“Kam ρυnë me doktorin”- I νeshur me të zeza dhe kaρuç në kokë, i riu nxjerr nga çanta… ρistoΙetë çakmak!

Një i ri është shoqëruar nga efektivët pasi alarmoi Policinë e Shtetit me lëvizjet e dyshimta para Kuvendit të Shqipërisë.

Prej rreth 30 minutash ai ka lëvizur në mënyrë të dyshimtë në hyrje të Parlamentit.

“Kam punë me doktorin”, dëgjohej duke thënë teksa fliste në telefon. Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë.

Vijon…

Berisha ρΙas deklaratën e fortë: Kam dokυmentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drόgës të Edi Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me Kryeministrin Edi Rama, të mbështetur në prova. Berisha tha para mediave sot se “kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës.”

“Nuk ka gjë më të thjeshtë: rikthe të drejtat kushtetuese të opozitës, – shpjegoi Berisha lidhur me protestën që po bëjnë deputetët e opozitës në Kuvend. – Ua lexova para dy ditësh se është detyrim kushtetues ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.

Objektet i kemi përcaktuar, objekti është ligji i konfliktit të interesit. Po kjo e përvëlon Edi Ramën. Është ligji i TIMS-it. Kjo e djeg Edi Ramën, e djeg Taulant Ballën, e djeg Olsi Ramën.

A e doni të dini ju? Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës. I kam të TIMS, le të modifikojë sa të dojë Taulant Balla.

Po këto nuk i pranojnë ata, se janë në këtë vorbull. Për këtë jemi ne, për të hetuar njëri-tjetrin. Dhe këto komisione le të shtrihen te të gjithë. Zbatimi i ligjit të konfliktit të interesit të shtrihet te kryeministri, te të gjithë.”

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 2 Nëntor 2023

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese gjate kësaj dite. Partneri do iu qëndrojë gjate gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret nuk do kenë dëshirë ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe iu bëhen. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe do jeni me te qete ne këtë sektor.

Demi

Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen paksa me te qete. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do kenë fat ne dashuri. Mendohuni mire para se t’iu jepni përgjigje personave qe do iu propozojnë. Me financat duhet te tregoheni te matur sepse situata mund te përkeqësohet.

Binjaket

Do jeni shume provokuese me partnerin tuaj sot dhe kjo do e joshe edhe me tepe rate. Mbrëmja pritet te jete e zjarrte dhe mjaft emocionuese. Beqaret do kenë takime pa fund, por do e kenë te vështirë te marrin një vendim te rëndësishëm. Për sa iu përket financave, duhet thënë se Hëna do jete ajo qe do iu ndihmoje te zgjidhni problemet. Do jeni me te qete tashme.

Gaforrja

Nen mbrojtjen e planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese sot. Te dy me partnerin do jeni te qete dhe do mirëkuptoheni për gjithçka. Beqaret do jene me humor te mire dhe do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar duhet vepruar me kujdes dhe maturi. Shmangni transaksionet e mëdha apo edhe dhëniet e huave.

Luani

Partneri nuk do iu kuptoje sot dhe kjo do iu lëndojë jashtë mase. Do mbylleni ne vetvete dhe ambienti do behet shume i trishte. Për beqaret do filloje një etape e re dhe mjaft e bukur. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Ne planin financiar nuk duhet te ndiqni gjithmonë këshillat qe do iu japin miqtë sepse edhe mund te zhgënjeheni. Mbrojeni me tepër veten tuaj.

Virgjeresha

Dite e mbushur me gëzim dhe kënaqësi kjo e sotmja. Nuk do mërziteni aspak me ndonjë kritike qe mund t’iu beje partneri dhe do shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një miku te vjetër, por do ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat. Financat do jene te ekuilibruara kështu qe ne këtë plan mund te jeni te qete.

Peshorja

Do keni shume ide si ta bëni jetën tuaj ne çift me emocionuese sot dhe do ndiheni si ne ëndërr. Asnjë debat nuk do ekzistoje ndërmjet jush sepse nuk do lejoni askënd te ndryje. Beqaret duhet te tregohen me te kthjellet dhe ta kontrollojnë veten. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do kryeni shpenzime marramendëse.

Akrepi

Nuk do jeni shume te sigurte sot për vazhdimësinë e lidhjes qe keni krijuar dhe do flisni gjere e gjate me partnerin. Mundohuni t’ia shprehni gjerat ashtu si i ndjeni. Beqaret do kalojnë një dite reflektimi dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje. Te ardhurat do jene ne përgjithësi te privilegjuara. Do ketë përmirësime te ndjeshme dhe ju do ndiheni me mire.

Shigjetari

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do vazhdoje si çdo dite dhe nuk do përjetoni emocione te mëdha. Beqaret do jene shume kokëfortë dhe nuk do pranojnë kollaj ftesat qe do iu bëhen. E vështirë do jete edhe sot qe ata te krijojnë një lidhje. Financat do kenë disa tronditje te vogla për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni.

Bricjapi

Do kërkoni me shume stabilitet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë duhet te flisni me atë qe keni ne krah. Mundohuni te dy t’iu gjeni zgjidhje problemeve qe keni pasur. Beqaret do kenë mundësinë te takojnë një person me shume vlera. Sektori i financave nuk do jete ne gjendjen me te mire. Shmangni investimet e mëdha nëse nuk doni te keni vështirësi me vone.

Ujori

Nuk do e dëgjoni me vëmendje atë qe ka për t’iu thënë partneri sot dhe do bëni disa gabime te pafalshme. Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si e keni pritur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin edhe një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione te rëndësishme sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.

Peshqit

Me ne fund ata qe janë ne një lidhje do ndihen te lumtur pranë atij qe dashurojnë. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do kenë për çfarë te shqetësohen. Beqaret do e përdorin pa fund sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Gjerat do ndryshojnë për ju sot. Edhe sektori i financave do jete i privilegjuar. Do kryeni shpenzimet e duhura pa u shqetësuar.

“Ρritet të ρërfitojnë me mijëra shqiptarë”, DW: Qeveria gjermane miraton masa lehtësuese për emigrantët, çfarë parashikojnë rregullat e reja

Pritet të përfitojnë me mijëra shqiptarë! Sipas projekt-amendamentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022.

Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung (pezullim i dëbimit). Ata marrin të ashtuquajturin Beschäftigungsduldung, (që i mbron nga dëbimi). Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane vitin e kaluar akses në këtë ndryshim statusi kishin personat që kishin ardhur si refugjatë para 31 gushtit 2018.

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.

Por parakusht për të përfituar është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta

Mijëra shqiptarë me Duldung në fund të vitit të kaluar

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet

Sipas një përgjigjeje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me me mbi 7000. Numri i personave nga Kosova me Duldung në fund të vitit të kaluar ka qenë afro 5000, siç e mësoi DW nga ministria e punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Lehtësime të tjera, prej të cilave nuk përfitojnë shqiptarët

Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në tre, respektivisht, gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përfitojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.

Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azil në Gjermani prej këtyre vendeve, abuzon me sistemet sociale të Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t’i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.

Dënime të forta për trafikantët

Veç të tjerash, kabineti qeveritar rriti ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani. Është planifikuar që personat që sjellin në mënyrë të organizuar refugjatë në Gjermani. ose që trafikojnë armë, ose vënë në rrezik jetën e të miturve dënohen me mbi një vit burg dhe këto vepra konsiderohen krime. Kjo vlen edhe për ata që mundohen të anashkalojnë kontrollet e policisë duke prerë kordonin. Policia dhe prokuroria publike, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë sektor, do të lejohet të përgjojë edhe mjetet e telekomunikaconit të tyre.

Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dheLiberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane. Nëse këtë amandament do ta përkrahin edhe landet e opozitës kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shprehu optimizëm se qeveria federale dhe ajo e landeve do të punojnë së bashku për një paketë gjithëpërfshirëse të migracionit të hënën e ardhshme.

Fυndi i Berishës në ρolitikë, flet analisti i njohur: Ja pse i duhet PD-ja

Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë televizive, u shpreh se Sali Berisha është e qartë që është drejt fundit, por problemi është se ka një bestytni te radhët e atyre që e ndjekin që ai do lëri një pasardhës.

Mesa shoh unë, një pjesë aty pretendojnë që të jetë Luli i ardhshëm dhe disa të tjerë mendojnë që Berisha do të tërhiqet një ditë dhe ky do ta trashëgojë atë.

Ndërkohë, që është e qartë që Berisha nuk ka besim te cilido. Duke qene non grada, duke qene i sulmuar nga SPAK-u dhe ishte i detyruar.

Në këto kushte ai do ta vazhdoj vetë vallen, e para se nuk ka besim te njëri dhe e dyta se e ka PD-në tashmë dhe e do jo për të fituar, jo për të vazhduar opozitën, por për të mbrojtur veten nga amerikanët.

Në qoftë se ai ka një vartës aty, nuk ç’i duhet. Atij i duhet të mbrohet duke besuar që amerikanët nuk do ta sulmojnë sepse amerikanët nuk do duan të prodhojnë një lajm sikur Amerika po godet apo po burgos liderin e opozitës. Për kaq i duhet PD-ja’.

“I bëri të dyja ναksinat, por…”- Ndau lajmin e hidhυr për hυmbjen e motrës së tij, Agron Llakaj mesazh ndjekësve

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të motrës së tij.

Duke shprehur edhe falënderimin e tij për mesazhet ngushëlluese që ndjekësit e tij i kanë dërguar aktori i njohur gjen rastin të përcjell edhe një mesazh lidhur me virusin “Covid19”.

Llakaj shprehet se edhe pse motra e tij i beri të dy vaksinat mbrojtëse nga covid-i, ajo përsëri nuk ja doli. Ndaj ai u bën thirrje të gjithëve të kenë kujdes, të ruani veten dhe njerëzit tuaj. Më tej ai shton se virusi është i vërtetë dhe i rrezikshëm.

“Të dashur miq por jo vetëm, ju falënderoj nga zemra për të gjitha mesazhet e ngushëllimit më rastin e largimit nga jetë te motrës time të shtrenjtë, Fatbardhës.

Ishte vetëm 65-vjeçe i bëri të dyja vaksinat por zoti na e mori është “covid-i”i pabesë bashkë me falënderimin më lejoni t’ju them kini kujdes ruani vetën dhe njerëzit tuaj është me të vërtete vrasës i rrezikshëm dhe i vërtetë.

Zoti ju ruajt paçi shëndet dhe bekime në familjet tuaja, mirënjohje dhe respekt!“- shprehet në video aktori, Agron Llakaj.

Video Player

Ρυblikuan videon e αrrestimit të “Ujkut të Cërrikut”, e ρësojnë keq policët në Elbasan

Publikimi i një video, ku shihet Saimir Rexhepi, personazhi i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Ujku i Cërrikut” duke u shoqëruar nga policia, pak pas finalizimit të megaoperacionit “Tempulli”, gjatë të cilit ranë në pranga disa persona për shpërndarje të lëndëve narkotike, u ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Burime pranë policisë së Elbasanit thanë për A2CNN së ndaj efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit.

Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazie.

Droga e sekuestruar sipas policisë shitej në afërsi të shkollave, por “Ujku i Cërrikut” ka rezultuar se nuk është pjesë e 23 grupeve kriminale të pretenduara nga uniformat blu.

Policia ndoshta nuk e njihte, por u kujdes që video nga momenti i shoqërimit në komisariat të shpërndahej në media si një prej arrestimeve të “Tempullit”, ku “Ujku i Cërrikut” shihet teksa del nga automjeti i prangosur dhe me kurorë në kokë.

Me sγtë nga Zoti, tre fëmijët ρresin në shtëρi bαbanë në gjendje kome në Gjermani

Ka rezultuar me përmasa tragjike aksidenti i rëndë në një kantier ndërtimi në Hafen të Hamburgut në Gjermani. Katër shqiptarë punëtorë ndërtimi humbën jetën pasi skela që po punonin u shemb ndërsa një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

33-vjeçari Alfred Visha, baba i tre fëmijëve të mitur ndodhet në gjendje kome në një spital të Hamburgut. Daja i tij tepër i shqetësuar tregon për News 24, se fati i keq bëri që ai të ishte bashkë më shqiptarët e tjerë mbi skelën e mbingarkuar kur materiale ndërtimi dhe hekuri i ranë përsipër.

Zemra e fortë duket se e shpëtoi 33-vjeçarin. Si shumë shqiptarë të tjerë, për të siguruar jetën e 3 fëmijëve të mitur në një fshat të thellë të Matit, Alfredi shkonte në Gjermani për punë sezonale cdo 3 muaj me pasaportë shqiptare, dhe më pas kthehej.

Dajes i kishte rrëfyer se në kantier punonte në të zezë, sfilitej me orare të tejzgjatura, me siguri të dyshimtë teknike dhe për gjithcka paguhej 10 euro në orë.

Një apel Luan Cemenja e ka për shtetin. Ai kërkon ndihmë pasi kushtet ekonomike te familjes në Mat janë të vështira. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, punëtor ndërtimi në atë skele me origjinë nga Dibra.

Fαmiljarët shohin tmerr me sy, i riu humb jetën ραpritur para tγre

Një i ri nga Shkodra ka ndërruar jetë në mesnatë në banesën e tij, teksa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.

“Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.