Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin në Hagë: Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama vlerësoi rolin e Trump në mandatin e tij të parë, duke theksuar se udhëheqja e tij e çoi Kosovën drejt një marrëveshjeje paqeje.

Ai deklaroi se presidenti i atëhershëm i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen në prani të Presidentit Trump, për shkak të veprimeve të një prokurori që, sipas tij, më pas u bë i njohur edhe për përndjekjen e vetë Trump.

Kryeministri shqiptar u shpreh se Thaçi ka kaluar gjashtë vjet në paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë, të cilën e cilësoi si të sponsorizuar nga një sërë vendesh demokratike, të cilëve duhet t’ju vijë turp.

Rama: Më lejoni të tërheq vëmendjen për një vend pranë vendin tim, ku udhëheqja e Trump në mandatin e parë e solli Kosovën në një marrëveshje paqe. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në prani të presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte që ajo u bë nga ai prokuror që përndoqi dhe vetë Donald Trump dhe u bë i famshëm.

Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Faleminderit që sollën Shqipërinë në një nisëm fisnike.