Sali Berisha ka folur për dosjen e SPAK, ku ai u mor i pandehur për çështjen “Partizani”.
Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD sqaroi se shpenzimet që Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë për të, për shëndetin dhe për gjyqet janë të gjitha nga kursimet e tij, që siç shprehet i ka të deklaruara.
Berisha tha se i kishte dhënë porosi vajzës së tij që shpenzimet ti bënte nga kursimet, por ajo nuk e ka zbatuar duke i përballuar me paratë e saj, që i ka të deklaruara.
“Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILKPDI, nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, me to merret vajza Argita Malltezi”, tha ish kryeministri.
“I pyetur mbi këtë pjesë të dosjes Berisha tha se “vajza jonë Argita Malltezi, lidhur me shpenzimet shëndetësore, do ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë. Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj dhe unë jam mirënjohës, asaj dhe Abit.

Ne jemi familje me solidaritet të madh. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje. Mund të jenë prindër, por nuk janë, nuk e meritojnë”, tha Berisha.
Sipas tij, “pagesat me avoketërit janë bërë, por janë të gjitha hua të katër personave, që janë në procesin e shpalljes non-grata nga lobimi korruptiv i Edi Ramës, Soros dhe MgGonigal pranë Blinken”.