Çfarë po ndodh me Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon? Këto detaje shtojnë dyshime për…

Moderatori i njohur Ledion Liço dhe partnerja e tij, producentja Sara Hoxha, janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Të suksesshëm në profesion dhe të rezervuar në jetën private, dyshja ka fituar gjithnjë vëmendje për harmoninë dhe bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në drejtimin e formatit më të ndjekur televiziv të momentit, Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të çiftit në rrjetet sociale dhe në daljet publike.

Prej përfundimit të sezonit të fundit të “BBVIP”, Ledioni dhe Sara duket se janë tërhequr tërësisht nga vëmendja mediatike. Postimi i fundit i Ledionit në Instagram daton më 19 maj, ndërsa i Sarës më 21 maj.

Çifti ka vendosur të marrë një pauzë të mirëfilltë për të pushuar pas një sezoni të lodhshëm dhe intensiv. Thuhet se çifti ndodhet jashtë vendit për disa ditë relaksi, duke shijuar kohë cilësore me njëri-tjetrin dhe larg zhurmës së botës televizive.

Kjo “zhdukje” e përkohshme nuk është për t’u interpretuar si diçka e pazakontë për ta, pasi dyshja njihet për përzgjedhjen e kujdesshme në ekspozimin publik dhe për faktin se e ruajnë me fanatizëm privatësinë familjare.

Për ndjekësit e tyre të shumtë, mbetet vetëm të presin rikthimin e tyre në ekran apo rrjet – ndoshta me ide të reja e projekte të tjera ambicioze.

Si skenar filmash! Si i gjeti Erjon Alibej υ rasësit e familjes së tij, zbardhet dëshmia në GJKKO

Pas një vrasje mafioze struktura nga policia e shtetit dhe prokuroria përfshihen në hetime të gjata për të gjetur autorët, por në dëshminë e dhënë në gjykatën e pamatshme Erjon Alibej tregoi dhe anën tjetër se si ai një person në kërkim u vu pas vrasësve të vëllait dhe xhaxhait të tij në dhjetor të vitit 2018.

Hetimi dhe ndjekja e të dyshuarve nuk bëhej me makina luksoze me xhama të zinj siç zakonisht përfytyrohen, por të maskuar si shpërndarës picash.

Dëshmia në GJKKO:

Shkoj te berberi, aty pashë Franc Çopjan, liman Idrizin. Nuk u futa në berberhane. U mendova dhe vendosa të shkoj bashkë me një djalë që me shoqëronte ta kap. Kur vajta, gjeta një turk duke u dridhur më tha ‘personi sa të pa iku nga frika, më dha 20 euro’.

Aty kuptova që pas meje ishin Çopjat dhe vendosa të iki nga Roterdami se u zbulova. I kërkoj takim Suel Çeles dhe Kamber Mehas. I thashë të vijnë në shtëpinë time. Kamberi refuzoi se afër jetonin katunarët, që i thonë Çapjave. Më thanë takohemi te tregu. Nuk i thoja dot jo se dukej sikur kisha frikë.

Unë doja të dija kush ma vrau familjen. Shkova me Andi Zylyfin. Ka qenë errët. Te tregu ishte Marjo Çela, Kamer Meha me të birin. I thashë pse ke hedhur fishekzjarrë kur më vranë familjen. Ai ma mohoi. Ja tregova çfarë më kishin thënë për të Dorjan Duli dhe Genc Tafili. Kishin marrë përgjimet që policia e Elbasanit më kishte bërë mua dhe e dinin planet qe unë bëja për të vrarë

Coli më tha ishte me Altin Docin në burg dhe lidhi kontakte që më pas u takuan me Dorian Dulin. Janë takuar me Talon e të tjerë. Në atë takim është kërkuar vrasja ime. I kanë thënë Dorjan Dulit kërko sa të duash vetëm vrite Erjon Alibejn. Ardian Çollakun e kam pasur informator të besueshëm, ai ishte njeri i brendshëm i tyre. Njerëzit e mi i kam pajisur me telefona të enkriptuar. Nga Çollaku mësova kush është Dashnor Dumani dhe Nuredin Dumani. Më treguan për një grabitje që bënë në lagjen time në kala.

Kisha sistemin TIMS në dorë. Verifikova për gjithë Çopjat. Altin Ndocin, Dashnor Dumanin e të gjithë. Hyrjet e daljet në atë kohë të gjithë ishin në një ishull grek përveç Francit. Suel Çela mendonte që unë flija, po unë s’kam lënë gur pa lëvizur.

Sueli nuk ishte personi direkt pas vrasjes se Endritit (vëllai Alibejt), por indirekt po. Ngrinte alibi, por ne se bënim veten kurrë për 50 kg drogë. Abedin Mama më thanë ka bërë një takim me Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj në një lokal te stadiumi Qemal Stafa. Kjo më bëri të dyshoj se në Elbasan hoqën dy drejtorë. Humba besimin te drejtësia. Mblodha informacione. Kur u arrestova ja tregova Leonard Palushit kush ishte pas vrasjes së vëllait. Në paraburgim takova prokurorin Ritvan Suka ja dhashë të gjitha atij i thashë bashko çështjet e familjes sime. Nuk doja të hyja në luftë se kisha familjen që i kishte sytë te unë.

Më kanë shkuar deri tek fëmija dhe vajza 2 vjeç dhe policia s’ka bërë asnjë veprim. I dha hapësirë kundërshtarëve të mi.

Motra mori një mesazh në FB, i thanë na vjen keq për vëllain, ta ka bërë Sandër Balla. Ky mesazh kishte qëllim të më turbullonte. I thashë motrës shko denoncoje. Mbas 7 muaj vrasin djalin e dajës tim, Andi Zylyfin, 25 vjeç. Rrinte shumë afër familjes sime. Isha në shtëpi atë natë pavarësisht se isha në kërkim. Kisha investuar vetëm në mbrojtje dhe të merrja informacione. Pasi u vranë vëllezërit Balla kuptova që Çopjat ma vranë familjen.

Më erdhën dy makina poshtë shtëpisë duke ulëritur e festuar. Në sy të policisë. Dilja në Elbasan me motor picash, kisha dy motorë picash të picerive me emër në Elbasan. Një Ford e gjej poshtë shpisë Regirs Runal. Dhe një makinë tjetër të Emiliano Ramazanit. Rikthej kamerat dhe shoh që benzi kishte dalë nga shtëpia e Kamamit. U vetëdorëzova në polici, dola me arrest shtëpie. Isha i fokusuar te Talo Çela. Hodha fjalë që jepja lekë edhe për informacion.

Ai dinte gjithçka. Arjan Spahiu më thotë do takojmë Nuredin Dumanin sapo kisha dalë nga paraburgimi. Nuredini më tha që ti jep lekë për informacione për Talo. I thashë dua të të dëgjoj, më thotë që ekzekutimi është bërë nga Besmir Haxhia, Altin Ndoci me benz 4 fenersh. Unë e dija që ishte dhe Dashnor Dumani.

I thashë është gjuajtur nga 2 anët. Ka qenë dhe një makinë tjetër, më tha ka qenë Dorjan Shkoza. I hapa telefonin një llogari në Sky dhe i tregova fotot e të gjithëve që kisha të dhënat që kisha grumbulluara.

Ai u çudit sa shumë unë kisha deri dhe shtëpinë e tij. I thashë i kam informacione, po këta janë me pagesë sepse hasmi im është në Dubai, Çopjat dhe Mikael Qosen. Unë dua Talon i thashë. Unë do punoj me Fesnik Qolin më tha e kam vëlla kemi pi gjak.

Më tha ta nisim nga Dorjan Shkoza ai kishte një servis dhe aty çmontonin makinat e atentateve. E kishte afër shtëpisë. Tha ta nis nga ai se Talo do e marrë vesh që e kam bërë unë dhe do vijë te unë. Me tha gjysmat e lekët 100 mijë euro donte për vrasje. Çunat i kam gati. Unë e kam regjistruar gjithë bisedën. Më shkruan Nuredini, pas ca kohësh më thotë vëlla iku i pari. I thashë kush? Më tha shiko lajmet. Shoh Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Emri i dytë s’më thoshte gjë.

Më tha Nuredini ‘he mo se nuk ishte kot dhe ai’. Nuredinit i dhashë lekët dhe armët që i mora nga një trafikant në Fresk me emër Hoxhaj se mbaj mend armët i mori Sandër Baho që ishte i plagosur dhe ja dha Arsen Precit, ai ishte vetëm shofer se dinte çfarë transportonte. I çoi deri në Durrës. Kur pyeta për makinën Nuredini përmendi Elio Bitrin, më tha e kishte siguruar te Çapjat në Elbasan. Makinën e dogjën te Bishti i Zhurit. Pastaj për një nipçe më vonë mora vesh që bëhej fjalë për Klevis Alla.

50 mijë eurot e tjera ja dhashë pas pak kohësh. Plus 100 të tjera për kapjen e Altin Doçit dhe Besmir Haxhisë.

“Me kë do krγeje ma▪︎ëdhënie nga ish-banoret?” Laert Vasili e thotë troç emrin!

Aktori Laert Vasilika qenë mjaft aktiv me daljet e tij në ekran pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”.

Më e fundit është në “Andale”, prodhim i Dalina Buzit, ku aktori ishte i ftuar për një intervistë.

Mes të tjerash, ai u përball me një pyetje pikante, por që nuk refuzoi të përgjigjet.

“Me kë do kaloje një natë, me kë do lidheshe, dhe kë do vrisje nga ish-banoret”, u pyet Laerti.

Në përgjigjen e tij, ai tha: “Do kaloja një natë me Olën, do lishesha me Amberin, do vrisja Valbonën”.

Zbulohet pyetja rrëqethëse që bënë fëmijët e Liridonës gjatë gjyqit për Naim Murselin: “Pse babi…”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe tre të tjerë.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj, tha se ky shqyrtim gjyqësor do t’i japë përgjigje të gjitha dilemave të ngritura, dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Syla madje tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi hajdutin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla, sipas medias vendase.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po të vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.

Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

E rëndë/ Grυaja υ ret 4 fëmijët e  saj dhe më ρas υetes!

Një komunitet në Wyoming është tronditur thellësisht nga një tragjedi familjare, ku një nënë ka vrarë katër fëmijët e saj përpara se t’i marrë jetën vetes.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes dhe ka lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme.

Sipas raportit zyrtar të toksikologjisë, gruaja kishte në gjak sasi të konsiderueshme të ketaminës dhe clonazepam-it, dy substanca që mund të ndikojnë rëndë në gjendjen mendore dhe perceptimin.

Autoritetet besojnë se gjendja psikologjike ka qenë një faktor kyç në këtë akt të tmerrshëm.

Të katër vajzat e saj, të mitura, u qëlluan në pjesë të ndryshme të shtëpisë – dy prej tyre në dhomën e përbashkët dhe dy të tjera në katin e sipërm.

Përpjekjet e shërbimit të urgjencës për ta mbajtur nënën në linjë gjatë thirrjes në 911 nuk sollën rezultat. Ajo ndërpreu telefonatën dhe kreu aktin fatal.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën, ishte tashmë tepër vonë. Një nga vajzat, e cila kishte mbetur ende gjallë, u transportua me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Babai i fëmijëve ndodhej në një udhëtim pune në momentin e ngjarjes.

Ngjarja ka prekur thellë banorët e zonës, të cilët përshkruajnë familjen si të dashur dhe të përkushtuar. Autoritetet lokale po vijojnë hetimet.

Dafina Zeqiri publikon PAMJE nga jahti luksoz me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë.

Në imazhet që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah barku i rrumbullakosur, që tregon qartë se ajo ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

Në disa prej fotove, ajo pozon krah bashkëshortit të saj, Kreshnikut, me të cilin duket se po kalon momente të bukura e të qeta larg zhurmës së përditshme. Çifti duket mjaft i lumtur, teksa rrezatojnë energji pozitive në çdo pamje.

“Energji”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke përçuar ndjenjën e harmonisë dhe gëzimit që po e shoqëron në këtë fazë të veçantë të jetës së saj.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë dhe momente të lumtura në pritje të vogëlushes apo vogëlushit që do të vijë në jetë.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 6 Qershor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Tensionet dhe ankthet e së kaluarës duket se zbehen, duke ju lejuar të shihni ndjenjat tuaja më qartë. Diskutimet me anëtarët e familjes janë ende të mundshme, veçanërisht me vëllezërit e motrat ose të afërmit e ngushtë, shpesh për çështje trashëgimie ose pasurish familjare. Sa i përket punës, kjo periudhë paraqitet si një kohë për të verifikuar forcën e disa lidhjeve, për t’i kushtuar vëmendje çështjeve ligjore ose burokratike.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 6 qershor 2025), ndikimi i Venusit në shenjën tuaj nga nesër do t’u japë një energji të veçantë atyre që po përjetojnë një histori të re dashurie. Sa i përket punës, marrëdhëniet profesionale mund të jenë të ndërlikuara, kohët e fundit ka pasur ndryshime të detyrave ose zgjidhje të reja: është e vështirë në ditë të caktuara të shkosh mirë me kolegët ose eprorët.

BINJAKËT

Kjo është koha e duhur për të përjetuar ndjesi të veçanta: shpesh duhet të arrini fundin për t’u ngritur më shpejt. Sa i përket punës, emocionet negative nuk duhet të mbizotërojnë: gjithçka do të rrjedhë përsëri më qetë.

GAFORRJA

Kjo periudhë favorizon menaxhimin e keqkuptimeve dhe mangësive të partnerit tuaj. Shumë shpejt mund të rizbuloni një harmoni në çiftin tuaj dhe të merrni kënaqësi. Sa i përket punës, planetët ju mbrojnë nga momentet e pasigurisë, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar një punë të re ose një ngritje në detyrë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 6 qershor 2025), Venusi vazhdon të sjellë energji pozitive dhe, që nga orët e kaluara, mund të ndjeni një rritje të energjisë dhe pasionit. Sa i përket punës, faza aktuale është e ngadaltë, por jo kundërproduktive.

VIRGJËRESHA

Nëse kohët e fundit keni takuar dikë që është tashmë në një lidhje, ose nëse po përpiqeni ta lini pas të kaluarën, shenjat e para të shqetësimit do të shfaqen së shpejti. Sa i përket punës, momentet e lodhjes dhe mosbesimit mund t’ju shoqërojnë…

PESHORJA

Kjo periudhë ju ofron mundësinë për të harruar një marrëdhënie të kaluar ose për t’iu përkushtuar një ndjenje të re. Sa i përket punës, qielli ju fton të planifikoni me kujdes qëllimet tuaja, duke përfituar nga mundësitë që ju paraqiten në derë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 6 qershor 2025), të rrëfehesh me një person të ëmbël dhe mirëkuptues mund të jetë një ndihmë në këtë fazë të vitit. Mos e mbyll veten nga dialogu. Sa i përket punës, yjet janë të favorshëm, veçanërisht për kontaktet dhe marrëdhëniet në distancë. Një miqësi ose kontakt i gjatë mund të sjellë një avantazh profesional.

SHIGJETARI

Keni shumë për të organizuar. Suksesi varet nga aftësia për të planifikuar të ardhmen, veçanërisht nga java e ardhshme, kur Jupiteri nuk do të jetë më në opozitë. Sa i përket punës, planetët favorizojnë arritjen e qëllimeve tuaja pas një periudhe bllokimesh ose thjesht mërzitjeje.

BRICJAPI

Kapërceni mosbesimin tuaj, i cili shpesh shkakton bllokime në marrëdhënie. Gjithashtu mund të gjeni marrëveshje ose pajtime që do të forcojnë lidhjen e dashurisë. Sa i përket punës, Saturni sugjeron të jeni të kujdesshëm dhe të kujdesshëm në çështjet kontraktuale dhe marrëveshjet me shkrim.

UJORI

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e premte, 6 qershor 2025), kjo është koha për të zgjeruar rrethin tuaj të njohjeve dhe për t’u shoqëruar më shumë. Mosbesimi mund të kufizojë mundësitë për takime kuptimplote. Sa i përket punës, investimet, veçanërisht ato që lidhen me vendet e huaja ose pronat, mund të sjellin shumë shqetësime.

PESHQIT

Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat. Keni nevojë për emocione të reja dhe për të jetuar momente me intensitet të madh. Sa i përket punës, aftësia juaj për të bindur dhe për të krijuar kontakte do të jetë më e fortë se në të kaluarën.

Finlanda “i tregon forcën” Rusisë, avionët luftarakë ulen në mes të autostradës

Në një pistë të improvizuar në autostradën E75 pranë Tikkakoski-t, Forcat Ajrore Finlandeze zhvilluan stërvitjen Baana 25, gjatë së cilës avionët luftarakë u ngritën dhe u ulën në një rrugë që normalisht pëdoret për lëvizjen e qytetarëve.

Stërvitja që zgjati tre ditë tregoi qartë angazhimin e Finlandës ndaj konceptit të operacioneve të shpërndara, një pjesë kyçe e strategjisë së NATO-s për shkathtësinë në luftë.

Në stërvitje morën pjesë avionë F/A-18 Hornet, të cilët formojnë shtyllën kurrizore të aviacionit luftarak finlandez (54 F/A-18C me një pilot dhe 7 F/A-18D me dy pilotë). Këta avionë luftarakë shumëfunksionalë përdoren si për qëllime luftimi ashtu edhe për qëllime stërvitore. Megjithatë, pritet që në vitin 2026 të fillojnë dërgesat e deri në 64 avionëve të rinj shumëfunksionalë F-35 Lightning II, të cilët do ta modernizojnë plotësisht flotën ajrore të Finlandës.

Stërvitja e këtij viti mori gjithashtu një dimension ndërkombëtar, pasi për herë të parë, morën pjesë avionë holandezë F-35A, duke konfirmuar më tej integrimin e thelluar të Finlandës në operacionet ajrore të NATO-s, pasi vendi u bë anëtar i Aleancës në vitin 2023.

Ulja në rrugë dhe përdorimi i pistave të improvizuara kanë qenë pjesë e strategjisë mbrojtëse finlandeze për shumë vite. Për shkak të përvojës së saj të pasur në kushte të tilla, Finlanda është bërë një shembull dhe partner për anëtarët e tjerë të NATO-s që vijnë për të praktikuar të njëjtat aftësi.

Vitin e kaluar, si pjesë e stërvitjes Baana 24, avionët amerikanë F-35 dhe Eurofighter Typhoon gjerman zbarkuan në rrugët finlandeze për herë të parë. Kjo mënyrë operimi i lejon Forcës Ajrore Finlandeze të mbetet e gatshme për luftime edhe nëse pistat ushtarake janë shkatërruar ose jashtë shërbimit.

Finlanda nuk është i vetmi vend që praktikon uljen e avionëve luftarakë në rrugë. Në shtator 2023, Zvicra kreu një ushtrim të ngjashëm në autostradën A1 midis Avenches dhe Payern, ku avionët e saj F/A-18 Hornet praktikuan ngritje dhe ulje nga vende të improvizuara.

Arsyeja është e thjeshtë – avionët luftarakë zviceranë janë të vendosur vetëm në tre baza ushtarake (Payerne, Meiringen dhe Emmen), gjë që i bën ato të prekshme nga sulmet e mundshme, veçanërisht raketat me rreze të gjatë veprimi.

Analistët ushtarakë paralajmërojnë se rreziku është shumë real, siç dëshmohet nga përvoja e luftës në Ukrainë, ku shumë aeroplanë u shkatërruan ndërsa qëndronin në pista.

Kjo është arsyeja pse vendet neutrale si Zvicra po zhvillojnë tani aftësi të shpejta për ribazim ajror, të ngjashme me atë që Finlanda ka bërë prej vitesh. Qëllimi është i qartë: të sigurohet funksionimi edhe kur aeroportet tradicionale nuk janë të disponueshme. /A2

E rëndë / Një grua humb jetën pas injeksionit në ambulancë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë, ku një grua 78-vjeçare ka humbur jetën pak pas marrjes së një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër.

Viktima, M. V., pësoi një reaksion pas injeksionit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.

Policia e Lushnjës konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

Shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një mjekim të gabuar apo për faktorë të tjerë.

Përplasja Trump-Musk del jashtë kontrollit, miliarderi mbledh “shokët” në Twitter dhe thotë se do krijojë parti të re! Presidenti i SHBA: Ai është çm. endυr!

Elon Musk nuk ka të ndalur në konfrontimin që publikisht po i bën presidentit amerikan Donald Trump, në rrjetin social “X” në pronësi të tij.

Përplasja nisi për projektbuxhetin që Musk e kundërshton për shkak se thotë që do të rrisë borxhin e SHBA me disa trilionë dollarë. Megjithatë Trump në Shtëpinë e Bardhë tha se Musk është është i pakënaqur sepse atij i kërcënohet drejtpërdrejt biznesi i Tesla.

Projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.

Musk në rrjetet sociale ka nisur një seri kritikash ndaj Trump, duke shkuar deri aty sa të thotë se pa të, Trump nuk do të kishte arritur të fitonte zgjedhjet në SHBA.

Përplasja Trump-Musk del jashtë kontrollit, miliarderi mbledh

Postimi i Musk

I pyetur lidhur me këtë, Trump tha se është i zhgënyer me Musk dhe se e ka ndihmuar atë shumë. “Nuk ka thënë fjalë të këqija për mua, por ende jo…Nuk është hera e parë, kush ikën nga kjo administratë, disa e përballojën mirë, disa keq dhe bëhen armiqësorë”, tha Trump.

Elon Musk, i cili prej disa orësh vijon të postojë pa pushim ndaj Trump, në profilin e tij me mbi 200 milionë ndjekës, së fundmi madje ka propozuar edhe krijimin e një partie të re në SHBA. Ai i ka kujtuar Trump-it se nuk është i përjetshëm në krye të SHBA.

https://twitter.com/elonmusk?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1930685402631053403%7Ctwgr%5E7557e37ed88c3b26750d24459da56148fa4a6fc1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fperplasja-trump-musk-del-jashte-kontrollit-miliarderi-mbledh-shoket-n-i93508

“Ai ka edhe 3.5 vjet. Unë jam këtu edhe për nja 40 vite të ardhshme”, shkroi Musk.

Së fundmi, Trump ka reaguar në rrjetet sociale: “Eloni po “ishte dobët”, i kërkova të largohej, ia hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte të gjithë të blinin makina elektrike që askush tjetër nuk i donte (që ai e dinte prej muajsh se unë do t’i bëja!), dhe ai thjesht u ÇMEND!”.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114632205177163456/embed