“Anijet tuaja në Mesdhe s’na trembin”, Hezbollau thirrje për Ιυftë Amerikës: Gati të ρërballemi me ju

Bejruti ishte bosh këtë të premte, si në një finale të Kampionatit Botëror. Të gjithë në shtëpi dhe në sheshet shiite ndiqnin live fjalimin e liderit të lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah.

“Libani është tashmë në fushën e betejës”, tha Nasrallah me zgjuarsi.

“Që nga 8 tetori ne kemi mbajtur të angazhuar një të katërtën e ushtrisë izraelite, gjysmën e mbrojtjes ajrore të saj dhe një pjesë të madhe të flotës së saj.”

Referenca është për ditën pas sulmit të Hamasit, por për të cilën shefi i Hezbollaut sqaroi më tej se ishte një sulm me ide “100 për qind palestineze”.

Nasrallah u ndal fort tek akuzat mbi SHBA-të, duke thënë se Amerika është përgjegjëse për krimet e Izraelit mbi civilët në rrip. Më tej i paralajmëroi amerikanët se kërcënimet e tyre nuk e trembin Hezbollaun.

“Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera nga Izraeli në Gaza. Ne nuk kemi frikë, kemi mjetet për t’u mbrojtur edhe nga anijet amerikane. Flotat tuaja në Mesdhe nuk na trembin dhe nuk do të na trembin kurrë. Amerikanët kërcënuan se do të bombardojnë jo vetëm Hezbollahun në Liban, por edhe Iranin. Unë u them amerikanëve se kërcënimet dhe frikësimet janë të kota. Ne kemi përgatitur gjithçka për t’u përballur me ju, ne jemi gati. Amerikanë, kujtoni humbjet tuaja në Liban, Irak dhe tërheqjen tuaj poshtëruese nga Afganistani”.

Kleriku në krye të Partisë së Zotit përdori gjithë retorikën e tij mjeshtërore. Ai filloi me tone të buta nga sfera fetare, duke lavdëruar “dëshmorët në rrugën për në Jerusalem” që sakrifikuan jetën kundër Izraelit, e me radhë Hezbollahun, luftëtarët palestinezë, ata të Brigadave Qassam (krahu ushtarak i Hamasit), civilët e Gazës duke përfshirë edhe gazetarët e vrarë.

“Të gjithë ata kanë të drejtën e shpërblimit të botës tjetër, që të shijojnë afërsinë e Zotit pa pasur pranë tyre amerikanë apo sionistë, të cilët sigurisht nuk pranohen në praninë e Tij”, tha Nasrallah.

Ndërkohë, sa i përket Hezbollahut, vlen të theksohet se grupi terrorist ka një kontroll tmerrësisht të fortë ushtarak dhe politik në Liban, dhe u përpoq të luftonte kundër Izraelit në vitin 2006, në një betejë që mori 1200 jetë.

Është një nga grupet joshtetërore më të armatosura në botë dhe është më i frikshmi nga aleatët e Iranit në të vetëquajturin “Boshtin e Rezistencës”.

Izraeli e ka parë prej kohësh grupin islamik shiit si një kërcënim më të madh se Hamasi për shkak të armatimit të tyre shumë më të avancuar, duke përfshirë raketat me precizion dhe rreze të gjatë.

Hezbollahu ka një rezervë prej 150,000 raketash dhe 60,000 ushtarë shumë të trajnuar, të mësuar me luftën pas fushatës së tyre brutale në Siri për të ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Bashar al-Assad .

Ekspertët besojnë se Hezbollau po ashtu posedon qindra raketa precize që kanë rreze veprimi deri në 160 milje dhe mund të godasin çdo pjesë të Izraelit. Arsenali i tyre besohet gjithashtu se përmban raketa antitank, anti-ajror dhe anti-anije, si dhe dhjetëra modele të ndryshme tankesh siriane.

Ρrishet motori në ajër, avioni me shqiptarë bëri disa rrotυllime në ajër

Avioni i linjës Tiranë-Bolonja i cili ishte nisur nga Rinasi, ku brenda tij udhëtonin pasagjerë shqiptarë ka përjetuar panik në ajër, pasi njëri nga dy motorrët ka dalë jashtë funksionit.

Grafika e mësipërme tregon se si avioni është rrotulluar disa herë në ajër, duke ngjallur panik tek pasagjerët.

Pas disa rrotullimeve aioni ka bërë ulje të detyruar në Bari.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albaëings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

Ήυmbi jetën në aksidentin trαgjik, kush është 29-vjeçari?

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje u regjistrua mesditën e së premtes në aksin rrugor Fier-Seman.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën Elidon Kulla, 29 vjeç, drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

LAJM I FUNDIT / Aνioni Tiranë-Bolonja bën ulje emergjente në Bari, iu ρrish një nga dy motorët 11 mijë metra mbi Adriatik

Një avion i linjës Tiranë-Bolonja ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Barit për shkak një defekti që ka patur në një nga dy motorët.

Siaps asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

“Se thatë që jam ρΙαkur”, Arjan Konomi bën ndrγshimi drastik në ραmje: Si ju dukem?

Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

Ndërkohë, disa orë më parë, Arjan Konomi është shfaqur i kuruar, me flokë të lyer dhe shkruan:

“Ça dini ju për lookun e ri!!Gati per filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thate qe jam plakur..
Si mendoni se dukem tani?”

U nis nga Zαgrebi, rrëzohet aνioni në Austri

Katër persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i nisur nga Zagrebi u rrëzua në Austri.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit, ndërsa raportohet se aksidenti ka ndodhur në rrethin Lintching, në një zonë pyjore, me një terren të vështirë dhe të pakalueshëm.

Avioni i vogël, Cirrus SR-220 është nisur nga Zagrebi dhe mendohet se ka pasur probleme, ende të paqarta që kanë shkaktuar edhe rrëzimin. Ndërkohë një helikopter i ambulancës , një mjek dhe tre mjete shpëtimit të Kryqit të Kuq, zjarrfikës si edhe policia u angazhuan në këtë zonë për gjetjen e trupave.

Sakaq Policia dhe ekspertët e aviacionit po shqyrtojnë rrënojat për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

/abcnews.al/

Gαzetarja: Meshkujt shqiρtarë nuk duan femra të zgjυαra, kanë frikë

Pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, sot ka qenë gazetarja Elsa Ymeri dhe sociologu i njohur Gëzim Tushi, ku kanë folur për pozicionin e gruas apo mashkullit në ambiente pune, karrierë etj.

Gazetarja Elsa Ymeri tregon se meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara dhe kjo është një nga arsyet pse ata mund t’i japin fund një lidhje, kjo sepse nuk duan të kenë sfida në jetë.

Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.

Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!

Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?

Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.

Sociologu Gëzim Tushi shprehet se gratë kanë një material gjenetik dhe biologjik shumë të mirë. Sipas tij ato janë në shumë ambicioze sesa burrat dhe se në Shqipëri nëpër ministri për fat të keq shumicën e posteve kanë drejtues meshkuj dhe jo femra.

Gëzim Tushi: Kanë rezultate, janë shumë ambicioze, kanë shpirtin e garës, e konkurrencës, etj. Ndërsa kur vjen puna për tek postet me përjashtim të Top Channel që është matrilineare, i ka drejtueset femra për fat, po të vini re nëpër ministri do të shikoni që ato pak vende, poste i kanë përgjithësisht meshkujt.

SHBA shρall Non grata zγrtarin e Ιαrtë shqiρtar

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja ë SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.

Sipas DASH-it, veprimet e sotme të SHBA-së dëshmojnë se Uashingtoni qëndron me ata në Kosovë që kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët e korruptuar publikë.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre”.

Po ashtu, nën sanksione janë vendosur edhe fëmijët e Krasniqit, Aulona dhe Olti Krasniqi të cilëve po ashtu nuk do t’iu lejohet hyrja në SHBA.

Aksident i rëndë në vend, ka të νdekur dhe të ρΙagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit është shënuar 1 viktimë dhe 1 person tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se kushtet meteorologjike dhe lagështia e madhe në rrugë janë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Nga pamjet e siguruara nga Klan News, shihet se makina e përfshirë në aksident tip “Volkswagen Passat” ka pësuar dëme të konderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policore e po ashtu zjarrfikëse.

Detaje të tjera priten në vijim.

Nisi te ρυnonte tokën me trαktor, shqiptarit i bυzëqesh fati dhe gjen thesarin e madh

Zbulimi arkeologjik në fshatin Turan të Tepelenës i përket shekullit III- II para lindjes së Krishtit. Konstatimi është nga specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini, i cili gjithashtu shton se ky ështënjë vlerësim paraprak.

Në një intervistë për Report arkeologu shprehet se raporti i bërë në terren do t’i kalojë Këshillit Kombëtartë Trashëgimisë për të dalë në një konkluzion final.

“Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore që ka ardhur, si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një va rr që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit.

Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, i cili do të përcaktojë më tej se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimist, potenciali i konsiderueshëm që zona. Kjo e shton më shumë hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë,”– shprehet arkeologu Maringlen Meshini.

Edhe banori i fshatit ka treguar lidhur me zbulimin e bërë rastësisht nga ai, duke treguar se pllakën e va rrit e kishte pikasur teksa ishte duke punuar tokën me traktor.

Gjetjet u zbuluan ditën e djeshme, krej rastësisht nga Kuçi, i cili ka lajmëruar menjëherë për gjetjet, brenda varrit të lashtë.