“Porsche-ja” doli nga rruga dhe u ρërplas me ρemën, hυmb jetën i riu shqiptar

Një 32-vjeçar shqiptar me banim në Peschiera del Garda, Itali ka humbur jetën pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës në një aksident tragjik rrugor që ndodhi në via Verona në Sirmione.

Sipas mediave italiane, viktima, Ruben Wlodkowski, një shtetas shqiptar i lindur në Peschiera del Garda, ishte në një “Porsche Cayenne” që udhëtonte në Via Verona, kur, për arsye që po hetohen aktualisht nga Policia Rrugore, u përplas me një furgon Volkswagen dhe në aksident është përfshirë edhe një motoçikletë.

Pas përplasjes, Porsche ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një pemë dhe shqiptari, ka humbur jetën. Gjendja e pasagjerit që ndodhej me të është shumë e rëndë, ende nuk është sqaruar nëse është djalë apo vajzë. Personi në gjendje të rëndë është transferuar me urgjencë në Shërbimin Civil me autoambulancën e cila është nisur nga Como.

Janë edhe 5 persona të tjerë të përfshirë në aksident, fatmirësisht të plagosur lehtë, ata u trajtuan dhe u shtruan në spitalin Peschiera. Mes të plagosurve: një djalë 16 vjeç, një djalë 28 vjeç, një vajzë 34 vjeç, dy gra 41 dhe 73 vjeç dhe një burrë 47 vjeç.

Disa ambulanca dhe zjarrfikëse nga Desenzano, Verona dhe Mantua mbërritën në vendngjarje për operacionet e shpëtimit, si dhe helikopteri që u ngrit nga Como.