“Ti e ke qejf”, Olta ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi, më shumë se me Luizin

Gjatë një bisede me disa prej banorëve, Olta ka bërë një deklaratë të fortë.

Sipas saj, Kristi ka qejf Kiarën dhe se ata të dy kanë një kimi me njëri-tjetrin.

Kjo deklaratë e Oltës u mor me sportivitet nga të dy, si Kristi po ashtu dhe Kiara.

Ai tha se aktorja thotë të njëjtën gjë për të gjitha vajzat e shtëpisë, ndërsa Kiara i’u drejtua me humor duke i thënë: Kush s’më do mua?!

Olta vazhdoi të këmbëngulte dhe iu tha dyshes në sy se ata kanë shumë kimi me njëri-tjetrin.

Ajo shtoi se Kiara ka më shumë kimi me Kristin se me Luizin.

Olta: Ju të dy keni shumë kimi bashkë, kimi të paparë.

Kiara: Si miq po