Përmbytje në Lezhë, reshjet e dendura shkaktojnë kąos në rrugë

Reshjet e shiut të ditës së sotme kanë sjellë përmbytje në disa zona të qytetit të Lezhës.

Sistemi i kanalizimeve ka dështuar të përballojë fluksin e lartë të ujit, duke shkaktuar daljen e tij në sipërfaqe dhe vërshime nëpër rrugë.

Situata më e rëndë është raportuar në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në lagjen “Besëlidhja”, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.