“Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”.
Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare, ka dëshmuar në gjykatë. 50-vjeçari, i cili u lirua përkohësisht përshkroi të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qytetin ku ajo studionte nuk ishte paguar.
Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim. Pa i zbuluar personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.
Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.
“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”.
Ai vendosi t’i kërkonte shpjegim kunatit por duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai mori me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. Ai nuk e telefonoi vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka njoftuar gruan e tij dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos. 33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. 50-vjeçari kur e pa i bërtiti:
“Pse më përdhunove dhe ma shkatërrove vajzën”.
Viktima pavarësisht se e ka parë armën që ka mbajtur kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur me hidhërim dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i rrëmbejë armën.