Gruaja heΙmon për νdekje partnerin vetëm disa orë pasi ai i trαshëgoi 30 milionë dollarë

Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA -së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë .

Ina Thea Kenoyer u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Neë York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.

Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen me shpëtimtarët që e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.

Ekspertiza tregoi helmimin si shkak të vdekjes .

“Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë, i cili falënderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin.

Pas arrestimit të saj, Kenoyer po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.

FOTO/ 4 shokët νdiqën, ky është i riu në gjendje kome që ra nga kati i tetë në Gjermani

Katër shqiptarë vdiqën tragjikisht në Hamburg pasi skela e pallatit në ndërtim në Gjermani u rrëzua duke rënë nga kati i tetë.

Dy nga viktimat janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka, sipas dëshmisë së dajës së të plagosurit, Alfred Disha.

Luan Cemenja, daja i të plagosurit, deklaroi se nipi i tij i plagosur është në gjendje kome.

Shqiptarët po punonin në ndërtim, kur një skelë, sipas mediave gjermane ka rënë nga kati i tetë.

ΡΙas keq në Top Channel, Ledion Liço merr vendimin e ραpritur për Arbana Osmanin

Lajmi i mbrëmjes së djeshme se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë. Edhe pse nuk ka ende një konfirmimin nga ana e saj, disa prej ndjekësve e pritën mirë këtë ‘ide’.

Ndërsa të tjerë u shprehën kundër, duke thënë se pa Arbanën nuk do të ketë ‘BBV’ e se ajo është e vetmja që mund ta prezantojë më së miri këtë ‘reality show’.

Vërtetësia e këtij lajmi nuk dihet ende, por një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.

Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Mos ndoshta, kjo ishte një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?

Zhdυket i riu shqiptar në Greqi, autoritetet greke ngrenë aΙarmin: Mund të jetë në rrezik për jetën

Në Greqi është ngritur alarmi për zhdukjen e një 29-vjeçari shqiptar. Mediat dhe policia greke kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit Angjelo Avdiu, baba i një fëmije, nga zona e Bartholomios Ilias.

Sipas informacioneve, i riu është parë për herë të fundit mëngjesin e së dielës dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim nga të afërmit e tij. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 29-vjeçari ka lënë në shtëpinë ku banonte të gjitha sendet e tij personale , si paratë dhe celularin, çka tregon se e ka të vështirë të jetë larguar nga zona.

Në kushte të tila sot është bërë denoncimi dhe janë publikuar të dhënat e tij me kërkesë të familjes, pasi mund të ketë arsye që i vënë në rrezik jetën.

Avdiu ka gjatësi 1,85 m, ka peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të zinj. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me Drejtoritë e Policisë në Greqi si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen e tij.

Rγanair nis flυturimet në Shqipëri

Kompania ajrore Ryanair ka nisur për herë të parë fluturimet në Shqipëri. Udhëtimi i parë u krye dje (31 Tetor) nga Tirana drejt Romës.

“Ryanair” do të kryejë 200 fluturime në javë në Shqipëri në 17 destinacione.

Nisjen e operimit të kësaj linje ajrore në Shqpëri, e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama.

Fluturimet e “Ryanair” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 Euro për një drejtim gjatë sezonit të dimrit. Fluturimet e përditshme do të jenë drejt Bolonjës, Brukselit, Prizës, Romës, Venecias dhe të tjera destinacioneve europiane.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/891497672345895?ref=embed_post

36-vjeçari hυmb 11 ρjesëtarë të familjes në Gaza: Kisha ëndrra për të gjithë fëmijët e mi

Konflikti Izrael-Hamas i ka sjellë humbje shumë të mëdha 36-vjeçarit nga Gaza, Khalil Khader. Teksa ka qenë duke ushtruar profesionin e tij si inxhiner elektronik në spitalin Al-Najjar në Rafah, një bombë ka shpërthyer në afërsi të shtëpisë së tij.

“Një bombë e fuqishme shpërtheu. Fqinjët e mi po vinin në spital. Kështu që unë pyeta: Ku ishte bombardimi? Dhe ata më thanë: “Ishte rreth shtëpisë sate”. M’u desh të vrapoja në vendndodhje për të kontrolluar familjen. U përpoqa të telefonoja, por askush nuk po përgjigjej. Dhe siç mund ta shihni… e gjithë shtëpia ishte bombarduar”, tregon ai për BBC News.

Njëmbëdhjetë anëtarë të familjes së tij u vranë, në mes të viktimave ishin katër fëmijët e tij, dy motrat e tij, babai i tij 70-vjeçar, vëllai dhe kunata e tij dhe dy vajzat e tyre.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij u plagos rëndë. Ajo po trajtohet për djegie dhe lëndimet e tjera të marra nga shembja e shtëpisë.

“Unë kisha ëndrra për secilin nga fëmijët e mi. Ibrahimi ishte i pari në shkollën e tij dhe unë ëndërroja ta shihja atë si mjek një ditë. Amal ishte shumë kreative, i pëlqente të vizatonte. Dhe më tregonte vizatimet e saj. Kinani ishte shumë lozonjar – të gjithë e donin. Dhe ai kujdesej për motrën e tij të vogël. Ai ishte gjithmonë aty për të mbrojtur Rozën dhe thoshte: “Mos e prek, ajo është fëmija im!” Dhe tani ata janë zhdukur të gjithë”, rrëfen mes dhimbjes 36-vjeçari.

Khalili është ende në kërkim të trupit të motrës së tij nën rrënoja./tvklan.al

Ρυblikohen ραmjet e sherrit ku u ρërfshi Mark Frroku, kamerat kapin ρersonin që qëΙΙoi me αrmë

Besnik Toma është i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit.

Nga kamerat e sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit ësht siguruar një foto ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.
Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.

Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit.

“Ish-ministri ‘digjet’ ρrej fαksit të Gërdecit për Shkëlzenin”, anëtari i PD nxjerr emrat: Dy deρυtetët demokrat do të shρallen non grata

Anëtari i PD Sidi Hasanaj nga emisioni foli për persona të tjerë të shpallur non grata nga Britania e Madhe.

Ai pëmendi Klevis Balliun dhe Aldo Bumçin. Ky i fundit sipas tij është në listën e non grata në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

“Në bisedë informale të kanë thënë se zoti Klevis Balliu mund të shpallet non grata. Atë e tha Berisha që edhe Klevis Balliu është në dosjen non grata, unë hulumtova kush është arsyeja që u shpall non grata. Për një arsye, është zgjedhur një skemë nga BE.

I kanë dërguar emra SPAK ku thuhet se janë non grata dhe të hetohen për pasurinë. Këto furnizojnë bunkerin anti perëndimor që do të shkatërrojnë reformën në drejtësi dhe ta kthejnë te Gjin Gjonajt. Pse është nisur hetim pasuror ndaj Baçit. Arsyen ia thashë: lidhje biznesi me familjen Berisha. Në dijeninë time, është Aldo Bumçi, non grata për letrën e faksit që është dërguar faksimilja për Shkëlzen Berishën dhe Fatmir Mediun për Gërdecin të cilën ai e mohon thotë e falsifikuar. Prokurorët e SPAK kanë vajtuar në FBI sepse do hapet kutia e pandorës. Do hapen deklaratat e të ndjerit Kosta Trebicka e Afrim Diverolit për Gërdecin, nuk mundet PD që të mbajë në kurriz prindërit që kërkonin nëpër fushat e Gërdecit fëmijët”.

Hasanaj hodhi akuza edhe ndaj Edi Palokës.

“Edi Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik në emër të bashkëshortes tre katër ditë pas zgjedhjeve të Kukësit, në Spille”.

A e dini ρërse b ύrrat zënë dαs.hnore edhe kur kanë g rα apo të d αshύrα?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të dashura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten të zënë dashnore.

Ato tundohen prej tyre nga disa faktorë që lidhen me pamjen e jashtme, kuriozitetin si dhe dëshirën për shtigje të reja.

Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore janë disa dhe ne po i renditim më poshtë:

1.Dashnorja është e disponueshme dhe është gati që t’i bëjë të gjitha “detyrat” dhe t’i kryejë detyrimet që ka ndaj tij në rolin e dashnores.

2.Ai mund të hyjë dhe dalë kur të dëshirojë. Në banesën e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.

3.Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë, etj.).

4.Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo nuk ka të drejtë të bashkëvendosë, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur që në fillim se për çfarë është fjala.

5.Ai kënaqet me këtë lidhje sepse i plotësohet çdo dëshirë, sidomos ca të tilla intime që me gruan zor se i bën.

6.Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo nuk e lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijë.

LAJM I FUNDIT/ Kërcënohet pranë gjγkatës Ρrokurori i njohυr

Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një shtetas tjetër ditën e sotme pranë Gjykatës së qytetit, ndërsa prokurori ka kallëzuar penalisht shtetasin Andon Qako.

Mësohet se Gripshi është ofenduar dhe kërcënuar nga Qako për shkak të detyrës së tij teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.

Sakaq raportohet se pasi ka ndaluar gjykatësin dhe e ka ofenduar e kërcënuar, për Andon Qakon është kërkuar shoqërimi i tij i menjëhershëm.

Konfirmohet se shtetasi që kanosi Prokurorin e Rrethit është Andon Qako,një qytetar beratas që mbron kauzën e kafshëve, ndërsa raportohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit.