Rama nga Brukseli: Po kërkojmë që të jemi pjesë e Parlamentit Europian. Ja si do të funksionojë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Komiteti është fundi i fillimit. Projekti pilot që dëshirojmë të zgjerohet. Të dyja palët po buzëqeshin, jemi të kënaqur me punën e bërë. Kur nuk je në BE je në zonën e asgjësë, kur je në BE ke gjithçka. Po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret”, tha Rama.

Ai u shpreh se procesi i integrimit në BE nuk është thjeshtë një çështje që i përket qeverisë, por iu përket të gjithë qytetarëve.

Në konsultimet me organizatat e shoqërisë civile, si një punë normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe, ne me shumë kënaqësi presim që me këto konsultime ndërveprimi brenda shoqërisë tonë do të bëhet edhe më i rëndësishëm.

Ne jemi vërtetë të gatshëm për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Ka qenë kënaqësi që jemi takuar dhe ditën e kemi nisur këtu së bashku nën frymën e punës së këtij komiteti, i cili ka qenë një faktor shumë aktiv dhe i hapur e dashamirës ndaj nesh. Brukseli ka zemër dhe ky është lajm i mirë”, u shpreh kryeministri Rama.