Qγtetari për JOQ: Kam gjetυr teΙefonin e Eneda Tarifës!

Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ditën e sotme dhe shprehet se ka gjetur në rrugë telefonin e këngëtares Eneda Tarifa.

Ai e ka zbuluar që është telefoni i saj përmes të dhënave në “Medical ID”, ku duket emri dhe mosha e saj.

JOQ Albania gjithmonë ka qenë e angazhuar për të gjetur sende të humbura të qytetarëve dhe zakonisht kur ata i humbin na drejtohen përmes një mesazhi.

Megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë një mesazh nga Eneda, e ndoshta, sepse një telefon për të është shumë pak.

Angazhimet e saj në politikë krah kryebashkiakut të Tiranës, por edhe muzika, ndoshta i japin një dorë të mirë për ta zëvendësuar shpejt këtë humbje. Stafi i JOQ, por edhe qytetari që e ka gjetur, janë të gatshëm të ndihmojnë këngëtaren për t’i rikthyer telefonin.