“Shqipëria si vend portë-hyrëse në BE”/ Juristi Spahiu paralajmëron: Do të ketë dhjetëra kampe emigrantësh

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi vendimin e djeshëm të gjykatës së Romës që kërkoi kthimin mbrapsht të emigrantëve të ardhur në Gjadër të Lezhës.

Në një intervistë televizive Spahiu theksoi se në Europë shtete si Gjermania apo Holanda kanë me qindra kampe të tila si i Gjadrit madje të hapura, pra nëse duam të jemi pjesë të Europës kampe emigrantësh do kemi me dhjetëra duke qene si vend portë-hyrëse në BE.

‘Vendimi djeshëm nuk është përfundimtar. Betejë ligjore që do vijojë rast pas rastit. Ç’punë kanë shqiptarët ku kampi është në periferi të Lezhës . Në Gjermani ka 50 mijë qendra emigrantësh të hapura. Ka mijëra kampe në Holandë, Suedi, Norvegji, Francë, Angli. Si mundet shqiptarët të jenë kaq të papërgatitur dhe racistë? Shqiptarët duhet t’ia themi troç. Nuk e kanë idenë fare çfarë ndodh nëse hyjmë në BE.

Do e bëj Shqipërinë me dhjetëra apo qindra kampe emigrantësh. Futja në BE nuk ka vetëm avantazhe. Ka pafundësi detyrime. Mendojnë se hapja e kufijve do bëhet deti kos. Bëhesh europianë do të thotë të përballosh fluksin e migrantëve dhe do ketë dhjetëra kapmë pasi Shqipëria është portë për hyrjen në Europë.’