Shqiρtari i dënυαr përjetë në Greqi shρallet i ρafajshëm

Pas 9 vitesh zbulohet e vërteta mbi vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë, ngjarje në të cilën u përfshi 54-vjeçari me origjinë shqiptare, Jani Zoto.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica në vitin 2015 dhe ishte dënuar me burgim të përjteshëm. Viktima me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve bashkëjetonte me shqiptarin prej vitesh.

54-vjeçari kishte mohuar përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë por me faktet e reja që dolën në dritë u provua pafajsia e tij. I akuzuari tashmë është liruar me kushtin që të mos dalë jashtë vendit dhe paraqitjen e tij një herë në muaj në komisariatin pranë vendbanimit të tij.

Gjurmët e gishtërinjve të zbuluara në vendin e krimit i përkisnin një pakistanezi, i cili jetonte me bashkatdhetarët e tij në një apartament në katin e parë të pallatit ku jetonte edhe çifti.

Autori është arrestuar në Gjermani për vjedhje të një dyqani dhe pas një hetimi u zbulua që ai ishte autori i vrasjes në ishullin Kos të Greqisë.

Sipas mediave greke, ai ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 Prill 2014 rreth orës 13:54 dhe ishte vetë Jani Zoto ai që kishte telefonuar policinë. “E kanë vrarë, nuk e besoj kush e ka bërë këtë”, kishte deklaruar shqiptari në momentin që kishin ardhur oficerët e policisë.

Nga ajo që shkruajnë mediat greke mësohet se shqiptari kishte qenë në punë në momentin kur edhe është kryer vrasja./Klan News

Gati ρrangat, gazetari i njohur zbulon praραskenat e bυjshme: Ilir Meta ka kërkuar aziΙ poΙitik në këtë shtet të BE-së

Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta mund të ketë kërkuar azil në Hungari.

Teksa komentoi konferencën për shtyp të Metës një ditë më parë, ai u shpreh se Meta iu duk i trembur, si edhe ish-pushtetarët që presin nga momenti në moment që drejtësia t’u trokasë në derë.

Ndiqni videon:

Emrat/ Rënia e skeΙës në Gjermani, kush janë shqiρtarët që hυmbën jetën

Shembja e një skele në një kantier ndërtimi në Gjermani ka qenë fatale për 4 shqiptarë që humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kome.

Albert Zorba nga Elbasani, Rruzhdi Hoxha nga Kukësi dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë viktimave që humbën jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës, ndërsa Alfred Visha ndodhet në gjendje kome.

Mbrëmjen e së martës është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup, ndërsa një tjetër ende nuk është nxjerrë pasi ndodhet në fund të boshtit të ashensorit i mbuluar nga rrënojat.

Shqiptarët të cilët po punonin në kantierin e ndërtimit ishin të pajisur me dokumente pune bullgare false dhe një gjë e tillë e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet gjermane.

Ata ishin të kontraktuar si punonjës në një kompani në pronësi të një shqiptari nga Kovosa, i cili pas ngjarjes tragjike është zhdukur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës teksa shqiptarët po punonin në katin e tetë të një pallati në zonën e HafenCity.

Gazetari Hoxha bën dekΙaratën e fortë: Isha dëshmitar kur Berisha u shoqërυa në ρolici, çfarë ka ndrγshuar që atëherë

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Poli Hoxha foli për shoqërimin e Sali Berishës në polici, në vitin 2000.

Zoti Hoxha tha se atëherë Berisha kishte një mbështetje të madhe, ndërsa të njëjtën skenar priti të ndodhte edhe kur u njoftua për akuzat e SPAK, por nuk pati të njëjtën mbështetje nga demokratët.

“Unë isha dëshmitar kur është shoqëruar për herë të parë Sali Berisha, në nëntor të 200, me urdhër të Ilir Metës. Forcat Speciale dhe Renea nxjerrin shoqëruesin, sepse si ish-president kishte ende shoqërues të gardës dhe shoferin dhe e marrin në makinën e tyre.

Por asokohe u mbush sheshi para PD, ora 23.00 vendi plot. Jo vetëm sheshi para PD, por edhe rruga para drejtorisë së policisë në Tiranë.
Berisha të shtunën bëri një test që pakkush e kuptoi. U fut në orën 09.00 në konferencë dhe doli në orën 11.00.

Ishte si puna e atij që ka një vaki në shtëpi dhe i mban sytë nga dera, të mbajë shënim se kush po i gjendet në hall.

Çfarë ndryshimi ka nga viti 2000?

Sali Berishën sot nuk po e ndjekin as demokratët e tij dhe jo më shqiptarët e thjeshtë. Kërcënoi me protesta nuk iu bashkua askush, kërcënoi me revulocion, iu fiket”, u shpreh Hoxha

Aksidenti trαgjik, identifikohen dy shqiptarët që hυmbën jetën në Ήαmburg të Gjermanisë

Rruzhdi Hoxha nga Kukësi 33 vjeç dhe Albert Zorba nga Elbasani 31 vjeç janë dy shqiptarët e identifikuar si viktima në aksidentin gjatë punës që ndodhin mëngjesin e së hënës në Hamburg të Gjermanisë.

Së bashku me kolegët e tyre po ashtu shqiptarë, Hoxha dhe Zorba humbën jetën tragjikisht teksa një skelë e një pallati në ndërtim ku punonin të rinjtë u shemb.

Ata ishin pajisur me dokumente pune bullgare false ku punonin në të zezë në Gjermani si të kontraktuar, punonjës në një kompani në pronësi një shqiptari nga Kosova i cili pas ngjarjes së rëndë është zhdukur, sipas joq.

Aksidenti

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Shërbimet e urgjencës që mbërritën fillimisht gjetën tre të vdekur dhe një punëtor me lëndime të forta të rrezikshme për jetën.

Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, operacioni në kantier ishte gjithashtu i rrezikshëm për jetën e zjarrfikësve. Vendi i ndërtimit u evakuua plotësisht.

Hetimet

Ende është e paqartë se përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falenderuar edhe shërbimet e urgjencës.

Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg. Më 2 shtator 4 punëtorë ranë nga skelat në një aksident të ngjashëm në një kantier ndërtimi në urat Elba, Hamburg, jo shumë larg Hafencity, të cilët u plagosën dhe disa prej tyre ishin në rrezik për jetën.

Gruaja heΙmon për νdekje partnerin vetëm disa orë pasi ai i trαshëgoi 30 milionë dollarë

Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA -së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë .

Ina Thea Kenoyer u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Neë York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.

Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen me shpëtimtarët që e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.

Ekspertiza tregoi helmimin si shkak të vdekjes .

“Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë, i cili falënderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin.

Pas arrestimit të saj, Kenoyer po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.

FOTO/ 4 shokët νdiqën, ky është i riu në gjendje kome që ra nga kati i tetë në Gjermani

Katër shqiptarë vdiqën tragjikisht në Hamburg pasi skela e pallatit në ndërtim në Gjermani u rrëzua duke rënë nga kati i tetë.

Dy nga viktimat janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka, sipas dëshmisë së dajës së të plagosurit, Alfred Disha.

Luan Cemenja, daja i të plagosurit, deklaroi se nipi i tij i plagosur është në gjendje kome.

Shqiptarët po punonin në ndërtim, kur një skelë, sipas mediave gjermane ka rënë nga kati i tetë.

ΡΙas keq në Top Channel, Ledion Liço merr vendimin e ραpritur për Arbana Osmanin

Lajmi i mbrëmjes së djeshme se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë. Edhe pse nuk ka ende një konfirmimin nga ana e saj, disa prej ndjekësve e pritën mirë këtë ‘ide’.

Ndërsa të tjerë u shprehën kundër, duke thënë se pa Arbanën nuk do të ketë ‘BBV’ e se ajo është e vetmja që mund ta prezantojë më së miri këtë ‘reality show’.

Vërtetësia e këtij lajmi nuk dihet ende, por një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.

Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Mos ndoshta, kjo ishte një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?

Zhdυket i riu shqiptar në Greqi, autoritetet greke ngrenë aΙarmin: Mund të jetë në rrezik për jetën

Në Greqi është ngritur alarmi për zhdukjen e një 29-vjeçari shqiptar. Mediat dhe policia greke kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit Angjelo Avdiu, baba i një fëmije, nga zona e Bartholomios Ilias.

Sipas informacioneve, i riu është parë për herë të fundit mëngjesin e së dielës dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim nga të afërmit e tij. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 29-vjeçari ka lënë në shtëpinë ku banonte të gjitha sendet e tij personale , si paratë dhe celularin, çka tregon se e ka të vështirë të jetë larguar nga zona.

Në kushte të tila sot është bërë denoncimi dhe janë publikuar të dhënat e tij me kërkesë të familjes, pasi mund të ketë arsye që i vënë në rrezik jetën.

Avdiu ka gjatësi 1,85 m, ka peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të zinj. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me Drejtoritë e Policisë në Greqi si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen e tij.

Rγanair nis flυturimet në Shqipëri

Kompania ajrore Ryanair ka nisur për herë të parë fluturimet në Shqipëri. Udhëtimi i parë u krye dje (31 Tetor) nga Tirana drejt Romës.

“Ryanair” do të kryejë 200 fluturime në javë në Shqipëri në 17 destinacione.

Nisjen e operimit të kësaj linje ajrore në Shqpëri, e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama.

Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 Euro për një drejtim gjatë sezonit të dimrit. Fluturimet e përditshme do të jenë drejt Bolonjës, Brukselit, Prizës, Romës, Venecias dhe të tjera destinacioneve europiane.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/891497672345895?ref=embed_post