Κërcasin ρrangat për “kokat” në Shqipëri, Dυmani me ρrokurorë dhe oficerë të BKH-së nisen në Uashington

Kreu i SPAK, Altin Dumani së bashku me disa prokurorë dhe oficerë të BKH-së janë nisur në Washington në kuadër të trajnimeve.

Pritet që gjatë takimit të kenë takime dhe me kolegët amerikanë të FBI-së.

Po kështu në axhendën e Dumanit parashikohen dhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.

“Ηistori e frikshme”/ Klodiana Lala plas dekΙaratën e fortë dhe paraΙajmëron: Sapo ka nisur e gjitha, në ‘Kepin e Rodonit’ po ρërplasen grupet më të fυqishme kriminaΙe

Gazetarja, Klodiana Lala ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Kepin e Rodonit” ku disa persona u konfliktuan për pronat.

Lala thotë se mafia e pronave e ka kapur për fyti shtetin dhe se në “Kepin e Rodonit” po përplasen grupet më të fuqishme kriminale.

Sipas saj dokumentat tregojnë një histori të frikshme që një zot e di sa kosto të renda do të ketë.

“Mafia e pronave e ka kapur për fyti shtetin. Në ‘Kep të Rodonit’ po përplasen grupet më të fuqishme kriminale. Sapo ka nisur e gjitha. Dokumentat tregojnë një histori të frikshme që një zot e di sa kosto të renda do të ketë.”, shkruan Lala në rrjetet sociale.

Këtë të hënë u vu në pranga ish-deputeti Mark Frroku lidhur me konfliktin në fjalë dhe mbi të rëndojnë akuzat Kanosja”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja?

Policia bëri publike sherrin e ndodhur një ditë më parë në “Kepin e rodonit”.

Disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje gjithashtu është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

https://web.facebook.com/klodiana.lala.7/posts/6831076250339844?ref=embed_post

Trαgjike në Gjermani/ Bie skeΙa e ashensorit, tre punëtorë të vdekur. Dγshohet se janë shqiptarë

Hamburg- Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani.

Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb.

Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit.

Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.

“Kur kam qenë unë grek…”/ “Nuk kam ardhυr për sherr”, Ardit Bido debαt me anëtarët e minoritetit në Ήimarë

Profesori i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ardit Bido, njëherazi edhe autor i librit “Beteja për 20%- Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol e Himarë”, ka zhvilluar një bisedë të hapur me anëtarë të minoritetit në Himarë.

Gjatë diskutimit për vetëdeklarimin në pyetësorin e Censusit, i cili po zhvillohet së fundmi, Bido është përfshirë në debat me qytetarët që morën pjesë në diskutimin e hapur.

Një prej qytetarëve i është drejtuar Bidos duke i thënë “kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare”, në mes të debatit për vetëdeklarimin në census.

Debati ka kaluar te kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, me një nga qytetarët që i ka thënë Bidos ta pyesë Belerin nëse është grek apo jo. Bido është shprehur se Beleri ka bërë fushatë të mirë, por ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar, shifër e lartë kjo dhe që implikon se ka një investim tej mundësive të një kandidati.

Pjesë nga debati:

Bido: Mund të jenë fise me origjinë shqiptare tipike, si Bollanët, Belerët, nuk e di Kokaveshët se nuk flas dot.

Qytetari: Avash ti avash. Kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare.

Bido: Nuk kam ardhur për sherr. Ti je ai që do që je. Unë prandaj erdha në Himarë. Kush më dëgjon e kupton se çfarë them.

Qytetari: Po të ishte kryetari i bashkisë në punë… pyete a është grek.

Bido: Individi që thua ti, Fredi Beleri ka qenë kandidat këtu dhe ka bërë fushatë fantastike. Ka marrë 35% të popullsisë banuese sepse ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar. Ata nuk them se nuk janë himariotë, por shifra shumë e lartë, dyfishi i 2011-ës tregon që ka një investim tej mundësive të një kandidati.

E dyta, Beleri ka deklaruar që pret censusin që të deklarohen mbi 20% grekë. Nëse shifra del mbi 20% unë nuk do flisja. Ai ka deklaruar një shifër të rreme dhe ndaj flas. Ai ka deklaruar vetë, është me video. Ai tha se në një fshat këtu poshtë do të ndërhyjë në shtetin grek që të japë të njëjtat benefite për banorët e kësaj zone, pra përfshirë pasaporta, bursa në universitete greke shtetërore…

Është e pamundur që të dalë 90% e popullsisë greke në Himarë. Identiteti nuk ndryshon, nëse të detyrojnë ta thuash ndryshe sërish mbetesh ai që je. Unë do ta mbushja këtë sallë plot vetëm me krushqit e mi nga Piluri. Më vjen mirë që kanë ardhur himariotë, etj. Më vjen mirë që erdhët.

A është arrαtisur Ilir Meta?! Flet njeriu i αfërt: Ka dalë jαshtë shtetit për arsye…

Ditët e fundit është përfolur se Ilir Meta është larguar nga vendi prej më shumë se 10 ditësh dhe se SPAK ka bërë gati urdhër arrestin ndaj tij

Ish-presidenti Ilir Meta u pa të dielën në Tiranë, disa ditë pasi u aludua se ai ishte arratisur.

Shfaqja e kreut të Partisë së Lirisë u vërtetua me një fotografi të publikuar nga Alfapress.al, ku raportohej se ai ishte futur për t’u qethur në një berberanë te Pazari i ri ndërkohë që jashtë e priste vetëm shoferi dhe një nga shoqëruesit. Pas rreth një ore Meta i veshur sportiv, doli nga berberana dhe u largua me mjetin e tij.

Ditët e fundit, është përfolur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar nga vendi prej më shumë se 10 ditësh dhe se Prokuroria Speciale (SPAK) ka bërë gati urdhër arrestin ndaj tij. Ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi aktualisht nuk kanë imunitet. Meta po hetohet nga SPAK për dy çështje, burimin e shumave të mëdha që janë përdorur nga LSI për lobim dhe veçanërisht për aferën CEZ-DIA.

Për këtë, ka folur në emisionin “Shqipëria LIVE” anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, i cili ka deklaruar se ish-presidenti ndodhet në Tiranë.

Ai tha se e ka takuar dhe gjatë gjithë kohës ka komunikim me të, duke shtuar se ai ka udhëtuar jashtë shtetit për arsye personale por nuk bëhet fjalë për arratisje.

“Ne kemi qenë në një aktivitet në Jalë që e bën Partia e Lirisë. Këtë herë thanë që ëshët arratisur me sifguri madje flisnin. Gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe jashtë për arsyet e tija. Është gjë tjetër kur arratiset. Sa i përket komunikimit me Berishën, ata janë dy drejtuaes koalicioni dhe nuk kanë nevojë të flasin çdo ditë.

Unë kam komunikuar shpesh gjatë gjithë kohës dhe nuk kisha pse reagoja. Njerëzit të bjënë detyrën e tyre si duhet. Është në Tiranë dhe ai nuk është nga ata njerëz që largohet. Nuk e frikëson asnjë njeri. Ai nuk ka frikë, është një nga politikanët më të vjetër në vend. Të njëjtët njerëz që e akuzojnë thonë pse nuk reagon. Ai nuk mund t’u përgjigjet këtyre deleve. Nuk largohet Ilir Meta, unë e njoh se kush është Ilir Meta.” – tha ai.

Ç’po ndodh? Njerëzimi drejt një Ιufte të re/ Irani nxjerr tanket dhe 200 helikoρterë sυΙmues: Ne jemi gati të …

Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin dhe sulmet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, Irani ka treguar forcën ushtarake me tanke, avionë dhe trupa për stërvitjen e quajtur “Autoriteti 1402”, raporton The Sun.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë iraniane Abdolrahim Mousavi tha se “ne jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me kërcënimet”.

Gjatë stërvitjes me Republikën Islamike është vendosur të përfshihet përdorimi i versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Dawn dhe Diamond.

Ata testuan gjithashtu bomba të reja, si dhe helikopterë sulmues.

Ndërkohë, frika vazhdon të rritet se milicitë e mbështetur nga Irani po përgatiten të bashkohen dhe të pushtojnë Izraelin pasi një mesazh u shfaq në kufirin libanezo-izraelit.

E rëndë në Hamburg/ Bien skeΙat nga kati i 8-të i një ρallati, raportohet për 4 të νdekur dhe disa të ρΙagosur, dyshohet për shqiρtarë mes νiktimave

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Hamburg pasi ka rënë një skelë nga kati i 8-të në një kantier të madh ndërtimi.

Numri i viktimave ka shkuar në 4, një i plagosur rëndë dhe disa tjerë të lënduar lehtë. Mediat gjermane raportojnë se ekziston frika që numri i viktimave të rritet pasi ka ende shumë të zhdukur.

Janë rreth 150 punonjës të shpëtimit në vendin e ngjarjes që po punojnë për të gjetur personat e zhdukur. Në momentin e aksidentit në kantier punonin rreth 700 persona. Burime bëjnë me dije se shumica e punonjësve që punonin në këtë kantier janë shqiptarë dhe dyshohet se ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve.

Aksidenti ka ndodhur në Überseequartier, ku po ndërtohej një projekt i madh që përfshinë një qendër të madhe tregtare me shumë dyqane, restorante, ambiente argëtimi, zyra, një terminal lundrimi, hotele dhe më shumë se 1000 apartamente.

Senatori i Brendshëm Andy Grote foli për ngjarjen duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të përfshira në këtë aksident.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjitha familjet e viktimave. Të lënduarve rëndë i uroj shërim të shpejtë. Falenderojmë gjithashtu punonjësit e shpëtimit; Ky është një operacion shumë i ndërlikuar me një rrezik të lartë të natyrshëm”, shkruan ai.

“Drυri ka dal nga xheneti”- Kryemadhi flet për fΙetëthirrjet nga SPAK: Kam shkuar për inceneratorët, pres edhe për…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk i ka ardhur mirë nga skena e dhunës që ka patur në parlament, por sipas saj, demokracia dhe toleranca në vend, janë dëmtuar rëndë.

Kryemadhi ka ironizuar dhe lajmet kundra saj dhe Ilir Metës, teksa tha se “biznesi më fitimprurës në Shqipëri, tashmë nuk është më ndërtimi, por fake news”.

Ajo tha se ka patur shumë fletëthirrje nga SPAK për inceneratorët, por është në pritje të shkojë sërish.

“Unë kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”-tha Kryemadhi.

E pyetur për dhunën në Kuvend, Kryemadhi është shprehur se “druri ka dalë na xheneti”.

Shqiρtari νret grυαn në Itali për motiνe xheΙozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT)

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.

Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./

“A ke lekë bijë e babkës të më ναrrosësh?”- U la në mjerim të ρlotë, fjalët e fυndit të Lasgush Poradecit

FIORELA KATROSHI/ Lasgush Poradeci iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një jetë vetëm për të bukurën. Një ndër lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës” e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj..

Poradeci u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944. I diplomuari në Gracë të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes.

“Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron te koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”.

Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël. Lasgush Poradeci është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Llazar Sotir Gusho, i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci ishte poet shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë liceun pa mbaruar.

I ati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë, e dërgoi në Athinë dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin “Sotiria”. Përsëri nuk e mbaron liceun. Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht për të vazhduar studimet e lëna përgjysmë. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra.Në verën e vitit 1924 qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës (Austri) në universitetin “Karol Francik” dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Gracë (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin “Doktor-Profesor”. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që me gjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Si ndikoi te poeti njohja me Asdrenin dhe Kutelin

Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte, e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek – lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune.

Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botonte vargje në të përkohshmen shqipe “Shqipëri’ e re”, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë dhe tek “Dielli i Bostonit”. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës “Karol Francik” në fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike.

Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Vitet 1944-’47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. U nda nga jeta në Tiranë më 12 nëntor 1987.

KRIJIMTARIA

Lasgushi është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” botuar në vitin 1933 dhe “Ylli i zemrës” në vitin 1937, Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë. Vëllimin e parë e ka botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; ndërsa vëllimin e dytë i botuar me ndihmën e Mitrush Kutelit. Përmbledhja e dytë poetike përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja shqiptare” e redaktorit Branko Merxhani. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet “Drita” dhe “Nëntori”, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapësira më të volitshme për serën e shqipëruesve. Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re.

Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkroi vetëm në gjuhën shqipe. Veç të tjerash, janë të njohura poemat: “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, e poetëve të therë të njohur botëror.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, kryetari i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin “Lasgush Poradeci”. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla 9- vjeçare “Lasgush Poradeci”. Rruga te diga te liqeni artificial i Tiranës mban emrin “Lasgush Poradeci”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve” dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lasgush Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese. Sepse dëshiroi që ato poezi, të cilat i ka shkruar të mbeten pa asnjë ndikim. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj..

Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë, ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye, ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Duhet të themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit është një nder për kombin shqiptare.

Poezi nga Lasgush Poradeci

Ç’U MBUSH MALI

Shqipëri! moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime!

Shqipëri! të qofsha falë,

Të kam nënë e më ke djalë

Ç’u mbush mali me dëborë,

Ç’u mbush deti me pamporë,

Seç u mbush e shkreta Vlorë

Plot me krushq e me dasmorë,

S’janë Toskë e Malësorë

Me flamur të kuq në dorë

Si dhëndurë me kurorë.

Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:

Nga çdo anë seç na ardhë

Shqipëtarët gunë-bardhë,

Seç na ardhë palë-palë

Duke rutulluar malë

Kush më këmb’e kush më kalë

Kush më shpejt, kush më ngadalë;

Kush i lum e kush i gjorë

Kanë zbritur mun në Vlorë,

Mun në Vlorën e lirisë,

N’atë thelb të Shqipërisë.

******

PORADECI

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej

Shëndaumi…

******

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas… me zjarr

Në gjirin tim kam hapur varr…

Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

Un’ ik liqerit zemërak

Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,

Dh’u jap ushqim me dashuri

Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas…

Dh’e hap ah! gjirin për një ças…

Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

Ahere – helmohet e buçet

Pas mallit tim liqer-i shkret,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,

Ay e hap sa me të mund,

Gjer mun në gjit,gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…

Ky gjir’i em që të pat pjellë…

Me zjarr ju flas…

Me zjarr…

******

MALLI

Syri-i bukur që t’u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon

Do më lerë-a von a shpejt,

Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m’u delir –

Shpirti im i nxirë krejt –

Do më lerë me pahir

Syri-i bukur që t’u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend

Varfanjak si mbret pa fron:

Mbretëresha që më çmend

Do me lerë-a shpejt a von.

Do me lerë-a von a shpejt,

Do me lerë-a shpejt a von,

Syri i bukur që t’u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon.

Do më lerë…A! po si –

Qoftë-aherë-ose tani –

Do të qaj aq dashuri

Që të humb me mall te ti?