Përse u tërhoq nga politika? Ish-kryeparlamentarja Topalli tregon arsyet e distancimit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli foli në një emision televiziv lidhur me jetën e saj politike pas një shkëputje prej 10 vitesh nga Kuvendi. Zonja Topalli në emisionin Dekalog tregoi se pse ka qëndruar e distancuar nga politika muajt e fundit. Një ndër arsyet, rrëfen zonja Topalli kanë qenë edhe kohët e vështira që ka kaluar politika shqiptare, por kryesisht opozita.

“Ka momente kur njeriu do të flasë, por ka edhe momente kur flet heshtja. Unë kam 10 vite që nuk jam pjesë e Parlamentit, por kjo nuk më ka penguar që të jem aktive në politikë. Por kam marrë kohë për të marrë iniciativa të rëndësishme.Shkëputja ka qenë qoftë edhe për arsye familjare, private.

Në politikë duhet të dish edhe kur të flasësh apo guxosh. Nuk kanë qenë kohë të lehta këto për politikën, sidomos për opozitën. Por ka kohë, kur duhet të flasësh dhe të reagosh”, u shpreh zonja Topalli në intervistën e saj.