Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me grabitjen në tentativë me armë zjarri në një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Burime nga policia bënë me dije se forcat e rendit janë vënë në ndjekje një automjeti Audi me ngjyrë të bardhë, i cili pasi është larguar nga vendi i ngjarjes është nisur në drejtim të liqenit të Thatë.
Autorët kishin shkuar për të grabitur një banesë, por pas mbërritjes në kohë të forcave të rendit, ata janë larguar.
¹Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar policinë për grabitjen.