Një vajzë 15-vjeçare nga zona e Athinës është përdhunuar prej shtatë vitesh nga partneri i nënës së saj.
Autor i kësaj ngjarje të rëndë është një 56-vjeçar shqiptar i cili tani akuzohet për përdhunim të të miturës, abuzim ndaj të miturës nën moshën 14 vjeç dhe pornografi nëpërmjet aplikacioneve online.
Sipas mediave greke, 56-vjeçari Kozma Dhimitër Papa është lokalizuar në zonën e Patisias, pas kontrolleve të punonjësve të policisë dhe më pas është arrestuar.
Ka qenë nëna shqiptare e vajzës ajo që ka bërë denoncimin në polici pasi ka zbuluar rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit. Pas verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës me iniciale K.E 16 vjeç, duke shfrytëzuar lidhjen personale me të ëmën e saj.
Abuzimi me të miturën nisi kur ajo ishte në moshën 8 vjeçare. E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç, krim i vijuar deri para pak ditësh.
Vajza ka treguar se shqiptari e detyronte t’i dërgonte foto intime dhe ajo nga frika nuk e denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë.