E njejta dorë nga Shkodra me vr*sjen e vëllait të “Fantazmës” e deri te m*sakra në Rinas, Artan Hoxha për ish efektivin e AMP-së: Ai mund tu jepte rroga dhe

Gazetari i njohur i kronikës së zezë Artan Hoxha, ka analizuar atentatin e ndodhur pasditen e së martës, 11 nëntor, në rrethrrotullimin e Rinasit ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri alias Shaljani.

Dani gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që Shaljani i cili ishte dhe agjent i AMP-së “luftoi” për dite me radhë në Spitalin e Traumës, mirëpo nuk arriti që t’ia dilte duke ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës.

Sipas Hoxhës kjo ngjarje lidhet me një seri episodesh të ngjashme kriminale në vendin tonë përgjatë viteve të fundit.

I ftuar në Euronews Albania, gazetari u shpreh se mënyra e ekzekutimit i ngjan të paktën shtatë ngjarjeve të tjera, që sipas tij janë kryer me të njëjtin stil. Ai tha se autorët e këtyre atentateve kanë goditur  me saktësi objektivin dhe më pas janë rikthyer për t’i siguruar se e kanë përfunduar “misionin me sukses”, një sjellë që sipas Hoxhës tregon qartë se kush mund të jetë pas tyre.

“Kjo ngjarje e fundit e Rinasit lidhet me një seri ngjarjesh të tjera, prandaj thashë duhet parë me vijimësi. Unë besoj se policia e ka këtë skedë, nuk dua të nxitohem. Te pjesa e dytë e shkurtër nuk ka pasur nevojë për kallashnikov, plumbat që janë te xhami janë realizuar në distancë të afërt.  sa ma dhanë gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte kontrolloja videot nga ngjarjet e mëparshme. Dhe kemi vrasje të tjera, të cilat janë identike.

Mua më rezultojnë 7 ngjarje që janë njësoj, e kanë realizuar objektin, e kanë goditur shënjestrën e tyre dhe fakti që janë të kujdesshëm, rikthehet dhe njëherë për tu siguruar, dëshmon se cili është . Kemi një hetim që si mundi një person si Sheqeri të futet në radhët e policisë, dhe kemi një hetim që ka të bëjmë atentatin.”, tha Hoxha, duke shtuar më tej se në pjesën e dytë të sulmit ndaj Danit dhe Muçit, nuk është përdorur kallashnikov, por armë zjarri nga distancë shumë e afërt, gjë e cila tregon profesionalizëm dhe qetësi nga ana e ekzekutorëve.

Ai theksoi se një prej pyetjeve më të mëdha është se si Mustafa Sheqeri alias Shaljani i njohur dhe si “Muçi”, person me aktivitete dhe lidhje të njohura me krimin, arriti të përfshihej në strukturat e policisë.

Sipas tij, çështja e përfshirjes së Sheqerit në radhët e AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) dhe atentati ndaj tij dhe Danit janë dy hetime të ndara, por të lidhura ngushtë, prandaj kjo ngjarje duhet t’i kalojë SPAK-ut.

“Mustafa Sheqeri ose Muçi, nuk ka nevojë për të marrë një rrogë si agjent i AMP, me të ardhurat që kishte mund të paguante të gjitha rrogat e AMP. Ai donte të kishte një status dhe të qenurit agjent i AMP esh ai qe kontrollon policinë. Ke akses në mënyrë informacione. Ai nuk e kishte problem për rrogën, por statusin”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Kjo ngjarje e fundit e Rinasit lidhet me një seri ngjarjesh të tjera, prandaj thashë duhet parë me vijimësi. Unë besoj se policia e ka këtë skedë, nuk dua të nxitohem. Te pjesa e dytë e shkurtër nuk ka pasur nevojë për kallashnikov, plumbat që janë te xhami janë realizuar në distancë të afërt.  sa ma dhanë gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte kontrolloja videot nga ngjarjet e mëparshme. Dhe kemi vrasje të tjera, të cilat janë identike.

Mua më rezultojnë 7 ngjarje që janë njësoj, e kanë realizuar objektin, e kanë goditur shënjestrën e tyre dhe fakti që janë të kujdesshëm, rikthehet dhe njëherë për tu siguruar, dëshmon se cili është . Kemi një hetim që si mundi një person si Sheqeri të futet në radhët e policisë, dhe kemi një hetim që ka të bëjmë atentatin. Unë mendoj se këtë ngjarje duhet ta marrë SPAK.

Nëse gjejmë, ato kontrollet që u bënë në Nikël si besoj shumë, sa herë ka një ngjarje në Rinas i bjenë Niklës. Lajmi që shiko që e gjetëm, ngelet në memorien e publikut që ne e gjejmë diçka. Mban mend kur humbi në Shkodër një nga vëllezërit Lici, çfarë u tha. U gjet e ke brenda javës kush e bëri.  tha me saktësi të madhe. Ka ikur një vit, e fiks një vit, e kemi gjetur? Nuk është gjetur gjë. Kur kemi të bëjmë me këto ngjarje është e vështirë të hetohen.

Ka qenë i përfshirë në fushatë. Ka punuar Sheqeri dhe është shpërblyer. Mustafa Sheqeri ose Muçi, nuk ka nevojë për të marrë një rrogë si agjent i AMP, me të ardhurat që kishte mund të paguante të gjitha rrogat e AMP.

Ai donte të kishte një status dhe të qenurit agjent i AMP esh ai qe kontrollon policinë. Ke akses në mënyrë informacione. Ai nuk e kishte problem për rrogën, por statusin. Kishte të ardhura që të financonte AMP, por duke qenë aty kishte këtë status dhe mundësinë për të marrë informacione të një rëndësie shumë të madhe. Një nga prioritetet kryesore është që të marrë informacion për kundërshtarin dhe agjencitë. Dhe nëse ti ke një informator në AMP, te Opercionalja, te Policia Kriminale ti ke mbyllur ciklin. Imagjino të kesh dhe një në Gjyqësore.

“Do të të DJ*G të GJALLË, na more nusen..”/ U gjet i djegur në makinë ne Greqi! Halla e Sulo Halilit tr*ndit me ate qe thote per nipin e saj

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte e ftuar halla e Sulo Halilit, shqiptarit i cili u vra dhe u dogj në një makinë në Greqi. Ajo ka shpjeguar se Sulo kishte 4 vite martesë me gruan e tij Esmeraldën dhe kishte dy fëmijë njërji prej tyre 40 ditësh.

Sipas saj nusja e Sulos ka patur një lidhje më parë dhe pasi është ndarë është lidhur me nipin e saj. Pas kësaj daja i ish-partnerit të saj ka kërcënuar Sulon me fjalët “do të të djeg të gjallë”, sepse sipas tyre iu ka marrë nusen e nipit.

Më tej ajo shtoi se viktima nuk ishte person konfliktual dhe për herë të fundit ka folur me partneren e tij që do shkonte diku çështje patente. Partnerja e tij Esmeralda, ka dhënë dëshminë e saj në polici dhe nuk ka folur me dikë tjetër. Gjithashtu zonja shtoi se nëna e Sulos është në gjendje të mirë shëndetësore, gjallë.

“Nuk e dimë çka ka ndodhur, avokati nuk ka thënë asgjë konkrete dhe nuk e dimë saktësisht çka ka ndodhur. Sulo ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, 40 ditë dhe 4 vjeç, dhe 4 vite martesë me gruan e tij. Unë nuk di saktësisht, por di që është kërcënuar nga daja i ish-të dashurit të Esmeraldës, e di këtë, por nuk ka pasur lidhje tjetër me këtë person që ka pasur të dashur. I ka thënë Sulos:

“Do të djeg për së gjalli, se na more nusen e nipit”, por ajo ishte ndarë dhe nuk ka pasur lidhje kur u fejuan me Sulon. Por nuk dimë nëse ai e ka bërë këtë, apo është diçka tjetër, presim përgjigje. Nuk jam e sigurt, por kërcënimet janë bërë me telefon. Familjarët nuk dinin gjë, e morën vesh më vonë. Policia nuk ka dhënë asgjë konkrete, është në hetim, çdo gjë që gjejnë e marrin në pyetje familjarët, por për konkluzion presim ende. Esmeralda nuk ka folur me njeri që kur ka lindur dhe ka bërë operim për djalin, nuk është në gjendje.

Mua më ka marrë mbesa dhe më ka thënë që është humbur Sulo që nga data 5, dhe të dielën mora vesh që ADN-ja tha se ishte Sulo. Gruas i ka thënë që do të takonte një pronar për çështje patente, gjë që shkoi diku, gjysmë ore larg nga vendi ku ishte, dhe pas kësaj nuk ka pasur asnjë kontakt me gruan apo të afërm. Nuk dimë çka ka ndodhur. Jo, automjeti ishte i vjedhur, jo i tij, ka kohë që është vjedhur. Makina e Sulos e gjetëm gjysmë ore larg nga fshati.

Nëna e tij është mirë nga ana shëndetësore, ajo është e sëmurë sepse bën terapi, por është gjallë dhe mirë, për këtë kemi folur. Nuk na lanë mediat dhe portalet të vajtonim djalin, por do merreshin me të. Duhet të keni respekt për familjarët, sepse e dimë që lekët kanë rëndësi, por do donim që të hiqni këtë lajm, sepse nëna e tij është gjallë. Nuk ka qenë konfliktual, ai punonte në ndërtim, jo në të zezë. Sot kishim të tretën dhe familja është në fshat.”, tha halla e viktimës.

Iu kërkua ekstradimi! Reagon bujshëm Arben Ahmetaj: As ka shanse, ja cfare do u zbuloj se shpejti

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë nga Zvicra për lajmet e raportuara këtë të hënë në media, se Ministria e Drejtësisë ka nisur një kërkesë të re ekstradimi për të, si dhe po heton një transfertë 3 milionë euro në Austri.

Zyrtari i lartë socialist që u arratis nga Shqipëria sapo mori vesh që do ta arrestonin, dy vite më parë, thotë se kërkesa për ekstradim është bërë me urgjencë më 18 Gusht të vitit 2023, kur ai u largua nga vendi dhe e gjitha është një tymnajë.

Gjithashtu, ai ka komentuar dhe atë që ka rrjedhur nga gjyqi, se prokurori i dosjes së tij po heton një transfertë të dyshimtë 3 milionë euro nga Shqipëria në Austri, e cila pretendohet se lidhet me Arben Ahmetaj.

“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia”, shkruan ish-zëvendëskryeministri.

Arben Ahmetaj e quan të gjithën një tymnajë dhe lajm të rremë, ndaj sqaron si më poshtë:

1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….

Nxirrni xhupat, brenda kesaj dite nis dëbora! Lajda Porja jep lajmin ‘A do ketë dëborë në Tiranë?’

Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje intensive të shiut përgjatë kësaj jave ndërsa ditën e diel pritet të nisin reshjet e para të borës në zonat e larta malore

Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha në Euronews Albania se duke nisur nga nata sotme dhe ditën e

martë do ketë reshje intensive sidomos në veri dhe veriperëndim të vendit. Të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga reshje me intensitet të lartë.

Në Shkodër do ketë reshje me intesitet të lartë në qytet, ndërsa e enjtja do ketë më pak reshje.

Në Shkodër pritet të bjerë rreth 250 mm po edhe Kukësi dhe pjesa tjetër e zonave të verilindjes

pritet shi me intensitet shumë të lartë. Gjatë këtij episodi që do të zgjasë 1 javë do të tejkalohen kuotat mujore të nëntori sa i përket reshjeve.

Veriu është më i rrezikuar nga përmbytjet, zonat qendrore, Kruja, Laçi, kryeqyteti ku do ketë rrebeshe de Vlora në

jug ku nuk do mungojnë edhe përmbytje. Pritet që të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes të rikthehet bora në zonat malore.

Të martën dhe të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga stuhi të forta ere. Ditën e diel pritet një rënie e intensitet të erës por edhe rënie e temperaturave.

VIDEO

“Kaloj çdo ditë në atë rrugë “, banori tr*ndit: Cfare fshihet pas zhd*kjes se tre banorëve në Përmet (video)

Tre persona janë zhdukur në mënyrë misterioze në Përmet në të njëjtin aks rrugor, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet–Lëshicë, duke shtuar ankthin dhe frikën e banorëve. Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, Endri Baliko një banor i zonës tha se pavarësisht zhdukjes së tyre ai sërish kalon çdo ditë në atë rrugë, në të cilën lëviz prej 20 vitesh, sikurse edhe banorët e tjerë të zonës.

“Ne si komunitet e ndjejmë se kemi 20 vjet në atë rrugë, nuk kemi pasur as vështirësi as ndonjë detaj për të pasur frikë. Rastet janë që ata kanë kaluar në këtë rrugë dhe i kanë parë kamerat në këtë rrugë 11:00 të ditës dhe në orën 5:00 pasdite i ka parë banori në fshatin Gjinkar nuk ka të bëjë rruga e Lëshicës për një humbje misterioze për këta persona. Kanë kaluar pa problem”, tha ai në Dita jonë në A2 CNN.

Ndërkohë eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se është shumë e rëndëshme të kryhet një hetim i thelluar, duhet parë profili i tyre dhe analizuar zona.

“Pse pikërisht në një aks? Se krijon panik te njerëzit. Duhet parë profili i tyre, duhet bërë analiza e zonës. Duhet të kishte një hetim nga policia e Përmetit. Pse nuk janë duke u thelluar hetimet? Kjo kërkon hetim dhe kërkim të jashtëzakonshëm për të kontrolluar në një perimetër më të madh. Zona nuk është shumë e banuar dhe largësia e zonave të banuara e bën më enigmë zonën. Kërkon kontroll policor për të vrarë frikën dhe për të hequr panikun te qytetarët. Duhet të kemi profilin e 3 personave. Motivi i parë mund të jenë probleme të shëndetit mendor, mund të jetë ngjarje kriminale. Nëse enigmat i lëmë ato ngjallin panik. Është shumë e rëndësishme të ketë hetim të thelluar, të ketë kontroll përgjatë atij perimetri dhe në distanca të largëta. Mund të jenë edhe kafshë që marrin kufomën dhe mundësia e gjetjes së kufomës bëhet e vështirë”, tha eksperti në A2 CNN.

Eksperti Softa nuk përjashton vrasjet edhe nga ndonjë person me probleme mendore.

“Ka edhe të sëmurë mendorë që mund të bëjnë vrasje e ekzekutime. Duhet të hetohet që të parandalohen ngjarje të kësaj natyre. Rasti i fundit ishte ajo thoshte që ai ikte dhe e dinte rrugën dhe kthehej. Nuk kishte as telefon. Njerëz me probleme të kësaj natyre mund të jenë vrasës”. (A2 Televizion)

“Ai më largoi nga PS-ja por ne te ardhmen une do…”, Ditmir Bushati flet pa “dorashka” për raportet me Ramën!

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.

Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.

“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike.

Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk in kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë të kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’.

“Abaz Aliu më shëroi, më pas u bëra Dervish”, historia e veçantë e të riut që udhëtoi 4 orë i sëmurë në malin e Tomorrit

Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis të moderatores dhe autores Pranvera Borakaj, historinë e tij personale, atë që e shtyu të bëhet pjesë e bektashinjve dhe të shërbejë në Malin e Tomorrit, aty ku ndodhet Mekami i Abaz Aliut (varri shpirtëror).

Ai ka rrëfyer se kur ishte i vogël kishte dhimbje të forta këmbësh, dhe një natë Abaz Aliu iu shfaq në ëndërr xhaxhait të tij, duke e udhëzuar se si duhet të vepronte.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hsan Carkanji: Kur kam qenë rreth moshës 10-11 vjeç më dhimbnin gjunjët shumë. Më shumë më dilnin gjatë natës. I del në gjumë xhaxhait tim Abaz Aliu dhe i thotë do bësh kurban një gjel për atë djalë. Ai e shikon një gjel duke ecur në dëborë ën gjumë, i thotë Abaz Aliu atë gjel që po e shikon do e bëhs kurban për djalin se është shumë i sëmurë. Kur e mroi vesh që më dhimbnin gjunjët shumë. Kur erdhi bëri kurban gjelin, dhe i kishte thënë Abaz Aliu se që në atë moment do të vijë këtu në këmbë. Unë jam nga një fhhsat këtu afër që i thonë Gjelbës, prej aty këtu është katër orë në këmbë, unë erdha dhe u ktheva sërish në këmbë.

Borakaj: Nga këtu nisi raporti  me fenë?

Dervish Hasan Carkanji: Kjo është pikënisja më e fortë.

Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, historinë e tij, se si vendosi t’i përkushtohet bektashzmit.

Ai tha se në moshën 15-vjeçare iu shfaq në ëndërr Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Ndërsa shpjegoi më pas të gjitha etapat që duhen kalaur për tu bërë Dervish.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hasan Carkanji: Më doli në ëndërr Baba Mondi dhe më tha që ti do bëhesh Dervishi im. Pastaj fillova të shoh sa më shumë intervista dhe të dashurohem me Zotin. Pastaj në moshën 19-vjeçare u lidha me kryegjyshatën Botërore. Pastaj fillon prova, ku unë qendrova katër vite.

Borakaj: Ke detyra aty?

Dervish Hasan Carkanji: Po kemi detyra. Unë i shërbej kryegjyshit, mbi të gjitha çfarë kërkon teqeja.

Borakaj: Cilat janë hapat?

Dervish Hasan Carkanji: Si fillimi dashurues i rrugës. Mbasi i ëkkron një udhëheqës shpirtëror, ai e merr në provë, e shikon disa vite, e bën Myip, anëtar të brendshëm njëherë, pastaj shikon si ecën, e vë në shumë prova.

Borakaj: Ka nga ata që si kalojnë provat?

Dervish Hasan Carkanji: Po ka dhe nga ata që nuk i kalojnë këtë prova.

Borakaj: Cila është mosha më e re që bëhesh Dervish?

Dervish Hasan Carkanji: Nga 18-vjeç e sipër.

Borakaj: Mund të jetë thirrja në moshë më të madhe?

Dervish Hasan Carkanji: Po patjetër.

Rr*qeth 17-vjecarja: Babai më ρr▪︎kte, ρastaj më detγruan ta b. ëja në sγ të shumë njerëzve për një coρë bukë

Emisioni “Me Zemër të Hapur” trajtoi së fundmi një histori të rëndë dhe komplekse të një 40-vjeçareje, nënë e vetme e dy fëmijëve, e cila ka përjetuar një kalvar dhimbjesh dhe vështirësish që kanë ndikuar tragjikisht në jetën e saj dhe të familjes. Historia e saj u zbulua pasi ajo dhe partneri u vunë në pranga nga policia dy muaj më parë, nën akuzën e shfr.tëzimit për prost1tuc1on të vajzës së saj 17-vjeçare.

Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, 40-vjeçarja shpjegoi se rritja e fëmijëve pa baba e ka detyruar të përballet me dhunë të vazhdueshme dhe paragjykime të shumta, pasojat e të cilave i ka ndjerë edhe e bija, duke e çuar atë në rrugën e prost1tuc1onit. E papranuar nga partnerët dhe nga familja e saj, ajo ka jetuar në kushte të vështira ekonomike, duke u zhvendosur shpesh nga një banesë në tjetrën.

Një nga momentet më tronditëse të jetës së saj, siç rrëfeu ajo, ishte kur një i moshuar që e konsideronte si gjysh të vajzës së saj të mitur, i kërkoi favore s8ksuale. 40-vjeçarja, e cila mbijeton vetëm me pagën e saj si pastruese, është endur rrugëve të kryeqytetit në një përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar të bijën nga shfryt.zuesit, e cila sipas saj dhun0hej dhe kërcënohej shpesh me jetë.

Në rrëfimin e saj, gruaja tregoi se ka pasur një marrëdhënie të vështirë me familjen e saj. Ajo pretendoi se babai i saj e ka ke8qtrajtuar dhe ka ab*zuar me motrën e saj. Ajo gjithashtu pohoi se babai i saj e ka prekur në vende inti1me kur ajo ishte vetëm 11 vjeç, duke i thënë se po e bënte për mbarësi. Ajo i kishte rrëfyer këtë nënës së saj, por kjo e fundit nuk e kishte besuar. Më pas, ajo u largua nga shtëpia dhe u detyrua të kryente marrëdhënie s8ksuale në sy të shumë njerëzve pas një marrëveshjeje të bërë nga xhaxhai i saj me një çift që nuk mund të kishte fëmijë.

Rrëfimi i 40-vjeçares nxori në pah një histori të thellë dhimbjeje, varfërie dhe ab*zimi, duke ngritur shqetësime serioze për situatën e familjeve të margjinalizuara dhe nevojën për mbështetje sociale dhe psikologjike. Detajet e treguara gjatë emisionit janë tronditëse dhe hedhin dritë mbi pasojat e një familjeje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht.

Rusia publikon listën me top shtetet më armike! Nuk do u besoni syve u e vendosin Shqipërinë

Portali rus pro-Kremlinit “Vzglyad” ka publikuar një listë të “qeverive armiqësore” të Rusisë, me shtetet që raporton se e kundërshtojnë haptazi Rusinë dhe që i qëndrojnë kundër për shkak të rrethanave politike.

Mbretëria e Bashkuar u rendit e para me një rezultat prej 75 pikësh falë sanksioneve, mbështetjes për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë dhe ndihmës ushtarake për Kievin.

Gjermania dhe Franca u renditën të dytat me 70 pikë, ndërsa Holanda dhe Estonia të tretat me 65 pikë.

SHBA u rendit e katërta me 55 pikë, gjë që Vzglyad ia atribuon pezullimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.

Në vendin e pestë ishte një grup prej shtatë vendesh – Danimarka, Italia, Kanadaja, Lituania, Polonia, Finlanda dhe Suedia – të gjitha me nga 50 pikë.

Më pas vijnë Norvegjia dhe Belgjika, dhe në vendin e shtatë janë Kroacia, Spanja dhe Greqia, me nga 40 pikë secila.

Më poshtë janë Portugalia dhe Sllovenia, dhe më pas Hungaria dhe Luksemburgu.

Gazeta citon gjithashtu deklaratën e Sergei Lavrov se Rusia po e përdor termin “vende armike” gjithnjë e më pak dhe “qeveri armike” gjithnjë e më shumë.

Vendet që konsideroheshin më pak “miqësore” ndaj Rusisë ishin Shqipëria, Bahamas, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Koreja e Jugut dhe San Marino – të cilat morën vetëm pesë pikë.

Kosova nuk është përfshirë në këtë listë. /Telegrafi/

Osmani: Urime qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e kapitujve të fundit drejt BE-së, Kosova feston bashkë me ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur sot urimet e saj për hapin e rëndësishëm të hedhur nga Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, hapjen e kapitujve të fundit të negociatave.

Përmes një mesazhi drejtuar homologut Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe qytetarëve të Shqipërisë, Osmani thotë se ky është një hap historik për vendin.

Mesazhi i Osmanit:

Urime Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së.