“Tirana e Vogël” në Londër: Brenda fortesës së padukshme të mafies shqiptare ku ligjin e bën gjobvënia dhe “Omertà”?

Nga gjobvënia ndaj bizneseve lokale te kontrolli i tregut miliardësh të kokainës, një rrjet i sofistikuar kriminal ka shtrirë tentakulat në veri të Londrës. Ndërsa banorët jetojnë nën hijen e “Omertà-s” dhe dhunës ekstreme, zona e qetë e Southgate po shndërrohet në një bastion ku ligji i rrugës sfidon autoritetet britanike…

Në një periferi të qetë dhe të gjelbër në veri të Londrës, nën sipërfaqe vlon një aktivitet i dendur kriminal i drejtuar nga grupe shqiptare. Eksponentë të krimit të organizuar kontrollojnë rrjete të gjobvënies, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shpërndarjes së drogës, kryesisht në zonën rreth stacionit të metrosë Southgate.

Kjo lagje e zhurmshme dhe relativisht e pasur, është shndërruar në një “fortesë” të rrjeteve kriminaIe, sipas burimeve për Metro. Kriminelët po e përdorin kërcënimin e dhunës ekstreme për të nënshtruar komunitetin lokal.

Një numër gjithnjë e më i madh restorantesh dhe biznesesh po përballen me kërkesa për “para mbrojtjeje”, dhe në disa raste po detyrohen t’ua dorëzojnë lokalet e tyre bandave shqiptare.

Kontrolli i gangsterëve mbi komunitetin është aq i fortë, saqë vendasit e quajnë zonën rreth stacionit “Tirana e Vogël”. Burimet konfirmojnë se banorët janë tepër të frikësuar për të folur hapur, për shkak të spektrit të gjerë të dhunës.

Vrasja e një bosi shqiptar të drogës nga një rival në Battersea, në jugperëndim të Londrës gjatë pragmbrëmjes së Krishtlindjeve të vitit 2019, mbetet një shembull i qartë se si tentakulat e krimit të organizuar shqiptar depërtojnë në çdo cep të qytetit.

Si po ndikon kjo në komunitetin lokal?

Një burim i tha Metro-s se pak njerëz guxojnë të flasin nga frika e hakmarrjes. “Bandat shqiptare e kanë vënë nën kontroll komunitetin dhe frika e eliminimit fizik është e madhe. Ata kanë marrë në dorë disa biznese dhe po kërcënojnë të tjerat”- u shpreh ai. Aktiviteti i tyre shtrihet në trafikimin e njerëzve, gjobvënien dhe tregtinë e drogës. Është qartësisht territori i tyre dhe ata po veprojnë hapur.

“Ne e dimë kush janë dhe ku veprojnë. Policia është njoftuar se duhet ta marrë situatën nën kontroll. Ky është një rrjet kriminal ndërkombëtar që po ‘kolonizon’ zonën rreth stacionit Southgate dhe po përhapet në të gjithë rrugën kryesore”- thonë banorët

Burimi shtoi se pronarët e dyqaneve po ngacmohen dhe kërcënohen nga gangsterët që synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre financiar dhe të krijojnë kanale për pastrimin e parave. “Askush nuk guxon të flasë, por kjo po e tjetërson zonën. Për shembull, bizneset qipriote që operojnë prej brezash po detyrohen të largohen. Njerëzit ndihen të pafuqishëm”- shtojnë ata.

Fokusi kryesor i policisë ka qenë rreth “Ashfield Parade”, që konsiderohet si bastioni i tyre lokal. Trafikanti shqiptar, Arlin Leka, i cili jetonte në këtë rrugë, u burgos në vitin 2023 pasi u shpall fajtor për trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Një tregtar vendas u shpreh se ishte “i tmerruar” nga ideja e përplasjes me këto grupe. Ai tha: “Kam mbi 20 vjet këtu dhe kurrë nuk kemi pasur probleme deri para 2 vitesh. Kur erdhën kriminelët shqiptarë, e gjithë atmosfera ndryshoi. Ata duan të marrin çdo biznes. Në Southgate dhe Cockfosters, po na e bëjnë jetën të pamundur. Ndonjëherë paguajnë njerëz për të shkaktuar vandalizëm ose sherre para dyqaneve, që pronarët të detyrohen të mbyllen. Pastaj hyjnë në lojë shqiptarët. Kjo ka goditur veçanërisht bizneset greko-qipriote”.

Krahasimi me grupet e tjera

Ndërsa në zonat si Tottenham dhe Wood Green dominon “mafia” turke, në Southgate dhe Cockfosters sundojnë shqiptarët. Të dyja palët rrallëherë përplasen, pasi grupet e tjera shpesh i tremben dhunës së pakursyer të bandave shqiptare.

Gjatë një procesi gjyqësor vitin e kaluar, u mësua se kur disa grabitës sulmuan një “shtëpi bari” të drejtuar nga shqiptarët. Hanxharët dhe thikat e tyre ishin të pafuqishme përballë pistoletave që shqiptarët përdorën për të mbrojtur territorin. Gjykata e Kurorës në Croydon dëgjoi dëshminë se hajdutët kishin “shkuar me thika në një përleshje me armë zjarri”. Të ardhurat nga droga nxisin operacionet e tyre. Fuqia në rrugë është çelësi për të kontrolluar një pjesë të madhe të tregut të kokainës, i cili vlerësohet në 5 miliardë paund.

Sipas policisë, ata blejnë drogën me çmime deri në 5.000 paund për kilogram dhe fillimisht e shitën nën vlerën e tregut për të nxjerrë jashtë loje rivalët. Ky furnizim në shkallë industriale u ka siguruar atyre fonde të mjaftueshme për të “blerë” pothuajse të gjithë komunitetin.

Rregulli i “Omertà-s” (heshtjes), i njohur te mafia italiane, zbatohet me rreptësi edhe te shqiptarët. Ata njihen për torturimin e kundërshtarëve dhe mbajnë grupe “ushtarësh” që mblidhen nëpër kafenete gjatë ditës, në pritje të udhëzimeve për “t’u kujdesur për punët”.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) i ka vënë krerët e këtyre grupeve në krye të axhendës së saj. Por për banorët e Southgate, emërtimi “Tirana e Vogël” mbetet një simbol i frikës së përditshme.

Një burim në radhët e agjensive të sigurisë theksoi: “Sigurisht që ka shumë biznese shqiptare të ndershme që respektojnë ligjin. Problemi nuk është kombësia, por ky element i rrezikshëm kriminal që ka hedhur rrënjë në komunitetin tonë”./Përgatiti: Pamfleti

E fundit! Ambasada e SHBA në Tiranë me forca speciale, ja çfarë po ndodh

Në një atmosferë sigurie të shtuar në kryeqytetin shqiptar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është blinduar me prani të shtuar të forcave të rendit, pas tensioneve të fundit ndërkombëtare që kanë përfshirë edhe rajonin e Lindjes së Mesme dhe sulmet ushtarake në Iran.

Sipas raportimeve, autoritetet vendase kanë forcuar sigurinë përreth zonës diplomatike, ndërsa sot para mjediseve të ambasadës janë parë dy furgone të policisë dhe punonjës të rendit të armatosur me automatikë, të angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën.

Këto masa janë pjesë e një përforcimi të përgjithshëm të sigurisë, duke pasur parasysh paralajmërimet dhe këshillat e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar shtetasve amerikanë për të treguar kujdes dhe për të ndjekur udhëzimet e misioneve diplomatike jashtë vendit.

Në njoftimet e shpërndara për qytetarët, Ambasada e SHBA-së ka nxjerrë paralajmërime për rreziqe të mundshme në zonat urbane dhe ka këshilluar amerikanët që të shmangin disa vende publike në Tiranë për shkak të rrezikut të dhunës ose tensioneve, duke sugjeruar që të mbajnë një profil të ulët dhe të vazhdojnë të ndjekin lajmet për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me sigurinë.

Forcat e rendit në kryeqÿtet, nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare, kanë rritur patrullimet dhe prezencën përreth zonave diplomatike, duke synuar të sigurojnë rendin publik dhe mbrojtjen e misioneve të huaja në vend. Gjithashtu, paralajmërimet e lëshuara nga ambasada janë reflektuar në rritjen e masave të sigurisë në zonat përreth, për të garantuar mbrojtjen e stafit diplomatik dhe të shtetasve të huaj që jetojnë ose punojnë në Shqipëri.

Ndërkohë që situata ndërkombëtare që lidhet me tensionet e fundit në Iran vazhdon të zhvillohet, qeveria shqiptare dhe autoritetet e sigurisë në Tiranë mbeten në gatishmëri të lartë për të monitoruar çdo rrezik të mundshëm dhe për të marrë masa të mëtejshme nëse situata e kërkon.

E rëndë! Rr!het gazetari njohur shqiptar nga reperi famshëm! Policia bën veprimin urgjent

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore pas sulmit fizik të reperit Gramos Krasniqi, të njohur si “Mossi” ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se policia është autorizuar për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar, shkruan Insajderi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 16:00, është pranuar informacioni lidhur me një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli. Menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave reIevante”, thuhet në njoftim.

“Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, vijon njoftimin më tej prokuroria.

Misteri/ Kush e tradhtoi Khamenein? Mossad dinte edhe karrigen ku ishte ulur

Nëse ka një gjë për të cilën Izraeli mund të mburret në konfliktin me Iranin, është se veproi mbi bazën e informacionit “të brendshëm”. Më shumë se 30 bomba anti-bunker ranë mbi ndërtesën ku udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, po takohej me zyrtarë të lartë, por asnjëra prej tyre nuk ishte… aksidentale.

Izraelitët kishin informacion të saktë se kur po fillonte takimi, për çfarë bëhej fjalë, kush ishte i pranishëm, ku ishin ulur të gjithë dhe ku në cilën dhomë ishte ulur Khamenei. Tregues i asaj se sa thellë shërbimi sekret izraelit Mossad e ka gërryer shtetin iranian, ishte se informacioni vinte nga një person me besim absolut tek Khamenei, i cili ishte, fjalë për fjalë, në krah të tij.

Informacioni ishte aq “i brendshëm” saqë agjenti i rekrutuar nga Mossad e informoi fillimisht vetë Benjamin Netanyahun, duke dërguar një video në celularin e tij për zbulimin e trupit të Khameneit (duke treguar unazën karakteristike në dorën e tij) dhe më pas një foto të qartë të fytyrës së udhëheqësit suprem të vdekur të Iranit.

Kjo shpjegon faktin se Izraeli “raportoi” se Khamenei ishte i vdekur, ndërsa autoritetet iraniane e mohuan atë. Në fakt, Netanyahu e dinte që Khamenei kishte vdekur para bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve më të ngushtë të udhëheqësit iranian! Ishte Netanyahu ai që i dërgoi Trumpit, disa orë më vonë dhe pasi Mossadi kishte verifikuar dhe konfirmuar nga burime të tjera vërtetësinë e asaj që dërgoi agjenti i tij, foton e Khameneit të vdekur, në mënyrë që presidenti amerikan të mund të bënte dekIaratën përkatëse nëpërmjet Truth Social.

Sipas disave, agjenti i Mossadit që i dha shenjën Khameneit, dha një listë të plotë të detajeve të të pranishmëve, por gjithashtu mori një mostër ADN-je nga trupi i tij.
E vërteta është se në secilin prej operacioneve të tij, Mossadi duket se i arrin qëllimet e tij në mënyra që i bëjnë edhe skenaristët me më imagjinatë të librave dhe filmave me spiunë të duken “sterilë në mendime”.

Kjo është ajo që bëri ai, për shembull, duke ngritur një rrjet të tërë në Evropë që arriti të depërtonte në zinxhirin e furnizimit të pager-ave të përdorur nga Hezbollahu për të shmangur spiunazhin nëpërmjet telefonave celularë, duke “mbjellë” eksplozivë në bateritë e tyre. Në një moment të papritur, ai i shpërtheu ato, duke ekzekutuar, verbuar, ose gjymtuar ose edhe kastruar mijëra operativë të Hezbollahut, pasi mesazhi që ai dërgoi për shpërthimin kishte një kohë pritjeje prej 7 sekondash, në mënyrë që viktima të nxirrte pajisjen nga xhepi dhe ta çonte para syve për ta lexuar.

Autoritetet izraelite zbuluan se para sulmeve me raketa dhe bombardimeve, Mossadi kishte paraprirë, duke kryer një sërë operacionesh sekrete, përgatitore. Në disa raste, sipas burimeve, objektivat ishin “shënuar”, siç ishin instalimet e raketave, në të tjera u zhvillua teknologji e përparuar që “verboi” sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, ndërsa në disa raste bazat për dronët sulmues u ngritën pranë Teheranit (në mënyrë që të mos duhej të pushtonin hapësirën ajrore iraniane) dhe pranë vendeve të zhvillimit të raketave iraniane, në mënyrë që të mund të interceptoheshin nga territori iranian!

Me shumë mundësi, në këtë rast u ndoq metoda e njohur nga Ukraina dhe Rusia e dërgimit të kamionëve dhe anijeve që supozohej se transportonin mallra, por në fakt transportonin dronë sulmues.

A është agjenti një gjeneral?

Konsiderohet e sigurt se imazhi i Khameneit të vdekur nuk iu dërgua Netanyahut nga një dron izraelit, por nga një agjent i rekrutuar nga Mossadi. Kush ishte? Thashethemet janë të shumta, të bazuara jo në informacion, por në rastësi të përsëritura, të cilat tregojnë se mund të jetë gjenerali i Gardës Revolucionare dhe komandanti i “Forcës Quds”, Ismail Qaani.

Ismail Qaani
Ai është ai që pasoi Soleimanin pas vdekjes së tij dhe gëzonte besimin absolut të Khameneit. Sigurisht, që kur gjenerali iranian u emërua, ai është kursyer aksidentalisht nga operacionet e Mossadit.

Ai e bëri këtë edhe ditën kur, si një i dërguar iranian, po i jepte Hezbollahut njohuritë për t’u përballur me IDF-në. Sigurisht, atë ditë kur dikush bëri një shtrëngim duarsh që leu me një substancë në dorën e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe e shndërroi atë në një “transmetues”, ai u kursye. Në vend të kësaj, Nasrallah u vra, ashtu si edhe pasardhësi i tij në krye të Hezbollahut, Safieddine, në një sulm me precizion djallëzor nga izraelitët. Qaani u konsiderua i vdekur për ditë të tëra, pasi thuhet se shpëtoi “me një diferencë të ngushtë”.

Qaani thuhet se u konsiderua si i dyshuar në Teheran dhe u mor në pyetje, që përfundoi kur gjenerali u rrëzua dhe u dërgua në spital me simptoma të një ataku në zemër.
Pasi Qaani bëri një spastrim të kundërshtarëve të tij në radhët e Gardës Revolucionare, ai u bë përsëri temë diskutimi. Thuhet se në korrik 2024 ai vizitoi Ismail Haniyeh, në një vend shumë sekret në Teheranin qendror. Pak më pas, izraelitët e hodhën në erë vendin e fshehjes së Haniyeh. Qaani shpëtoi “për një kohë të shkurtër”.

Përsëri “rastësisht” ai thuhet se u mbijetoi sulmeve izraelite gjatë luftës 12-ditore, gjatë së cilës u vra një pjesë e madhe e udhëheqjes ushtarake të Iranit. Dhe tani, ai mungonte, ose sapo kishte dalë nga zyra e Khameneit, kur izraelitët goditën me 30 bomba precize, duke i vrarë të gjithë. Logjikisht, personi që do të guxonte të merrte telefonin e tij celular dhe të bënte një foto të trupit të udhëheqësit suprem, mes rrënojave, mund të ishte vetëm një zyrtar i lartë ushtarak iranian.

“Qaani ishte ai që u ngrit për të ikur, duke u shtirur sikur e kishte lënë furrën ndezur në shtëpi”, – komentojnë me shaka përdoruesit e X, duke ritreguar shakanë ironike që po dëgjohet këto ditë nga iranianët anti-regjim. “Në qeverinë e ardhshme, do të jetë qesharake që udhëheqësi suprem do të pretendojë se nuk është agjent i Mossadit, sepse nuk do ta imagjinojë se ministrat dhe gjeneralët e tij do të luajnë gjithashtu të njëjtat role, pasi edhe ata janë agjentë të Mossadit, por nuk dyshojnë tek ai.”

Një llogari në X që është e lidhur me Mossadin ka postuar një koment me 6 fjalë iraniane ku thuhej se “Qaani nuk është agjenti ynë”.

“Mossad mohon se është Mossadi”, – tallen përdorues të tjerë.

Kështu justifikohen anëtarët e shërbimeve sekrete të Izraelit, pasi kanë folur me gazetarë amerikanë, të cilët i dërguan një mesazh të gjithë “boshtit të së keqes”: “Ne jemi skenaristët, regjisorët, producentët, protagonistët dhe skena jonë është i gjithë planeti”.

U godit me raketa zyra e Netanyahut nga Irani, reagon Izraeli

Roportojnë mediat iraniane se gjatë sulmeve të fundit është goditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas medias izraelite The Times of Israel, nga këto sulme nuk raportohet për persona të lënduar.

Më herët, Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se në kuadër të valës së dhjetë të sulmeve me raketa ka shënjestruar zyrën e kreut të qeverisë izraelite, si edhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, duke iu referuar deklaratës së Gardës Revolucionare, theksoi se objektivat u goditën me raketa “Khyber” në sulme të cilësuara si të befasishme dhe të drejtpërdrejta, duke pretenduar se goditjet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë, pala izraelite bën të ditur se nuk ka viktima apo të plagosur nga sulmet e raportuara.

“Nëse kisha dyshime, tani e vërtetova”/ Mateo bisedon me Brikenën dhe e vë në sikIet banoren!

Që nga fillimi i lojës, banorja e “BBV”, Brikena është shfaqur më e rezervuar dhe e përmbajtur ndaj afrimit të Mateos.

Nga ana tjetër, Mateo nuk është dorëzuar, duke u përpjekur vazhdimisht të fitojë vëmendjen dhe ndjenjat e saj. Gjatë bisedës së fundit, ai u shpreh i bindur:

E di që e ke shumë të vështirë të shprehesh… për mua.

Brikena e mohoi menjëherë, por ai vazhdoi më tej, duke theksuar se nëse më parë kishte pasur dyshime për pëlqimin e saj, tani nuk kishte më asnjë:

S’kam dyshime që më ke qejf.

Brikena, e qetë, ia ktheu:

Është mendimi yt.

Habit Ministri i Jashtëm iranian: Disa njësi ushtarake po veprojnë në mënyrë të pavarur

Deklaratë që ngre pikëpyetje nga Teherani: Kush po i merr vendimet në terren?

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi sot se disa njësi ushtarake iraniane po veprojnë në mënyrë të pavarùr nga kontrolli i drejtpërdrejtë i qeverisë qendrore, pas pyetjeve mbi goditjet ndaj vendeve arabe të Gjirit që më herët kanë ndërmjetësuar për Teheranin.

Në një intervistë për Al Jazeera që citon noa.al, Araghchi tha se sulmi në Oman “nuk ishte zgjedhja jonë” dhe shtoi se autoritetet u kanë kërkuar forcave të armatosura të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e objektivave.

Sipas tij, disa njësi ushtarake aktualisht janë “në njëfarë mënyre të izoluara” dhe po veprojnë mbi bazën e udhëzimeve të përgjithshme të dhëna më parë.

Raportohet se janë shënuar sulme ndaj Oman, i cili kishte ndërmjetësuar në bisedimet bërthamore me SHBA-në, si dhe ndaj Qatar, që gjithashtu ka luajtur rol negociues dhe ndan me Iranin një fushë të madhe gazi natyror në Gjirin Persik.

Situata në Iran paraqet veçanti për shkak të rolit të Islamic Revolutionary Guard Corps, forcë paraushtarake që tradicionalisht i përgjigjej vetëm Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, dhe që kontrollon arsenalin balistik dhe një pjesë të konsiderueshme të mjeteve ajrore pa pilot.

Deklaratat e Araghchit mund të interpretohen si një përpjekje për të shpjeguar zhvillimet e fundit, por edhe për të ulur tensionet me vendet e Gjirit, të cilat kanë shprehur shqetësim për goditjet e vazhdueshme pavarësisht përpjekjeve të viteve të fundit për stabilizim të marrëdhënieve.

Foto: AA

Vendi i vetëm në Europë, që sfidon Donald Trump: Nuk lejon që bazat e saj të përdoren për suIme ndaj Iranit

15 avionë amerikanë kanë lënë bazat ushtarake të Rota-s dhe Moron-it në jug të Spanjës që nga sulmet e fundjavës ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, tregojnë hartat nga faqja e ndjekjes së fluturimeve FlightRadar24 të hënën.

Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, tha se Spanja nuk do të lejojë që bazat e saj ushtarake, të cilat operohen së bashku nga SHBA dhe Spanja por janë nën sovranitetin spanjoll, të përdoren për sulme ndaj Iranit, të cilat Madridi i ka dënuar.

Të paktën shtatë nga avionët janë identifikuar në FlightRadar24 si të ulur në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Britania gjithashtu fillimisht refuzoi lejen për përdorimin e bazave të saj për një sulm ndaj Iranit, por të dielën kryeministri Keir Starmer autorizoi përdorimin e tyre për “mbrojtje kolektive”.

Qëndrimi i Spanjës dhe dënimi i prerë i veprimeve amerikano-izraelite në Iran nga kryeministri Socialist Pedro Sanchez e bëjnë sërish vendin një rast të veçantë në rajon, duke rrezikuar të vështirësojë marrëdhëniet e tij me Uashingtonin.

“Bazat spanjolle nuk po përdoren për këtë operacion, dhe nuk do të përdoren për asgjë që nuk përfshihet në marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara ose për asgjë që nuk është në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara,” tha Albares, duke folur për transmetuesin spanjoll Telecinco.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, tha se avionët, që përdoren kryesisht për furnizim me karburant, përfshirë Boeing KC-135 “Stratotanker”, ishin vendosur përherë në Spanjë.

Faqja e ndjekjes FlightRadar24 tregoi se nëntë avionë u nisën të dielën nga baza ajrore Moron në jug të Spanjës dhe u drejtuan drejt Gjermanisë.

Dy fluturime u nisën nga Rota, një bazë detare me një fushë ajrore, drejt jugut të Francës, tregoi FlightRadar24. Katër fluturime të tjera u nisën nga Rota, por rruga e tyre nuk u shfaq.

Harta e arsenalit balistik, deri ku mund të godasin raketat e Iranit dhe sa e rrezikuar është Shqipëria?

Mesdheu dhe Ballkani në perimetrin e raketave iraniane

Programi raketor i Iranit ka kapacitete që shtrihen përtej Lindjes së Mesme dhe prekin drejtpërdrejt territorin europian. Sipas një grafiku të publikuar nga qendra amerikane e analizave Center for Strategic and International Studies (CSIS), raketat balistike dhe ato të tipit cruise të Iranit krijojnë unaza goditjeje nga 300 deri në 2.000 kilometra, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Europës Juglindore.

Raketat me rreze më të shkurtër, rreth 300–500 kilometra, mbuIojnë vendet fqinje të Iranit. Por unaza prej 1.300 kilometrash, ku përfshihet raketa Shahab-3, arrin deri në Mesdheun lindor, duke përfshirë Qipron dhe pjesë të Turqisë.

Unaza më e gjerë, deri në 2.000 kilometra, ku përfshihen raketat Sejjil, Ghadr dhe Khorramshahr, shtrihet thellë në territorin europian. Brenda kësaj rrezeje bien Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe një pjesë e konsiderueshme e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, pjesë të Italisë jugore, Hungarisë, Sllovakisë dhe madje zona të Europës Qendrore rezultojnë brenda këtij perimetri teorik.

Sipas të dhënave të CSIS, Irani zotëron mijëra raketa balistike dhe cruise, duke e konsideruar arsenalin e tij si më të madhin në Lindjen e Mesme. Disa nga sistemet më të avancuara, si Khorramshahr-4, kanë rreze 2.000 kilometra dhe mbajnë koka luftarake të rënda, ndërsa përdorin motorë që reduktojnë kohën e përgatitjes për lëshim. Raketat Sejjil me karburant të ngurtë ofrojnë fleksibilitet operacional, ndërsa Ghadr-110 përmirëson kohën e reagimit krahasuar me versionet e mëparshme Shahab.

Harta e publikuar nga CSIS tregon qartë mbivendosjen e këtyre rrezeve, duke krijuar një zonë të gjerë ndikimi që përfshin instalime ushtarake, porte strategjike dhe aeroporte në Mesdheun lindor dhe në Europën Juglindore.

Në kontekstin e tensioneve aktuale dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj Qipros, zgjerimi i rrezes së konfliktit ka ngritur shqetësime të reja sigurie edhe për vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, të cilat ndodhen brenda perimetrit maksimal të raketave me rreze të gjatë të Iranit.

Arsenali iranian

Khorramshahr

Raketa Khorramshahr ka një rreze veprimi nga 1.000 deri në 2.000 kilometra dhe mund të mbajë një kokë luftarake me peshë deri në 1.800 kilogramë. Gjatësia e saj arrin 13 metra. Versioni më i fundit, Khorramshahr-4, u prezantua më 25 maj 2023. Sipas autoriteteve iraniane, kjo variantë ka rreze 2.000 kilometra kur mban një kokë prej 1.500 kilogramësh. Ajo përdor një motor më të avancuar me karburant të posaçëm, duke reduktuar kohën e përgatitjes për lëshim në rreth 12 minuta.

Sejjil

Sejjil është një raketë balistike me rreze të mesme që funksionon me karburant të ngurtë. Ky sistem u zhvillua për të zëvendësuar raketat Shahab me karburant të lëngshëm. Zhvillimi i Sejjil mendohet të ketë nisur në fund të viteve 1990, duke u mbështetur në përvojën e Iranit nga programet e mëparshme raketore. Përdorimi i karburantit të ngurtë redukton kohën e përgatitjes dhe rrit fleksibilitetin operacional.

Ghadr (Qadr-110)

Ghadr-110, i njohur edhe si Qadr-110, është një raketë balistike me rreze 1.800 deri në 2.000 kilometra. Irani e prezantoi për herë të parë publikisht gjatë një parade ushtarake për përvjetorin e luftës Iran–Irak. Ghadr konsiderohet një version i përmirësuar i Shahab-3A. Sipas vlerësimeve, ai kombinon një fazë të parë me karburant të lëngshëm dhe një fazë të dytë me karburant të ngurtë, duke arritur rreze deri në 1.500 kilometra në disa konfigurime.

Ghadr-110 ka kohë përgatitjeje rreth 30 minuta, më e shkurtër se ajo e Shahab-3, që kërkon disa orë. Raketa prodhohet në Iran, në kompleksin Hemmat Missile Industries.

Shahab-3

Shahab-3 është një familje raketash balistike me karburant të lëngshëm, e zhvilluar nga Irani dhe Garda Revolucionare, bazuar në teknologjinë e raketave nordkoreane Nodong-1/A dhe Nodong-B. Rrezja e tyre varion nga 1.000 deri në 2.000 kilometra, në varësi të variantit.

Sipas analizave të CSIS, kombinimi i këtyre sistemeve i jep Iranit një kapacitet goditës me shtrirje rajonale të gjerë. Në kontekstin e tensioneve aktuale në Lindjen e Mesme, rrezja e këtyre raketave vendos një pjesë të Mesdheut lindor dhe Europës Juglindore brenda potencialit të tyre operacional.

Zgjerohet konflikti/ Izraeli godet Libanin, raketa mbi Dubai dhe Doha, dy dronë drejt shteti evropian

Izraeli dhe Hezbollah shkëmbyen zjarr, me shpërthime të raportuara në jug të Bejrutit. Ndërkohë, Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve të mbi 50 qyteteve dhe fshatrave në Liban përpara sulmeve të paralajmëruara.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në një video se “operacionet luftarake” kundër Iranit do të vazhdojnë “derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”, duke paralajmëruar se mund të ketë më shumë viktima amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë dhe pesë të tjerë janë pIagosur rëndë në një sulm iranian.

Në Izrael, raketat iraniane goditën qytetin Beit Shemesh, duke vrarë të paktën nëntë persona, sipas shërbimit të ambulancës Magen David Adom. Ky konsiderohet sulmi më vdekjeprurës ndaj Izraelit që nga nisja e luftës.

Në orët e para të së hënës, Izraeli nisi sulme ndaj objektivave që i cilësoi si të Hezbollahut në Liban, pasi grupi militant qëlloi me raketa drejt territorit izraelit. Zyrtarët iranianë raportuan se të paktën 153 persona u vranë pas një sulmi në një shkollë vajzash. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e cilësoi incidentin si një “akt barbar”.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se tre persona janë vrarë që nga e shtuna në sulmet hakmarrëse të Iranit. Shpërthime janë raportuar gjithashtu në Bahrein, në qytetin irakian Erbil dhe në Jordani. Ndërkohë, çmimet globale të naftës u rritën ndjeshëm me hapjen e tregjeve aziatike të hënën në mëngjes, si reagim ndaj përshkallëzimit të konfliktit.

Sirenat e alarmit ajror u dëgjuan për herë të parë pas dekadash në tokën qipriote, pas një sulmi të dyfishtë ajror ndaj bazës britanike në Akrotiri. Sipas informacioneve, objekti u tentua të goditej edhe nga mjete ajrore pa pilot, duke shkaktuar reagime të menjëhershme politike dhe ushtarake në Athinë.