Lë B URRlN ditën e d. asmës, 17-υ.jeçαrja nga Gjilani shkon me të DAS ΗURlN

Do të martohej po atë datë. Por një 17 vjeçare nga Gjilani nuk deshi të martohej me personin që ishte e fejuar, dhe kishte vendosur që të b raktisë familjen e të largohej me të dashurin e saj në mesnatën e 23 shkurtit.

Pasi prindi i saj kishte la;jmëruar rastin në PoIicinë Rajonale të Gjilanit, më 24 shkurt i njëjti raportoi se e bija ishte kthyer.

E me gjasë rrugëtimi i saj kishte qenë mjaft i vështirë.

Bazuar në dës;hminë që ajo ka dhënë në PoIicinë e Kosovës , e mitura ishte detyruar që të kr;yejë ma rrëdhënie se ksuaIe me shokët e të dashurit të saj.

Ma ltretimi ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë a rrestuar.

Të njëjtit kanë treguar versionin e tyre.

E Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së parab urgimit ndaj të dyshuarve S.I, A.A dhe S.L pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprën p enale “Dh unimi”.

HABlT kuksiani: Ρas fe jese zbuIoυa se ajo kishte qënë e Ιίd hυr me αtë që kàm..

Një djalë thotë se sapo i ka dhënë fund fejesës me vajzën që dashuron, pasi kjo e fundit ka patur një histori të me armikun e tij më të madh. Kjo është historia e habitshme e rrëfyer.

“Më në fund u fejova me vajzën që doja me gjithë shpirt. Por gjërat nuk shkuan mirë.

Them më në fund, pasi familja e saj nuk ishte dakord, sepse donin që ajo të përfundonte universitetin një herë dhe pastaj të krijonte familje.

Vajzën në fjalë e njoha në Facebook, u takuam, dolëm, u lidhëm dhe pas 1 vite lidhje vendosëm t’i bënim gjërat zyrtare.

Por kot nuk thonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Edhe pse jam kuksian unë e tolerova që ajo kishte patur një histori para meje. Ama nuk më kishte thënë kush ishte ky person.

Marr vesh nga njerëzit që ajo ka qenë e lidhur disa muaj me armikun tim. Them armik sepse ai tipi dikur ka plagosur me thikë kushëririn tim për një sherr ordiner.

Ne hak nuk kemi marrë, ama nuk e durova dot faktin që ai ka prekur të fejuarën time.

Kështu që edhe pse e desha shumë atë vajzë e ndava. Ajo më lutet, por unë e kam ndarë mendjen.

Sepse e njoh veten dhe kurrë nuk do ta kaloj dot këtë situatë.

Zemra më dhemb për të, por mori fund. Më paragjykoni sa të doni, por ajo e dinte historinë e familjes time dhe rrinte nuk bënte zë.

Unë edhe me fëmijë do ta ndaja kur ta mësoja të vërtetën. Tung”, shkruan ai.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 28 Maj 2025

DASHI

Do të keni nevojë për liri dhe kjo mund të krijojë distancë mes teje dhe partnerit tuaj. Në punë do të keni një ide të re që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Veproni me qartësi.

DEMI

Ditë e qëndrueshme dhe qetësuese. Zemra është në qendër, por nevojitet konfirmim i ndërsjellë. Projektet tuaja po marrin formë ngadalë por në mënyrë efektive.

BINJAKËT

Jeni komunikues dhe të shkëlqyer. Do të jetë një ditë perfekte  për takime, dialogje dhe pajtime. Në punë do të jetë një ditë shumë e favorshme. Zgjero shtrirjen tënde.

GAFORRJA

Mundohuni të shprehni më shumë emocionet tuaja. Do të jetë një ditë shumë e mirë për t’i shprehur partnerit dashurisë.

Në punë keni një intuitë të lartë, por keni tendencë të shtyni gjërat. Adresoni atë që duhet adresuar.

LUANI

Pasioni dhe dëshira ju shtyjnë drejt veprimit. Megjithatë, kini kujdes të mos e mbingarkoni tjetrin.Ju dëshironi rezultate dhe mund t’i arrini ato, por pa u nxituar.

VIRGJËRESHA

Keni nevojë për stabilitet, por do jeni më fleksibël. Ditë e shkëlqyer për dashuri. Preciziteti shpërblehet. Ditë ideale për analiza dhe menaxhim të detajeve.

PESHORJA

Lajme të mira në marrëdhëniet tuaja dashurore. Një ditë harmonike plot me shkëmbime të sinqerta. Bashkëpunimet dhe marrëdhëniet me publikun janë të favorizuara.

AKREPI

Ke tendencë të jeni introvert. Ndarja më shumë do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë me ata që doni.Suksese të heshtura. Ai vazhdon të punojë prapa skenave me këmbëngulje.

SHIGJETARI

Do të jetë një ditë aventureske. Ideale për ata që kërkojnë stimuj të rinj. Do keni hapësirë ??për kreativitet dhe ide të pazakonta.

BRICJAPI

Do të jetë një ditë konkrete për ndjenja. Më pak fjalë, do duhen më shumë gjeste kuptimplotë. Ju do përballeni me sfida me disiplinë. Rezultatet së shpejti.

UJORI

Dëshirë për lehtësi dhe liri. Në çift keni nevojë për hapësirë. Në punë do keni ide origjinale dhe të shkëlqyera. Një ditë ideale për inovacion ose krijim.

PESHQIT

Romanca dhe ëmbëlsia ju udhëheqin. Ditë e shkëlqyer për intimitet emocional. Në punë do të keni kreativitet të lartë. Kohë e shkëlqyer për art, shkrim ose mbështetje për të tjerët.

E fundit! Del emri i deputetetit te PS qe u kontrrollua nga SPAK!

SPAK ka bërë kontroll në banesën e deputetit të PS-së, Luan Duzha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Duzha, por pas kqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS në Elbasan.

Kontrolli i banesës është kryer nga oficerët e BKH, të cilët në këtë aksion janë shoqëruar dhe nga dy patrulla policie në policinë e Elbasanit. Mësohet se nga kontrolli janë sekuestruar 200 mije euro.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.

Operacioni u krye disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.

Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Fokusi i këtij takimi ishte analiza e ecurisë së hetimeve aktive, shkëmbimi i informacionit operacional dhe përmirësimi i metodave hetimore për të ndëshkuar ata që tentojnë të manipulojnë procesin zgjedhor.

Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se hetimet po përqendrohen në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, abuzim me burimet shtetërore gjatë fushatës dhe përfshirje të personave me precedentë penal në procesin elektoral.

SPAK ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo gjurmë të abuzimit dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të ligjit në emër të pushtetit apo votës së qytetarëve.

Ish ambasadori ne SHBA zbulon ato që do ndodhin: Amerika do prishe shumë ekuilibra, nuk ka qeveri ne shtator por

Për ish ambasadorin, Agim Nesho, Shqipëria rrezikon të rrëshqasë drejt diktaturës, ndërsa vëmendja është përqendruar tek opozita se si ta kryqëzojnë atë.

Nesho tha se shanset për t’u rikthyer në diktaturën e mëparshme janë të mëdha, çka duket qartë edhe te autokracia elektorale e Ramës me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Neshos, pavarësisht se regjimi thotë se populli foli, në të vërtetë është krejt e kundërta. Për ish-ambasadorin, mbajtja e samiti të Komunitetit Politik Evropian, u përdor nga Rama për të certifikuar zgjedhjet farsë të 11 majit. Nesho është optimist për një reagim nga SHBA, lidhur me masakrën elektorale që ka ndodhu me procesin zgjedhor të 11 majit, duke shtuar se një deklaratë nga administrata amerikane do të prishë shumë ekuilibra në Shqipëri.

Ka një vrull për të kryqëzuar opozitën, që jemi në një regjim me tendenca të plotë për të rrëshqitur në dikaturë. Vuhet ideja për t’u kthyer në diktaturën e mërparshme. Janë reale, janë autokraci elektorale. Dje u votua edhe Maduro, mori mbi 80 % të votava, dhe këta kërkojnë legjitimitet jo të vlefshëm, por përmes presionit e blerjes së votave për t’u treguar se jemi demokracia.

Nëse shohim një autokraci elektorale siç u provua deri më tani. Kemi pasur një opozitë që qëllimisht është margjinalizuar, është çuar në procese të tejzgjatura, një opozitë që ka shkuar në absurd ku është mbajtur në arrest shtëpie liderit i opozitës me një akuzë qesharake. Është regjimi, që të ketë një pjesëmarrje të gjithanshme. Regjimi thotë ka folur populli, por në të vërtetë jo. S’është populli që ofron diktaturën, një regjim që ka përdorur të gjitha mjetet, ka vjedhur pronat publike, ka dhënë me PPP vende strategjike të Shqipërisë, Porti i Durrësit, Sazanit. Një regjim që e ka kthyer Shqipërinë në tokë djerrë, dhe ka kthyer vendin në politikë për ta mbajtur veten sa më gjatë.

Samiti, kortezi e udhëheqësve evropianë të marrë përsipër nga Rama. Brenda një strategjie për t’i treguar se këto zgjedhje i certifikova me praninë tuaj.  Në shumë raste, edhe në këto momente gjeopolitike për BE, ideja për Ballkanin është një politikë e stabilokracisë që mos na hapni problem tjetër. Tregon mënyrën joefikase për t’u shmangur, është harruar. Që një autokrat si Rama jo vetëm që s’po jep llogari por bën show që pretendon të bëjë aleanca mes Evropës dhe Lindjes së Mesme. Bëjnë lëshim për protagonizmin e një njeriu, që Evropa në momente të caktuara që karakteri i tij i dobët, servilizmi dhe klientelizëm, mund ta përdorë një njeri të tillë, që s’ka asnjë interes për të ruajtur interesat e vendit të tyre.

SHBA është më objektive, kur ka paralelizëm në atë mënyrë që ka vuajtur administrata e tanishme në procesin elektoral. Dhe në Shqipëri sheh të njëjta mekanizma. Kemi interesa nga grupe presioni, si Soros bashkëpunon me Ballkanin se për çfarë nuk dihet dhe me projektet e tyre, e influencuar që në fillim duke bërë presion përmes Ramës për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri.

Do të ketë një deklaratë nga SHBA. Deklarata s’do të jetë e prerë, s’ka vende që të vendosin kudo në botë, do të jetë kritike dhe baza e OSBE-ODIHR që këto zgjedhje kanë qenë farsë dhe masakër elektorale që s’i shërbejnë gjeopolitikës së gjerë. Do të jetë deklaratë e fortë, që ndryshon balancën e raportit të OSBE-ODIHR. Deklarata e SHBA, do prishë shumë ekuilibra, ideja është që Shqipëria të kalojë në proces tranzicioni me qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje ku çdo qytetar edhe jashtë të ketë mundësi të votojë i lirë.

Meta i pandehur nga SPAK për CEZ-DIA/ Avokatja: E njohin si Like floriri, nëse provohen akuzat duhet dënim maksimal

Çifti presidencial është marrë sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Avokatja Alesia Balliu, e ftuar në një intervistë televizive komentoi temën më të ‘nxehtë’ aktuale politike. Balliu, u shpreh se nëse drejtësia provon akuzat që rëndojnë ndaj Metës atëherë ky i fundit duhet që të marr dënimin maksimal.

‘Çdo njeri që ka prekur paratë e popullit duhet që të marr ndëshkim maksimal. Çifti Meta-Kryemadhi thoshin ne kemi banjo edhe për macet, ndërkohë njerëzit vuajnë, çdo njeri duhet që të jetë i barabartë para ligjit. Iliri njihet si Like floriri, e njeh i gjithë populli kështu. Nëse ai thotë se është bërë një hetim i padrejtë atëherë ai ka të drejtë që të bëjë ankimim. Nëse Meta do jetë i pastër duhet që ta vërtetojë drejtësia, nëse nuk është atëherë ai duhet që të marr dënimin maksimal’, tha ajo.

Balliu u ndal edhe tek deklarata e Berishës për zgjedhjet, për të cilat tha se është i paqëndrueshëm në deklaratat që bënë. Ajo tha se PD duhet që pas humbjes në zgjedhje të bëjë një analizë brenda partisë.

‘Berisha ishte i bindur për fitoren dhe tani që humbi thotë nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Berisha tha nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike dhe hyri në zgjedhje. Deklarata që Berisha bënë në mëngjes nuk i bënë në darkë dhe krijon një pabesueshmëri tek publiku. Nëse ti nuk garanton një proces demokratik brenda partisë tende dhe ke hall personal, kjo s’të lejon ty që të shohësh më tutje. Problemi është Berisha, nuk është Rama, populli nuk kanë një mundësi dhe një alternativ tjetër që të zgjedh. Këta nuk mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe Berisha u thotë demokratëve hani bar sepse unë kam hallin e fëmijëve të mi. A do bëjë analizë kjo parti, apo do të dal e dyta gjithmonë. Vetëm justifikime kanë’, tha ajo.

“Rrjeti i heshtjes në PL po thyhet?’, Karamuço paralajmëron: Dëshmitarët po zbërthehen nga frika, pritet…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se hetimi do shkojë drejt fundit.

Sipas Karamuço, personat në PL të përfshirë, do fillojnë të shesin njëri-tjetrin.

“Unë mendoj që nuk bëhet fjalë për një person që ka dëshmuar, por disa persona, përveç Kastriot Ismailajt. Është shtuar radha e personave që i janë bashkëlidhur dëshirës dhe thirrjes së SPAK për të dëshmuar dhe për të zbërthyer nga frika, se mos ishin edhe ata pjesë e hetimit, dhe për të dalë nga radarët e këtij institucioni. Ky hetim do të shkojë drejt fundit dhe do të marrë dënim, sepse tani jemi në fazën e komunikimit të akuzës. Ne bëjmë deduksione. Është rënduar opozita dhe ka filluar kundërofensiva. Mbase nuk janë të atij niveli që shiten”, theksoi ai.

“Një mas kara, një trad. htar…”, Meta hedh akuza ndaj Braimllarit: Dorëzoi te patronazhistët listën me 12 mijë emrat që do votonin për mua

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta ‘thumboi’ ish-numrin dy të LSI-së, Endrit Braimllarin, por pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Meta tha se Braimllari dorëzoi te “patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit”.

Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…”, tha Meta.

I dha leje Ukrainës për raketat, Moska kërcënon Gjermaninë: Do digjen si shkrepse, Berlini do zhytet thellë në gropën e…

Moska ka reaguar pasi Gjemrania i dha leje ushtrisë ukrainase të përdorë raketat gjermane “Taurus” për të qëlluar në thellësi të territorit rus.

“Nëse Gjermania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, ato do të digjen si shkrepëse, siç ndodhi me tanket Leopard, dhe Berlini do të zhytet më thellë në gropë në të cilën regjimi i Kievit që ajo mbështet ka qenë prej kohësh”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Zakharova.

Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov paralajmëroi vonesa dhe shtyrje në procesin e armëpushimit.

“Procesi i paqes është kompleks dhe, sigurisht, kërkon kohë”, u shpreh ai.

Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta TikTok: Mbi 200 mijë shkarkime në pak ditë!

Prej muajit mars, rrjeti social Tik Tok u bllokua nga qeveria shqiptare në të gjithë territorin e vendit.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta në shoqëri; Pati nga ata që e duartrokitën e të tjerë që e kundërshtuan fort.

Megjithatë duket se Tik Tok nuk është i pakonkurrueshëm. Së fundmi në vendin tonë po funksionon një tjetër platformë, njësoj si Tik Tok

Fiber Al është një platformë shqiptare revolucionare që po bën bujë në botën e rrjeteve sociale duke arritur një rritje marramendëse, me mbi 200 mijë shkarkime në vetëm pak ditë.

Influencerë të njohur si Alex Visha, fenomeni i TikTok-ut Samy Dubai, Kozaku, Xheneta Fetahu etj tashmë janë zhvendosur në Fiber, duke tërhequr me vete mijëra ndjekës dhe mijëra euro dhurata virtuale.

Vetëm pak ditë më parë, Samy Dubai, një nga emrat më të ndjekur të TikTok-ut, fitoi 175,000 dollarë për vetëm 5 minuta gjatë një loje live në Fiber.

Fiber, platforma që po zëvendëson me ritme të shpejta

Ndryshe nga TikTok, Fiber integron edhe lojëra me shpërblime të vërteta gjatë daljeve live ku janë luajtur brenda një loje mbi 170,000 euro.

Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionet janë identike me TikTok-un.

Përmes platformës mund të ndani foto, video dhe statuse në kohë reale. Por edhe të postoni përmbajtje që mund të shikohen me pagesë. Kështu mund të fitoni edhe para nga krijimtaria juaj.

Nga ana tjetër, përdoruesit mund të dërgojnë dhurata për të vlerësuar postimet e të tjerëve, me opsionin për t’i dërguar ato në mënyrë anonime.

 E pra, duket se mbyllja e Tik Tok nuk qenka ndonjë “hata” e madhe, për sa kohë kemi të rinj shqiptarë me ide inovative që nuk ngurojnë të hedhin hapin e madh drejt teknologjisë./VoxNews

Samy Dubai