Top Channel/ Doli me Zarf të Zi, Goca dhe Gra zbulojnë ku është Kristi Lamaj, del FOTOJA…

Sot është rikthyer “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa po diskutohej në lidhje me përjashtimin e Kristit nga gara e Big Brother VIP në edicionin e pestë, Rozana u shpreh se ka kontaktuar me ish-banorin dhe se është shumë mirë.

Unë duke e patur mik Kristin, kam kontaktuar me të dhe është në gjendje të shkëlqyer për të gjithë ju fansat e tij. Je kurioze të dish se si është Kristi? Më ka dërguar një foto, është në gjendje të shkëlqyer dhe për të tjerat do të flasë vetë i zoti i punës.

Ajo shtoi gjithashtu se:

Kristi unë e kam ndjekur rrugëtimin tënd, ke bërë një rrugëtim shumë të bukur. Të gjithë rrugëtimet janë me ulje dhe me ngritje ku dikush e çon deri në fund dhe dikush deri në gjysmë ama e rëndësishme është që të lësh shenjë në atë shtëpi dhe ti e ke bërë këtë në BBV5.