Ndryshe nga sllavët që mbërritën në rajon në shekujt VI dhe VII të erës sonë, shqiptarët janë populli i vetëm autokton i Ballkanit, pasi ata janë pasardhës të ilirëve – një fis i lashtë që ka avantazhin e të qenit pak i njohur – i cili lejon të gjitha projeksionet e identitetit dhe të gjitha përvetësimet, shjkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar enckloprdise së njohur boterore Larousse.
Serbët dhe maqedonasët komunitete ardhacakësh ose artificial (LES ALBANAIS, SEUL PEUPLE AUTOCHTONE DES BALKANS)
Drapeau Rouge Albanais Avec Un Aigle à Deux Têtes Noir Au-dessus De La Forteresse De Rozafa.Shqiptarët e konsiderojnë edhe Lidhjen e Prizrenit (1878-1881) – e krijuar për t’i rezistuar kalimit në Mal të Zi të territoreve të populluara nga shqiptarët pas Kongresit të Berlinit më 1878 – si pikënisjen e lëvizjes së tyre për afirmim kombëtar nën “Perandorinë Osmane”.
Në vitin 1690, serbët, gjatë « Migrimit të Madh », u larguan masivisht nga Kosova për t’i shpëtuar reprezaljeve osmane pas disfatës serbo-austriake në Kaçanik në janar 1690. Ata u drejtuan për në tokat që mbetën nën kontrollin austriak dhe u vendosën në « kufijtë e tyre ushtarakë » ( vojne Krajine), një rajon i Kroacisë që tani quhet Krajina. Kjo ngjarje kontribuon në uljen drastike të pranisë serbe në Kosovë.
Shqiptarët denoncojnë “kolonizimin serb”, kur serbët evokojnë një “pushtim” shqiptar i cili do ta kishte zhytur Kosovën në shekujt 17 dhe 18, duke përmbysur ekuilibrin demografik. Megjithatë, vetëm një fakt duket i padiskutueshëm: prania në këtë territor të këtyre dy popujve për më shumë se një mijë vjet.