Tapë në timon, live në TikTok/ Kozakut i sekuestrojnë makinën super luksoze, momenti kur ia marrin me karrotrec

Policia Rrugore publikoi sot bilancin e javës.

Mes personave të proceduar ishte personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozaku.

Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara, si dhe duke shkelur semaforët.