Tυristi britanik tenton të hαρë derën e avionit, pasαgjerët e tjerë e përρΙαsin në dγsheme

Një situatë dramatike u krijuar brenda një avioni që po udhëtonte nga qyteti kroat i Zadrës. Mediat e huaja shkruajnë se përmes një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet se një turist nga Britania e Madhe tenton të hap derën e avionit.

I riu sipas mediave lokale ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, ku fillimisht bërtiste dhe më pas filloi të vrapojë para stjuardesës dhe u nis drejt derës.

Megjithatë dy pasagjerë të tjerë vrapuan dhe e arritën ta rrëzojnë në tokë për të parandaluar më të keqen.

Ndër të tjera në media thuhet se, shumica e pasagjerëve po ktheheshin nga një festival, ku kishin shkuar të marrin pjesë, ndërsa i riu është nxjerrë më pas nga aeroplani./abcnews.al

Horoskopi për ditën e sόtme, e Diel 2 Korrik 2023

Dashi

Ka shume mundësi qe lidhja juaj te stabilizohet gjate kësaj dite. Nuk do tregoheni me aq kokëfortë sa me pare dhe partneri do iu dashuroje akoma me shume. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te njohin edhe personin e ëndrrave te tyre. Financat do ndikohen pozitivisht nga yjet. Do arrini te shlyeni borxhet qe keni pasur tek disa te afërm.

Demi

Mundohuni te jeni sa me tolerante gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu lidhja juaj do ece ashtu si duhet. Ndonjëherë është me mire te kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqaret do e kenë prioritet gjetjen e një personi interesante dhe do e arrijnë atë. Ne planin financiar, fale ndikimit te Plutonit do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat.

Binjaket

Do keni disa vështirësi ne jetën tuaj ne çift sot, por do bëni çmos qe t’i kaloni ato sa me pare. Se bashku me partnerin do jeni një ekip i forte dhe mund te përballoni shume sfida. Beqaret ka shume mundësi te njohin dashurinë e madhe. Ai person do jete i shenjës se Demit. Ne planin financiar duhet te bëni çdo shpenzim me shume kujdes dhe maturi.

Gaforrja

Do jeni shume nervoze gjate kësaj dite dhe kjo do iu lere t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Shpjegojani partnerit situatën ne mënyrë qe ai mos mërzitet. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. shume shpejt gjerat do ndryshojnë. Për financat do jete një dite e vështirë prandaj merrni sa me shpejt masat e duhura.

Luani

Do jeni sharmante dhe mjaft sensuale gjate kësaj dite. Partneri do ndihet me fat qe iu ka afër dhe krenar kur te ece përkrah jush. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te kërkuar diçka me rëndësi. Beqaret ende nuk do jene te sigurte pe rate qe duan te bëjnë. Sqarohuni njëherë me veten para se te hidhni çfarëdo lloj hapi. Financat do jene përgjithësisht shume te mira.

Virgjeresha

Nëse kohet e fundit lidhja juaj ka qene problematike, do keni vështirësi te mëdha me partnerin, ne te kundërt dita do jete e qete. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri. Edhe pse nuk do mundohen shume te gjejnë personin e duhur, gjithçka do iu ndodhe si me magji. Çështjet financiare do jene ne qendër te vëmendjes. Nuk do shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni te kujdesshëm dhe vigjilente sot. Harmonia dhe ekuilibri mund te prishet nga një fjale goje e pamenduar mire. Kujdes! Për beqaret dita do jete mjaft interesante dhe emocionuese. Nuk do mungojnë për asnjë moment ftesat interesante. Financat do jene delikate fale shpenzimeve te konsiderueshme qe do iu duhet te bëni.

Akrepi

Klima do jete shume mire sot për te dashuruarit. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do ndiheni me te përkëdhelur se kurrë nga partneri. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë te ndiejnë mjaft për dike qe e njohin prej vitesh. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Për te mos pasur probleme financiare serioze, shmangni operacionet e rrezikshme apo investimet e konsiderueshme.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete shume pasionante gjate kësaj dite. Partneri do tregohet i gatshëm t’iu çoje ne qiell te shtate ne mënyrë qe ju te përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret do ja kalojnë mire me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri. Me financat nuk duhet te bëni gabime dhe as te luani me zjarrin. Keni për t’u djegur me zot do e merrni veten.

Bricjapi

Ka rrezik te keni debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite me partnerin tuaj. Do iu duket sikur ai nuk po iu kushton vëmendjen e dukur dhe sikur miqtë janë me te rëndësishëm se gjithçka tjetër për te. Beqaret do kenë takime, por jo ashtu si i kane ëndërruar. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do e dini mira sa te shpenzoni dhe për këtë arsye nuk priten probleme.

Ujori

Do jeni shume ëndërrimtare gjate kësaj dite dhe për këtë arsye mund te lëndoheni nga realiteti. Jo çdo gjë është si neper filma prandaj kujdes. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person për ta pasur pranë. Sektori i financave nuk do jete problematik megjithatë mundohuni te shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën ne jetën tuaj ne çift sot. Do debatoni me partnerin për disa detaje dhe kjo do iu mërzitë. Beqaret nuk do e mbajnë gjithë kohen mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe do e lënë veten te lire. Nëse doni qe financat te përmirësohen dhe te kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa e vrare shume mendjen duhet te shpenzoni me kujdes.

Ήυmb jetën ρυnonjësi i ρolicisë, dγshimet e para

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Lajm ne perditesim

Arjan Shehu: Μαgjitë më të shρeshta i bëjnë kυnatat nga xheΙozia

Arian Shehu, i cili ka trashëguar misionin e sektit Halvetjan prej babait të tij, shprehet se si i ati, ka aftesinë të largojë xhindet dhe magjitë nga njerëzit.

Ai thotë se në Gjirokastër ka shumë magjistrica, por magjitë më të këqija që bëhen janë ato brenda familjes.

Shehu rrëfen se në përgjithësi, kunatat kane shume xhelozi me njëra-tjetren e për kete gjë kryejnë rituale okulte.

“Njeriu i afërt të bën më shumë magji. Kunatat bëjnë magji. Ai që s’të do të bën të keqen.”- theksoi ai.

“Kυjdes nga kυnatat”, ρaralajmëron Shehu: Ju bëjnë mαgji nga xhelozia

Ndonëse flitet shumë për të, magjia mbetet ende diçka misterioze dhe e paqartë. Disa besojnë në magji dhe tjerë jo.

Sakaq Arian Shehu, i cili ka trashëguar misionin e Sektit Halvetjan prej babait të tij, ka treguar se si i ati, ka aftesinë të largojë xhindet dhe magjitë nga njerëzit.

Ai thotë se në Gjirokastër ka shumë magjistrica, por magjitë më të këqija që bëhen janë ato brenda familjes.Shehu rrëfen se në përgjithësi, kunatat kanë shumë xhelozi me njëra-tjetren e për kete gjë kryejnë rituale okulte.

“Njeriu i afërt të bën më shumë magji. Kunatat bëjnë magji. Ai që s’të do të bën të keqen”, theksoi ai.

I zhυati 10 mijë € një kΙienti/ Shqiptari shfrγtëzon të dashυrën 15-υjeçare për ρ*ros.titυcion

Një shtetas shqiptar që ka prostituar me forcë të dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe Lion të Francës është arrestuar.

Në mediat franceze thuhet se më 28 qershor 2023, burri me origjinë shqiptare, i identifikuar si tutant i një adoleshenteje, u la në paraburgim në pritje të gjykimit në fund të verës.

Shqiptari thuhet se ka detyruar të dashurën e tij me të cilën kishte një “marrëdhënie toksike”, të prostituohej në një hotel në lagjen II të Lionit dhe në rrugët e Gerlandit për t’i marrë paratë.

Gjithçka filloi në fund të majit 2023: dy vajza të reja u panë të ulura buzë rrugës në lagjen Gerland nga policia. Njëra prej tyre pranoi prostitucionin dhe tha se paratë ia merrte “menaxheri” i saj.

Pas kësaj policia mësoi ekzistencën e një të dashuri xheloz dhe posesiv, të dënuar për dhunë ndaj adoleshentes në shkurt të vitit 2023.

Ndërkohë pas hetimeve, dyshimet e policisë u vërtetuan: vajza e re ishte totalisht nën urdhrat e të dashurit të saj dhe detyrohej të shiste trupin e saj.

Në të njëjtën kohë, policia identifikoi edhe një klient të madh të adoleshentes, i cili i paguante mjaftueshëm para “çiftit” në mënyrë që vajza e re të mos kërkonte burra të tjerë në rrugë. Në total, në harkun e një muaji e gjysmë, ai i kishte paguar 10 mijë euro të dashurit tutant.

Të pyetur nga hetuesit, vajza e re dhe tutori shqiptar kanë pranuar faktet, por janë përpjekur t’i minimizojnë ato.

Ήαbit ish bαnori i Big Brother, Valer Kolnikaj: ‘Lυizi është gënjeshtar, thotë jam nga Shkodra për tu dυkur interesant. Po të isha me atë do e kisha shëruar’!

Mjeku seksi i malësisë Valer Kolnikaj, njëherësh edhe ish-banor i Big Brother ka komentuar ditën e sotme në “S’e luan topi” lojën e Luiz Ejllit.

Ai ka treguar se Luizi në të vërtetë është ngë Dukagjini dhe thotë nga Shkodra vetëm për tu dukur më interesant.

Ndërkohë që sipas tij nëse dyshja do ishte në një edicion, atëherë Valeri do e kishte shëruar Luizin.

“Thonë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjështarët, fare fare.

Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj pa ofendime. Kjo është pjesë që mua nuk më pëlqyer. Po të isha brenda do e kisha shëruar kjo është pak por e sigurt.”- tha Valeri.

“Çmendet” moti/ Erërat e forta “shkulin” zgarën e çαtisë, dëmtόhen disa makina

Shiu, erërat e forta dhe rrufeja përveç që kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik nëPrishtinë, kanë shkaktuar edhe dëme.

Në rrugën “Agim Ramadani”, është rrëzuar një lis, derisa një pjesë e kësaj rrugë është me ujë dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në lagjen “Bregu i diellit”, një erërat kanë hequr zgarën e një catie të një ndërtese, e cila ka rënë dhe dëmtuar disa makine.

Ndërsa, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka dëmtuar një shtyllë ndriçuese të rrugës./KosovaPress

Ήyrja misterioze e aeroρlanmbajtëses amerikane në Adriatik, mediat eυropiane ngrenë aΙαrmin, çfarë pritet

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore USS Gerald R. Ford lundroi në Split disa ditë më parë. Sipas medias gjermane Frankfurter Rundschau, mbërritja e saj në Kroaci nuk është e rastësishme.

Përkatësisht, siç shkruan kjo media gjermane, atmosfera e sigurisë dhe politike në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë është ndezur dhe kjo është me siguri një nga arsyet pse SHBA-të e dërguan transportuesin në Split.

Aeroplanmbajtësja më moderne në SHBA mbërriti në Kroaci pak ditë më parë. “Mirëmëngjes, Kroaci!”, shkruan ekuipazhi në Twitter-in e tyre zyrtar me rastin e mbërritjes së tyre të bujshme në Dalmaci.

Një tjetër postim në Twitter thoshte: “Forcimi i partneritetit me aleatët tanë të NATO-s në Kroaci! Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në Split, Kroaci për një vizitë të planifikuar në port.”

Kjo vizitë vjen në një kohë kur pikat e nxehta problematike po shpërthejnë në Ballkanin Perëndimor dhe ndërsa në Serbi, presidenti ultra-nacionalist Aleksandar Vuçiç është nën presion për shkak të demonstratave të mëdha.

Media gjermane rikujton se në fund të muajit maj, më shumë se 30 ushtarë italianë dhe hungarezë të misionit paqeruajtës të KFOR-it të NATO-s u plagosën në trazirat në Kosovë. Aleanca e Mbrojtjes Transatlantike dërgoi më pas 700 trupa të tjera në rajon, përveç 3,800 trupave të stacionuara tashmë.

Pastaj Vuçiç propozoi dërgimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë, gjoja me qëllim të deeskalimit, të cilën, megjithatë, KFOR-i e refuzoi. Vuçiç më pas akuzoi komandën e KFOR-it për poshtërimin e serbëve me përgjigjen e pretenduar negative.

Ndryshe nga Kroacia fqinje (rreth katër milionë banorë), Serbia, me rreth 6.8 milionë banorë, ende nuk është pjesë e NATO-s apo e Bashkimit Evropian (BE). Ndërkohë, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha masive në vend që nga demonstratat masive kundër kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000. Opozita kritikon stilin politik agresiv të 53-vjeçarit.

Theksohet gjithashtu se përfaqësuesit e serbëve në Bosnje (rreth 3.3 milionë banorë) votuan për të mos njohur më vendimet e Gjykatës Kushtetuese atje, dhe Ambasada Amerikane në Sarajevë e quajti atë “marrëzi”. Dhe pikërisht atëherë USS Gerald R. Ford lundroi në Split.

Media gjermane pyet nëse është një vizitë e zakonshme mes partnerëve apo ndoshta është një demonstrim i fuqisë së NATO-s në Ballkanin Perëndimor?

Pas më shυmë se tre υitesh, “gjendet” zemra e Saimir Sυlës/ Spanja pranon të dorëzojë, por…

Autoritetet spanjolle duket se kanë pranuar t’i dorëzojnë Shqipërisë zemrën e 31-vjeçarit Saimir Sula i cili humbi jetën në një spital të Barcelonës në 20 maj të vitit 2020.

Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, së fundi ka marrë një vendim të cilin ua ka përcjellë edhe autoriteteve shqiptare, ku kërkon informacione mbi mënyrën e transferimit të zemrës në Shqipëri.

Në vendimin e gjykatës spanjolle, konfirmohet se organi i zemrës, ndodhet në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe autorizohet ky institucion si pikë kontakti me Shqipërinë.

Gjykata kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur, të njoftohen autoritetet mbi mënyrën e konservimit dhe mjetet e nevojshme teknike për të bërë transferimin në vendin pritës në Tiranë.

Në maj 2020, Saimir Sula, shkoi në spitalin del Mar në Barcelonë për një test PCR pasi kishte temperaturë, por nuk doli i gjallë më prej aty. Kur trupi i tij u riatdhesua, ekspertët e mjekësisë ligjore në Tiranë bënë zbulimin befasues se Saimirit i mungonte zemra. Familjarët e të riut paraqitën denoncim në prokurorinë e Tiranës për trafikim organesh.