndshme. Prandaj të nesërmen që në mëngjes herët, nisemi nga Elbasani ku jeton Gerti, drejt Urës Vajgurore, atje ku sipas tij mbahet me forcë Esmaja, ish- e fejuara qe po vuan çdo ditë robërinë e bashkëshortit.
Pas dy orësh rrugë, mbërrijmë në pikën e takimit me Esmanëe.
Po asistojmë në një rrëmbim si qëmoti.
Gertin nuk e mban vendi dhe mezi pret të takohet me ish-të fejuarën e cila, mos harrojmë, më parë ka qenë gruaja e një tjetri.
Prit 10 minuta, 20, 30, 40. Pas një ore pritjeje, me Gertin që nuk ka asnjë plan rezervë, ndërhyjmë dhe pyesim rrotull për banesën e Esmasë. Pak minuta më vonë, ja ku jemi përballë saj. Për çudinë tonë, pavarësisht planit të rrëmbimit qe kishte thurur bashkë me ish të fejuarin, ajo nuk e kishte prishur aspak rutinën e saj ditore, dhe madje shfaqej e qetë përkrah burrit.
Fundja rrëmbimi është një tradite e dalë mode.
Kur vihemi përballë burrit të Esmasë, ai duket i hutuar.
Ndërsa nusja e ‘dhunuar sistematikisht’, është fare e qetë dhe e shkujdesur.
Sidoqoftë me idenë se burri mund ta dhunojë nga çasti në çast, nëse mëson të vërtetën, kërkojmë të gjejmë një shkak për ta marrë Esmanë mënjanë.
Pasi kemi dëgjuar çfarë na tha Esmaja, vendosim që të flasim hapur me burrin, dhe aty mësojmë diçka që si Gerti dhe ashtu edhe Esmaja na e kishin mbajtur të fshehur.
Këtu gjërat ndryshojnë dhe mundohemi të kuptojmë të vërtetat e kësaj historie që tashmë nuk është aq e këndshme sa dukej.
Madje aspak e këndshme…
Pasi dëgjon këto fjalë, burri i Esmasë shtanget dhe i pafuqishëm të reagojë, kërkon ndihmë me telefon tek babai i Esmasë, në një fshat tjetër.
Ok, me babain e Esmasë nuk e mbyllëm edhe aq mirë. Por le të kthehemi te Esmaja dhe burri.
Pas një debati pa fitues, duket qartë se Esmaja e ka ndarë mendjen për tu kthyer me Gertin. Ajo hyn nxitimthi në shtëpi për të marrë rrobat, ndërkohë që Kastrioti qëndron ende me shpresë se ajo do të ndërrojë mendje. Gjatë këtyre minutave, ai na tregon mesazhet e shkëmbyera me gruan, të cilat i ka të gjitha të ruajtura. Aty krijojmë një këndvështrim krejt tjetër të historisë.
Pavaresisht këtyrë, Esmaja është e vendosur që të ike nga shtëpia dhe të rikthehet për herë të pestë tek ish-i fejuari të cilin siç e mësuam nga mesazhet, e kishte lënë duke iu lutur ish-burrit për tu kthyer në shtëpi.
Duket që kjo grua e re 25 vjeçare, ka një koncept disi të ndryshëm për dashurinë dhe lidhjet e qëndrueshme.
Me të hyrë në makinë, Esmaja rikthehet edhe njëherë tek diskutimi i dhunës së bashkëshortit dhe babait.
Ajo çfarë thotë kjo nënë e re, është vërtetë e dhimbshme, por sidoqoftë dyshimet tona janë se nuk është aq e sinqertë në ato që thotë. Aq me tepër pasi njohëm bashkëshortin i cili për asnjë çast nuk foli me tone kërcënuese ndaj saj.
Sidoqoftë kur flitet për Gertin, fytyra e saj merr një tjetër shkëlqim.
Pak minuta më vonë, në makinë na bashkohet edhe i fejuari që më në fund ka arritur të kryeje rrëmbimin për të cilin bënte plane prej shumë kohësh. Për të qenë të sakte, ishte Esmaja që iku.
Me të mbërritur në Elbasan takohemi për herë të fundit me çiftin e ri, që nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri.
Dhe ju mendonit se kjo telenovele do të mbyllej këtu?
Mediat raportuan dje për një aksident me vdekje në Rrugën e Kombit pranë Kukësit.
Bëhet fjalë për Erlind Mustafajn, i cili humbi kontrollin e mjetit teksa po lëvizte në këtë aks për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë, ndërkohë që një tjetër u lëndua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Famlja Mustafaj pritet të kryejë ritet mortore për ta dërguar në banesën e fundit pas mesditës së sotme, ndërkohë që qyteti po qan të riun.