Rroba, ushqime dhe ujë/ U arrestua një ditë më parë, çfarë i lejohet Metës në Bllokun e Sigurisë

Ish-presidentit Ilir Meta lejohet t’i dërgohet brenda Bllokut të Sigurisë ujë, veshmbathje dhe ushqim.

Ai lejohet të vizitohet nga familjarët nga ora 14:30 deri në orën 16:00. Sakaq, ish-presidenti Ilir Meta del nesër në orën nëntë e gjysmë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Ai u arrestua një ditë më parë në hyrje të Tiranës, ndërsa po kthehej nga Kosova.