Roza Lati është një nga moderatoret shumë të dashura për publikun e muajt e fundit edhe një personazh mjaft i përfolur në rrjet, sidomos pas pjesëmarrjes në BBV3.
Së fundmi moderatorja duket se ka konfirmuar romancën e saj përmes disa postimeve në Instastory.
“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë.
Moderatorja nuk ka treguar asgjë lidhur me personin që i ka “vjedhur” zemrën, por duket që është mjaft e lumtur.
Duket se jeta e Rozës u bë edhe më e bukur pas pjesëmarrjes së saj në BBV. Vet moderatorja tha se hyrja në BBV ishte një vendim i marrë në një nga momentet e saj më të vështira në jetë…ndërsa tani duket sikur gjithçka po shkon mirë me Rozën: ajo mori dashurinë e publikut edhe më shumë pasi shpalosi veten me të gjitha ngjyrat e saj, së shpejti do ta shohim në ekran në një projekt tërësisht të ri e së fundmi, duket se Roza ka gjetur edhe dashurinë.