Ralf Feruku, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar nga Oficerët e Departamentit të Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Aeroportit të Athinës.
48-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e së martës është shok i ngushtë i Alket Rizait. Feruku i cili ka pseudonimin “ Takis Shqiptari ” akuzohet për një shpërthim të ndodhur në fund të vitit 2014 në një makinë Smart në lëvizje në Attiki Odos pranë aeroportit, që çoi në vdekjen e një bashkatdhetari 35-vjeçar, Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.
Asokohe, ekipi i Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese kishte gjetur mbetje të një lënde shpërthyese poshtë sediljes së shoferit, ku shpërthimi ndodhi pak para se 35-vjeçari të mbërrinte në aeroport. Hetuesit zbuluan se eksplozivi ndoshta ishte aktivizuar nga një mekanizëm orësh.
Shqiptari është emër i njohur për policinë greke pasi më parë ka qenë i përfshirë në një sulm të armatosur të ndodhur në një lokal në Glyfada. Sulm i cili rezultoi me vrasjen e një bashkatdhetari të tij dhe plagosjen e tre personave të tjerë. Në atë kohë, 48-vjeçari u arrestua pas një kontrolli të rastësishëm të kryer nga Policia Lamisë në një mjet tip xhip në të cilin udhëtonin ai, një biznesmen grek dhe Alket Rizai, që ishte jashtë burgut me leje.
Por arrestimit, 48-vjeçari mohoi akuzat, ashtu siç ndodhi edhe me vrasjen ne 2014.