Grabitja 53 milion stërlina, The Sun: “Bankieri” tropojan jetë playboy në Tiranë, me të dashurën milionere (Video)

Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006, u realizua grabitja më e jashtëzakonshme në historinë e Britaninë së Madhe ku u vodhën 53 milion stërlina nga depoja e parave të Bankës së Anglisë.

Policia mundi të rikuperojë vetëm 21 milion stërlina. 32 milion stërlina të tjera nuk u gjetën kurrë edhe sot pas 20 vitesh nga kjo ngjarje.

Disa javë më pas u mësua se dy të rinjtë nga Tropoja Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj, që të dy emigrantë në shtetin ishull luajtën një rol të rëndësishëm në këtë grabitje.

Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës u mësuan rrolet e dy shqiptarëve.

Sipas prokurorit në këtë çështje Ermir Hysenaj ishte i punësuar në depon ku sistemoheshin paratë dhe bëheshin gati për ti çuar nëpër automatet e bankave.

Ai u quajt gjatë procesit gjyqësor si “inside man” njeriu i brendshëm i grupit që realizoi grabitjen e vlerësuar nga gjykatësi çështjes si e “realizuar me një disiplinë ushtarake”.

Hysenaj me një kamera të fshehtë filmoi hyrje daljet dhe sistemet e alarmit të depos. Po ashtu u gjet edhe një hartë e shkruar prej tij me të dhëna për planimetrinë e depos.

Të dhënat iu kaluan bashkëpatriotit të tij nga Tropoja Jetmir Bucpapa i cili punonte roje sigurie në lokalet e natës të zonës Kent dhe kishte njohje me njerëz të fuqishëm të krimit të organizuar në këtë zonë.

Pas një gjyqi disa mujor Bucpapa u dënua me burg përjetë dhe vuajti 18 vite burg ndërsa Hysnaj u dënua me 20 vite burg. Që të dy në përfundim të dënimeve u dëbuan në Shqipëri.

Njëzet vite më pas gazeta The Sun të cilës i referohet Top Channel, publikoi një shkrim duke u fokusua në jetën e re pas burgut të Jetmir Bucpapapajt.

Në shkrim thuhet se 1 vit pas dëbimit në Shqipëri ai do të martohej dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë.

Por thotë The Sun, Jetmir Bucpapa është ndarë nga bashkëshortja dhe ka nisur një romancë dashurie me një vajzë, e bija e një milioneri shqiptarë.

E ndërsa kur u kthye në Shqipëri Jetmir Bucpapa shkruan The Sun, ai ishte një djalë i ndrojtur e plotë frikë si pasojë e burgimit të gjatë, tanimë ai shfaqet në lokalet e natës të Tiranës në krahët e të dashurës së re si një playboy i vërtetë./Top Channel

“20-vjeçari shqiptar dhunoi nënën dhe u largua me makinë, u hodh në det – fund tragjik, djali gjendet i mbytur, nëna në gjendje të rëndë në spital”

20-vjeçari gjendet i pajetë në det pas ngjarjes së rëndë në familje, nëna në gjendje të rëndë

Djali 20-vjeçar Rikardo Merkuri është gjetur i pajetë në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi ishte larguar nga banesa e familjes pas një konflikti të rëndë me nënën e tij. Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se është hedhur në det, ndërsa trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime intensive.

Si nisi tragjedia

Historia tragjike filloi të premten në mbrëmje, më 20 shkurt, në kohën e darkës në shtëpinë familjare në Pollenza.

Djali Rikardo Merkuri dhe nëna e tij, Albana Kastrioti, pronare e një salloni bukurie, ishin në shtëpi. Babai i tij, Mario Merkuri, një kontraktor i vogël ndërtimi, dhe djali i tij tjetër i madh nuk ishin aty.

Rreth orës 21:00, një fqinj, i alarmuar nga britmat që vinin nga apartamenti, thirri karabinierët.

Kur mbërritën oficerët, 20-vjeçari ishte larguar. E ëma u gjet pa ndjenja në banjo: me sa duket ishte sulmuar dhe rrahur për arsye që janë ende nën hetim. Këtë mëngjes, epilogu tragjik erdhi me gjetjen e trupit në portin e Civitanova Marche.

Hetimet

Ngjarja nisi më 20 shkurt, kur 20-vjeçari u largua me makinë nga shtëpia në Pollenza, në provincën e Maceratës. Sipas hetimeve paraprake, brenda banesës kishte ndodhur një përplasje e dhunshme me nënën 53-vjeçare Albana Kastrioti, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, i riu është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonën e portit të Civitanova Marche. Pamjet tregojnë momentin kur ai hyn në zonën portuale dhe më pas hidhet në ujë. Në një moment ai shfaqet duke dalë në sipërfaqe, përpara se të zhdukej sërish në det.

Operacionet e kërkimit u zhvilluan nga zjarrfikësit dhe roja bregdetare, me mbështetjen e forcave të rendit, duke përdorur edhe dronë gjatë natës. Zhytësit rifilluan kërkimet në agim, derisa trupi i 20-vjeçarit u gjet rreth mesditës së së dielës.

Ndërkohë, nëna e tij ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe mbahet në koma të induktuar nga mjekët, por sipas burimeve mjekësore nuk është në rrezik për jetën.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Publikohet pamjet e PLOTA/ Si u masakrua me th*kë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin

VoxNews ka siguruar pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë zonës së njohur si ish-Parku.

Fillimisht u dyshua se krimi kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima dyshohej se i kishte bërë bashkëshortes së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë është rrëzuar.

Sipas dëshmisë së gruas së tij, shkak i konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti kishte shkuar për ta marrë nga puna, pasi punonte si menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut, për ta çuar më pas për një vizitë mjekësore.

Pasi kishte hipur në automjet, rruga rezultonte e bllokuar nga makina e viktimës.

Sipas saj, Buçpapaj i ka rënë borisë për t’i kërkuar hapjen e rrugës, ndërsa 31-vjeçari ka zbritur nga mjeti dhe e ka sharë e ofenduar, duke çuar situatën në përshkallëzim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.

Sipas hetimeve, gjatë përplasjes fizike, Gazment Buçpapaj e ka qëlluar me thikë Egli Pashollarin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën, pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital.

Në video shihet momenti kur Pashollari ka ndaluar automjetin në mes të rrugës dhe ka zbritur prej tij.

Më pas, Buçpapaj afrohet dhe, në prani të bashkëshortes, e sulmon fizikisht duke e goditur me thikë. Në pamje duket edhe një person i tretë që tenton të ndërhyjë për t’i ndarë.

Pas ngjarjes, 40-vjeçari, i shpallur në kërkim nga policia, është larguar së bashku me bashkëshorten në rrugicat e zonës së ish-Parkut.

Hetuesit po vijojnë punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa pista e motiveve mbetet objekt verifikimi nga organet ligjzbatuese.

Lidhja me Shullazin dhe Gilmando Danin

Egli ka qenë më parë gardian burgu dhe i përfshirë në një rast të tentativës për të futur alkool në qeli për Emiljano Shullazin, pasi ishte krahu i djathtë i tij.

Ai ishte me origjinë nga Maliqi, por prej vitesh jetonte në kryeqytet dhe njihej si “çerri i parkut”, zonës ku dhe mbeti i vrarë sot.

Ai ishte mik i ngushtë me Gilmando Danin, i cili mbeti i vrarë në atentatin e Rinasit dhe të dy ishin të vetmit që kishin kontakte me Shullazin në burg./VoxNews

Pamjet e siguruara nga voxnews:

VIDEO

93-vjeçari sulmon me kallashnikov kushëririn 63 vjeç. Policia: E arrestuam

93-vjeçari Astrit Çani plagos kushëririn Pëllumb Çani në Mashkullorë, arrestohet nga policia

Gjirokastër – Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me të shtëna arme në fshatin Mashkullorë, ku 93-vjeçari Astrit Çani dyshohet se ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij, Pëllumb Çani, 61 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 21 shkurt, rreth orës 09:40. Sipas Policisë, Astrit Çani ka qëlluar me kallashnikov në këmbë Pëllumb Çanin, i cili fillimisht u dërgua për ndihmë mjekësore dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy personat janë kushërinj dhe konflikti dyshohet të ketë lindur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për pronësinë.

Policia bëri të ditur se Astrit Çani është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov e dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të qeshur e të gëzuar/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shihen bashkë në një festë private

Sara Hoxha dhe Erik Fullani po shijojnë në maksimum romancën e tyre, duke zgjedhur me vetëdije që këtë fazë të bukur ta mbajnë diskrete dhe larg zhurmës së tepruar mediatike.

Çifti i njohur i showbizit po kalon kohë mjaft cilësore në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe mbrëmjen e kaluar kanë festuar së bashku në një ditëlindje të përbashkët.

Siç ka bërë shpesh në daljet e fundit, Sara u tregua hermetike në rrjetet sociale, duke u rezervuar maksimalisht dhe duke mos ndarë asnjë imazh apo video nga eventi.

Megjithatë, prania e saj krah Erikut u konfirmua nga një moment spontan i publikuar nga vetë ai. Gjatë festës, Eriku ka realizuar një video selfie me shumë stil, duke shijuar atmosferën pranë këngëtarit të njohur Gena, i cili po performonte për të ftuarit.

Pikërisht në këtë video, Eriku ka kapur në plan edhe Sarën, e cila shfaqet në sfond vetëm pak hapa larg tij. Ky detaj tregon qartë se dyshja janë të pandashëm dhe po e shijojnë raportin e tyre në qetësi.

Kjo dalje vjen gjithashtu në një periudhë kur Eriku ka theksuar në intervista dëshirën e tij për t’u bërë një familjar i përkushtuar dhe për të organizuar një dasmë madhështore.

Edhe pse ende nuk e kanë zyrtarizuar me deklarata të bujshme, pamjet dhe afërsia e tyre flasin qartë se marrëdhënia është e konsoliduar dhe po ecën me hapa të sigurt.

I dha fund jetës pasi dhunoi barbarisht nënën në ditën e lindjes së tij, ja kush është i riu shqiptar! Çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë (Foto)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë, ku një i ri shqiptar i dha fund jetës duke u mbytur në det.

Ndërkohë është publikuar foto e të riut shqiptar Riccardo Merkuri, i cili i dha fund jetës së tij, duke u hedhur në portin e Civitanova Marche, pasi sulmoi nënën e tij me grushte në fytyrë, në ditën e lindjes së tij.


Riccardo Merkuri

Pasi dhunoi nënën e tij 20-vjeçari u largua nga shtëpia me makinë e tij dhe u drejtua drejt Civitanova Marche . Që nga ai moment, duke filluar nga mbrëmja e së premtes, ai u zhduk pa lënë gjurmë. Autoritetet gjetën makinën e të riut pranë portit, ndërsa i riu shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur në det.


Riccardo Merkuri dhe nëna e tij, Albana Kastriot

Gjatë ditës së sotme ai është gjetur nga zhytësit profesionistë dhe më pas trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit. Familja e të riut, me origjinë shqiptare që jeton në Itali prej më shumë se njëzet vjetësh, është e njohur në Pollenza.

Ende nuk dihen akoma shkaqet e plota që e çuan të riun drejt aktit të rëndë, ndërsa mamaja e tij, Albana Kastriot, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarje tragjike në vend, gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një djalë në moshë fare të re u gjet i vdekur në banesën e tij dhe dyshimet e policisë janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Ngjarja e hidhur ndodhi pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë, raporton noa.al.

Viktima është A.R., 18 vjeç, banor i zonës.

Policia tha se i ndjeri kishte kryer varje me litar në tavanin e banesës së tij tek zona e Pllanalive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësitë e NJRSH-së si dhe emergjenca.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Bajr – Mitrovicë Jug, por sipas mjekut kujdestar është konstatuar se i ndjeri ishte pa shenja jete.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve hetimore.

BËHUNI GATI! Vëzhguesit e qiellit po përgatiten për fenomenin që do të “skuqë” hënën për 58 minuta! Ja kur do të ndodhë!

Vëzhguesit e qiellit në mbarë botën po përgatiten për eklipsin total hënor të 3 marsit 2026, i njohur si “Hëna e Përgjakshme”, një fenomen i rrallë që do ta ngjyrosë Hënën me një nuancë të thellë të kuqe.

Miliona njerëz në të gjithë Amerikën, Azinë dhe Australinë do të dëshmojnë Hënën e rrallë të Përgjakshme, ndërsa një eklips total hënor përkon me Hënën e Plotë, duke ofruar pamje kryesore në Amerikën perëndimore dhe më gjerë.

Eklipsi total hënor ndodh gjatë fazës së Hënës së plotë, kur Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në një vijë të drejtë dhe hija e Tokës mbulon plotësisht sipërfaqen hënore.

Drita e kuqe që përthyhet përmes atmosferës së Tokës i jep Hënës ngjyrën karakteristike të kuqërremtë, intensiteti i së cilës varet nga sasia e pluhurit dhe grimcave në atmosferë.

Eklipsi fillon në orën 11:04 UTC, arrin kulmin në 11:33 UTC dhe përfundon në 12:02 UTC, me një fazë totaliteti që zgjat 58 minuta.

I gjithë cikli i eklipsit do të zgjasë pesë orë e 39 minuta. Fenomeni përkon me të ashtuquajturën “Hëna e Plotë”, Hëna e tretë e plotë e vitit 2026.

Ndryshe nga eklipset diellore, eklipsi hënor mund të vëzhgohet me sy të lirë pa pajisje mbrojtëse, ndërsa dylbitë ose teleskopët e përmirësojnë pamjen.

“Do Prime në kurrizin e martesës sime”/ Selin hedh dyshime për lidhjen e Mirit, gruaja e tij e thumbon

Dinamikat e forta mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar në një tjetër nivel. Së fundmi, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin duke e goditur Mirin në një pikë shumë delikate: jetën e tij private. Gjatë bisedave në shtëpi, ajo ngriti dyshime të forta duke u shprehur hapur: “Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte.”

Pavarësisht se Miri ka theksuar vazhdimisht se e sheh Selinën “si vajzën e tij” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor, ajo nuk është tërhequr nga aludimet e saj.

Por nëse Selin mendoi se kjo deklaratë do të kalonte pa u vënë re, e kishte shumë gabim!

Ka qenë vetë bashkëshortja e Mirit ajo që ka thyer heshtjen me një reagim plot ironi në rrjetet sociale, duke i mbyllur gojën banores.

Përmes një videoje ku shfaqet mjaft e qetë dhe e kuruar, ajo ka goditur drejtpërdrejt strategjinë e Selinës duke shkruar: “POV: Ti do me kap Prime-in ne kurrizin e marteses sime”.

Për t’i treguar banores se martesës së saj nuk i bëjnë përshtypje këto fjalë, ajo ka theksuar forcën e lidhjes së saj të gjatë duke e “thumbuar” me një emoji gjarpri: “…POR… UNE kapa zemrën e burrit tim para nje dekade 🐍”.

Dhe për t’i dhënë fund çdo pikëpyetjeje për raportin e tyre, videoja mbyllet me një dedikim romantik për artistin që ndodhet i izoluar brenda shtëpisë: “Te dua per gjithmonë 💖 Schatzi im”.

PAMJE TË RËNDA! Del VIDEO e momentit të vrasjes së Egli Pashollarit, Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin, më pas tropojani i ngul thikën

Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Fillimisht krimi u përfol se kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima kishte bërë ndaj gruas së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë u rrëzua.

Sipas dëshmisë së gruas së tij, bëhet e ditur se bllokimi i rrugës ka qenë arsyeja e vërtetë e konfliktit.

Mësohet se Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim, i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë e ofenduar.

Egli Pashollari 31 vjeç mbeti i vrarë pak ditë më parë, pasi u qëllua me thikë pas shpine rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku.

Në momentin e konfliktit, Buçpapaj ka qenë i shoqëruar edhe nga gruaja e tij, e cila ka thënë në Polici se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë, pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore.

Pasi ka hipur në makinë, sipas saj, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Dëshmia e saj hedh poshtë dyshimet e para të policisë që sherri mund të ketë nisur për shkak se viktima kishte ngacmuar gruan e autorit.

Gazment Buçpapaj gjatë konfliktit fizik me Pashollarin, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasojë vdekjen.

https://www.instagram.com/_u/euronews_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=37694511-6dbe-4927-9f93-9d66e60cea0e&ig_mid=8C2A69A0-5EED-445A-8853-E4D084DE81B8