Një incident i ri ngriti aIarmin tek autoritetet greke sot në mesditë (5 mars), kur një i ri u pa duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë jashtë bazës ajrore të Megarës, në zonën e Atikës, Athinë.
Burri dyshohet se ka bërë foto dhe video, si të aktiviteteve private ashtu edhe të atyre ushtarake, duke u përqendruar në momentin e ngritjes së avionit.
Denoncimi u bë nga një qytetar dhe i dyshuari u kontaktua dhe u arrestua nga autoritetet. Autori, i identifikuar si iraken, i lindur në vitin 2003, është pilot në një shkollë private fluturimi.
Pavarësisht se u soll në stacionin e policisë së Megarës, autoritetet nuk duket se kanë gjetur asgjë inkriminuese dhe, sipas informacioneve, ai pritet të lirohet.
Ky arrestim vjen në kulmin e luftës dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, pasi edhe baza e Qipros greke është kthyer në shënjestër të sulmeve nga Irani.
Baza Ajrore e Megarës (LGMG) (foto kryesore), është një aeroport i vogël ushtarak dhe i aviacionit të përgjithshëm i vendosur në Atikë, Greqi, pranë Portit Pachi.
Përmban një pistë të vetme, shërben kryesisht si qendër për stërvitje, fluturime private dhe operacione me helikopterë (përfshirë HQ Superior Air), dhe ofron shikueshmëri mbi 10 km.
Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me lranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes së ardhshme të vendit. Në një intervistë për Politico, ai sugjeroi gjithashtu se regjimi në Kubë mund të përballet me rënie dhe kritikoi si presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ashtu edhe kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic.
Trump përballet aktualisht me presione politike në disa drejtime. Brenda vetë kampit të tij MAGA ka zëra kritikë për përfshirjen në konfliktin me Iranin, ndërsa demokratët e sulmojnë administratën për rritjen e kostos së jetesës në SHBA.
Megjithatë, presidenti amerikan këmbëngul se ndërhyrja ushtarake kundër Iranit mbështetet nga publiku dhe se shqetësimet për ndikimin e luftës në çmimet e karburantit apo në rezervat e municioneve amerikane janë të ekzagjeruara.
Sondazhe të fundit tregojnë një tablo më të ndarë. Disa prej tyre sugjerojnë se opinioni publik është skeptik për konfliktin, ndërsa një anketë e publikuar nga Fox News këtë javë tregon se votuesit kanë qëndrime të përziera për çështjen e Iranit.
Trump deklaroi gjithashtu se beson se regjime të tjera mund të përballen me ndryshime politike si pasojë e presionit amerikan.
“Njerëzit e mbështesin atë që po ndodh. Edhe Kuba mund të bjerë. Ne kemi ndërprerë furnizimet me naftë dhe paratë që vinin nga Venezuela, që ishte burimi kryesor për ta. Tani ata duan të negociojnë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse SHBA po luan rol në destabilizimin e qeverisë kubane, Trump la të kuptohet se presioni amerikan ka ndikuar në situatën aktuale.
“Çfarë mendoni ju? Për dekada me radhë kjo çështje ka qenë në tryezë. Ndërprerja e naftës dhe ndihmës nga Venezuela ka ndryshuar shumë gjëra,” tha ai.
Ai konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni është në komunikim me autoritetet kubane, ndërsa situata ekonomike dhe politike në ishull është përkeqësuar pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane.
“Kuba ka nevojë për ndihmë dhe ne po zhvillojmë bisedime me ta,” deklaroi Trump.
Ndërkohë që operacionet ushtarake kundër Iranit vazhdojnë të jenë në qendër të politikës së jashtme amerikane, Trump tha se Uashingtoni synon të ndikojë në formësimin e Iranit pas konfliktit.
I pyetur se sa ndikim pret të ketë mbi udhëheqjen e ardhshme iraniane, ai u përgjigj se SHBA do të luajë një rol të rëndësishëm.
“Do të kemi shumë ndikim. Do të punojmë me njerëzit atje që të sigurohemi se vendi drejtohet nga dikush që mund ta zhvillojë Iranin, por pa armë bërthamore,” tha presidenti.
Ai komentoi edhe garën për pasuesin e Ayatollah Ali Khamenei, duke përmendur djalin e liderit të ndjerë, për të cilin sipas tij ka dyshime mbi aftësinë për të drejtuar vendin.
Trump theksoi se synimi i SHBA është të shmangë një situatë ku pas disa vitesh do të duhet të ndërhyjë sërish për shkak të një udhëheqjeje armiqësore.
Pavarësisht paralajmërimeve se konflikti mund të ndikojë në ekonominë amerikane, përfshirë rritjen e çmimeve të karburantit, Trump u shpreh i bindur se republikanët nuk do të dëmtohen politikisht në zgjedhjet e ardhshme.
Ai e përshkroi operacionin ushtarak kundër Iranit si një fushatë të kontrolluar mirë dhe theksoi epërsinë ushtarake të SHBA-së, edhe pse disa zyrtarë të Pentagonit dhe ligjvënës në Kongres kanë ngritur shqetësime për zvogëlimin e rezervave të armëve.
Një grua 44 vjeçare ka rrëfyer se e ka tradhtuar burrin e saj pas 23 vitesh martesë, me një djalë në të njëzetat. Ky është rrëfimi i saj:E kam tradhtuar burrin tim me një djalë të ri që kam njohur në bingo.
Ai është aq i ri sa mund të jetë djali im dhe kjo më ka emocionùar.Jam 44 vjet dhe jam e martuar prej 23 vitesh. Ne kemi një vajzë 22 vjet.
Burri im është 46 vjet dhe unë kurrë nuk kam ndaluar së dashuri atë, por këto ditë ne morëm kohë të lirë nga njëri tjetri.
Unë fillova të shkoja në bingo, që të largohesha pak nga shtëpia. Unë bëra miq të shumtë aty dhe shkoja katër herë në javë dhe të shtunave.
Klubi mori në punë një djalë për të punuar në bar, i cili ishte një djalë i ri në të njëzetat dhe unë fillova të flisja e të flirtoja me të.
Unë dola me makinë një natë dhe pas bingos kuptova se kisha harruar dorëzat në klub. U ktheva për t’i marrë ato në klub dhe ai djaloshi më tha se donte të më shëtiste mua me veturën time.Ishte vonë dhe shumë errësirë.
Ne shkuam tek vetura ime dhe para se ta mendoja, ne ishim duke u puthur.Një gjë dërgoi tek tjetra dhe ne bëmë seks në pjesën e pasme të veturës. Ishte e mahnitshme por unë u pendova menjëherë.
Më pas u ndjeva fajtore dhe i rrëfeva burrit tim gjithë tradhtinë.Unë i thashë atij se nuk e kisha vëmendjen e tij dhe ai më tha se nuk isha aty për ta pasur atë.
Ai kishte të drejtë. Kjo nuk ishte hera e parë që unë e kam tradhtuar.Burri im ishte duke punuar për 6 muaj jashtë vendit dhe unë ndihesha e vetmuar dhe kontaktova me një shok të vjetër në Facebook.
Ne u takuam dhe e kaluam natën bashkë. Dukej speciale në fillim por shpejt ai e humbi interesin.Ishte në rregull atëherë por më pas burri im i gjeti mesazhet dhe e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.
Ai ishte i shkatërruar por në e kaluam këtë.I kërkova falje dhe u betova se kurrë më nuk do ta lëndoja.Unë nuk dua të flas për këtë dhe dua ta lë pas shpine, por burri im thotë se unë jam duke u përpjekur që ta fsheh atë nën qilim.
Përgjigja e psikologes:Ti duhet ta lësh burrin tënd që ta kalojë dhimbjen që i ke shkaktuar dhe të shohë nëse mund të vazhdojë përpara.
Mund të duket e vështirë për ty por vetëm atëherë mund të fillosh të rindërtosh martesën. Ti thua se ai nuk të ka dhënë vëmendje por ti i ke dhënë vëmendjen bingos dhe një mashkulli të ri.
Më mirë ndalojë bingon, por gjej diçka që mund ta shijoni të dy.Dilni në mbrëmje si çift dhe bëni masazh relaksues njëri tjetrit.
Ministri i energjisë i Katarit ka paralajmëruar se Iufta në Lindjen e Mesme mund të “rrëzojë ekonomitë e botës”, duke parashikuar se të gjithë eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik do të ndalin prodhimin brenda pak ditësh dhe do ta çojnë çmimin e naftës në 150 dollarë për fuçi.
Saad al-Kaabi i tha Financial Times se edhe nëse lufta do të përfundonte menjëherë, Katarit do t’i duheshin “javë deri në muaj” për t’u rikthyer në ciklin normal të shpërndarjes pas një sulmi me dron iranian në uzinën më të madhe të gazit natyror të lëngshëm.
Katari, prodhuesi i dytë më i madh në botë i LNG (Liquefied Natural Gas, që në shqip do të thotë gaz natyror i lëngshëm), u detyrua këtë javë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit në uzinën Ras Laffan. Edhe pse Katari eksporton një pjesë të vogël të gazit në Evropë, ministri tha se kontinenti do të ndiejë dhimbje të madhe pasi blerësit aziatikë do të tejkalojnë ofertat e evropianëve për çdo sasi gazi të disponueshëm, ndërsa vendet e tjera të Gjirit nuk do të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet kontraktuale.
“Çdokush që nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ne presim ta bëjë në ditët e ardhshme nëse kjo vazhdon. Të gjithë eksportuesit në rajonin e Gjirit do të duhet ta shpallin,” tha Kaabi. “Nëse nuk e bëjnë, në një moment do të përballen me përgjegjësi ligjore, dhe kjo është zgjedhja e tyre.”
Komentet e Kaabit pasqyrojnë shqetësimin në rritje në Gjirin Persik për pasojat ekonomike të luftës së SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin, e cila ka shkaktuar kaos në rajonin e pasur me naftë. Çmimi i naftës Brent u rrit me 2.5% në 87.6 dollarë për fuçi të premten në mëngjes në Evropë, niveli më i lartë që nga fillimi i konfliktit. Çmimet e gazit në Evropë u rritën me 5%, por mbetën nën kulmin e javës.
Kaabi paralajmëroi: “Kjo do të rrëzojë ekonomitë e botës. Nëse lufta vazhdon për disa javë, rritja e PBB-së në mbarë botën do të ndikohet. Çmimet e energjisë do të rriten për të gjithë. Do të ketë mungesa produktesh dhe një zinxhir fabrikash që nuk do të mund të furnizojnë.”
Ai tha se ndërsa operacionet detare të Katarit nuk ishin dëmtuar, pasojat në tokë po shqyrtoheshin ende. “Ende nuk e dimë shkallën e dëmit, pasi po vlerësohet. Nuk është e qartë se sa kohë do të marrë për t’u riparuar,” shtoi ai.
Ministri shtoi se projekti prej 30 miliardë dollarësh i Katarit për të rritur kapacitetin e prodhimit në fushën e gazit North Field nga 77 milionë në 126 milionë tonë në vit deri në 2027 do të vonohej. Prodhimi i parë ishte planifikuar për tremujorin e tretë të këtij viti.
Kaabi parashikoi se çmimet e naftës mund të arrijnë në 150 dollarë për fuçi brenda 2–3 javësh nëse cisternat dhe anijet tregtare nuk do të mund të kalojnë ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare ku kalon një e pesta e naftës dhe gazit botëror. Ai parashikoi gjithashtu se çmimet e gazit mund të ngjiten në 40 dollarë për njësi termike britanike, gati katër herë më shumë se para luftës.
Ngushtica e Hormuzit është bllokuar që nga sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit. Të paktën 10 anije janë goditur, primet e sigurimit janë rritur dhe pronarët e anijeve nuk duan të rrezikojnë ekuipazhet. Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta mund të zgjasë javë.
Kaabi tha se prodhimi në Katar nuk do të rifillojë derisa të ketë një ndërprerje të plotë të armiqësive. “Ne nuk do të vëmë njerëzit tanë në rrezik,” tha ai.
Inxhinieri i njohur dhe profesori Faruk Kaba ka bërë thirrje për një qasje të re dhe më rigoroze në menaxhimin e veprave pubIike në Shqipëri. Sipas tij, cilësia dhe jetëgjatësia e rrugëve nuk mund të garantohen pa një kontroll të rreptë profesional dhe pa ndryshime thelbësore në strukturat ligjore e kontraktuale.
Ai ka renditur pesë pika kyçe që do të shërbenin si shtylla për një infrastrukturë moderne dhe të sigurt:
Sipas Prof. Kabës, hapi i parë drejt profesionalizimit është krijimi i Urdhrit të inxhinierit. Ky organizëm do të shërbente si një “filtër” për licencimin, mbrojtjen e etikës profesionale dhe rritjen e përgjegjshmërisë. “Duhet të kemi një institucion që garanton integritetin e inxhinierit dhe mbron profesionin nga ndërhyrjet jashtë-teknike”, – shprehet z. Kaba.
Për të shmangur gabimet në projektim dhe për të ndjekur trendet botërore, ai propozon ngritjen e një Komiteti Shkencor për Rrugët.
Ky organ do të përbëhej nga ekspertët më të mirë të fushës, të cilët do të analizonin standardet teknike dhe do të jepnin konsulencë për projektet strategjike kombëtare dhe të jenë një filtër për projektet e investimeve në infrastruktura kyçe.
Një nga pikat më kritike mbetet jetëgjatësia e investimeve. Eksperti këmbëngul që kompanitë ndërtuese duhet të ofrojnë garanci mbi 10-vjeçare për veprat që dorëzojnë.
Kjo do t’i detyronte firmat të përdornin materiale cilësore dhe të mos kursenin në proceset teknologjike, pasi çdo defekt pasues do të rëndonte mbi buxhetin e tyre dhe jo të shtetit.
Në shumë raste, dështimi i një projekti vjen nga mungesa e mbikëqyrjes në terren. Prof. Kaba thekson se duhet të funksionojnë realisht kontrollet dhe supervizimet. “Supervizori nuk duhet të jetë thjesht një firmë mbi letër, por autoriteti që mban përgjegjësi ligjore për çdo centimetër rrugë të shtruar”, – nënvizon ai.
Z. Kaba propozon që asnjë kontratë ndërtimi të mos nënshkruhet pa përfshirë një plan të detajuar dhe të financuar për mirëmbajtjen afatgjatë. Sipas tij, është më e lirë të mirëmbash një rrugë vazhdimisht sesa ta rindërtosh atë nga e para çdo 4-5 vjet.
Punimet pa CBR, një standard që garanton strukturën e rrugës
Në ndërtimin e rrugëve, CBR (California Bearing Ratio) është një tregues teknik që përdoret për të vlerësuar fortësinë dhe aftësinë mbajtëse të tokës ku do të ndërtohet rruga.
Ai tregon sa rezistente është toka ndaj ngarkesave që do të ushtrohen nga trafiku, nga makinat e lehta deri te kamionët e rëndë. Para se të nisë ndërtimi, inxhinierët duhet të kuptojnë nëse toka ekzistuese është e mjaftueshme për të mbajtur strukturën e rrugës.
Nëse toka është e dobët, rruga mund të fundoset, të çahet ose të krijojë gropa pas një kohe të shkurtër përdorimi. Për këtë arsye kryhet testi CBR, i cili mat rezistencën e tokës ndaj depërtimit dhe e shpreh rezultatin në përqindje.
Një burimi në ARRSH tha se punimet në akset e Korridorit VIII janë bërë pa CBR dhe të gjitha rrugët e bëra vitet e fundit bëhen pa këtë vlerësim.
CBR shërben si bazë për projektimin e gjithë shtresave të rrugës. Sa më e ulët të jetë vlera, aq më shumë ndërhyrje kërkohen për të forcuar bazën, shtresa më të trasha zhavorri, stabilizim me gëlqere ose çimento, apo zëvendësim i tokës së dobët.
Nëse vlera është e lartë, struktura e rrugës mund të ndërtohet me shtresa më të holla dhe kosto më të ulët. Inxhinieri tha se CBR ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe sigurinë e rrugës. Një projektim i saktë bazuar në këtë tregues siguron që rruga të përballojë trafikun për vite me radhë pa dëmtime të mëdha.
Për këtë arsye, CBR konsiderohet një nga parametrat më të rëndësishëm gjeoteknikë në projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, i cili nuk u krye në Korridorin VIII.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar Presidentin amerikan, Donald Trump, se nëse ai kërkon përshkallëzim, forcat e armatosura iraniane janë të gatshme.
Araghchi tha në një deklaratë se hapja e Presidentit iranian Masoud Pezeshkian për ulje të tensioneve në rajon ishte “vrasur menjëherë” nga keqinterpretimi i Trump-it mbi kapacitetet e Iranit.
Ai shtoi se “aventura njëjavore e Trump-it ka kushtuar tashmë ushtrisë amerikane 100 miliardë dollarë, përveç jetëve të ushtarëve të rinj”, duke shtuar se kostoja do të përfundojë tek populli amerikan.
Araghchi gjithashtu akuzoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka mashtruar SHBA-në për të luftuar luftërat e saj, duke shtuar se kjo ishte “një luftë e zgjedhur” nga ata që vendosin “Izraeli-i-parë”.
Këngëtari i njohur i grupit të West Side Family, Roland Hysi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për deklaratën e Selin Bollatit që bëri gjatë një debati me Rogert Sterkajn.
Teksa ky i fundit iu drejtua duke i thënë ‘ky është Zoti për ty në lojë, Miri i West Side Family’, banorja iu kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se ai është ‘Miri ordiner family’.
Më pas Selin shtoi se e kishte fjalën për lojën e Mirit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, dhe pjesë me të ishin Rogerti dhe Artani.
Por Rogerti dhe Miri i thanë që të ketë kujdes se është një grup i njohur dhe nuk mund të flasë në atë mënyrë.
Lidhur me këtë ka bërë një postim në “Instastory” ku ka publikuar videon e këtij momenti dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“Deri ku mund të shkohet për lojë?
-Miri Ordiner Family
Cit Selin.
Jashtë apo brenda Miri është Miri, pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e West Side Family. KUDO DHE GJITHMONË KEMI PASUR VETËM NJË STANDARD”.
Komuniteti lokal në Mytilene të Greqisë është tronditur nga Iajmi tragjik i humbjes së jetës të një gruaje 26-vjeçare, e cila u gjet e vdekur të shtunën në mëngjes.
Siç raporton Aeolos.tv, gruaja kishte dalë me shoqet e saj natën e kaluar dhe nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes, në ditëlindjen e saj. Policia dhe mjekët-ligjorë shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa ekspertiza pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes së saj.
26-vjeçarja thuhet se u gjet pa ndjenja nga nëna e të dashurit të saj. Sipas të njëjtit burim, gruaja e re ishte me origjinë nga Plomari dhe punonte në një dyqan në ishull. Ajo jetonte në shtëpinë e prindërve të partnerit të saj, me të cilin kishte ëndrra për të ardhmen.
Partneri i saj u largua herët në mëngjes për në punë dhe e telefonoi, pa marrë përgjigje. Më pas i kërkoi nënës së tij të shkonte ta zgjonte, dhe ajo e gjeti pa ndjenja dhe njoftoi menjëherë policinë dhe ambulancën.
Për momentin mundësia e një akti kriminal është përjashtuar, ndërsa gruaja nuk raportohet se po përjetonte ndonjë problem shëndetësor ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë më shumë sqarime për rrethanat e vdekjes.
Lufta e nisur mes SHBA, Izraelit dhe Iranit ka sjellë panik kudo, përfshi edhe Shqipërinë. Prej gati 1 jave, Iajmet kombëtare e ndërkombëtare flasin për përplasje të ashpra, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta.
Irani i është përgjigjur goditjes, duke lëshuar raketa në disa vende në lindjen e Mesme, ndërkohë edhe Dubai. E si një vend që ka shumë shqiptar, shqetësimi për bashkatdhetarët ka qenë i shtuar.
Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?
Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht.
Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.
“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, – ka shkruar Fero në ‘InstaStory’.
Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend. Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit.
Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz. Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata.
Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait. Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.
Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit. Qyteti i njohur për qetësinë dhe qiellgërvishtësit është gjendur nën sulmin e raketave dhe dronëve iranianë, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të ashpra mes SHBAsë, Izraelit dhe Iranit.
Në mes të kësaj situatë aspak të zakonshme ndodhet edhe Morena, e cila ka ndarë me ndjekësit pamje reale nga ajo që po ndodh rreth saj. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Morena ka publikuar një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri vetëm pak metra larg vendbanimit të saj, si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët e interceptuar.
Një tjetër modele që këto ditë ka qenë në Dubai, është edhe Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda.
Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto nga rrugët e Dubait, duke shkruar ‘Jeta vazhdon’, ku fatmirësisht asnjë problem nuk ka pasur edhe për të.
Një tjetër artiste që këto ditë është gjendur në Dubai është edhe Kejsi Tola. Këngëtarja në rrjetet sociale ka publikuar pamje gjatë pushimeve të saj.
Pavarësisht komenteve, vetë Kejsi ka preferuar që të mos flasë për atë që është duke ndodhur por të publikojë imazhet nga destinacionet e përzgjedhura.
Natyrisht që si çdoherë, artistja ka preferuar që të mos zbulojë se kush e shoqëron këto ditë në Dubai.
Sakaq, ministria jonë ka bërë thirrje që shqiptarët që gjenden në këto vende, të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të një përshkallëzimi të situatës në Lindjen e Mesme.