PLANI: Si Ilir Metaj do përgjonte shokun e ngushtë në restorant (DOKUMENT)

Zbulohet një tjetër dokument, ku tregohen të gjitha detajet teknike se ish-presidenti Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, me synim që të përgjonte shokun e tij të fakultetit, Filip Talon.  E gjithë ngjarja ishte inskenuar që të realizohej në një restorant në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Pak ditë më parë, u publikua dokumentin ku tregoi se shtetasi Ilir Metaj do të bashkëpunonte me ish-Sigurimin e Shtetit për të përgjuar një shokun e tij.

Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-presidenti, 50 lekëshin pretendohet se duhet ta përdorte për të paguar darkën në restorant, në të cilin ishin bërë gati edhe të gjitha pajisjet e përgjimit, nëpërmjet të cilave Ilir Metaj do të nxirrte zbuluar shokun e tij. Gjithë veprimet nga ana e Metës erdhën, pasi Filip Talo kishte vendosur të arratisej drejt Greqisë dhe këtë informacion e ndau në mirëbesim me shokun e ngushtë.

Në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga CNA, është e detajuar edhe gjithë skema e përgjimit, nga mikrofonat, kabllot, instalimet për përgjigjet audio.

“Kopjimi dhe përdorimi i çelësave të tyre në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me miratim të ministrit të Punëve të Brendshme. 20. Sektori i Teknikës Operative, në qendër mban këto evidenca: -Regjistrin e objekteve ku janë instaluar mjetet e teknikës Operative Stacionare (sipas modelit të bashkëngjitur). -Regjistrin e veprimeve të kryera me teknikë aktive dhe të dorëzimit të informacioneve (sipas modelit bashkëngjitur). – Fashikujt me dokumentet e instalimeve stacionare, të cilat duhet të përmbajnë vendimin për vendosjen e një skice të saktë të instalimit, fletën e kontrollit mujor për monitorimin për vendosjen në banesat ku ka instalime të teknikave aktive të një objekti tjetër, raportin e miratuar për instalimin, planin e masave për ruajtjen e instalimit dhe punimet e ndryshme eventuale etj. – Fashikullin e skicave të instalimeve stacionare, të cilat janë çmontuar vetëm mikrofonat, ndërsa kabllot në banesë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Ilir Metaj do ta çonte shokun e tij, Filip Talo, te një restorant për të konsumuar një darkë, për të kryer një përgjim ndaj tij për arratisjen nga vendi. Këtë e tregojnë pagesat e vëna në dispozicion, si dhe mjetet e vendosura në përdorim për këtë rast.

Ish-presidenti Metaj nuk e ka pranuar faktin që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por ka theksuar se kanë qenë dy Ilir Metaj, megjithëse në dokumentet e deklasifikuara thuhet një politikan i lartë shqiptar.

Ende nuk ka dalë një tjetër autor apo vetë ish-presidenti nuk ka zbardhur asnjëherë të vërtetën deri në fund, duke krijuar dritëhije për një ngjarje që është akuzuese për Metën./CNA.al

PLANI: Si Ilir Metaj do përgjonte shokun e ngushtë në restorant