“Dashuria që theu kufijtë”, greku që zgjodhi të jetojë përgjithmonë në Korçë

Kronika e radhës na njeh me historinë e Nikos, një shtetas nga Greqia, i cili erdhi në Shqipëri në fillim të viteve ’90 për biznes, por sot e konsideron Korçën shtëpinë e tij të përhershme, pasi aty ka gjetur dashurinë, familjen dhe jetën që kishte kërkuar.

Nikolaos Damos, kujton vizitën e parë në Shqipëri më 3 shtator 1991 dhe takimin me bashkëshorten Xhilda, një njohje që e quan “fitore në lotari”.

“Hera e parë ishte 3 Shtator 1991, për biznes. Pastaj vajtje-ardhje. Isha në Greqi, shihja dokumentare e thoja, obobo ku do shkoj. Unë kapa numrin në lotari, isha me fat për bashkëshorten time. Jam në rregull. Nuk dua asgjë tjetër. Vetëm shëndet. Do rri këtu. Nuk do iki fare. Kam vajtur në shumë shtete, thashë Korça. Ambienti është qytet i sistemuar, nuk dua lukse. Është qyteti ku unë gjej të tëra. 100% në Shqipëri”, thotë Nikolaos Damos.

Për Xhildën, lidhja nisi rastësisht, ndonëse në fillim ajo nuk e kishte menduar kurrë se partneri i saj do të ishte i huaj. Njohja me Nikon ndryshoi çdo paragjykim.

“Nikon e njoha rastësisht, çuni i xhaxhait është shok i ngushtë i Nikos. Me humor ai më thotë: ‘Të pëlqeu ai greku.’ Unë i thashë: ‘Nuk marr grek me syze.’ Nuk doja të merrja burrë të huaj, jo për të gjykuar Korçën, por isha mësuar në Tiranë. Me karrierën time e prisja ajo çfarë nuk doja, erdhën por erdhën shumë bukur. Mund të them që kam menduar keq. Niko nuk e quaj të huaj, është njeri, dhe falë Nikos jam unë. Jam bërë e realizuar shpirtërisht”, thotë Xhilda Jahollari.

Sot, në biznesin e tyre familjar, Niko shihet nga të gjithë si vendas. Ai ruan edhe simbole shqiptare në ambientin e punës dhe thotë se për vajzën e tyre kufijtë nuk kanë rëndësi, pasi ajo mund të mbajë dy shtetësi.

“Nuk ka problem fare, ka dy pasaporta, jemi njerëz, nuk jemi ca grek, ca shqiptare. Kufijtë janë limite financiare, jemi njerëz. Nga një planet. Ai erdhi nga Azia dhe është jashtëtokësor. Jemi në një dynja. Një lloj ere”, thotë Nikolaos Damos.

Xhilda thekson se çelësi i një martese të qëndrueshme mbetet komunikimi dhe besimi i ndërsjellë.

“Nëse ka sinqeritet, korrektësi, dashuri të pastër, nuk kërkoj përtej, gjithë të tjerat vijnë me pas. Ky është suksesi. Jam e lumtur me Nikon, kemi një vajzë të shkëlqyer, Elia dashuron njerëzit. Qetësi. Menaxhim i mirë midis çiftit. Gjithë sakrificat në këtë rrugë duhen përballur, me çoi aty, me bleu këtë”, thotë Xhilda Jahollari.

Historia e tyre është shembull i një lidhjeje që kapërcen paragjykimet kombëtare dhe kulturore. Për Nikon, Shqipëria nuk është më thjesht një vend për biznes, por vendi që ai e quan shtëpi.

Gimbo ia thotë troç Selinës, ja çfarë i zbuloi për Mirin

Shikimet dhe sjellja e Mirit janë konfirmuar edhe nga një tjetër banor. Në një bisedë të sinqertë dhe tronditëse në oborr, Gimbo i ka treguar Selinës se çfarë ka vënë re ai vetë te Miri, duke përdorur terma shumë të rëndë.

Gimbo i referohet një momenti vallëzimi të mbrëmshëm, ku sipas tij, mënyra se si Miri e shikonte Selinën ishte krejtësisht e papërshtatshme.

Gimbo shprehet i neveritur nga ajo që ka parë: “Ça janë ato shikime o Allah… po të shihje qysh të shikonte vajzë… është i sëmurë, manjak”.

Ai tregon se këto shikime i kanë hipur aq shumë në nerva sa i “vijnë në krye”, duke shtuar se Miri mbyllte sytë ndërsa imagjinonte gjëra gjatë vallëzimit.

Biseda bëhet edhe më serioze kur Gimbo bën një parashikim për sjelljen e Mirit jashtë kamerave.
“Këtij t’i vijë një rast jashtë… ky është i tmerrshëm. E di unë,” – shprehet ai me bindje, duke e paralajmëruar Selinën për natyrën e tij.

Sipas Gimbos, prezenca dhe sjellja e Mirit janë aq toksike sa “të vlon shpirtin”. Selin, nga ana tjetër, e dëgjon e heshtur dhe dukshëm e shqetësuar nga këto fjalë që përforcojnë ndjesitë e saj të këqija.

Nga Sekretari Rubio, te dhëndri i Trump dhe Presidenti Aliyev, Edi Rama bën reagimin e parë, çfarë i ndodhi në takim(FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij një fotoalbum me pamje nga ceremonia inauguruese e Bordit të Paqes, e cila u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe të pranishëm ishin liderë nga shumë vende të globit.

Shumë nga pamjet që kryeministri ynë publikon, janë informale, pra para dhe pas ceremonisë dhe tregojnë marrëdhënien e Edi Ramës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe shumë presidentë e drejtues shtetesh nga Europa në Azi e Afrikë.

Në panelin e Bordit, ai ka qenë në anën e djathtë, krah përfaqësuesve nga Emiratet, Arabia Saudite, Europa dhe Lindja e Mesme.

Ndërkohë, bie në sy se para dhe pas punimeve zyrtare të ceremonisë, Edi Rama është takuar disa herë me presidentin Donald Trump dhe kanë pasur biseda të shkurtra, në prani edhe të përfaqësuesve të shteteve të tjera, si presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, mbreti saudit, kryediplomati turk Hakan Fidan, etj.

Një vëmendje të veçantë, mori edhe takimi që kryeministri shqiptar pati veçmas me presidentin Donald Trump dhe Vjosa Osmanin, pasi më herët kishte ngritur zërin në mes të punimeve të Bordit të Paqes, për padretësinë e Hagës.

“Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt Shtëpisë së Bardhë për të firmosur marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi publikisht nga Presidenti Donald Trump dhe shtetet e pranishme, disa prej të cilave e kanë votuar ngritjen e Gjykatës Speciale, që padrejtësia ndaj liderëve të UÇK-së të ndalet/

“Një vendim tronditës në një gjykatë që ka humbur në çdo hap të mbajë standardet europiane. Për hir të Zotit, zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, vijoi Edi Rama.

© Newsbomb.al

Trupat shqiptare do vendosen në Gaza! Gazetarja zbulon detajet e forta nga takimi në SHBA, ja cfarë do bëjë vendi ynë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari, solli detaje nga mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Washington, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo theksoi se çështja e kontributit me trupa shqiptare në Gaza ka qenë një nga temat më të diskutuara, duke marrë vëmendje të gjerë edhe në mediat amerikane.

“Sa i përket trupave në Gaza, Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë mes pesë vendeve të tjera, si Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Kam komunikuar me zyrën e kryeministrit Rama për numrin e trupave, por më është konfirmuar se ende nuk ka një shifër dhe as një afat të përcaktuar. Shqipëria do të kontribuojë për garantimin e sigurisë dhe rendit, duke marrë një rol aktiv në arkitekturën e re të paqes”, tha ajo.

Sipas Cenkollarit, pothuajse të gjitha mediat në SHBA kanë raportuar në mënyrë të njëzëshme tre elemente kryesore: mbështetjen financiare të nismës, pikëpyetjet nëse Bordi i Paqes do të përbëjë sfidë apo do ta lërë në hije Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe çështjen e Iranit, pas vendimit të presidentit Donald Trump për t’i vendosur një afat 10-ditor Teheranit për një marrëveshje mbi programin bërthamor, në të kundërt me rrezikun e veprimit ushtarak.

Gazetarja ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi koordinimin mes Shqipërisë dhe Kosovës për mesazhin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama gjatë fjalimit të tij, si në përmbajtje ashtu edhe në ton.

“Sa i përket fjalimit, pyetja që shtrohet është nëse Shqipëria ka qenë e koordinuar me Kosovën për mesazhin e drejtpërdrejtë që dha zoti Rama. Mua më bëri përshtypje përdorimi i termave ‘inshallah’ dhe ‘për hir të Zotit’, dy herë radhazi. Ndoshta e kam gabim, por nuk mund të mos i lidhja këto me faktin se në muajt e fundit feja ka marrë më shumë vëmendje në administratën amerikane”, tha gazetarja.

“Lobimi për heqjen “non grata” të Berishës ka ngrirë”, gazetari zbulon se kur do të merret vendimi

Analisti Poli Hoxha, theksoi në “Kjo Javë” se lobimi për heqjen “non grata” të Berishës ka ngrirë.

Hoxha tha se arsyeja është se kompania e lobimit që ka paguar PD dhe Berisha ia ka thënë qartë se ka shanse vetëm nëse largohet nga politika.

“Në njoftimin e parë që bëri pas këtij lobimi, që është mjaft i shtrenjtë por për këtë e di partia, ishte njoftimi ku thonin sepse aty është dhe vajza e shefes së kabinetit të Trump.

Dhe aty thuhej se Berishës duhet ti hiqet “non grata” sepse nuk është aktiv në politikë. unë e postova dhe ju u sulët dhe ata e dëgjuan dhe e ndryshuan ku thanë se është kryetar i PD dhe opozitës”, tha analisti Poli Hoxha.

Poli Hoxha: Aty ka patur një ecje përpara se Berisha ka marrë një kompani lobimi që quhet “Continental” dhe është kompani e re dhe e fuqishme.
Në njoftimin e parë që bëri pas këtij lobimi, që është mjaft i shtrenjtë por për këtë e di partia, ishte njoftimi ku thonin sepse aty është dhe vajza e shefes së kabinetit të Trump.

Dhe aty thuhej se Berishës duhet ti hiqet “non grata” sepse nuk është aktiv në politikë. unë e postova dhe ju u sulët dhe ata e dëgjuan dhe e ndryshuan ku thanë se është kryetar i PD dhe opozitës.

Dhe këtu është thyer lobimi, sepse lobimi i të njëjtës kompani si u bë me Dodikun, është ky, që Berishës mund t’i hiqet “non grata” nëse largohet nga drejtimi i PD dhe politika, pra ka një shans. Dhe Berisha e di që lobimi është ngrirë.

Horoskopi për ditën e sotme: E premte 20 shkurt 2026

Dashuria, puna, mirëqenia dhe fati: çfarë kanë për të thënë yjet, sipas astrologut më të famshëm italian

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sipas Paolo Fox, për të premten, 20 shkurt 2026. Ja parashikimet për të gjitha shenjat e zodiakut, për t’ju ndihmuar të përballoni këtë ditë në mënyrën më të mirë të mundshme, me këshilla për dashurinë, punën dhe mirëqenien.

DASHI

Këtë të premte mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të vendosur. Kjo është koha e duhur për të ecur përpara me projektet tuaja personale dhe profesionale, por përpiquni të mos jeni shumë impulsivë në vendimet tuaja.

DEMI

Një ditë perfekte për t’u përqendruar te të dashurit tuaj dhe për të forcuar marrëdhëniet e rëndësishme. Në punë, shmangni përqendrimin shumë te idetë tuaja: dëgjoni edhe të tjerët.

BINJAKËT

Kujdes nga shpërqendrimet: pengesa të vogla janë të mundshme sot. Qëndroni të përqendruar, veçanërisht në çështjet praktike, dhe jepini vetes një pushim për të rimbushur bateritë.

GAFORRJA

Yjet ju ftojnë të shikoni përpara dhe të lini pas tensionet e fundit. Në dashuri, mund të përjetoni momente të këndshme, ndërsa në punë, përqendrohuni në bashkëpunimin me kolegët.

LUANI

Mund të jesh protagonist i takimeve të rëndësishme ose mundësive të reja. Kujdesu për komunikimin tënd dhe mos ki frikë të tregohesh. Në sferën romantike, ji më i disponueshëm.

VIRGJËRESHA

Dita favorizon çështjet praktike dhe zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Në marrëdhëniet tuaja personale, përpiquni të jeni më pak kritikë dhe më mirëkuptues ndaj atyre që janë afër jush.

PESHORJA

Ndryshime ose zhvillime të mundshme në marrëdhënie dhe punë. Mbani një qëndrim të ekuilibruar dhe trajtojini situatat me qetësi. Në dashuri, merrni parasysh fjalët tuaja me kujdes përpara se të flisni.

AKREPI

Këtë të premte, 20 shkurt 2020, mund të ndiheni veçanërisht pasionantë dhe të vendosur. Mundësi të mira ju presin, veçanërisht nëse i dëgjoni më shumë intuitës suaj. Kini kujdes të mos e teproni me sinqeritetin.

SHIGJETARI

Një ditë dinamike dhe stimuluese. Nëse keni një projekt për të filluar, është koha të zhyteni në të, por mos i lini pas dore detajet. Në marrëdhëniet personale, është koha të sqaroni çdo keqkuptim.

BRICJAPI

Në punë, do të shihni përmirësime të vogla, por jo gjithçka do të jetë e menjëhershme. Në dashuri, jini më të hapur ndaj partnerit tuaj dhe përpiquni të mos sillni stresin e akumuluar në shtëpi me vete.

UJORI

Sot, do të keni dëshirë për ndryshim dhe inovacion. Përqafoni kreativitetin tuaj dhe mos kini frikë të mendoni jashtë kornizave. Takime me fat janë në horizont dhe madje mund të jeni në gjendje të zgjidhni një problem shqetësues.

PESHQIT

Yjet favorizojnë intuitën dhe romancën. Sot mund të merrni një surprizë të këndshme ose disa lajme të mira. Në punë, do të dëshironi të qëndroni në rrugën tuaj aktuale pa u nxituar.

“Unë kam gruan jashtë, ti më përmend Selinën”- Plas keq në BBV, Miri pështyn drejt Mateos (Video)

Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nisur me tone tejet të larta, ku protagonistë të një debati të ashpër kanë qenë sërish Miri dhe Mateo.

Përplasja, e cila filloi me diskutime mbi “kulturën”, degradoi shpejt në ofendime personale dhe akuza të forta për moralin dhe xhelozinë.

“E dëgjon veten tënde o i paedukatë. O ti që na thua anti-shqiptarë, o pa gjak shqiptari. Po ça je ti more? Ça je? O bastexhi. O ti që vë baste për dashurinë“, iu drejtua Miri Mateos gjatë debatit.

Situata eskaloi pasi Mateo pretendoi se Miri është xheloz për shkak të dështimit të tij për të krijuar një lidhje me Selinën.

“Pse je kaq xheloz? Se ti nuk e arrite dot dashurinë tënde për Selinin,” – i tha ai Mirit në sy të banorëve të tjerë.

Këto fjalë Miri nuk i priti aspak mirë, duke shpërthyer ndaj Mateos: “Ik ore idiot. Unë kam gruan jashtë. Ik ore, pis, qelbësirë (e pështyn)”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Miri dhe Mateo patën edhe një përplasje fizike.

VIDEO

Monika Kryemadhi në SPAK, filmon kameramanët: Yjet e Big-ut tim, sa të bukur jeni

onika Kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Duke i filmuar ata me telefon, ajo komentoi: “Yjet e Big Brother-it tim, sa të bukur jeni”.

Kryemadhi theksoi se kishte ardhur si intelektuale duke shtuar se kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe mbrojtjen për çështjen e saj: Kam ardhur sot si intelektuale. Pse vetëm ju të filmoni? T’iu filmoj dhe unë juve.

Unë nuk jam e pavarur, ka gjykata që janë të pavarura. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë dhe gjithë këto letra gati.

Topalli: Kur hyra në parlament për herë të parë përfaqësohej me Fatos Nanon dhe Dritëro Agollin! Nuk e kisha imagjinuar që PS do përfundonte me Zgjinenë!

Deputetja e Partisë Demokratike, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli foli me tone kritike për Partinë Socialiste, që sot përfaqësohet me disa deputetë të rinj, si Zegjine Caushi.

Më nostalgji ajo u shpreh se kur ka hyrë për herë të parë në Parlament, kjo forcë politike përfaqësohej me figura intelektuale, si Dritëro Agolli, Fatos Nano, Servet Pëllumbi e Namik Dokle.

“Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë. Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që keni futur në rend dite është gjëja më e rëndë që mund te realizohet nga një kryeministër”, tha Topalli.

I vëllai iu arrestua si bos kokaine në Itali, deputetja Elda Hoti ndërmerr një VENDIM të papritur për shqiptarët

Një ditë më parë në mediat shqiptare, por jo vetëm, bëri bujë arrestimi i “fantazmës”, vëllait të deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hotit. Markelian Hoti, vetëm 27-vjeç u prangos në një apartament në Romë, aty ku dhe po qëndronte në “hije” së bashku me të dashurën e tij.

Arrestimi i tij ka rikthyer vëmendjen te një hetim që ka nisur në Belgjikë dhe është shtrirë në disa shtete të Europës. Sipas autoriteteve belge, i riu shqiptar dyshohet se luajtur rol kyç në një organizatë të specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, madje ai është cilësuar edhe si “koka” e këtij grupi.

Lidhur me këtë arrestim të bujshëm, shqiptarët kanë pritur dhe një reagim nga deputetja të cilën e kanë zgjedhur me votë. Por, Elda Hoti ka vendosur që “t’i largohet” shpjegimeve, madje ajo u ka hequr mundësinë ndjekësve të saj nëpër rrjetet sociale edhe për të komentuar.

Demokratja ka vendosur që të bllokojë të gjitha komentet, me qëllim që askush mos i komentojë sa i përket kësaj ngjarje.

Markelian Hoti u arrestua një ditë më parë nga autoritetet italiane. Pas disa muajsh kërkime, gjurmët e tij çuan në Itali. Hetimi u finalizua nga Skuadra “Flying” e Policisë së Shtetit në Romë, e drejtuar nga Roberto Pititto. Hoti u lokalizua në një apartament B&B në rrugën Via Giovanni Cicali, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku qëndronte së bashku me të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, ai kishte arritur të jetonte si një “fantazmë”, pasi pronari i strukturës akomoduese nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në portalin policor “Alloggiati Ëeb”, sistem që përdoret për njoftimin e autoriteteve mbi identitetin e personave që akomodohen në struktura turistike. Ky mosregjistrim e kishte bërë praktikisht të padukshëm për kontrollin e zakonshëm policor.

Pasi u konfirmua identiteti i tij, oficerët e shoqëruan menjëherë në burg, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.