Edi Rama tregon bisedën që nuk e priste askush: Fola me Trumpin, nuk kam…

Kryeministri Edi Rama komentoi çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset e lidhura me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Rama u shpreh se ai ja ka ngritur këtë çështje edhe presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar vëmendje ndaj asaj që ai e cilësoi si një proces të bazuar në një raport fantazish.

“Pata privilegjin të isha me presìdentin Donal Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës,

që mbështet një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore. Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore. I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka kthyer përgjigje akoma”, tha Rama.

“Një vend ku nëna vdes nga një hemorragji sepse nuk ka gjak, është një vend i dështuar”, reagimi prekës i mjekes: Migena nuk humbi se nuk luftoi…

Vdekja e 27-vjeçares Migena Salihi, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike duke sjellë në jetë 2 engjëjt e saj, ka shkaktuar një tronditje te të afërmit e vajzës dhe e gjithë Shqipëria.

Një reagim i bërë në Iidhje me këtë situatë nga doktoresha Romina Selenica ka bërë xhiron e rrjetit, ku bëhet thirrje që të reagohet për këtë vdekje tragjike e cila sipas mjekes ka ndodhur nga dështimi i shtetit duke theksuar se Migena nuk mori ndihmë në momentin e duhur.

“Ajo nuk humbi se nuk luftoi. Ajo humbi sepse sistemi nuk ishte aty në kohën e duhur. Sepse ndihma nuk erdhi në kohë. Sepse  diçka që duhej të ishte e sigurt u kthye në fund” shkroi doktoresha në postimin e saj.

Më tej, në reagimin prekës i cili ka “thyer” rrjetin doktoresha nënvizon se ky është rasti përmes të cilit dëshmohet se sistemi në Shqipëri ka dëshmuar sepse një nënë nuk duhet të lihet në pritje të gjakut, sepse hemorragjia nuk të lë kohë po të merr jetën direkt.

“Një vend ku nëna vdes nga një hemorragji sepse nuk ka gjak, nuk është vend që ka probleme. Është një vend që ka dështuar. Hemorragjia nuk pret. Nuk të jep kohë të kërkosh, nuk të fal! Një sistem i cili të lë të lutesh për gjak, nuk është sistem! Është braktisje e pastër! Kjo nuk është dramë! Ky është realitet! Një nënë nuk duhet të vdesë duke sjellë në jetë fëmijët e saj, nëse kjo ndodh ne kemi dështuar si shtet. Dhe kjo nuk është më diçka për t’u pranuar në heshtje!” shkruan më tej në reagimin e saj doktoresha Romina Selenica.

Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.

Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.

Pavarësisht se tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që t’i rriste vet.

Furtuna në polici nuk ndalet/ Dorëhiqen drejtorët në Kukës dhe Lezhë, Skënder Hita kërkon largimin edhe të drejtuesve të tjerë në qarqe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po bën një ‘katarsis’ në kupolën e policisë, ndërsa vijon ndërtimin e stafit të tij të ri drejtues.

Ai u ka kërkuar dorëheqjen disa prej drejtuesve aktualë në qarqe.

Deri më tani, zÿrtarisht kanë dhënë dorëheqjen dy oficerë karriere: drejtori i Lezhës, Islor Islami, dhe ai i Kukësit, Loard Sallaku. Në vijim priten edhe dorëheqje të tjera nga drejtues të policisë në qarqe.

Më të përfolurit për momentin për t’u dorëhequr janë drejtuesit në Berat dhe Dibër, por nuk përjashtohen edhe qarqet e tjera.

Me largimin e drejtuesve aktualë, Hita pritet të emërojë persona të besuar për të krijuar ekipin që do të drejtojë Policinë e Shtetit.

I pari që ka marrë këtë besim është Erjon Ahmeti, i cili është emëruar në krye të Policisë së Fierit. Fillimisht, ndryshimet kanë nisur me emërimin e zëvendësdrejtorëve të rinj në disa qarqe.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Besmir Dervishi është larguar nga posti i nëndrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i Krimeve në Kukës. Ndërkohë, Oliger Torba është caktuar nëndrejtor për Krimet në Policinë e Tiranës. Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet.

Gjithashtu, Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat. Ndërsa Petrit Halo është emëruar zëvendësdrejtor për Krimet në Shkodër.

Ndryshime janë bërë edhe në sektorë të tjerë, në nivel shefash komisariatesh. Vetëm të mërkurën, Hita ka firmosur rreth 40 ndryshime në strukturat e policisë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cilët do të jenë drejtuesit e rinj në qarqe.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 24 prill 2026

DASHI

Falë Hënës në Luan, e forcuar nga bashkimi dashuror i Neptunit, nuk mund të merrnim një nxitje më të mirë për udhëtime, studime dhe dashuri. Mbrëmja premton të jetë e këndshme, e pasuruar nga takime stimuluese: aspiratat tona nuk do të zhgënjehen.

DEMI

Le ta shfrytëzojmë këtë Hënë të ashpër për ta parë jetën tonë me sy të ndryshëm dhe për të vlerësuar atë që është vërtet e rëndësishme për ne. Nuk ka trëndafil pa gjemba, prandaj kini kujdes të mos e shponi veten. Le ta injorojmë krenarinë tonë dhe të arrijmë në një nivęl më të moderuar.

BINJAKËT

Me mbështetjen e Neptunit, Hëna në Luan na shërben njohuri të çmuara në një pjatë argjendi. Empatia dhe ndjeshmëria nuk kalojnë pa u vënë re. Atmosfera është ideale për organizimin e festave, darkave dhe daljeve me miqtë, ku do të kalojmë shumë mirë.

GAFORRJA

Zemra rritet në dëshirën për stabilitet dhe dashuri të sigurt. Nëse personi tjetër nuk i përgjigjet menjëherë thirrjes sonë, ne guxojmë më shumë. Ne i kryejmë detyrat tona me më shumë energji dhe këmbëngulje, për t’i përfunduar ato shumë më shpejt dhe më lehtë.

LUANI

Aspektet planetare elektrizuese i bëjnë orët që kalojnë dinamike. Vendimet e papritura janë të shumta, mundësitë për sukses nuk duhen humbur. Luftëtaria dhe koha janë armët tona për të zotëruar çdo situatë që mund të hasim.

VIRGJËRESHA

Një e premte që na ringjall fokusin dhe dëshirën për t’u përkushtuar me zell për ta realizuar një projekt. Kuriozitete të reja kulturore për t’u kënaqur. Shqetësime të vogla që nuk kemi vështirësi t’i zgjidhim. Objektivitet në gjykimin e ngjarjeve dhe njerëzve.

PESHORJA

Urtësia, praktikaliteti dhe guximi rekomandohen nëse duam t’i paraqesim vetes një perspektivë suksesi në mjedise që mund të na sjellin shumë dobi. Imazhi ynë publik shkëlqen me dritën e vet, duke na siguruar mbështetje nga ata që kanë rëndësi.

AKREPI

Hëna në Luan, në disharmoni me Plutonin, nxit mosbesim natyror, por diçka ose dikush i kapërcen me forcë këto barriera. Pasioni dhe forca nuk mungojnë në ndjenjat tona: pse të mos i shprehim ato hapur?

SHIGJETARI

E bërë edhe më e gjallë nga trini i Neptunit, Hëna e Zjarrit na ofron momente emocionuese në çdo mënyrë. Përfituesi i drejtpërdrejtë i këtij fati të mirë është padyshim fronti i dashurisë, i gjallëruar nga surpriza të këndshme.

BRICJAPI

Po kthehemi ngadalë në normalitet, të mbushur me qetësi dhe ekuilibër. Edhe pse ende përballemi me disa pengesa për t’u kapërcyer, energjia dhe këmbëngulja po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur një zgjidhje. Ngjarjet e papritura shndërrohen në avantazhe.

UJORI

Do të kishim preferuar të mos merreshim me çështje të vdekura dhe të varrosura, por Hëna dhe Plutoni djallëzorë po na kthejnë pas në kohë. Disa keqardhje. Le të vazhdojmë. Pavarësisht se sa e vështirë dhe e ashpër është loja, dikush atje lart na do dhe është i lumtur të na japë një dorë.

PESHQIT

Në marrëdhëniet tona, nuk kemi probleme të mëdha; na respektojnë dhe pranojmë ftesa. Si çift, përveç disa debateve, gjithçka rrjedh sipas zakoneve. Atmosfera është komode. Kemi dy mënyra për t’i shpëtuar mërzisë: imagjinatën dhe ndryshimin e rutinës. 

E rëndë në Maliq/ 55-vjeçari gjendet i pajetë brenda banesës nga familjarët, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pirg të Maliq, ku një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është vetëvarur, ndërsa kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Mësohet se 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja ndodhej jashtë shtetit. Sipas burimeve, ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, çka mund të ketë ndikuar në ndërmarrjen e aktit ekstrem.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes.

Athina i përgjigjet Ramës: Nuk ka marrëveshje të afërt për detin dhe dërgimin e saj në Hagë. Nuk iu kemi më prioritet…

Athina është distancuar nga deklaratat e bëra dje nga kryeministrin Edi Rama dhe lidhur me konsultimet për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe “premtimin” për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

“Protothema” duke cituar një burim të lartë diplomatik grek, shkruan se ndonëse çështja ka qenë prej kohësh në axhendën dypalëshe, por procesi u ndërpre pasi u dërgua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila në thelb e rrëzoi marrëveshjen përkatëse.

Ministria e Jashtme helene thekson se diskutimet i përkasin të kaluarës dhe se tashmë është pala shqiptare ajo që duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar vendimin e Kushtetueses, nëse dëshiron të rikthejë procesin.

Më tej theksohet se marrëveshja nuk është më një prioritet për Athinën, sidomos pas marrëveshjeve të arritura me vende të tjera të rajonit, si Italia, si dhe zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon.

Artikulli “Protothema-s”:

Athina mban distancë të qartë nga deklaratat e Edi Ramës lidhur me pretendimet për negociata të avancuara për përcaktimin e kufijve detarë me Greqinë, duke përgënjeshtruar në thelb idenë për një marrëveshje të afërt dhe për dërgimin e çështjes në Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Sipas një burimi të lartë diplomatik, edhe pse çështja ka qenë prej kohësh në agjendën e dy vendeve, procesi u ndërpre kur drafti i marrëveshjes për t’iu drejtuar Hagës u dërgua në Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ku edhe u rrëzua.

Në Ministrinë e Jashtme të Greqisë theksohet se diskutimet për kufizimin detar janë çështje e vjetër, por duke qenë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bllokuar procesin, është pala shqiptare ajo që duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndryshuar këtë situatë.

I njëjti burim nënvizon se përcaktimi i AΟZ me Shqipërinë nuk është më ndër prioritetet kryesore të diplomacisë greke, sidomos pas marrëveshjeve që Greqia ka arritur me vende të tjera si Italia, si dhe pas zgjerimit të ujërave territoriale në Detin Jon.

Strategjia e Athinës përqendrohet në zgjidhjen e përgjithshme të çështjeve dypalëshe, por aktualisht askush nuk konfirmon se gjatë vitit 2026 do të ketë progres konkret, siç pretendohet nga pala shqiptare.

Nga pala greke theksohet gjithashtu se nuk ekziston ndonjë dokument konkret për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve, ndryshe nga sa deklaroi Rama gjatë Forumit të Delfit.

Ndërkohë, Athina i përgjigjet me qetësi, por edhe me qartësi retorikës në rritje nga Turqia, duke theksuar se strategjia e saj është tashmë më e strukturuar dhe aktive. Sipas burimeve diplomatike, Greqia ka paraqitur vazhdimisht qëndrimet e saj në arenën ndërkombëtare, duke përdorur instrumente që forcojnë argumentet ligjore dhe politike.

Në këtë kuadër, promovohet Planifikimi Hapësinor Detar si kundërpërgjigje ndaj teorive turke të “Mavi Vatan”, ndërsa krijimi i parqeve detare shihet si pjesë e strategjisë për mbrojtjen e të drejtave sovrane përballë pretendimeve për “zona gri”.

Gjithashtu, thellohet bashkëpunimi me kompani të mëdha energjetike si Chevron dhe forcohen kontaktet me Libia. Në këtë kuadër pritet edhe vizita e Giorgos Gerapetritis në Tripoli më 27 prill, si pjesë e reagimit ndaj memorandumit turko-libian, të cilin Athina vazhdon ta konsiderojë juridikisht të pavlefshëm.

Në të njëjtën kohë, përforcimi i pranisë ushtarake në ishujt e Egjeut konsiderohet nga pala greke si ushtrim i natyrshëm i sovranitetit, përballë pretendimeve të vazhdueshme të Turqisë për çmilitarizim, të cilat Athina i hedh poshtë kategorikisht.

Sa i përket tensioneve të fundit për hartat e peshkimit, burimet greke sqarojnë se bëhet fjalë për materiale ekzistuese që nga viti 2018, të cilat janë rikthyer në vëmendje pas një publikimi teknik nga një institucion përkatës. Sipas tyre, reagimi i Turqisë është pjesë e praktikës së njohur për të shfrytëzuar çdo rast për të ngritur pretendime.

Në lidhje me reagimet e Turqisë për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Izraelit, Athina thekson se politika e saj e jashtme nuk varet nga miratimi i vendeve të treta. Megjithatë, burimet vënë në dukje se kohët e fundit ka një përshkallëzim të retorikës nga pala turke, i cili nuk ndihmon në ndërtimin e një klime bashkëpunimi.

Së fundi, lidhur me incidentin e raportuar për një anije holandeze në juglindje të Kretës, theksohet se ajo kishte marrë leje nga Greqia, siç kërkohet, ndërsa nuk kishte kërkuar leje nga Turqia. Pika kyçe, sipas Athinës, është se juridiksioni për dhënien e lejeve në këto zona i takon Greqisë, ndërsa çdo kërkesë për leje nga palë të treta është një çështje tjetër.

Sapo shkeli Rama! Greqia jep lajmin fantastik për të gjithë. Përfitojnë mijëra shqiptarë

Qeveria e Greqisë ka ndërmarrë një tjetër paketë me plan masash me qëllim përballimin e krizës nga rritja e çmimeve si pasojë e Luftës në Lindjen e Mesme.

Paketa u prezantua nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe përfshin 8 ndërhyrje që synojnë kthimin e tepricës fiskale në shoqëri, me fokus në krizën energjetike, rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin e borxhit privat.

Mbështetje për energjinë dhe bujqësinë

Në sektorin energjetik, subvencioni për naftën zgjatet edhe për muajin maj, me mbështetje prej 20 cent për litër. Kostoja e kësaj mase arrin në 55 milionë euro dhe përfitues janë pronarët e automjeteve me naftë.

Ndërkohë, subvencioni prej 15% për plehrat kimike zgjatet deri në gusht, me një kosto shtesë prej 23 milionë eurosh dhe rreth 250 mijë fermerë përfitues.

Lehtësime për familjet dhe qiramarrësit

Rriten kufijtë e të ardhurave për përfitimin e rimbursimit të qirasë:

nga 20,000 në 25,000 euro për individët,

nga 28,000 në 35,000 euro për familjet,

për familjet me një prind, nga 31,000 në 39,000 euro, me shtesë 5,000 euro për çdo fëmijë.

Masa, me një kosto prej 25 milionë eurosh, pritet të përfshijë edhe 70,000 qiramarrës shtesë, duke e çuar totalin në rreth 1 milion përfitues.

Ndihmë për familjet me fëmijë

Parashikohet gjithashtu një pagesë e jashtëzakonshme prej 150 euro për çdo fëmijë në fund të qershorit. Kostoja totale e kësaj mase është 240 milionë euro dhe përfitues janë rreth 975,000 familje.

Mbështetje për pensionistët

Për pensionistët, ndihma vjetore rritet nga 250 në 300 euro neto çdo nëntor, ndërsa zgjerohen kriteret e përfitimit. Masa përfshin pensionistë, të moshuar pa sigurim dhe persona me aftësi të kufizuara. Kostoja arrin në 198 milionë euro dhe shton 420,000 përfitues të rinj, duke e çuar totalin në 1.87 milionë.

Masa për borxhin privat

Një theks i veçantë i kushtohet menaxhimit të borxhit privat.

Parashikohen heqja e mundshme e bllokimit të llogarive bankare në kushte të caktuara,

zgjerimi i mekanizmit jashtëgjyqësor për borxhe nga 5,000 deri në 10,000 euro,

përfshirja e borxheve të vjetra në një skemë shlyerjeje deri në 72 këste.

Këto ndërhyrje prekin rreth 1.3 milion persona fizikë dhe 284,000 subjekte juridike, me detyrime totale që arrijnë në 95.3 miliardë euro.

Aktivizohet sistemi i mbrojtjes ajrore në Teheran, çfarë po ndodh në kryeqytetin iranian?

Mediat iraniane raportojnë për aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Teheran.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njofton se janë dëgjuar “të shtëna kundërajrore” si në perëndim ashtu edhe në lindje të qytetit.

Ndërkohë, agjencia Mehr, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), raportoi se “sistemet e mbrojtjes ajrore u dëgjuan në pjesë të Teheranit për të kundërshtuar objektiva armiqësore”.

Gjithashtu disa banorë kanë deklaruar se kanë dëgjuar zhurma që besohet të jenë nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

“SKANDALI/ Kush janë 5 shqiptarët e fshehur pas resortit të Sazanit? Zbardhet skema e miliarderëve të Katarit!”

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner.

Ndërkohë që Kushner është fÿtyra publike e projektit, të dhënat e depozituara në QKB tregojnë se kompania zbatuese “Sazan Operations” e themeluar më 1 prill në Shqipëri kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga dy vëllezërit miliarderë, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, me bazën e bizneseve të tyre në Katar. Pronësia ushtrohet megjithatë përmes një rrjeti prej 6 kompanish të huaja, të cilat zotërojnë njëra tjetrën në formë kaskade. Njëra prej kompanive të lidhura, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, e regjistruar në Holandë, ka pesë aksionerë të panjohur shqiptarë, të cilët paketa prej 24% e aksioneve u mundëson që të mos shfaqen në regjistrin e përfituesve fundorë.

Gjithashtu, Mohamad Al-Khayyat rezulton i përfshirë në projektin e dytë të ndërtimit të një resorti në Zvërnec përmes degës shqiptare të kompanisë “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”.

Dokumentet e “Sazan Operations” u shfaqën në QKB në të njëjtën ditë me publikimin e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike për shtyrjen e afatit të negocimit për projektin e ndërtimit të resortit në Sazan, për të cilin kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” e lidhur me Kushner ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare.

Vëllezërit Al-Khayyat janë emra të njohur në Lindjen e Mesme. Ata drejtojnë konglomeratin Power International Holding (PIH) me aktivitet në ndërtim, pasuri të paluajtshme, bujqësi dhe shëndetësi. PIH ishte një nga kontraktorët kryesorë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës “Katar 2022”. Një investigim i The New York Times, i publikuar më 19 Prill 2026, vuri në dukje lidhjen mes vëllezërve Al-Khayyat, të cilët janë me origjinë siriane, dhe Kushner si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump.

Lidhur me investimet në Shqipëri, Ramez Al-Khayyat i ka konfirmuar NYT partneritetin me Kushner. “Ne po investojmë në holding për t’u siguruar që të ketë kapital të mjaftueshëm. Pra, është një sipërmarrje e përbashkët mes dy kompanive, dhe në fakt ne po e menaxhojmë atë së bashku,” tha ai për New York Times.

Kosto shtesë për buxhetin

Regjistrimi i kompanive të huaja dhe publikimi i të dhënave të tyre u bë thuajse në të njëjtën kohë me zbardhjen e një vendimi të ri të Komitetit të Investimeve Strategjike të 30 dhjetorit 2025, i cili zgjat afatet e planit të parashikuar për dhënien e statusit të investimit strategjik për ishullin e Sazanit.

Sipas vendimit, kostot për çminimin e Sazanit i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pikën 5 të këtij vendimi, KIS ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë pastrimin e ishullit nga “risku piroteknik”, mbetjet e municioneve luftarake nga koha e komunizmit. Pika më e rëndësishme e këtij vendimi është theksimi se kostot e këtij procesi “do të mbulohen nga vetë ministria”, ndërsa në vendimin e mëparshëm i liheshin investitorit.

Gjithashtu, vendimi i KIS i dha një afat prej 120 ditësh, me mundësi shtyrje edhe 120 ditë të tjera për të negociuar me investitorin. Regjistrimi i “Sazan Operations” në prill 2026, rreth katër muaj pas këtij vendimi, përkon fiks me këtë afat negociatash.

Në vendimin e KIS bëhet me dije se deri në dhjetor 2025 ishin zhvilluar 10 negociata mes palëve dhe se një pjesë e detyrave ishin realizuar. Megjithatë, vendimi i ri lë sërish të kuptohet se kompania nuk ka ende një plan dhe një studim fizibiliteti.

Sipas pikës 11, investitorit i kërkohet ndër të tjera: Plani i plotë i biznesit, studimi i plotë i fizibilitetit, një relacion shpjegues ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, projekti i plotë zhvillimor i infrastrukturës së brendshme dhe mënyra e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, si dhe të drejtat e përfitimet që i kalojnë shtetit./BIRN

Hapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë, historia e trishtë e tij

Ditën e djeshme opinioni publik u trondit pas raportimit se në varrezat e qytetit të Lushnjes u vodhën eshtrat e një gruaje e cila kishte ndërruar jetë 17 vite më parë.

Pas ngjarjes së pazakontë qëndronte 36-vjeçari, Edison Ngresi i cili kishte hapur një tunel nën dhe për të “mbërritur” te varri.

Teksa dje u raportua se Ngresi vùan nga probleme të shëndetit mendor, detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga e kaluara e tij.

Ku historia e të riut paraqitet e vështirë, ai mësohet të ketë qenë një student i shkëlqyer në Fakultetin e Mjekësisë, ku studioi për tre vite, por më pas i ka ndërprerë studimet pasi humbi nënën dhe shfaqi probleme të shëndetit mendor.

Gjithashtu mësohet se edhe babai i kanë ndërruar jetë pak kohë më parë, teksa aktualisht jetonte i vetëm, dhe kishte vetëm një vëlla.

Edisoni e ka pranuar veprimin pas shoqërimit në polici, por nuk ka dhënë shpjegimie për motivin, teksa mësohet se ai ka qenë edhe më herët problematik në zonën ku banonte dhe ka kryer me parë akte të dëmtimit në varrezat e qytetit.

Sipas psikologëve, Edison mund të kërkojë prindërit e tij në varreza, por problemet e shëndetit mendor kane sjelle ne ngaterrimin e varrit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u konstatua dje rreth orës 10:00 të paradites nga roja i varrezave, i cili vuri re dëmtime në pjeën e sipërme të varrit. Bazuar në informacionet e marra nga hetimet paraprake, ka qenë 36-vjeçari ai që ka kryer gërmimin.