Sekυestrimi i pronave të Malltezit/ Policia zbarkon në komρleksin “Ραrtizani”

Policia e Shtetit ka zbarkuar në kompleksin “Partizani” për sekuestrimin e pronave të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Një ditë më parë, gjykata la në burg Jamarbër Malltezin si dhe ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Fatmir Bektashi pasi akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së djeshme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen. Avokatët kanë parashtuar 45 faqe me parashtrime ligjore.

Jamarbër Malltezi do të qëndrojë në burg deri në një vendim të Gjykatës së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme thotë se ai ka kryer korrupsion. Sipas Prokurorisë Malltezi dhe Bekteshi akuzohen për pastrim parash. Avokati i ka kundërshtuar këto fakte.

Ditën e sotme pritet të merret në pyetje ish-kryeministri, Sali Berisha