Pamje të rënda nga aksidenti / Nëna vë duart në kokë dhe uIëret! 18-vjeçari me “Audi” i përpIasi vajzën 8-vjeçare nga Sllovakia

Pamje të rënda janë publikuar nga aksidenti pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit, ku makina përplasi një 8-vjeçare sllovake.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit, një 18-vjeçar me “Audi”, sapo kishte marrë patentën. Fëmija ka qenë duke lëvizur në rrugë te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu.

Fëmija i aksidentuar është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit