Vr▪︎t et 23-vjeçarja shtatzënë në Rumani/ Ishi 49-vjeçar e ekz ▪︎kυtoi në sy të vajzës së saj

Teodora Markou, vetëm 23 vjeç, u qëllua për vdekje para syve të vajzës së saj në Rumani nga ish-partneri i saj 49-vjeçar, Robert Lupu. Sipas mediave të huaja, Markou, e cila ishte e njohur në Rumani për pjesëmarrjen në një “reality show” (Love Island), ishte 26 javë shtatzënë kur u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj.

Vritet 23-vjeçarja shtatzënë në Rumani/ Ishi

AUTORI I VRASJES

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur autori 49-vjeçar i është afruar viktimës së tij dhe e qëllon katër herë në gjoks dhe bark.

MOMENTI KUR LARGOHET NGA VENDI I KRIMIT:

Dëshmitarët okularë treguan se Lupun e kishte ndjekur ish-të dashurën e tij ndërsa ajo ishte në një festë për fëmijë me fëmijën e saj. Sipas mediave rumune, viktima 23-vjeçare kishte një urdhër-mbrojtje ndaj autorit që nga viti 2021, por kjo nuk e ndaloi të kryente vrasjen. Pas vrasjes, 49-vjeçari me profesion shofer taksie u largua me qetësi nga vendi i ngjarjes. Madje, kamerat e kanë kapur duke u larguar qetësisht nga vendi i krimit. Ai u gjet pak kohë më vonë në një kompleks banesash, por qëlloi veten kur u rrethua nga Policia.

Markou kishte folur për marrëdhënien e saj me vrasësin e ardhshëm, duke zbuluar se e kishte takuar kur ajo ishte 14 vjeç dhe ai 40. Ajo tregoi se ata ishin ndarë kur mësoi se marrëdhënia e Luput me ish-gruan e tij nuk kishte mbaruar./ZËRI

Tragjedia në Budva! Hoqi jelekun dhe rripin e sigurimit të parashutës, dalin pamjet shokuese të momenteve të fundit të jetës së 19-vjeçares

Momenti që çoi në vdekjen tragjike të 19-vjeçares serbe Tijana Radonic, kur ajo ia hoqi rripin e parashutës dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në Mal të Zi, u kap nga një kamera sigurie.

Në pamje shihet 19-vjeçarja, që duket sikur po kalon momente paniku, që fillimisht ka hequr jelekun që e mbante të lidhur me parashutën dhe më pas ka dalë nga rripat e sigurimit të vendosur rreth këmbëve të saj, duke bërë që të binte nga lartësia.

Pushuesit e tmerruar të plazhit treguan se dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”

Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.

Incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale.

Në video, 19-vjeçaren shihet me bikini në parashutë mbi Rivierën e Budvës.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa po e lidhnin me rripin e sigurimit dhe po e udhëzonin se si të ulej.

Megjithatë, Republika raportoi se ajo mund të ketë pësuar një “sulm paniku”.

https://twitter.com/i/status/1929653084021490003

V. rasja e Pjetër Kazës, zbulohet mesazhi që lanë autorët në derën e υiktimës

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë një panoramë të sagës së vrasjeve mes familjes Kaza dhe Gjoni.

Pjesë e panelit , ajo u shpreh se fakti që Pjetër Kaza u vra në derën e shtëpisë së tij tregon që kjo ngjarje lidhet me pistën e hakmarrjes, ku 57-vjeçari është viktima e pestë.

”Vrasja në Lezhë është një tregues që kanë dështuar disa kode qoftë sociale, kanunore dhe hetimit. Zanafillën e ka në vitin 1994 dhe sot flasim për një person që ka qenë i pafajshëm, më 7 janar 1994 Ndue Kaza vëllai i viktimës së Pjetrit, ka qenë një person i arsimuar, por për shkak të kushteve ai u vesh si polic, bëri një kurs siç ka qenë në atë vite por arsimimin e kishte si mësues matematike. Në një nga kontrollet u ndesh me dy persona të armatosur dhe ata e qëlluan.

Më pas vëllai i tij kreu vrasjen e personave që i kishin vrarë vëllain. Ngjarja u përsërit në 2004 kur Kanuni vrau edhe jashtë territorit në Belgjikë ku u vra vëllai tjetër i Pjetrit dhe nipi i viktimës së vitit 1994, dy viktima me dy viktima, do ishte mbyllur me një vrasje. Por Pjetër Kaza u vra në derën e banesës, autorët mund të kishin shumë hapësira për eliminimin se ai ishte kthyer nga puna, por ky ishte një mesazh që ata kanë dashur të përcjellin, policia i ka orientuar hetimet drejt kësaj piste, se ai nuk kishte konflikte të tjera.

Nga komunikimet që kam pasur me familjen Kaza, nga familja Gjini ka pasur tentativa për pajtim, se në ’94-ën u vra nga një pakujdesi dhe ata nuk qëlluan ndaj familjes Kaza por ndaj uniformës së policisë, se ishin ndjerë të kërcënuar”, tha Bezat.

E trishtë, υritet aktori i njohur para shtëpisë së tij

Aktori Jonathan Joss, i cili njihet për role të rëndësishme në “King of the Hill” dhe “Parks and Recreation”, ka vdekur.

Ai u vra të dielën nga të shtënat me armë në San Antonio para shtëpisë.

Policia nuk zbuloi detaje rreth asaj që çoi në të shtëna, por deklaroi se e kanë arrestuar të dyshuarin.

Ikona e aktrimit ishte 59 vjeç.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 4 Qershor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Po vjen një moment vendimtar në jetën tuaj, i cili kërkon vëmendje dhe reflektim. Nëse përballeni me një zgjedhje të rëndësishme, qoftë profesionale apo personale, mos harroni se afati i fundit për të marrë një vendim është caktuar për 10 qershor. Vendimet e marra gjatë kësaj periudhe do të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), nuk mungon tensioni i përditshëm, por është e rëndësishme të përpiqeni të çliroheni nga stresi dhe të hapeni ndaj mundësive të reja. Sot Hëna do të shpërblejë intuitat tuaja, duke favorizuar vetëanalizën dhe qartësinë e ndjenjave. Është koha ideale për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtet dhe për të rregulluar marrëdhëniet që janë ftohur në muajt e fundit.

BINJAKËT

Duket se ka shumë gjëra për të bërë. Qielli nuk është kundër jush, por Hëna sot flet për lodhje, ndoshta për shkak të përgjegjësive të tepërta. Këshillohet që t’i trajtoni përgjegjësitë me qetësi, pa pritur shumë nga vetja.

GAFORRJA

Qershori do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm. E kuptoj që maji ka lënë një shije të hidhur në disa raste, veçanërisht në sferën emocionale dhe relacionale. Megjithatë, Jupiteri do t’ju mbrojë nga ata që ju dëshirojnë të keqen, duke ofruar mundësi të reja për të përmirësuar situatën tuaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), Venusi, pas pak orësh, nuk do të jetë më në opozitë, duke e bërë qershorin muajin ideal për dashuri, negociata dhe gjëra të reja. Nëse jeni ende beqarë, kjo është një kohë e favorshme për takime të reja. Qielli rrit sharmin tuaj natyror dhe forcon energjinë tuaj të brendshme, duke e bërë më të lehtë marrjen e komplimenteve ose njohjeve.

VIRGJËRESHA

Tensionet e përditshme po ndihen, por Hëna favorizon vetëanalizën dhe qartësinë në ndjenja. Është koha ideale për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtet dhe për të rregulluar marrëdhëniet që janë ftohur.

PESHORJA

Ditë energjike: përdoreni këtë vitalitet për të konsoliduar marrëdhëniet dhe për të realizuar projekte të rëndësishme. Jupiteri ju fton të merrni vendime deri më 10 qershor, veçanërisht në vendin e punës.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), një ditë reflektimi. Mund të ketë momente pasigurie për t’u përballur me vendosmëri. Jupiteri ju mbron, duke ofruar mundësi të reja për të përmirësuar situatën tuaj.

SHIGJETARI

Mundësi të shumta në frontin e punës: mund të bëni përparim të madh, veçanërisht nëse keni projekte të reja në proces. Angazhohuni dhe shfrytëzoni sa më shumë mundësitë. Faza e vetëanalizës së thellë: këto reflektime do t’ju bëjnë të shikoni të ardhmen me një frymë proaktive. Qëndroni larg pesimizmit dhe agjitacionit. Qershori do të kërkojë siguri; ata që kanë bërë propozime të arsyeshme do të marrin përgjigje pozitive.

BRICJAPI

Kjo është një javë plot sfida: do t’ju duhet të përballeni me disa vështirësi, por me vendosmëri do të jeni në gjendje t’i kapërceni ato. Ruani qetësinë dhe përballuni me situatat me kthjelltësi.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 4 qershor 2025), Hëna do t’ju japë energji pozitive, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve. Në dashuri, qershori mund të ofrojë mundësi të shkëlqyera, veçanërisht për ata që janë ndjerë të vetmuar. Kujdesuni për veten.

PESHQIT

Tensionet e fundit familjare mund të kenë lënë gjurmë. Tani ndiheni gati për të trajtuar çështje vendimtare në lidhje me të ardhmen. Jupiteri ju ndihmon të merrni vendime të rëndësishme, veçanërisht në frontin financiar.

Berisha ngre alarmin në Asamblenë e PPE: Shqipëria, narko-shteti i vetëm në Europë! Ka kartelet më të fuqishme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur alarmin – gjatë fjalës së tij në asamblenë e PPE-së – duke thënë se vendi ynë është “narko-shteti” i vetëm në Europë.

Berisha kërkoi dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri, teksa tha se kartelet shqiptare janë më të fuqishmet në Europë pasi kanë në dorë portet e vendit dhe janë të lidhura me prokurorë, policë dhe ministra.

Fjala e Berishës në asamblenë politike të PPE:

Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës nga PPE

Faleminderit, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar Z. President.

Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.

Ajo mobilizoi dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të kthyer në një lloj “policie politike” të quajtur patronazhistë. Patronazhistë të armatosur me të dhëna personale të marra nga sistemet digjitale të qeverisë dhe bankave, të cilat u përdorën për të joshur apo kërcënuar qytetarët në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje.

Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.

Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.

Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Edhe një herë, ju falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Faleminderit!

Sh. err i dh▪︎nsh ëm mes 8 υajzave në Tiranë, ndërhyn policia

Gjashtë adoleshente janë përplasur fizikisht me dy vajza të tjera në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për të gjitha të miturat e përfshira.

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në qendër të Tiranës, ku tetë të mitura janë përfshirë në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe autoriteteve.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se gjashtë adoleshente janë konfliktuar për motive të dobëta me dy vajza të tjera të mitura, duke shkaktuar përplasje të dhunshme mes tyre. Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet e ngjarjes në Prokurori, ku është nisur procedim penal në gjendje të lirë për të gjitha vajzat e përfshira. Policia sqaron se ngjarja është trajtuar me seriozitet dhe janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e të miturave.

Sipas njoftimit zyrtar, motivet e sherrit janë të natyrës së dobët, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë individuale të pjesëmarrësve në konflikt.

Ky incident ngre sërish alarmin për dhunën mes të rinjve në mjediset publike të kryeqytetit, duke rritur shqetësimin e prindërve dhe komunitetit mbi sigurinë e adoleshentëve. Autoritetet bëjnë apel për më shumë kujdes dhe ndërhyrje të hershme për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Ngjarja në sheshin “Nënë Tereza” vjen në një kohë kur rastet e dhunës mes të miturve po raportohen gjithnjë e më shpesh, duke i shtuar sfidat e sigurisë publike në Tiranë. Policia garanton se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të marrë masa për parandalimin e incidenteve të tilla.

Shqipëri-Serbi, ndeshje e një rrezikshmërie të lartë! Nis çmontimi i lokaleve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”

Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide.

Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.

Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar. Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie të shumë të lartë.

Këmbimi valutor, 3 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 3 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 86.8 lekë.

Euro, blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.32 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 116.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: