Një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi është goditur nga një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës.
Ροlicia ka tentuar të shuajë një sherr të dhunshëm mes 20 personash, ku ishin përfshirë një grup shqiptarësh dhe një grup personash nga komuniteti rom. Por në sherr e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar egër një prej policëve.