Βerisha, Meta e Rama janë bαshkë… Po iku njëri, ikin të tre!

Nga Sokol Pepushaj

Treshja Berisha, Meta, Rama, janë bashkë… Po iku njëri, ikin të tre. Koha i trimëron, i ngurtëson, i bymen, i tmerron. Edhe ata e dinë se do të duhet ta kalojnë jetën në burg, se njerëzia i urren, se Bota i identifikon si peshkaqenë e oktapodë.

Nuk mund të thuash se Ilir Meta nuk është “Peshk i Madh”, as se nuk po vallëzon përmbi akullnajat e “Foltores” e “Rilindjes”.

Të gjithë liderët, politikanët e pushtetarët, janë bashkë, ecin nëpër misterin estetik të padukshmërisë, “gdhendin” portretin e thyer të lidershipit antiamerikan në zemër të Europës.

Piktori ka shumë skica vizatimi për liderin e opozitës, por doktori ka më shumë simbole të pakapshme nga budallenjtë që fshihen nëpër defterët e partive, të njohura si ‘qitapët’ e hurit e litarit.

Kjo është “ezheja” e “zemërimit” të Britanisë së Madhe me “Peshqit e Mëdhenj” që njëlloj si Amerika, nuk do t’i lejojë në territorin e vet.

Kemi hyrë në zonën e “zjarrit”.

Prandaj parlamenti është bosh, si tek inceneratorët që përditë vidhen miliona dollarë në emra të tjerë, por SPAK nuk kupton kush i jep as kush i merr. SPAK-u, përveçse nuk kupton, është edhe shurdh. Sidomos diplomatët e huaj nuk i dëgjon fare. Ngjan se këta Spakasit më shumë se ligjit i besojnë fallit.

Edi Rama bën magji…

Të vetët, edhe SPAK-un, i ka në rresht, si ushtarët. Kurse opozitën e ka bërë o budallaçkë, o pasanike. 140 meshkuj e femra që qelbin nga aroma e parfumeve, mbushin plot boshllëk ekonominë, drejtësinë, sigurinë kombëtare e qytetare.

Ligjvënësit shtiren sikur janë nisur drejt BE-së dhe kanë marrë “bukën” me vete, por në “trastë” nuk kanë as fjalën më të thjeshtë, të nisë hetimi nga Edi Rama e deri tek më varfanjaku, Pandeli ‘Dhëmballa’ me 5 milion euro në Qipro.

Miliona dollarë kanë të tërë, po reagime nga të vjedhurit nuk gjen. Madje, janë vetë hajdutët që i kanë dalë për zot reformës në Drejtësi. Këta janë prijësit e betejave antikorrupsion; Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama e Fatmir Mediu, Ky i fundit, vogëlush përpara të tjerëve dhe është milioner enigmatik, me status të dënuari në Itali dhe lavdi në betejat e botës arabe me amerikanët në Irak, ku me Shkëlzen Berishën kanë shitur fishekë kinezë e kanë tallur prapanicën edhe me atë filmin e hollywood-it që flet për tregti armësh për llogari të SHBA, duke abuzuar,  mbyllur kontrata shumë milionë dollarëshe e duke jetuar si sheikë.

Se kemi sheikë të urryer, kemi gjuhë të dashur me audiencën.

Është fakt kokëfortë.

Për gjithsecilin kriminel e hajdut që arrestohet apo do të arrestohet, me një klikim të thjeshtë, dosjen e keni të “gatshme” diku mes rreshtave të Pamfletit.

Mund të shprehemi pra, se nuk do të vjedhë Edi Rama e të burgoset Lefter Koka, nuk do mbushë thasët me flori Ilir Meta, nuk do të ngrejë zërin si Lugat mes shpirtrave të këqij Sali Berisha, nuk do të mund të luajë bixhoz me miliona dollarë Fatos Nano, shqiptarët nuk do mbajnë në darkë barkun me duar e të nesërmen të duartrokasin ata që u japin pilaf në këmbim të votave.

Po me cilën “komandë” ndërrohen “stacionet”?

“Stacionet” e të nesërmes, janë ndërruar. Këta nuk e duan BE-në, se janë në tjetër drejtim, në kulmin e vjedhjes, në vrapimin më dinamik, në podin më të lartë antiamerikan, në kapërcyellin Yuri Kim, ku papritmas u rrëzuan për të mos u ngritur kurrë më. Në këtë “stacion” shqiptarët janë “ulur” e nuk lëvizin pa ua dëgjuar mendimin ambasadorja Yuri Kim se Berisha, Meta e Rama janë bashkë, po rindërtojnë lidershipin antiamerikan./Pamfleti

Reρeri i njohυr shqiptar grυshton dhe rreh keq një ρerson

Si duket problemet për reperin Fero nuk kanë të ndalur. Përveç hiteve në muzikë, Fero është një personazh i cili është lakuar shpesh herë në media për probleme dhe sherre.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë me shpejtësi një video e dhunshme e reperit.

Në videon e publikuar shihet se si Fero sulmon një person brenda një makine. Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda makinës, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.

Sipas mediave kosovare mësohet se kjo ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ndërkohë data se kur është filmuar kjo video nuk dihet.

SHIKO VIDEON KËTU

Tυnden ρrangat për Berishën, SPAK hαp dosjen e Kompleksit Partizani; merret në ρyetje Taulant Balla

Pokuroria e Posaçme ka hapur dosjen e privatizimit të Kompleksit Partizani. Bëhet fjalë për një megaaferë, ku të zhytur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla,  ai i cili ka bërë një padi që dy vite më parë, por duket se tani kanë nisur të lëvizin gjërat. Balla depozitoi një dosje me shumë prova ndërkohë që sot ai është thirrur në cilësinë e kallëzuesit në ambient e SPAK.

Pak momentet më parë Balla u fut në ambientet e SPAK, ku do të merret në pyetje për gjithë kallëzimin që ka bërë vetë Balla, nga ana tjetër ai ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe prova të reja për këtë aferë.

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund”, tha Balla në rrjetet sociale.

Fakti që SPAK ka thirrur Ballën, dëshmon se hetimet janë thelluar dhe tashmë Berisha me dhëndrin e tij janë vërtet të rrezikuar.

Por çfarë ka ndodhur realisht me skemën e privatizimit? Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shteti dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. e Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit.

Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë. Në vitin 2008 një grup peronash që pretendojnë se janë pronarë të truallit, nisë procedurat e kompensimit dhe përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës.

Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami.

Ajo që bie në sy është se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër të ulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë. Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë.

“Fakti që ekspertët kanë vlerësuar në masën 10.109.000 lekë vlerën e objekteve mbi truall për para blerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”, thuhet në padinë e Ballës.

Ρlas sërish mes Turqisë dhe Greqisë!

Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një varkë që transportonte emigrantë nga ujërat territoriale greke në ato turke.

Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se incidenti ndodhi të dielën pranë Rodosit [ishull grek] dhe postoi pamjet me dron në mediat sociale që tregonin rojet bregdetare duke tërhequr varkën në ujërat turke pranë vendpushimit jugperëndimor të Marmaris, port- qytet në Turqi.

Rojat bregdetare greke nuk kanë dhënë ndonjë komente për rastin.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë vërtetësinë e pamjeve, të cilat tregojnë se pasagjerët e një varke lidhin një litar nga pjesa e prapme e saj në një varkë të vogël gome, të cilën varka më pas e tërheq mbrapsht përpara se të shkëputet prej saj dhe të largohet. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në varkën e vogël prej gome.

Athina ka mohuar vazhdimisht akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, se ajo i zmbraps emigrantët jashtë ujërave greke, duke thënë se përgjon varkat në det për të mbrojtur kufijtë e saj.

Greqia ishte vija e parë e krizës së migracionit të Evropës në 2015 dhe 2016 kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën, kryesisht nëpërmjet Turqisë. Numri i të ardhurve ka rënë ndjeshëm që atëherë.

Greqia dhe Turqia, vende anëtare të NATO-s dhe rivalë historikë, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështjet e emigrantëve dhe pretendimet territoriale konkurruese.

Κjo është 33 vjecarja që u masakrua nga bashkëshorti në Itali

Valentina di Maur, 33-vjeç, u godit me thikë për vdekje në zonën e Comos në Itali.

Për krimin u arrestua partneri i saj, Marco Campanaro, 39 vjeç, ndërkohë që çifti kishte më shumë se një vit që jetonte së bashku.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar britma që vinin nga brenda banesës dhe më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Fqinjët, dy bashkëshortë, kanë zbritur në katin e parë për t’i dhënë fund sherrit mes të rinjve, por askush nuk e ka hapur derën dhe në atë moment kanë thirrur karabinierët.

Megjithatë, kur mbërriti ndihma, për të renë ishte shumë vonë. Policia pasi mbërriti në vendngjarje ka gjetur Campanaron në gjendje shoku, dhe e ndaluan atë.

Personi, punëtor magazine në Zvicër dhe me të kaluar të pastër, u dërgua në paraburgim për vrasjen.

Sipas një hipoteze të parë, mund të jetë një krim pasioni: 39-vjeçari dyshohet se ka vrarë partneren e tij, duke e goditur disa herë, nga xhelozia. Trupi i viktimës u gjet në banjë me shenja të disa plagëve me thikë

Më 22 qershor, Valentina Di Mauro shkroi në Facebook: “Gjithmonë kam menduar se të jesh e fortë do të thotë ‘të shkosh përpara’, në vend të kësaj do të thotë ‘të shkosh përtej’”.

Është kërcënυar me jetë? Spartak NgjeΙa shkon në Prokυrorinë e Tiranës (FOTO)

Avokati Spartak Ngjela ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Arsyeja se përse Ngjela ka shkuar pranë këtij institucioni nuk dihet mirëpo në media është aluduar se mund të jetë kërcënuar me jetën. Ai ka sqaruar se asnjë person nuk mund ta kërcënojë me jetë.

POSTIMI I NGJELËS:

Komedi… Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë. Hahahahaha!

Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë: Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kërcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush. Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet…

Ε fundit: Autobusi bie nga ura dhe fυndoset në lυmë, υdesin 30 persona

Një aksident tragjik është regjistruar në Kenia ku për pasojë, kanë mbetur të vdekur 30 persona.

Një autobus që ushtonte nga Meru për në Naitobim ka rënë nga një urë dhe është fundosur në lumë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt në frena sepse autobusi ishte me shpejtësi të madhe kur ndodhi aksidenti.

Zyrtari i lartë i policisë Rono Bunei, ka bërë me dije se numri i viktimave këtë mëngjes arriti në 30 nga 24 që ishte gjatë natës, ndërsa pasagjerët e mbijetuar janë shtruar në spital si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra.

Ky është një ndër aksidentet më tragjikë të ndodhur kohët e fundit, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë rajonin e Afrikës Lindore, ku përpos rrugëve të ngushta shkak për aksidente bëhet edhe shpejtësia e lartë, me të cilën drejtohen mjetet.

Në fillim të muajit korrik, të paktën 20 pasagjerë u vranë në një aksident përgjatë autostradës që të çon nga Nairobi drejt qytetit bregdetar të Mombasa.

Ε trίshtë: Nëηa shqiptαree me katër fëmίjë mbΙedhin bidona e kanaçe

Në Kamëz një nënë jeton me dy fëmijët e mitur. Banesën nuk e ka të sigurt pasi nuk mundet ta paguajë.

Ajo ndan me gazetaren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duro një rrëfim emocional.

Kjo është historia e jetës së saj dhe kushtet pa shpresë në të cilat ndodhet.


“Quhem Aida Dokle, 36 vjeç, kryefamiljare, jam nënë e katër fëmijëve. Jetoj në Tiranë me fëmijët e vegjël.

Të ardhura nuk kam, nuk kam as ndihmë ekonomike. Jetoj me qira. Të ardhurat e mia i siguroj duke mbledhur bidona.

Dalim bashkë me fëmijët dhe mbledhin bidona dhe i shesim tek grumbullimi këtu lartë. Vajza ime e madhe është 17 vjeç ndërsa djali i madh është 18 vjeç.

Të dy janë në Elbasan tek prindërit e mi. Prindërit janë në pension. Jam detyruar të ndahem nga fëmijët e mi”,-shprehet Aida, nëna e katër fëmijëve.

Aida mund të mbajë vetëm dy fëmijët e mitur, ata më të mëdhenjtë i ka dërguar të jetojnë me prindërit e saj në Elbasan.

Frymën e mban gjallë duke mbledhur shishe e kanaçe rrugëve.

https://youtube.com/watch?v=rNk46mo2SmQ%3Ffeature%3Doembed

Grυaja shkon për ta shitυr uηazën e mαrtesës, υeprimi i shitësit ka mahηitur botën (VIDEO)

Kjo ngjarje mund të jetë një provë se në botë ekzistojnë shumë njerëz të mirë.

Një grua në Dallas hyri në një dyqan bizhuterish për ta shitur unazën e saj.

Kjo unazë ishte dhuratë me vlerë të madhe nga e ëma e saj, por gruas i duheshin para për të mbyllur hargjimet e muajit.

Ajo i kërkon shitësit ta vlerësoj unazën dhe derisa ai e pyet se për çfarë arsye po e shet atë unazë. 


Gruaja i tregon arsyen bashkë me faktin se unaza ishte dhuratë nga nëna e saj.

Djaloshi që ishte me prejardhje nga Siria e vlerëson unazën dhe i jepë gruas paratë bashkë me unazen pasi që ishte dhuratë nga e ëma.

Shitësi që ka mahnitur botën dëgjohet duke i thënë se nëse ajo ka nevojë për para përsëri le të vijë prap “t’ia shesë”, unazën atij. Ja video:

SHIKO VIDEON KËTU

https://youtube.com/watch?v=Ln49ZaALOqg%3Ffeature%3Doembed