Denoncimet e shqiptarëve për kompaninë celulare Vodafone janë të shumëllojshme pas edhe problemet janë të tilla.
Për të denoncuar problemin me të cilin po përballet prej disa javësh, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë.
Ajo thotë se pak javë më parë, kur ka ardhur në Shqipëri ka blerë një numër Vodafone, por ky numër rezulton i përdorur më parë nga dikush tjetër.
Çdo ditë ajo merr mesazhe dhe telefonata nga familjarët e zonjës në fjalë, pasi WhatsApp-i rezulton në emêr të saj.
Për këtë problem ajo thotë se është ankuar edhe te Vodafone, por shpjegimi i vetëm që merr është se numrat e skaduar rishiten sërish.
Ajo kërkon të dijë nëse dikush tjetër është përballur me diçka të tillë, pasi e konsideron jo normale rishitjen e numrit që e ka patur dikush tjetër.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje joq ! Erdha ne shqiperi dhe bleva nje nr vodafone , numri qe bleva dilte ne whatsaap i hapur pra e zoteronte dikush tjeter. Une nuk e di a eshte normale kjo gje sigurisht zonjes qe kishte whatsapp ja mbylla por nuk me pushojne telefonatat nga familjaret e sajt sepse mendojne qe zonja e ka akoma te njejtin numer ! Me ka ndodhur vetem muaa apo dhe ju tjerve dhe a ju duket normale te rishesesh numrat ne kte forme ?
Te pakten ti ndryshojne nje numer Aman se ngela fshij bllok , kam marr vodafonin disa here dhe i vetmi shpjegim eshte qe kshu e kemi ne rregullin kur i skadon numrine rishesim Nfakt me esht ber ves bllok delete se jam lodh me telefonata qe kerkojne zonjen qe ka patur numrin , okej nuk ju ve faj ktyre po kte rromuje na e ben vodafone !



