Për këtë monedhë dy euro mund të merrni mbi 2500 euro

Monedhat e rralla dy euro janë shumë të njohura për momentin. Veçanërisht interesante janë ato të emetuara në numër të vogël, për të cilat koleksionistët paguajnë një pasuri të vërtetë.

Mes tyre spikat një monedhë e rrallë nga Këlni, e cila tani vlen më shumë se 1000 herë më shumë se vlera e saj origjinale, raportojnë mediat gjermane.