Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot do jenë elektronike

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka njoftuar se sistemi i emigrimit në vendin e saj po kalon në një fazë të re dixhitalizimi.

Sipas njoftimit, duke nisur nga sot, 25 shkurt, vizitorët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike (eVisa), duke zëvendësuar vizat e printuara në pasaportë.

Çfarë është një eVisa?

Një eVisa është një regjistrim dixhital që përmban:

Identitetin dhe statusin tuaj të imigracionit (p.sh. llojin e vizës ose nëse keni leje të pacaktuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar);

Kushtet e statusit tuaj, si p.sh. nëse ju lejohet të punoni apo studioni.

Vizat elektronike do të zëvendësojnë gradualisht të gjitha dokumentet fizike të imigracionit.

Çfarë dokumentesh zëvendësohen?

Lejet e qëndrimit biometrik (BRP) tashmë janë zëvendësuar nga eVisa. Sistemi i ri do të zëvendësojë gjithashtu:

Kartat biometrike të qëndrimit (BRC);

Pullat me bojë të Iagësht ose ngjitëset (vignette) në pasaporta.

Zakonisht, aplikantët do të marrin një eVisa pasi aplikimi për vizë ose për një lloj tjetër lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar të miratohet me sukses.

Ky ndryshim synon të rrisë sigurinë, të thjeshtojë procedurat dhe të modernizojë sistemin e kontrollit të emigracionit në vend.

Afrimi i papritur Gjermani-Kinë, Kina planifikon të porosisë deri në 120 avionë “airbus”

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi nga Kina se një porosi të madhe e Pekinit për prodhuesin evropian të avionëve Airbus, po vihet në jetë.

“Sapo kemi marrë lajmin se udhëheqja kineze do të porosisë një numër të konsiderueshëm avionësh shtesë nga Airbus”, tha Merz të mërkurën në Pekin.

“Do të ketë gjithsej deri në 120 avionë shtesë të porositur nga Airbus.” Ekziston gjithashtu mundësia e kontratave për një numër kompanish të tjera gjermane, por këto ende nuk janë finalizuar.

Kancelari nuk dha detaje. “Ne kemi kontrata të tjera në proces që do të përfundohen”, theksoi ai.

Merz shoqërohet nga një delegacion biznesi prej 30 anëtarësh. Kancelari theksoi se Gjermania e sheh gjithmonë veten si pjesë të Bashkimit Evropian dhe se në disa raste mund të marrë vendime vetëm brenda këtij kuadri. “Për shembull, ne mundemi dhe duam t’i paraqesim të gjitha çështjet e politikës monetare dhe tregtare vetëm së bashku”, tha Kancelari.

Merz theksoi se deficiti tregtar midis Gjermanisë dhe Kinës aktualisht është më shumë se 80 miliardë euro. “Kjo është katërfishuar që nga viti 2020, domethënë brenda pesë viteve. Kjo dinamikë nuk është e shëndetshme.” Ai tha se për këtë arsye kishte folur me udhëheqjen kineze rreth mënyrave për ta ulur këtë deficit.

“Deficiti midis Gjermanisë dhe Kinës aktualisht është mbi 80 miliardë euro. Që nga viti 2020, brenda pesë viteve kjo është katërfishuar. Kjo dinamikë nuk është e shëndetshme. Prandaj, ne po e adresojmë atë dhe duam të hapim mënyra për ta zvogëluar këtë deficit tregtar me shpenzìmet tona”, tha Merz.

Merz mbërriti në Pekin këtë mëngjes (me orën lokale) për vizitën e parë në Kinë gjatë mandatit të tij në detyrë. Kryeministri Li Qiang e priti atë me nderime ushtarake në Sallën e Madhe të Popullit. Që Merz po i kushton një vëmendje kaq të fortë partneritetit me vendin në këtë udhëtim do të kishte qenë e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë. Rreth një vit më parë, gjatë fushatës së tij zgjedhore, ai e kishte përshkruar Kinën, së bashku me Rusinë, si pjesë të një “boshti revanshist, anti-liberal” që duhet të kihet kujdes.

Më pas, Merz u takua me Presidentin kinez Xi Jinping. Gjatë takimit, Merz njoftoi rifillimin e konsultimeve qeveritare gjermano-kineze. “Do të doja të ndërtoja mbi këtë traditë”, tha Merz. Konsultimet qeveritare u iniciuan në vitin 2011 nën Angela Merkel dhe u zhvilluan për herë të fundit në vitin 2023. “Ekziston një mundësi e shkëlqyer për ne që të zhvillojmë një marrëdhënie të mirë personale”, i tha Merz Xi-së në Pekin.

“Ne duam ta forcojmë më tej partneritetin tonë. Kjo është e mundur në shumë fusha. Megjithatë, sigurisht që do t’i mbrojmë edhe interesat tona. Kjo vlen për të dyja palët. Ne duam t’i zgjidhim vështirësitë përmes dialogut të hapur, t’i trajtojmë ato me konfidencialitet dhe të sillemi me njëri-tjetrin me respekt. Po e bëjmë këtë në konsultim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Jam shumë i bindur pas sot: kjo është një rrugë e mirë për marrëdhëniet gjermano-kineze, si në muajt e ardhshëm ashtu edhe në vitet e ardhshme”, tha Merz.

Xi Jinping deklaroi se po ndodhte një transformim i paprecedentë, një shekullor. Ai përmendi gjithashtu “ndryshimin epokal” për të cilin vetë Merz kishte folur. Sa më kaotike të bëhet bota, aq më shumë duhet të forcohet komunikimi dhe besimi strategjik midis Kinës dhe Gjermanisë, theksoi ai. Ai gjithmonë i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë. Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier është “një mik i mirë”. Merz dhe Kryeministri Li nënshkruan gjithashtu pesë marrëveshje qeveritare. Ndër të tjera, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Banorja më e re e Big Brother VIP, kush është modelja 23-vjeçare që do i bashkohet shtëpisë më të famshme këtë të shtunë

Nikol Projko është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, modelja 23-vjeçare konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj duke ndarë emocionet e para me dëgjuesit në radio.

Ajo foli më gjerësisht për rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe pritshmëritë që ka nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

NikoI konfirmoi gjithashtu se nis rrugëtimin e saj këtë të shtunë.

Mes entuziazmit dhe emocionit, 23-vjeçarja u shpreh se kjo është një sfidë e re për të, një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, por edhe një mundësi për t’u njohur më nga afër me publikun përtej imazhit.

Skandal në Austri/ Gjenden kamera të fshehura në dhomat e zh veshjes së ekipit të futbollit të vajzave (VIDEO)

Një skandal i rëndë ka tronditur futbollin austriak. Një gjykatë në Austri ka dënuar me shtatë muaj burg dhe me 1,200 euro gjobë një ish-zyrtar të klubit SCR Altach, i shpallur fajtor për filmime dhe fotografi të fshehta në ambientet e zhveshjes, palestrës dhe dusheve të ekipit të femrave.

Sipas prokurorisë, në materialet e sekuestruara janë identifikuar rreth 30 lojtare. I dënuari është urdhëruar gjithashtu të paguajë 625 euro dëmshpërblim për secilën viktimë.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta publike. Futbollistja Eleni Rittmann, e cila aktualisht luan për Thonon Évian Grand Genève FC në Francë dhe më parë ka qenë pjesë e Altach, e cilësoi dënimin si të papërshtatshëm.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, ajo theksoi se autori ishte një arbitër i nivelit të lartë në Zvicër dhe njëkohësisht zyrtar i klubit, duke shtuar se disa prej lojtareve ishin të mitura në kohën kur ndodhën ngjarjet.

Rittmann ngriti pikëpyetje nëse një dënim i tillë përbën një paralajmërim të mjaftueshëm, duke theksuar se rasti ka cenuar rëndë ndjenjën e sigurisë dhe privatësisë së sportisteve.

VIDEO

SPAK sekuestron apartamentin e “narkotrafikantit” nga Kosova në Qerret! (Kush është babai i ‘BRILANTIT’ të Dubait, Shemsi Bahtiri)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën sekuestro një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, i dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim parash.

Veprat penale që i ngarkohen Bahtirit përfshijnë pjesëmarrjen në grup kriminal të organizuar, trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve si dhe pastrim parash.

Për këtë arsye, pasuria e tij në Shqipëri është sekuestruar nga autoritetet ligjzbatuese.

Si arriti SPAK të zbulojë pronën?

Veprimet nisi pas një kërkese për ndihmë juridike ndërkombëtare nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po heton Bahtirin si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës.

Pas një verifikimi të Qendrës Kombëtare të Biznesit rezultoi se një nga subjektet në emër të Shemsi Bahtirit ishte regjistruar  “DAIMAN” shpk me aktivitet “shitblerje pasurish të paluajtshme”, ndërsa apartamenti në Qerret rezultoi në pronësi të tij dhe tani është nën sekuestrim të SPAK-ut.

Operacioni “Qielli i Thyer” në Kosovë

Shemsi Bahtiri ishte arrestuar më herët në Kosovë në kuadër të operacionit të koduar “Qielli i Thyer”, një hetim i gjerë antidrogë ku u kapën mbi 20 persona nën dyshimin e trafikimit të heroinës, kokainës dhe aktiviteteve të pastrimit të parave përmes komunikimeve të koduara Sky ECC.

Kush është “Brilanti i Dubait”?

Sipas informatave mediatike të para disa muajve, Brilant Bahtiri, djali i Shemsi Bahtirit, është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës në kuadër të të njëjtit hetim “Qielli i Thyer”.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në të njëjtin rrjet të organizuar kriminal të trafikut të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave, ndërkohë që përpjekjet për t’i sekuestruar edhe pasuritë e tij (përfshirë vetura luksoze) vazhduan nga organet e drejtësisë.

Në media ka qarkulluar edhe informacion se Brilant Bahtiri është parë në shoqëri me persona të njohur në Prishtinë, përfshi përfundimin e pushimeve së bashku në Dubai, para operacionit ku u arrestua babai i tij.

SPAK sekuestron apartamentin e “narkotrafikantit” nga Kosova në

Brilant Bahtiri, shoqërohej me të fortin e Prishtinës, “Italianin”

Aktualisht, Shemsi Bahtiri ndodhet në paraburgim në Kosovë nën dyshimet e rënda për trafik droge, ndërsa për Brilantin vijon kërkimi nga organet.

Sekuestrimi i apartamentit në Qerret është një hap i SPAK-ut për të ngrirë pasuri të dyshuara si të fituara nga aktivitet kriminal, edhe jashtë territorit të Kosovës.

Vox News

U bë viral në pak kohë, historia e majmunit që përloti botën

Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar në Kopshtin Zoologjik Ichikawa, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare pasi u braktis nga nëna e tij dhe u izolua nga grupi i majmunëve të tjerë, të cilët treguan sjellje agresive ndaj tij.

Sipas primatologes Alison Behi nga Universiteti Kombëtar Australian, braktisja e të porsalindurve nuk është e zakonshme tek makakët japonezë, por mund të ndodhë në rrethana të veçanta.

Faktorë si mosha, shëndeti dhe mungesa e përvojës së nënës mund të ndikojnë. Në rastin e Punch-it, nëna e tij ishte nënë për herë të parë dhe këlÿshi lindi gjatë një vale të nxehti, një faktor shtesë stresi që mund të ketë ndikuar në vendimin e nënës për të mos e rritur foshnjën.

Pasi u braktis, kujdestarët e kopshtit zoologjik provuan të mbështesin Punch-in me peshqirë të ndryshëm, deri sa më në fund i dhanë një lodër majmuni prej pelushi për t’i dhënë ndjenjën e sigurisë.

Siç shpjegon kujdestari Kosuke Shikano, makakët e porsalindur ngjiten menjëherë pas trupit të nënës për forcë muskulore dhe siguri; mungesa e kësaj e bëri lodrën e pelushit një “figurë lidhjeje” për të voglin, veçanërisht duke qenë rreth gjashtë muajsh.

Videot e Punch-it duke u shtyrë ose tërhequr nga majmunët më të mëdhenj shkaktuan reagime emocionale në rrjetet sociale. Behi sqaron se kjo sjellje nuk është ngacmim, por pjesë e ndërveprimit shoqëror normal midis makakëve, të cilët jetojnë në hierarki të rrepta matrilineale. Edhe nëse nëna nuk do ta kishte braktisur, Punch ka të ngjarë të ishte nënshtruar agresionit të ngjashëm nga majmunët më të mëdhenj të grup

“Po mendoja për ty dje…”/ Ja bisedat e shqiptares me Epstein, si u njohën dhe takimet sekrete! (Foto+bisedat)

Modelja Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeçe kur e takoi pedofilin Jeffrey Epstein.

Ajo është shqiptarja e parë femër deri tani që rezulton se ka pasur kontakte me të.

Nga bisedat e tyre të pubIikuara kuptohet se mes tyre kishte një relacion jo vetëm shoqëror, por edhe diçka më shumë, pasi flisnin për gjëra personale dhe i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalë të ngrohta.

Në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, emri i saj përmendet në 204 shkresa tashmë të bëra publike, ku edhe pse disa janë të redaktuara, emri i saj i plotë në shumë prej tyre ka mbetur i ekspozuar.

Sipas komunikimeve, rezulton se ajo ka kontaktuar me Epstein më 8 shtator 2011, që është edhe emaili i parë, ku vetëprezantohet pasi i ishte propozuar ta kontaktonte nga B. Tancredi.

EMAIL: “Përshëndetje Jeffrey, jam Misse, një shoqe e Tancredit. Ai më tha të të shkruaj në lidhje me qëndrimin tim në Nju Jork. Mikpritja juaj vlerësohet shumë! Do të mbërrij më datë 10 dhe do të largohem më datë 18. Tancredi më ka folur shumë për ju dhe për faktin sa shumë ju vlerëson, dhe mezi pres të takohemi.

Me respekt,

Missi.”

"Po mendoja për ty dje…"/ Ja bisedat e shqiptares me

Këtij emaili i është përgjigjur asistentja personale e Jeffrey Epstein, shtetasja Lesley Groff, e cila ka vijuar komunikimet duke i kërkuar fotografi dhe të dhëna për shqiptaren e rritur në Suedi dhe Angli.

Pas disa shkëmbimeve me email, në komunikim hyn edhe vetë Epstein, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte përfunduar dënimin prej 18 muajsh për pedofili, por që në qeli kishte qëndruar 13 muaj.

EMAIL: “Përshëndetje Misse,

A mund të më dërgosh, të lutem, detajet e mbërritjes tënde në Nju Jork nesër? Kam rregulluar që gjatë qëndrimit tënd të akomodohesh në një nga apartamentet e tij për mysafirë. Adresa është 301 E 66th St. Do të jesh në apartamentin 4M. Portieri do të ketë një letër për ty me kodin e hyrjes së apartamentit; ne nuk përdorim çelësa, por tastierë me kod për të hyrë. A mund të më japësh edhe numrin tënd të telefonit?”

"Po mendoja për ty dje…"/ Ja bisedat e shqiptares me

Bisedat mes tyre vazhdojnë në datat në vijim, kur Misse Beqirit i organizohet udhëtimi drejt Nju Jorkut për t’u takuar me Epstein më 16 shtator 2011.

Për të gjitha, sipas dosjes që “Ma Shqip” ka lexuar, është marrë asistentja e Epstein, Groff, deri te makina që e pret në aeroport, sistemimi i saj në një nga apartamentet e Epstein për miqtë në Nju Jork dhe më 17 shtator 2011 takimi i tyre në vilën e Epstein në Manhattan në orën 20:30.

"Po mendoja për ty dje…"/ Ja bisedat e shqiptares me

Pas këtij takimi bisedat kanë vazhduar, ku modelja shqiptare ka mbajtur kontakte direkte me Epstein, për të cilat në komunikime vërehet afrimitet, aq sa ai i kërkon ndonjë shoqe në Milano për ta takuar, pasi vetë ajo ndodhej larg.

Nga komunikimet, modelja i thotë se kishte folur me një shoqe të saj, por ajo kishte frikë pasi kishte të dashur.

"Po mendoja për ty dje…"/ Ja bisedat e shqiptares me

Komunikimet vazhdojnë me plane për takime në Paris, Karaibe apo me personazhe të njohur të botës së modës në SHBA për të vijuar karrierën si modele.

EMAIL: “Më 26 shtator 2011, në orën 16:19, Misse Begin shkroi:

Zemër, e humba telefonin… lol

Jam në Suedi, kam punë këtu këtë javë, më 10-ën po nisem për në Milano.

Si je? Po mendoja për ty dje…

Xxx”

Në një moment modelja i thotë se po dilte me një djalë, por nuk kishte mendje për gjëra serioze, ndërsa Epstein e pyet se kush ishte ai.

EMAIL: “Më 26/09/2011, në orën 13:56, Jeffrey Epstein shkroi:

Jam në Paris, ku je?

Sapo mbërrita sot në shtëpi për Krishtlindje. Jam ende beqare, kam dalë me dikë, por nuk jam gati për asgjë serioze ende…

Besoj se udhëtimet po ma bëjnë pak rrëmujë jetën…

Ku je ti?”

EMAIL: Më 23/12/2011, në orën 22:26, Jeffrey Epstein shkroi:

“Ku je dhe si e ka emrin ai?”

Komunikimi i fundit në dokumentet e publikuara është më 22 mars 2012, por nuk dihet nëse ka të tjera përveç këtyre tashmë publike.

Misse Beqiri sot rezulton 39 vjeçe dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ajo ka qenë e martuar më parë me portierin danez të Manchester United, Anders Lindegaard.

Në vitin 2016 ishte pjesë e reality show-t në Angli “The Real Housewives of Cheshire”. Ajo është rritur në Suedi, megjithëse familja e saj është me origjinë nga Kosova./MaShqip

Galeria fotografike (

1 / 14

)

Masë e pazakontë në Greqi, pse fermerët po i lyejnë qengjat me ngjyrë të kuqe (VIDEO)

Një fermer bagëtish në Kretë ka përdorur një metodë të pazakontë për të mbrojtur kopenë e tij nga vjedhja e kafshëve: ai i ka lyer delet me ngjyrë të kuqe.

Sipas grupit Iokal “Dia-SOS-te ti Messara”, kjo taktikë shërben si një masë parandaluese, pasi kafshët e lyera dallohen menjëherë dhe bëhen më të vështira për t’u shitur pa u gjurmuar. Praktika është përdorur prej disa vitesh në rajon dhe synon të mbrojë tufat nga hajdutët e mundshëm.

Raportimet e mediave lokale tregojnë se qengjat me nuanca të kuqërremta, të vëzhguara në fshatrat e Kretës gjatë muajit shkurt, duket se janë pjesë e këtij sistemi. Në këtë mënyrë, kafshët tregojnë qartë shenjën e pronarit të tyre, e cila funksionon si një “sistem paralajmërues” kundër vjedhjeve.

Grupi lokal thekson se kjo metodë, edhe pse e pazakontë dhe diskutueshme nga pikëpamja estetike, i ka shërbyer fermerit për të ruajtur bagëtinë në një periudhë kur vjedhjet janë të shpeshta.

Praktika ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe turistëve, duke bërë që të diskutohet jo vetëm efikasiteti i saj, por edhe aspektet etike dhe ligjore të përdorimit të bojës në kafshë.

VIDEO

Dalin skenarët e sulmit të mundshëm amerikan ndaj Iranit

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke rritur spekulimet për një sulm të mundshëm ushtarak amerikan ndaj Teheranit.

Një grup goditës i Marinës amerikane ndodhet tashmë në rajon, ndërsa afatet politike dhe dipIomatike po afrohen mes paralajmërimeve të ashpra nga Washingtoni.

Bisedimet në Gjenevë nuk kanë dhënë sinjale për një marrëveshje të afërt.

Objektivat e mundshme të një goditjeje

Sipas analizave të sigurisë dhe burimeve ushtarake, një operacion i kufizuar amerikan do të përqendrohej fillimisht në objektiva strategjikë me rëndësi të lartë. Mes tyre:

-Objektet bërthamore, përfshirë qendrat e pasurimit në Natanz dhe Fordow, si dhe reaktorin e ujit të rëndë në Arak, me synim dobësimin e kapaciteteve të programit atomik iranian.

-Strukturat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përfshirë baza dhe qendra komanduese në zona si Bushehr, Teheran dhe Isfahan, që cilësohen shtylla të fuqisë ushtarake dhe raketore të regjimit.

-Infrastruktura kritike ekonomike, si rafineritë e naftës, impiantet energjetike dhe nyjat strategjike të transportit, të cilat mund të goditen për të ushtruar presion maksimal ekonomik.

-Qendra qeveritare në Teheran, përfshirë bunkerë nëntokësorë ku mund të ndodhen drejtues të lartë politikë dhe ushtarakë, nëse operacioni do të synonte dobësimin e drejtpërdrejtë të strukturës drejtuese të shtetit.

Skenari ushtarak

Ekspertët parashikojnë se një ofensivë e parë do të përfshinte sulme masive me raketa dhe bombardime ajrore precize, me synim neutralizimin e mbrojtjes ajrore iraniane dhe shkatërrimin e objektivave të përzgjedhur.

Angazhimi i forcave tokësore do të ishte minimal në fazën fillestare.

Megjithatë, nëse objektivi strategjik do të ishte ndryshimi i regjimit, një operacion i tillë do të kërkonte përfshirje të gjerë tokësore dhe një angazhim afatgjatë – një skenar me kosto të lartë politike dhe ushtarake.

Teherani ka paralajmëruar se çdo sulm do të marrë përgjigje të menjëhershme, duke përfshirë potencialisht objektiva amerikane në rajon. Një konflikt i hapur mund të zgjerohej përtej kufijve të Iranit, duke përfshirë aktorë rajonalë dhe aleatë të tij.

Analistët theksojnë se sulmet ajrore, edhe nëse të suksesshme taktikisht, nuk garantojnë përmbysjen e sistemit politik iranian. Ndërsa eliminimi i figurave kyçe mund të shkaktojë trazira të brendshme, përmbysja e plotë e regjimit do të kërkonte faktorë të shumtë politikë dhe socialë brenda vendit.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike vijojnë, por pritshmëritë për një zgjidhje të shpejtë janë të ulëta. Komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim ushtarak do të kishte pasoja të gjera për sigurinë dhe stabilitetin global.

Situata mbetet fluide, ndërsa rajoni qëndron në pritje të një vendimi që mund të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat gjeopolitikë të Lindjes së Mesme.

Berisha reagon për ndryshimet ne Qeveri: Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, ndryshe do përballet me ne

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e ciIësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti.

Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës, është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij, por është një lëvizje e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që i drejton. Ndaj dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndryshe do të përballet me opozitën dhe popullin shqiptar.

Edi Rama nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Berisha.