February 25, 2024
Lajme

Rama i shet Syrin e Kaltër Greqisë?! Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit

George Machimaris Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit, raporton media greke ERT NEWS.

Artikulli alarmant tregon se po përgatitet një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare, për të shteruar Syrin e Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

Në propozimin e tij shkruhet:

“Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror.

Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh të dyja zhvillimet dhe gjendjen aktuale, në vitet në vijim do të përballemi me një krizë uji, një krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht.

Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje,

duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *